Tag: menaxhimin

  • Muharremi: Kostot në Shqipëri për menaxhimin e mbetjeve janë të ulëta më krahasim me vendet e BE

    Muharremi: Kostot në Shqipëri për menaxhimin e mbetjeve janë të ulëta më krahasim me vendet e BE

    Këshilltari bashkiak i PS, Alfred Muharremi thotë se kostot të cilat janë në Shqipëri në lidhje me menaxhimin e mbetjeve janë të ulëta në krahasim me vendet e BE.
    ”Një nga kapitujt më të rëndësishëm të cilët janë hapur, pra se ne kemi hapur të gjithë grup kapitujt lidhet edhe me mjedisin. Pra shumë i rëndësishën. Dhe nga direktivat e BE ne duhet të përshtatemi edhe në procedurat dhe në funksionimin apo më saktë menaxhimin qoftë edhe të kostove por qoftë edhe të mirëorganizimit të kësaj nisme në këtë rast siç është pastrimi.
    Ne e dimë shumë mirë që pastrimi është një problem jo vetëm në Shqipëri por është problem thuajse në të gjithë botën. Madje për mendimin tim kostot të cilat janë në Shqipëri në lidhje me menaxhimin e mbetjeve mendoj se janë të ulëta në krahasim me vendet e BE apo qoftë edhe vendet e rajonit. Unë jam shumë dakord që ka pasur një problem në menaxhim dhe në funksionim. Duhet të dimë që shqiptarët apo taksapaguesit paguajnë vetëm kosto në lidhje vetëm me transportin”.

  • Inceneratorët dështojnë, qeveria paguan sërish: 1 miliard lekë për të mbyllur landfillët

    Inceneratorët dështojnë, qeveria paguan sërish: 1 miliard lekë për të mbyllur landfillët

    Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta.
    Pasi shpenzoi miliona euro për ndërtimin e inceneratorëve që nuk funksionojnë, qeveria ka vendosur që të shpenzojë sërish para të tjera për të mbyllur venddepozitimet e mbetjeve në Elbasan dhe në Fier.
    Zëvendësministrja e Mjedisit, Elda Xhumari, pranoi të martën në Kuvend se një transfertë e pakushtëzuar e qeverisë, e dedikuar për njësitë e vetqeverisjes vendore do të shkojë në fakt për mbylljen e fushave të mbetjeve në Elbasan dhe Fier, ku një tjetër incenerator i ndërtuar me paratë publike nuk është funksional.
    “Në këtë kuadër është evidentuar nevoja për rishikim në shpërndarjen e fondeve në qarkun Fier dhe Elbasan për shkak të mbylljes së venddepozitimeve ekzistuese dhe mungesës së kapaciteve përpunuese me qëllim menaxhim e qëndrueshëm dhe të barabartë territorial,” tha Xhumari duke folur para Komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
    Fondi të cilit iu referua zv.ministrja është 1 miliardë lekë, që në buxhetin e ri janë të dedikuara si transfertë e pakushtëzuar për të gjitha bashkitë “për menaxhimin e mbetjeve urbane”. Opozita shprehu shqetësim për rialokimin e këtyre fondeve pa një strategji të qartë për vendosjen në punë të inceneratorëve, ku janë hedhur tashmë miliona euro.
    “Pse nuk vini në punë inceneratorët, por harxhoni 1 miliardë lekë për mbylljen e impianteve të mbetjeve,” e pyeti deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetar i këtij komisioni, Blendi Himçi, i cili nënvizoi se inceneratori i Elbasanit kishte punuar vetëm disa ditë që nga ndërtimi i tij, ndërsa ai i Fierit nuk ishte vendosur asnjëherë në funksion.
    Xhumari nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të qartë, por tha se “është bërë një vlerësim dhe për vitin 2026 është parashikuar që të hartohen planet për të dy venddepozitimet e mbetjeve”.
    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro, ndërsa ai i Fierit rreth 32 milionë euro, ndërsa të dy objektet sot ndodhen nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas zbulimit të një afere korruptive në dhënien e kontratave koncensionare për ndërtimin e tyre.
    Bashkia e Elbasanit pranoi krizën e menaxhimit të mbetjeve, dhe në gusht të këtij viti, kërkoi sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.
    Incenerimi u mbrojt fort nga kryeministri Edi Rama si një zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat duke dhënë në një hark kohor të pak viteve 3 kontrata koncensionare për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
    Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), hetimet e së cilës kanë çuar para drejtësisë një dyzinë zyrtarësh shtetërorë me akuzat e korrupsionit, pastrim të parave dhe shpërdorimit të detyrës.
    Pasi shpenzoi një dekadë duke investuar qindra-milionë euro për inceneratorët, qeveria shpalli një reformë të re për menaxhimin e mbetejeve duke iu rikthyer hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve me prioritet ndarjen në burim, ripërdorimin, riciklimin dhe kompostimin.
    Në këtë frymë u miratua në Kuvend një nismë ligjore që parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.
    Dispozitat ligjore të ligjit të ri i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i tyre. /BIRN

  • Performanca e bashkive, ministri Demo: Sukses! Janë trefishuar të ardhurat

    Performanca e bashkive, ministri Demo: Sukses! Janë trefishuar të ardhurat

    Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka prezantuar këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë, sistemin e matjes së performancës së bashkive, një mekanizëm të ri vlerësimi që synon të përmirësojë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal.
    Sipas qeverisë, sistemi ka për qëllim rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë në bashkitë, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e tyre për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.
    Ministri Ervin Demo gjatë fjalës së tij, bëri me dije se raporti për vitin 2024 përfshin tre fusha kryesore: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.
    “Sot ne do të prezantojmë gjetje dhe rekomandime të marra nga raporti i sistemit të matjes së performancës bashkiake për vitin 2024, që përfshin 3 fusha: menaxhimin financiar, ofrimin e shërbimeve dhe mirëqeverisjen dhe integrimin europian.”, tha Demo. Ai shtoi: “Sot jemi të gjithë fitues, bashkitë që kanë miratuar planet strategjike për menaxhimin më efikas të funksioneve për vitin 2025 do të përfitojnë transfertë financiare si një incentivë për angazhimin e tyre. 10 nga bashkitë të cilat përfitojnë më shumë janë Librazhdi, Mati, Kolonja, Prrenjasi, Puka, Fushë-Arrëzi, Shijaku, Dropulli etj.”
    Gjatë fjalës së tij, ministri Demo theksoi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.
     “Të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44.4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84.6%, nga 3.9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7.2 miliardë lekë në vitin 2024,”, tha Demo, duke theksuar se ky është një tregues i qartë i administrimit më efikas vendor.
    Ai theksoi gjithashtu se detyrimet e prapambetura të bashkive janë ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në vetëm 3.1 miliardë lekë në vitin 2024, duke e cilësuar këtë si “një hap të rëndësishëm drejt disiplinës fiskale dhe menaxhimit të shëndoshë financiar”.
    Në fushën e shërbimeve publike, Demo veçoi progresin në sektorin e arsimit parashkollor, ujitje-kullimit dhe menaxhimin e mbetjeve:“Mbulimi i kostos së shërbimit të mbetjeve u rrit nga 68% në 2023 në 83% në 2024, ndërsa raporti fëmijë-mësues në kopshtet dhe çerdhet po i afrohet mesatares së BE-së.”
    Duke folur për Grantin Bazuar në Performancë, Demo e cilësoi atë si një instrument transformues për pushtetin vendor: “Sot të 61 bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente planifikimi strategjik dhe gati për projektet e fondeve europiane. Ky mekanizëm nuk është thjesht financim, por një ushtrim real europian.”
    Demo njoftoi gjithashtu nisjen e bashkëpunimit me INSTAT dhe institucionet e tjera për ngritjen e një sistemi të integruar të të dhënave vendore, që do të shërbejë si bazë për vendimmarrje dhe matje të performancës në vite.

  • Jaupaj: Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, qasje moderne dhe e harmonizuar me acquis të BE-së

    Jaupaj: Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve, qasje moderne dhe e harmonizuar me acquis të BE-së

    Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj thotë se Programi Kombëtar i Parandalimit të Mbetjeve është një nga elementët përmbyllës më të rëndësishëm të Kapitullit 27 të negociatave me BE, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, si edhe një shtyllë qendrore e reformës kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
    Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë mbi menaxhimin modern të mbetjeve, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave mjedisore, Jaupaj theksoi se ky program vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Europian dhe GIZ Albania, duke i ofruar vendit një qasje tërësisht moderne dhe të harmonizuar me acquis të BE-së dhe me parimet e ekonomisë qarkulluese.

    Sipas ministrit, programi i ri fokusohet në gjashtë drejtime strategjike: Forcimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e përgjegjësisë së prodhuesit; Nxitjen e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm; Zgjerimin e ripërdorimit, riparimit dhe reduktimit të mbetjeve; Parandalimin e mbetjeve organike; Reduktimin e mbetjeve plastike dhe paketimit; Masa konkrete për menaxhimin e mbetjeve të ndërtimit.

    Ministri nënvizoi se përmes këtij programi Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane të mbrojtjes së mjedisit, duke reduktuar volumin e mbetjeve dhe duke çuar përpara objektivat e ekonomisë qarkulluese. Sipas tij, zbatimi i programit do të shoqërohet me investime, trajnime dhe modele të reja operacionale në terren, duke garantuar një qasje të qëndrueshme dhe afatgjatë për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

  • “Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë”- Jorida Tabaku përplaset me ministrin e Financave

    “Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë”- Jorida Tabaku përplaset me ministrin e Financave

    Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po paguan ende miliona lekë për inceneratorët, ndërsa ministrit i tha se do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj. 
    Deputetja Tabaku ironizoi Malajn duke u shprehur “kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve”, ndërsa ai replikoi duke thënë: “e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane. Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane.” 
    Tabaku nga ana tjetër i përmendi Malajt paraardhësin e tij, Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati, duke i thënë se dhe ai përdorte të njëjtën gjuhë, por përfundoi përpara drejtësisë. 
    “Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti. Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.  Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh”, tha Tabaku. 
    Ajo theksoi se çdo ministër financash duhej të ishte shqetësuar dhe jo të vinte dhe të qeshteme varfërinë e shqiptarëve. 
    “E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion“, tha ajo. 
    Petrit Malaj: Në respekt edhe të qytetarëve shqiptarë, për sa i përket çështje së rritjes ekonomike, kjo jo e thënë nga qeveria shqiptar, por e thënë vetëm pak ditë më parë nga FMN-ja, që ekonomia e Shqipërisë po ka rritjen më të lartë në krahasim më të gjithë vendet e Evropës. Për sa i përket çështjes se inceneratorëvë, e nderuara deputetja Tabaku, besoj e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane. 
    Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane. Se si arrini ju të lidhni inceneratorët me paratë që shkojnë për menaxhimin mbetjeve urbane, vetëm ti mund ta bësh këtë. Se çfarë lidhje ka Malësia e Madhe me inceneratorin, vetëm ju mund ta bëni. Sa i përket të ardhurave të shqiptarëve, në vitin 2013, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të paktën 30% në nivelin mesatar të të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor. 
    Sot që flasim, në 2025, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 20% të mesatares së të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor. Janë shifra që nuk i thotë qeveria, por i publikon Banka Botërore, FMN-ja, raporte të cilat ju i referoheni herë pas herë, kështu që edhe këtë informacion do duhet ta pasuroni drejt siç thuhet në ato institucione ndërkombëtare. 
    Jorida Tabaku: Së pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja Tabaku. Së dyti, kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve. Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti. 
    Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro. 
    Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh. Së dyti, për sa i përket çmimeve po njëkohësisht sa i përket çmimeve dhe kostove të jetesës, 20% e çmimeve të BE kanë qenë çmime në 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE. 40% janë sot shpenzime për ushqime, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, këto janë të dhënat tuaja, ju pëlqen apo jo. 
    Çdo ministër financash duhet të ishte shqetësuar për këto të dhëna dhe jo të vinte dhe të qeshte këtu me varfërinë e shqiptarëve. E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion. 
    Petrit Malaj: E nderuar zonja Tabaku, unë jam profesionit në fushën e financës dhe kam mbi 20 vite punë. Ju, konkretisht nuk e di se çfarë profesioni keni. Kështu që, për sa i përket pjesës së lexuarit të buxhetit apo se si janë të listuar zërat e buxhetit, të siguroj që e kam njohurinë shumë më të thellë se sa e keni ju. 
    Duket se deri në këtë pikë, ke folur vetëm politikisht, nëse do i kthehemi shifrave do të kuptosh që ky është buxheti i cili siguron mirëqenie sociale, siguron rritje ekonomike, konsolidim fiskal, ke ulje të borxhit dhe kjo vjen pa rritur taksat. Kështu që, besoj buxhet më të mirë dhe ju nuk keni parë në eksperiencën tuaj. 
     

  • Debati ndizet në Kuvend/ “S’e ke të gjatë”, Tabaku sulmon Malajn: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

    Debati ndizet në Kuvend/ “S’e ke të gjatë”, Tabaku sulmon Malajn: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

    Teksa në Kuvend diskutohej projektbuxheti për vitin 2026, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj, ku ajo ka kritikuar qeverinë se po paguan ende miliona lekë për inceneratorët, ndërsa ministrit i tha se do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj.
    Deputetja Tabaku ironizoi Malajn duke u shprehur “kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve”, ndërsa ai replikoi duke thënë: “e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane. Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane.”
    Tabaku nga ana tjetër i përmendi Malajt paraardhësin e tij, Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati, duke i thënë se dhe ai përdorte të njëjtën gjuhë, por përfundoi përpara drejtësisë.
    “Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti. Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro. Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh”, tha Tabaku.
    Ajo theksoi se çdo ministër financash duhej të ishte shqetësuar dhe jo të vinte dhe të qeshteme varfërinë e shqiptarëve.
    “E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion“, tha ajo.
    REPLIKAT
    Petrit Malaj: Në respekt edhe të qytetarëve shqiptarë, për sa i përket çështje së rritjes ekonomike, kjo jo e thënë nga qeveria shqiptar, por e thënë vetëm pak ditë më parë nga FMN-ja, që ekonomia e Shqipërisë po ka rritjen më të lartë në krahasim më të gjithë vendet e Evropës. Për sa i përket çështjes se inceneratorëvë, e nderuara deputetja Tabaku, besoj e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.
    Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane. Se si arrini ju të lidhni inceneratorët me paratë që shkojnë për menaxhimin mbetjeve urbane, vetëm ti mund ta bësh këtë. Se çfarë lidhje ka Malësia e Madhe me inceneratorin, vetëm ju mund ta bëni. Sa i përket të ardhurave të shqiptarëve, në vitin 2013, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të paktën 30% në nivelin mesatar të të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor.
    Sot që flasim, në 2025, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 20% të mesatares së të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor. Janë shifra që nuk i thotë qeveria, por i publikon Banka Botërore, FMN-ja, raporte të cilat ju i referoheni herë pas herë, kështu që edhe këtë informacion do duhet ta pasuroni drejt siç thuhet në ato institucione ndërkombëtare.
    Jorida Tabaku: Së pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja Tabaku. Së dyti, kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve. Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti.
    Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.
    Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh. Së dyti, për sa i përket çmimeve po njëkohësisht sa i përket çmimeve dhe kostove të jetesës, 20% e çmimeve të BE kanë qenë çmime në 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE. 40% janë sot shpenzime për ushqime, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, këto janë të dhënat tuaja, ju pëlqen apo jo.
    Çdo ministër financash duhet të ishte shqetësuar për këto të dhëna dhe jo të vinte dhe të qeshte këtu me varfërinë e shqiptarëve. E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion.
    Petrit Malaj: E nderuar zonja Tabaku, unë jam profesionit në fushën e financës dhe kam mbi 20 vite punë. Ju, konkretisht nuk e di se çfarë profesioni keni. Kështu që, për sa i përket pjesës së lexuarit të buxhetit apo se si janë të listuar zërat e buxhetit, të siguroj që e kam njohurinë shumë më të thellë se sa e keni ju.
    Duket se deri në këtë pikë, ke folur vetëm politikisht, nëse do i kthehemi shifrave do të kuptosh që ky është buxheti i cili siguron mirëqenie sociale, siguron rritje ekonomike, konsolidim fiskal, ke ulje të borxhit dhe kjo vjen pa rritur taksat. Kështu që, besoj buxhet më të mirë dhe ju nuk keni parë në eksperiencën tuaj.

  • Zv/kryeministrja Balluku tregon situatën e krijuar nga moti i keq në mbarë vendin

    Zv/kryeministrja Balluku tregon situatën e krijuar nga moti i keq në mbarë vendin

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka treguar situatën e krijuar nga moti i keq në vend dhe për masat e marra. ”Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme”,-shkruan Balluku.
    Postimi i plotë

    RAPORT MBI

    SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ DHE MASAT E MARRA NGA STRUKTURAT E MIE

    (Ora 13:00)
    Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme.
    Grupet e punës së ARRSH dhe OSSH janë aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për abonentët.
    SITUATA NË AKSET RRUGORE
    Zona Veriore dhe Verilindore
    Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke garantuar qarkullim normal dhe pa bllokime.Aksi Laç – Ura e DrojësPër shkak të daljes së përroit nga shtrati është përmbytur një segment i rrugës. Po vijon puna për largimin e ujit nga karrexhata dhe rikthimin e qarkullimit normal.Aksi Ersekë – Leskovik – 3 Urat• Ka pasur rënie inertesh në trupin e rrugës.• Janë marrë menjëherë masat për pastrimin e karrexhatës.• Kompanitë e mirëmbajtjes janë të pranishme në terren me mjete dhe personel për garantimin e lëvizjes së sigurt.
    FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
    Situata në Rrjetin e Shpërndarjes
    • OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës.• Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm.• Krahasuar me orët e para të situatës, furnizimi me energji elektrike në rang vendi është përmirësuar në rreth 70%.• Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar.• Rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte.
    Rrjeti i Transmetimit
    • Nuk raportohen avari apo defekte.• Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
    Situata në kaskadën e Drinit
    • Pasditen e sotme pritet aktivizimi i një fronti të dytë reshjesh me intensitet të lartë në të gjithë basenin e lumit Drin.• Parashikohet rënie reshjesh deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës.• Në disa stacione reshjet mund të jenë edhe më intensive.• Situata mbetet nën kontroll, dhe të gjitha grupet operative janë në gatishmëri të plotë.
    FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
    • Situata në furnizimin me ujë paraqitet optimale në rang vendi.• Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit, të cilat janë plotësisht funksionale.• Në sistemet me gravitet janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e turbullirës gjatë procesit të klorinimit.• Aktualisht janë në gatishmëri 40 grupe pune, mbi 50 mjete, si dhe ekipet mbështetëse të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.
    SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN E TIRANËS
    Portet Detare
    • Porti i Durrësit: Situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Tragetet janë akostuar sipas orarit dhe përpunimi i anijeve vijon normalisht.• Porti i Sarandës: Nuk janë raportuar problematika. Lundrimet drejt portit të Korfuzit kanë vijuar normalisht.Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”• Situata paraqitet e qetë dhe pa asnjë raportim për probleme apo ndërprerje të operimeve.Të gjitha strukturat e agjencive te MIE janë të angazhuara plotësisht për menaxhimin e situatës. Vijon monitorimi intensiv në zonat me risk të shtuar, veçanërisht në basenin e lumit Drin gjatë orëve në vijim.

  • Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim

    Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim

    Në vitin 2024, rreth 89% e popullsisë mori shërbime për menaxhimin e mbetjeve. sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ky tregues pësoi rënie me dy pikë përqindjeje, krahasuar me vitin 2023.Edhe pse shifra është dukshëm më e lartë se në vitin 2016, kur vetëm 69% e popullsisë mori këtë shërbim, përmirësimet nuk kanë ecuri në raport të drejtë me investimet e mëdha që janë kryer në këtë sektor gjatë dekadës së fundit.Rreth 14 miliardë lekë nga buxheti i shtetit janë derdhur për ndërtimin e tre incineratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, të cilët ishin parashikuar të modernizonin trajtimin e mbetjeve urbane dhe të zëvendësonin depozitimin në fusha të hapura. Por, ndonëse kompanitë koncesionare kanë marrë pagesat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, asnjë prej këtyre impianteve nuk funksionon aktualisht.Pavarësisht shpenzimeve të mëdha publike, mbulimi me shërbimet e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve ka shënuar rënie. Bashkitë vazhdojnë të përballen me probleme në mbledhjen dhe transportin e mbetjeve, veçanërisht në zonat rurale, ndërsa qytetet e mëdha përballen me kosto të larta dhe mungesë transparence për menaxhimin e kontratave.Që Shqipëria të arrijë standardet europiane në menaxhimin e mbetjeve, duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si i koncepton, financon dhe zbaton politikat në këtë sektor.Në Bashkimin Europian, mbi 45% e mbetjeve urbane riciklohen, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është nën 20%. Shtetet europiane kanë reduktuar ndjeshëm varësinë nga landfilli dhe djegia, duke vendosur taksa të larta për depozitimin dhe duke stimuluar ndarjen e mbetjeve në burim.Shumë bashki ne vendin tonë nuk kanë kapacitete teknike, financiare apo njerëzore për të ofruar shërbime të qëndrueshme. Në BE, menaxhimi i mbetjeve është kompetencë lokale. Shqipëria tashmë ka krijuar një Agjenci Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve.Aktualisht, Europa po kalon drejt digjitalizimit të sistemit të mbledhjes së mbetjeve: me sensorë që matin mbushjen e koshave dhe aplikacione që gjurmojnë rrjedhën e mbetjeve.Në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen modele rajonale të bashkëpunimit midis komunave, ku disa njësi vendore menaxhojnë bashkë qendrat e riciklimit ose landfill-et. Kjo praktikë është treguar e suksesshme për komunat me kapacitete financiare dhe teknike të kufizuara.Sfidat kryesore për Shqipërinë lidhen me mungesën e ndarjes së mbetjeve në burim, mbledhjen e paplotë të tyre në zonat rurale dhe menaxhimin e landfill-eve që shpesh nuk përmbushin standardet mjedisore. Edhe pse ekziston një strategji kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve, zbatimi praktik i saj është ende i kufizuar.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Sistem i ri biletash në kala”/ Gonxhe në 60-vjetorin e IKTK: Zgjerojmë hartën e zonave të mbrojtura, agjenci e re për menaxhimin e pasurive kulturore

    “Sistem i ri biletash në kala”/ Gonxhe në 60-vjetorin e IKTK: Zgjerojmë hartën e zonave të mbrojtura, agjenci e re për menaxhimin e pasurive kulturore

    Harta e zonave të mbrojtura do të zgjerohet më tej, duke përfshirë më shumë qendrat historike, arkitekturore dhe urbane.

    Pas qendrave historike të Rabdishtit, Peshkopisë, Konispolit dhe zonës arkeologjike të Linit, listës do t’i shtohet edhe Delvina, u shpreh ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhe.
    Në një konferencë që u mbajt një ditë më parë në 60-vjetorin e themelimit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Gonxhe tregoi planin për krijimin e një agjencie të re për menaxhimin e pasurive kulturore.
    “Agjencia e re që po konceptojmë për menaxhimin e pasurive kulturore do të jetë një tjetër instrument, që do të jetë më atkive në erritory për të bërë të mundur që ne të monetizojmë sa më drejtë të gjithë këtë pasuri, që të na kthehet pastaj si një vlerë që të investohet në trashëgimi”.
    Ndërkohë, sipas ministrit, 25 vila historike do t’i kalojnë nën administrim institucioneve të ndryshme të kulturës në vendin tonë.
    “Një listë prej 25 vilash historike do të jenë në tryezën e qeverisë brenda këtij viti për të bërë një paketë shpronësimesh në disa prej qyteteve kryesore të vendit, në qendër të kryeqytetit dhe në qendrat e qyteteve të tjera, të cilat do të jenë në administrim nga institucione të ndryshme. Sepse kemi institucione pa zyra”.
    Nga ana tjetër, në konferencë u diskutua edhe plani për një sistem të ri për biletat në kala dhe rritjen e pagesave për bizneset që kryejnë aktivitet tregtar brenda këtyre objekteve historike.
    “Për herë të parë, kemi tarifa të pesëfishuara në kala, për shkak të rijetëzimit që ne bëjmë me këto projekte. Do të kemi dhe një sistem integral të biletimit në të gjitha sitet, pasi sistemi që është përdorur deri tani ka pasur një kosto shumë të lartë”.

    Top Channel

  • Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

    Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare
    Deputetët e mazhorancës votuan në Kuvend ligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht kundërshtive dhe shqetësimit për rritje të madhe të faturës për bashkitë dhe qytetarët.
    Nisma e re ligjore e qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua të enjten në Kuvend vetëm nga votat e mazhorancës, pa debat dhe pa sqaruar faturën financiare të zbatimit të tij.
    Ligji i ri parashikon kthimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, AKEM, në një shoqëri aksionere përgjegjëse për menaxhimin fundor të mbetjeve në të gjithë Republikën dhe vendosjen e bashkive në pozitat e klientëve të kësaj shoqërie për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve.
    Qeveria i rikthehet hirearkisë së menaxhimit të mbetjeve duke i dhënë prioritet ndarjes në burim, ripërdorimit, riciklimit dhe kompostimit, ndërsa ligji lë pothuaj në hije rolin e inceneratorëve dhe incenerimin si proces për të cilin qeveria socialiste investoi me dhjetra-milionë euro në një dekadë.
    Dispozitat ligjore dhe relacioni që shoqëron ligjin i mëshojnë parimit “ndotësi paguan” duke nënkuptuar rritje të tarifave dhe kostove për menaxhimin e mbetjeve, por pa arritur të ofrojnë një faturë transparente financiare se sa realisht do t’u kushtojë taksapaguesve zbatimi i këtyre dispozitave.
    Gjatë diskutimit të ligjit në komisionet parlamentare dhe nga dëgjesat publike me grupet e interesuara, Ministria e Mjedisit si propozuese e nismës nuk arriti të jepte përgjigje për kostot financiare, sa do të jenë kostot e bashkive për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve në pikat fundore dhe për pasojë sa do të rriten tarifat vendore për qytetarët.
    Vetë ligji parashikon që Këshilli i Ministrave do të miratojë metodologjinë e llogaritjes së kostove operative dhe të shërbimit të grumbullimit, pastrimit dhe transportit deri në stacionet e transferimit të mbetjeve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Metodologjia do të përcaktojë edhe tarifat e menaxhimit të mbetjeve.
    Por pyetjet e ripërsëritura të deputetëve se sa do t’i kushtojë taksapaguesve kjo reformë e menaxhimit të mbetjeve nuk morën përgjigje të qarta nga ministria.
    Në lidhje me koston totale për menaxhimin e mbetjeve, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se direktivat e BE-së përcaktojnë objektivat e riciklimit për vitin 2035 dhe bazuar në këto objektiva është parashikuar vlera financiare që duhet të investohet për infrastrukturën që nevojitet deri në vitin 2035.
    Në raportin e vlerësimit të përgatitur nga kjo ministri në opsionin e rekomanduar nga BE vlerësohet që kostot e përgjithshme të investimit të shkojnë në rreth 683 milion euro deri në vitin 2035.
    Po ashtu, kostot vjetore për ton mbetje të krijuara pritet të rriten nga 79 euro për ton në vitin 2025 në 170 euro për ton në vitin 2035.
    Ndërsa ministri Jaupaj informoi deputetët se ministria ishte në fazat e negociatave “për shtyrjen e afatit të përmbushjes së këtij investimi përtej 2035”, sipas raportit të komisionit parlamentar për “Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
    Gjatë dëgjesës në komisionin e Ligjeve, ai tha se barrën kryesore financiare do ta mbajë qeveria, ndërsa bashkitë do të përballojnë një pjesë të kostove.
    “Ky është kapitulli më i shtrenjtë i negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria është në bisedime për të siguruar fonde nga BE, kredi dhe grante, në mënyrë që të mbështesim infrastrukturën e re pa e ngarkuar tej mase buxhetin vendor,” argumentoi ai.
    Edhe në raportin e përgatitur nga Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat nuk ka një faturë të qartë financiare që shoqëron zbatimin e këtij ligji.
    “Kostot e infrastrukturës dhe operimit për menaxhimin e integruar të mbetjeve mbulohen nga krijuesi ose nga zotëruesi i mbetjeve, në përputhje me parimin “ndotësi paguan”- thuhet në këtë raport, ndërsa nevoja për financime nga buxheti i shtetit do të vlerësohet nga AKEM.
    “Çdo zonë mbulon kostot e investimit për ndërtimin e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbetjeve bashkiake. Bashkitë dhe AKEM-i financojnë kostot e investimit për çdo zonë të menaxhimit të mbetjeve,” thuhet më tej në raport e këtij komisioni
    Ligji parashikon që kostoja për grumbullimin dhe transferimin e mbetjeve të jetë pjesë e buxhetin vjetor të bashkive dhe do të përballohet nga mbledhja e tarifës së pastrimit për qytetarët
    Shoqatat e bashkive dhe vetë kryetarët e bashkive që morën pjesë në një dëgjesë në komisonin e Ligjeve thanë se bashkitë do të gjenden në vështirësi financiare për të përballuar kostot që u ngarkon zbatimi i këtij ligji dhe kërkuan që të parashikohej në ligj që këto kosto të përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara.
    Ligji u kontestua gjithashtu nga opozita dhe shoqatat që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor se cënon autonominë vendore, ndërsa në komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme u kritikua për përafrim të pjesshëm të dispozitave të BE-së për Mjedisin.
    Ministri tha se përafrimi i plotë do të bëhet me miratimin e 12 projektvendime të Këshillit të Ministrave si akte nënligjore në linjë me periudhat transitore të kërkuara në kuadër të procesit të anëtarësimit.
    Gjatë shqyrtimit të këtij ligji, ministria e Mjedisit theksoi se reforma e re e menaxhimit të mbetjeve plotësohej dhe me një nismë tjetër ligjore, ajo për “Përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit”, e cila është futur për shqyrtim në Kuvend./BIRN