Me një ton sfidues dhe denoncues, kryeministri Edi Rama pranoi se vendi ka probleme me furnizimin me ujë, duke gjetur si “shpëtim” krijimin e një strukture të re të quajtur “Operatori i Ujit”, një institucion i ri për menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend.
“Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme”, tha kryeministri Edi Rama, duke pranuar situatën e rëndë me keqmenaxhimin e Ujesjellës- Kanalizimeve, por edhe pasojën e madhe të mungesës së furnizimit me ujë të qytetarëve.
Si shembull të keq, Rama mori Vlorën. “Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë”, deklaroi Rama.
“Hap burgun”, mbyll depozitat
Kryeministri Edi Rama në parashtrimin e nismës së re për çështjen e ujit të pijshëm paralajmëroi se do jetë i ngjashëm me menaxhimin e energjisë elektrike, ku përgjatë vitit 2014 u arrestuan shumë qytetarë që nuk paguanin faturat dhe kryenin lidhje të paligjshme të energjisë.
“Ai që paguan ujin ka të gjithë të drejtën të vërë kujën pse nuk e merr ujin, ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vidhnin energjinë elektrike”, tha Rama.
Ndërsa pranoi dështimin, duke ua lënë fajin kryesisht njësive lokale në menaxhimin e ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve, kryeministri tha gjithashtu se do të largohen depozitat e ujit në tarracat e pallateve.
“…të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katastrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.
Bashki, agjenci, operator….
Çështja e Ujësjellës Kanalizimeve kaloi në disa duar në varësi të dyfishtë të pushtetit qendror dhe atij lokal. Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM), u krijua në vitin 2018, si institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Kjo agjenci duhet të koordinonte dhe monitoronte furnizimin me ujë në bashkëpunim me pushtetet vendore.
Një varësi e dyfishtë për ujësjellësin, pasi ministria nëpërmjet AKUM investonte në infrastrukturën e ujësjellësve qëndrorë, ndërsa UK-të lokale menaxhonin rrjetet e brendshme, shpërndarjen dhe mbledhjen e detyrimeve si sh.a në varësi të bashkive.
Ujë 24 orë, i njëjti premtim 2013-2030…!
Krejt i bindur, kandidati për kryeministër në vitin 2013 Edi Rama, nuk gjente dot shpjegim sesi Shqipëria të mos ketë ujë të pijshëm 24 orë. Duke lëshuar shigjeta drejt qeverisjes së Berishës, ai sfidoi dhe njëkohësisht i konsideroi si “turp” premtimet për ujë.
“Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm e dini pse nuk kam folur? Sepse më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet sa herë ka fushatë do ju japim ujë 24 orë. Pas 20 vitesh prapë ujë nuk ka dhe tetë vjet në pushtet të isha në vendin e tij (Berishës) do kisha ikur, do kisha thënë me falni nuk arrita dot, bëra sa munda po meqë nuk ju solla dot ujë unë nuk e meritoj…”, tha Edi Rama kur kërkonte votat për tu zgjedhur kryeministër për herë të parë.
12 vite nga qeverisja e Ramës, “turpi” për ujë 24 orë duket se ka humbur. “Investojmë për të siguruar furnizim me ujë 24 orë edhe në 16 zona të tjera urbane dhe 37 zona rurale. Në 2030 mbulojmë 100% të qyteteve dhe 80% të fshatit me ujë 24 orë”, thuhet në vetëm një rresht e gjysmë në programin e PS-së të afishuar për zgjedhjet e 11 majit të këtij viti.
Përfundimi
Kryeministri Edi Rama në disa fushata elektorale rresht, për zgjedhje qëndrore dhe lokale, ka premtuar ujë të pijshëm 24 orë, nga viti 2013 dhe në vijim.
Premtimin për zgjidhjen përfundimtare të furnizimit me ujë të pijshëm do e konsiderojmë premtim të ricikluar disa herë dhe të pambajtur./Faktoje.al/
Tag: menaxhimin
-

Rama “mori” edhe ujin
-

Menaxhimi i mbetjeve/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, detajet e planit për secilën zonë
Reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikon ndarjen e vendit në 10 rajone.
Rajonet do të jenë Berati, Dibra, Korça, rajoni Durrës – Tiranë, rajoni Vlora veri, rajoni Gjirokastër – Vlora jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), kjo ndarje bëhet si një mënyrë për menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore e financiare, zgjidhjen e problematikave të trashëguara dhe krijimin e një sistemi më efikas dhe bashkëkohor të menaxhimit të mbetjeve.
Përmes një videoje, MIA tregon planin për menaxhimin e mbetjeve dhe hapat që do të ndiqen në çdo rajon.
-

Projekti për menaxhimin e mbetjeve deri në 2030/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, plani për secilin
Reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikon ndarjen e vendit në 10 rajone.
Rajonet do të jenë Berati, Dibra, Korça, rajoni Rajoni Durrës – Tiranë, rajoni Vlora Veri, rajoni Gjirokastër – Vlora Jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), kjo ndarje bëhet si një mënyrë për menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore e financiare, zgjidhjen e problematikave të trashëguara dhe krijimin e një sistemi më efikas dhe bashkëkohor të menaxhimit të mbetjeve.
Përmes një videoje, MIA tregon planin për menaxhimin e mbetjeve dhe hapat që do të ndiqen në çdo rajon. -

Tabaku: Qeveria pas 12 vitesh dështime kthehet te strategjia e PD për menaxhimin e mbetjeve
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke ironizuar faktin se pas 12 vitesh dështimesh me projektet e inceneratorëve, mazhoranca po i kthehet strategjisë së PD-së për politikat e Landfill.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se në vitin 2013 qeveria socialiste hodhi në koshin e plehrave strategjinë e miratuar nga PD për menaxhimin e mbetjeve përmes Landfill, për të favorizuar tre kontratat koncesionare korruptive me vlerë 430 milionë euro për inceneratorët.
“Shumë intriguese të dëgjoje qeverinë dje që fliste me fjalët e opozitës nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve. Pas 12 viteve të shkuara dëm me strategjinë e inceneratorëve, qytetet janë mbushur me mbetje dhe plehrat digjen në çdo fillim sezoni turistik. 430 milionë euro janë hedhur në erë nga buxheti i shtetit për incenerimin, ndërsa sot qeveria pranon se kjo nuk ka qenë në përputhje me integrimin dhe as me normat e BE-së,” u shpreh Tabaku.
Sipas saj, integrimi europian nuk mund të bëhet mbi projekte të dështuar dhe të korruptuar, por mbi hapa konkretë, ligje që zbatohen dhe politika që janë në shërbim të shumicës.
“Integrimi ka nevojë për hapa konkrete, për vepra konkrete, për ligje që zbatohen e jo ligje në letër. Ka nevojë për akte të cilat merren në interes të qytetarëve dhe jo për kontrata koncesionare që shërbejnë vetëm për xhepat e politikanëve,” vijoi ajo.
Tabaku kujtoi se politika e Landfill, e propozuar dhe e mbrojtur nga PD prej më shumë se një dekade, do të kishte qenë zgjidhja e duhur në një sektor sfidues si ai i mbetjeve. Ajo theksoi se procesi i integrimit europian kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe një debat të hapur, edhe për menaxhimin e mbetjeve.
“Nuk e ka pasur keq opozita as dje, e nuk e ka keq as sot. Shqipëria ka nevojë për politika që e afrojnë me BE-në dhe që shërbejnë realisht për interesin e qytetarëve,” përfundoi Tabaku.
-

Reforma për menaxhimin e mbetjeve, reagon Instituti i Bashkive: Hap pas për decentralizimin
Pas shpalljes së nismës për reformën e menaxhimit të mbetjeve ku në fokus pritet të jetë ngritja e një operatori kombëtar të trajtimit të mbetjeve ka reaguar Instituti i Bashkive të Shqipërisë.Në reagim Instituti për Bashkitë Shqiptare ndan shqetësimin për gjendjen e menaxhimit të mbetjeve dhe nevojën për përmbushjen e standardeve të BE-së në këtë fushë. Është e qartë se përmirësime rrënjësore duhen bërë, si në infrastrukturë, ashtu edhe në ndërgjegjësimin qytetar.“Megjithatë, propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke reduktuar bashkitë në thjesht “klientë”, përbën një hap pas për decentralizimin dhe parimin e subsidiaritetit. Menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazik, i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore”, theksohet në deklaratë.Instituti thekson se problemi nuk zgjidhet me centralizim, por me forcimin e kapaciteteve të bashkive, financimin e qëndrueshëm, partneritetet publike-private dhe bashkëpunimin ndër-bashkiak.“Vetëm kështu mund të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm, ku qytetari ka zë dhe pushteti vendor mban përgjegjësi reale për shërbimet. Në këtë kuadër, ne mbështesim reformën dhe përafrimin me standardet e BE-së, por kërkojmë që kjo të bëhet duke ruajtur dhe forcuar rolin e pushtetit vendor, e jo duke e zëvendësuar atë.Instituti për Bashkitë Shqiptare mbështet reformat mjedisore dhe përafrimin me BE-në, por zhveshja e bashkive nga menaxhimi i mbetjeve është hap pas për decentralizimin. Zgjidhja nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve vendore dhe llogaridhënia afër qytetarit”.Nisma për reformën e re në menaxhimin e mbetjeve u shpall nga kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera theksoi se bashkitë nuk pritet të kenë më rol drejtues në menaxhimin e mbetjeve, por do të funksionojnë si klientë të operatorit kombëtar.https://monitor.al/menaxhimi-i-mbetjeve-reforme-e-re-me-operator-kombetar/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Menaxhimi i mbetjeve, reformë e re me operator kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka shpallur nisjen e një reforme të re në menaxhimin e mbetjeve, të cilën e cilësoi si hap vendimtar për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në qendër të kësaj reforme është krijimi i një Operatori Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin në të gjithë territorin e vendit.“Pa marrjen e përgjegjësisë për trajtimin e mbetjeve si detyrë kombëtare dhe për riciklimin e tyre deri në asgjësim, kapitulli i mjedisit në negociata është një rrugë pa dalje,” deklaroi Rama. Sipas tij, projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve do të harmonizojë legjislacionin shqiptar me atë europian, duke përcaktuar hierarkinë nga parandalimi deri te asgjësimi, si dhe krijimin e një fondi të ekonomisë së mbetjeve.Rama theksoi se, ndryshe nga modeli aktual, bashkitë nuk do të kenë më rol drejtues në menaxhimin e mbetjeve, por do të funksionojnë si klientë të operatorit të ri kombëtar. “Kjo ndërmarrje e re do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, por procesi i trajtimit do të përqendrohet në një strukturë të vetme kombëtare, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes,” tha ai.Kryeministri shprehu keqardhje që edhe pse vërehen përmirësime në disa zona, si në Himarë, mungon ende ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe përmirësimet në trajtimin real të mbetjeve.Rama e cilësoi mjedisin si “kapitullin më të vështirë dhe sfidues të negociatave për anëtarësim në BE”, duke kërkuar angazhim nga të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administratës publike.“Me Himarën dhe më tej gjërat kanë shkuar më mirë se vitin e kaluar, por nevojitet një ritëm më i lartë reformash ligjore dhe masash konkrete. Të gjithë, pa përjashtim, duhet të ndërgjegjësim se ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE,” u shpreh Rama.Projekti i ri parashikon krijimin e një tregu të centralizuar të shërbimeve të mbetjeve, ku bashkitë do të blejnë shërbimin nga operatori kombëtar. Kjo nënkupton ndryshim të modelit financiar të menaxhimit, si dhe ngritjen e një fondi të posaçëm për ekonominë e mbetjeve, që pritet të gjenerojë investime në riciklim dhe teknologji të trajtimit.Sipas qeverisë, harmonizimi me direktivat europiane është thelbësor jo vetëm për anëtarësimin, por edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, për të krijuar vende pune në industrinë e riciklimit dhe për të reduktuar kostot afatgjata të menaxhimit të mbetjeve.Lexo edhe:Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kryeadministratorja e AAPSK: Rrisim bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e aseteve të konfiskuara
Kryeadministratorja e AAPSK: Rrisim bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve të konfiskuaraKryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), i zhvilluar më 22–23 Korrik në Tiranë, me fokus në forcimin e mekanizmave për rikuperimin dhe menaxhimin e aseteve me origjinë kriminale.Gjatë diskutimeve mbi menaxhimin e pasurive pas konfiskimit dhe iniciativat për ripërdorim social, znj. Xhaja prezantoi përvojën shqiptare në këtë drejtim, duke ndarë shembuj konkretë të pasurive të konfiskuara që janë vendosur në funksion të interesit publik.“Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara është jo vetëm një mënyrë efektive për të kthyer drejtësinë në komunitet, por edhe një mundësi për të ndërtuar besimin e qytetarëve te institucionet,” – u shpreh znj. Xhaja, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë proces.Z. Xhaja shprehu gadishmërinë e AAPSK për të forcuar më tej bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si edhe me aktorët e tjerë vendas, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të projekteve dhe nismave për ripërdorimin social të pasurive të konfiskuara.Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve të rajonit dhe më gjerë, si edhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.Workshop-i mblodhi përfaqësues nga zyrat e rikuperimit të aseteve edhe nga vendet të rajonit, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, për të ndarë përvojat më të mira dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të paligjshme. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Skandali i mbetjeve spitalore/ Qeveria harton rregulla të reja, kontroll më i rreptë për institucionet
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Mbetjet spitalore konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, ndaj menaxhimi i tyre ka qenë një problematikë e theksuar. Së fundmi qeveria shqiptare është duke finalizuar një projektvendim të ri që synon të vendosë standarde më të rrepta për menaxhimin e mbetjeve spitalore në të gjithë vendin.
Projektvendimi i ri synon të përmirësojë ndjeshëm praktikën, duke detyruar çdo institucion të ndjekë një seri hapash të detajuar, duke nisur nga momenti kur mbetja krijohet e deri në asgjësimin përfundimtar.
Vendimi i ri detyron çdo prodhues, institucion spitalor ose jo, të hartojë një plan menaxhimi të mbetjeve, i cili do të përditësohet rregullisht përmes një regjistri të posaçëm. Risi e rëndësishme është detyrimi për regjistrimin e të dhënave të kontaktit, numrave të licencave dhe lejeve për subjektet që merren me trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve.
Prodhuesi i mbetjeve spitalore është përgjegjës për:
a) Ndarjen në burim, grumbullimin e diferencuar dhe të kontrolluar të mbetjeve spitalore, sipas llojit dhe përbërjes;b) ambalazhimin, etiketimin, ruajtjen e përkohshme të mbetjeve spitalore;c) transportimin, trajtimin dhe asgjësimin në mënyrë të përshtatshme të mbetjeve spitalore;ç) marrjen e masave të nevojshme të sigurisë për personelin e ngarkuar për menaxhimin embetjeve spitalore dhe sigurimin e trajnimit të mjaftueshëm të tyre;d) hartimin e një plani për menaxhimin e mbetjeve spitalore për zbatim nga personeli i tyre; dh) mbajtjen e regjistrit të mbetjeve spitalore të prodhuara dhe trajtuara prej tij apo tëdorëzuara tek një subjekt i licencuar, sipas përcaktimeve të pikave 2 dhe 5 të këtij neni;e) kostot e menaxhimit të mbetjeve spitalore të prodhura prej tyre;ë) të gjitha dëmet e shkaktuara në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në mjedisdhe në shëndetin publik gjatë procesit të menaxhimit të mbetjeve spitalore;
2. Prodhuesi i mbetjeve spitalore i pajisur me lejet dhe/ose licencat përkatëse për menaxhimin e mbetjeve spitalore, i cili i trajton vetë mbetjet spitalore që prodhon, mban regjistrin e mbetjeve spitalore i cili përmban të paktën informacionet e mëposhtme:
a) Datën e krijimit të mbetjeve spitalore;b) Sasinë e mbetjeve spitalore të prodhuara dhe të trajtuara prej tij;c) Rrymat e mbetjeve të prodhuara prej tij sipas Shtojcës 1;ç) Metodat e përdorura për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Projektvendimi përmban edhe 9 pika lidhur me detyrat dhe standardet që duhen respektuar për kërkesat që duhet të përmbushin kontejnerët për transportin e mbetjeve, etiketimin e kontejnerëve, ruajtjen e përkohshme të mbetjeve, kushtet që duhet të përmbushin mjetet e transportit, metodat e trajtimit të përkohshëm apo të mbetjeve spitalore etj.
Për zbatimin e këtij akti, do të ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, si dhe Ministria e Shëndetësisë.
Ky projektvendim vjen pasi më në maj të këtij viti Prokuroria e Tiranës ka përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore./ZËRI
Dokumenta bashkëngjitur -

Rama i heq bashkive menaxhimin e ujësjellësve: Do krijojmë operatorin e shpërndarjes
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hequr Bashkive të vendit kompetencat për shpërndarjen e ujit të pijshëm. Në një takim me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, kreu i qeverisë, ashtu siç e kishte paralajmëruar bëri me dije se do të krijonte një operator kombëtar i ngjashëm me OSHEE-në për të menaxhuar ujin. Gjatë mbledhjes, Rama u shpreh se si reforma për ujin, ashtu edhe të tjerat, do të nisin që të implementohen në Tiranë si model.
“Tani kemi lënë disa detyra për Tiranën që shtohen përditë dhe kanë të bëjnë me shërbimet. Kemi ngritur punët për të bërë një reformë të re organizative dhe për një reformë në shërbime. Dua të vë theksin te shërbimi me ujin, ku duhet të kalojmë te një fazë tjetër, ku do të krijojmë operatorin e shpërndarjes së ujit siç është bërë OSHEE, ku të adresojmë investimet, donatorët, me gjithë ato që janë për momentin ‘lesh e li’. Mbas 30 vitesh është e kotë të presim rezultate nga kjo mënyrë. Nuk mund të rrimë të presim. Qoftë për ujin dhe për trajtimin e mbetjeve duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe të krijojmë sinergji me ndërmarrje kombëtare më të larta,”-tha Rama.
Po ashtu, pak ditë më parë, Rama premtoi reforma në menaxhimin e mbetjeve, furnizimin me naftë dhe ilaçe e disa pika të tjera që sipas tij janë të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ZËRI -

Rama “shkund” kryebashkiakët, kritika të forta për menaxhimin! Shkarkohen të gjithë krerët e Njësive Administrative
“Deri ditën e hënë uroj të jenë shkarkuar të gjithë drejtorët e Njësive Administrative në të gjithë Shqipërinë”.
Ky ishte ultimatum i radhës i kryeministrit Edi Rama për kryetarët e bashkive, të bërë bashkë në Durrës, për menaxhimin e situatës vendore, ku kërkoi ndërmarrjen e reformave të reja.
“Të ndërtojmë një sintezë të strukturave, më shumë shërbim për Bashkinë. Rregulla të reja për kantierët se janë bërë problem më vete për mbrojtjen e mjedisit apo shqetësimet që krijojnë përqark, kantier që zënë gjithë trotuaret etj. Po ashtu reform edhe me legalizimet për ti dhënë një goditje përfundimtare goditjeve pa leje”, tha Rama.Kreu i qeverisë kishte një përgjigje për Prokurorinë e Shkodrës pas pretendimeve se policia nuk ka funksionuar sic duhet në rastin e Thethit.
“Policia ka funksionuar, aty ka qenë, ishin 49 raste të denoncuara”, u shpreh kryeministri.
Rama paralajmëroi monitorim të kantiereve të ndërtimit
“Të gjithë kantierët e ndërtimit të pajisjen me kamera dhe GBS për të monitoruar gjithë procesin ku ka evasion të konsiderueshëm në raste të caktuara”, deklaroi Edi Rama.
Në mbyllje, Rama u ndal te financat ku kërkoi të rritet vet financimi nga Bashkitë.
“Ende nuk po ndërtohen ndërmarrjet fitimprurëse të Bashkive, ka tentative, por të pamjaftueshme”, tha ai.
Kryeministri kërkoi shkarkim të Drejtorëve në Bashkinë e Elbasanit dhe Lushnjës njëjtë si u bë në Vlorë dhe Fier dhe Durrës.
“Ti jepet më shumë mundësia të rinjve,e atyre që punojnë, Elbasani 8 mandate më shumë përgjegjësi”, deklaroi Rama.
Takimi synon analizimin e sfidave aktuale në qeverisjen vendore dhe zgjidhje konkrete në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të koordinuar me prioritetet kombëtare dhe standardet e Bashkimit Europian.
Pikat konkrete për diskutim janë Paketa për zhvillimin e zonave malore, legalizimet dhe proceset e zgjidhjes së çështjeve pronësore, ligji për bashkëpronësinë dhe zbatimi i tij në praktikë, roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit Europian.
/vizionplus.tv