Tag: menaxheri

  • “Mezi po pret që të luajë për Shqipërinë”, menaxheri tregon sa e ndien Anis Mehmeti pjesën e Kombëtares: Shënon golin e fitores me Ukrainën

    “Mezi po pret që të luajë për Shqipërinë”, menaxheri tregon sa e ndien Anis Mehmeti pjesën e Kombëtares: Shënon golin e fitores me Ukrainën

    Anis Mehmeti nuk e ka marrë ende mundësinë e tij në Kombëtare. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN ishte dhe menaxheri i njohur shqiptar, Mario Cenolli. Ky i fundit ka një lidhje të ngushtë me familjen e Mehmetit dhe e di më mirë situatën e futbollistit.
    Sipas Cenollit, Mehmeti e ndien shumë pjesën e Kombëtares dhe mezi po pret që të vijë te Shqipëria. “Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme. Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë. Nuk e di, nuk ka arsye se përse Silvinjo nuk e thërret, Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, tha Cenolli. /Sport Ekspres/

  • Menaxheri i njohur: Po përgatit një “album të fortë”. Ja kur kthehet Flor Mumajesi

    Menaxheri i njohur: Po përgatit një “album të fortë”. Ja kur kthehet Flor Mumajesi

    Showbiz E Martë, 2 Dhjetor 2025 15:01
    Menaxheri i njohur Xhani Demika ka ndarë për emisionin “Pa filtra” në Radar.al informacione të shumta nga bota e showbizz-it për yjet e skenës shqiptare.
    Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë për këngëtarin shumë të dashur për shqiptarët Flor Mumajesi, i cili prej kohësh ka qenë jo aktiv në skenë apo koncerte, duke aluduar për largimin e përhershëm apo rikthimin e tij të afërt.
    Demika tha se Flor Mumajesi është duke përgatitur një album dhe pritet rikthimi i tij i shpejtë.“Flori me dijeninë që kam…mund të mendoj që ai është duke përgatitur një album të fortë. Kam përshtypjen që kur Flori të dalë, të shpërthejë do jemi të gjithë sy e veshë dhe do na pëlqejë shumë të gjithëve. Flori duhet të kthehet me koncerte shumë të mëdha”, tha Demika.

  • E pazakontë në Tajlandë, gruaja ‘ringjallet’ në arkivol pak çaste para djegies së trupit

    E pazakontë në Tajlandë, gruaja ‘ringjallet’ në arkivol pak çaste para djegies së trupit

    Një grua, e cila besohej se kishte vdekur dhe ishte gati të digjej në një tempull budist në periferi të Bangkokut, Tajlandë, është gjetur gjallë nga stafi i tempullit.

    Menaxheri i përgjithshëm i tempullit, tha për agjencinë e lajmeve se ishte “shokuar” kur dëgjoi një trokitje të lehtë nga arkivoli.
    Ai tha se kërkoi që arkivoli të hapej dhe pa gruan “duke hapur sytë dhe duke trokitur në  arkivol. “Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë,” shtoi ai.
    Vëllai i gruas 65-vjeçare tha se zyrtarët lokalë i kishin thënë se motra e tij kishte vdekur. Megjithatë, menaxheri i tempullit tha se vëllai nuk kishte certifikatë vdekjeje.
    Ndërsa menaxheri përpiqej t’i shpjegonte vëllait se si të merrte certifikatën e vdekjes, stafi i tempullit dëgjoi një trokitje të lehtë nga brenda arkivolit.
    Kur u bë e qartë se gruaja ishte gjallë, kreu i tempullit tha se gruaja duhej të dërgohej menjëherë në spital.
    Më vonë një doktor konfirmoi se gruaja kishte pasur hipoglicemi të rëndë një gjendje ku niveli i sheqerit në gjak bie në mënyrë kritike sipas raporteve lokale.
    Doktori përjashtoi mundësinë që ajo të kishte pësuar vështirësi të frymëmarrjes ose arrest kardiak, sipas raporteve. Familja kishte udhëtuar gati 500 km nga provincia Phitsanulok në Tajlandë për ceremoninë e djegies së trupit.

    Thai Woman Mistakenly Declared Dead Awakens in Coffin Before Cremation
    A 65-year-old woman previously showed no signs of life because of severely low blood sugar, a local newspaper reported.
    The doctors immediately placed the victim under medical supervision. pic.twitter.com/cMnzIjsnGi
    — Truth Seeker (@mib_63) November 24, 2025

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, menaxheri i Ricky Hatton tregon momentin tragjik: Mendova se po flinte, dritat ishin të fikura

    Ndarja nga jeta e legjendës së boksit, menaxheri i Ricky Hatton tregon momentin tragjik: Mendova se po flinte, dritat ishin të fikura

    Legjenda e boksit Ricky Hatton u gjend pa shenja jete më 14 shtator në banesën e tij në Manchester. Lajmin e konfirmoi menaxheri dhe miku i ngushtë i tij, Paul Speak, i cili përshkroi momentet e rënda kur e gjeti trupin e pajetë të ish-kampionit të botës.

    “Dritat nuk ishin ndezur, gjë që më bëri të dyshoj. Mendova se ndoshta po flinte më shumë se zakonisht, por nuk është diçka e pazakontë,” tha Speak për revistën Boxing News.
    Hatton, që së fundmi kishte shpallur rikthimin në ring me një ndeshje të planifikuar në dhjetor në Dubai kundër Eisa Al Dah, ishte në një periudhë pozitive të jetës. Ai kishte planifikuar të shkonte në një koncert të Oasis me vajzat e tij, Millie dhe Fearne, dhe gjithashtu po planifikonte një pushim familjar për Krishtlindje në Tenerife.
    “Po bënte shumë plane me njerëzit që i donte. Kishte shumë gjëra për të cilat ia vlente të jetonte  ishte në një vend vërtet të mirë,” tha Speak.
    Megjithëse policia e Manchesterit të Madh (GMP) deklaroi se nuk ka rrethana të dyshimta për vdekjen e Hatton, mediat britanike, përfshirë Daily Mail, raportojnë se ai po kalonte një periudhë jo fort të mirë  pasi në gusht një mik i tij ishte vetëvrarë.
    Hatton njihej për stilin e tij agresiv dhe për përballjet e paharrueshme me legjenda të boksit si Kostya Tszyu dhe Jose Luis Castillo. Gjatë një karriere që zgjati 15 vite, ai fitoi tituj botërorë dhe fitoi zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën.

    Top Channel

  • Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

    Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

    Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”, ku nuk munguan pyetjet në lidhje me të ardhmen e Luizit dhe mundësinë e rikthimit të tij në reality show-n “Big Brother VIP”. Agaj la të kuptohet se një ftesë për rikthimin e Luizit në BBV është përfolur prej kohësh në media, dhe ai vetë beson se një rikthim i tillë do të kishte një ndikim të madh në format.
    “E di që i mund të gjithë prapë,” u shpreh menaxheri.
    “Çdo artist, jo se është i joni, por kushdo që ka synuar të hyjë në BBV pas Luizit, ka thënë: ‘Jo Luiz, po të isha të paktën gjysma e Luizit’. Unë e pres atë ditë kur të hyjë përsëri, sepse kemi për të parë shumë.”
    Deklarata e tij lë të hapur mundësinë që Ejlli të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe sipas Agajt, publiku mund të presë një tjetër spektakël të paharrueshëm nëse kjo ndodh. Ende nuk dihet nëse një Big Brother me personazhe që kanë fituar do të realizohet në Shqipëri apo në Kosovë, mirëpo me siguri do të ishte një sukses shumë i madh.

  • Njeriu që qëndron pas The Beatles

    Njeriu që qëndron pas The Beatles

    58 vite më parë, bota e muzikës humbi një nga figurat kyçe të saj: Brian Epstein, menaxheri i famshëm i Beatles, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Londër më 27 gusht 1967. Vdekja e tij papritur la grupin e famshëm britanik të tronditur dhe u konsiderua një pikë kthese në karrierën e tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në shpërbërjen e grupit disa vite më vonë.

    Epstein, i lindur në vitin 1934 në Liverpool, ishte djali më i madh i një familjeje hebreje që drejtonte një dyqan muzikor. Ai u dallua për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parashikuar hite muzikore dhe talentin për të krijuar shfaqje tërheqëse, duke e transformuar dyqanin e familjes në një pikë referimi për adoleshentët. Ai zburi imazhin e Beatles, i udhëhoqi drejt kontratës me Parlophone dhe organizoi paraqitjet e tyre të para televizive, duke i ndihmuar të shndërrohen nga një grup lokal i Liverpulit në yje ndërkombëtarë.

    Menaxheri gjithashtu mbështeti anëtarët e grupit në aspektet personale, duke krijuar një lidhje të ngushtë me John Lennon dhe duke u kujdesur për jetën e tij private, përfshirë martesën e parë të këtij të fundit. Epstein gjithashtu luajti një rol kyç në zëvendësimin e bateristit Pete Best me Ringo Starr, duke ruajtur dinamikën e grupit dhe vizionin artistik të tij.

    Megjithatë, suksesi i madh erdhi me sfida personale për Epstein. Ai luftoi me varësinë nga stimuluesit dhe qetësuesit, ndërsa përpiqej të menaxhonte karrierën në rritje të Beatles. Pak më shumë se një muaj pas vdekjes së babait të tij, Epstein vdiq nga një mbidozë aksidentale në moshën 32-vjeçare. Historiani Mark Lewisohn e përshkruan rolin e tij: “Talenti ishte i tyre, por ai u dha atyre çdo mundësi për ta përdorur atë.”

    Vdekja e Epstein konsiderohet një nga humbjet më të mëdha të industrisë muzikore, duke lënë pas një trashëgimi që ndikoi jo vetëm në Beatles, por në gjithë historinë e muzikës pop. John Lennon më vonë deklaroi se humbja e Epstein ishte fillimi i vështirësive që çuan në shpërbërjen e grupit.

    Në përkujtim të 58-vjetorit të vdekjes së tij, kujtohet jo vetëm si menaxheri që bëri të mundur famën globale të Beatles, por edhe si një figurë kyçe që transformoi industrinë e muzikës, duke krijuar modelin e menaxherit modern të grupit muzikor./KultPlus.com

  • Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon

    Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon

    Boksierja algjeriane Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe në qendër të një skandali gjinor që ka bërë bujë në të gjithë botën. Ajo ka mohuar pretendimet e ish-menaxherit të saj se ka ndërmend të varë dorezat në gozhdë.
    “Dua t’ia bëj të qartë publikut se thashethemet për tërheqjen time nga boksi janë të rreme“, shkroi ajo në Facebook, duke kritikuar ashpër ish-menaxherin e saj, Nasser Yefsah, duke e akuzuar atë për “tradhti të besimit të saj dhe vendit të saj me deklarata të rreme dhe dashakeqe”.
    “Ky person nuk më përfaqëson më në asnjë mënyrë“, theksoi Imane., që shtoi: “Unë kurrë nuk e kam njoftuar tërheqjen time nga boksi. Unë mbetem e përkushtuar ndaj karrierës sime sportive, stërvitem rregullisht dhe ruaj formën time fizike midis Algjerisë dhe Katarit në përgatitje për ngjarjet e ardhshme“.
    Boksierja beson se “përhapja e thashethemeve të tilla ka për qëllim vetëm të prishë dhe dëmtojë karrierën time sportive dhe profesionale”.
    Pak orë më herët, Nasser Yefsah, menaxheri i boksierees tha: “Imane nuk është larguar vetëm nga Nice, ajo është larguar nga bota e boksit. Aktualisht ajo ka lënë gjithçka. Ajo as nuk ka filluar të boksojë përsëri. Pas asaj që ndodhi në Lojërat Olimpike…”
    “Sidoqoftë, ajo do t’i nënshtrohet të njëjtave teste nëse bëhet profesioniste. Ajo bën seanca në Algjeri ose shkon në Katar, në qendrën kombëtare të performancës, për të vazhduar stërvitjen, por asgjë më shumë. Dhe pastaj ajo udhëton kryesisht për marrëveshje sponsorizimi“, tha menaxheri.
    Imane Khalif është boksiera që fitoi medaljen e artë në Paris 2024. E lindur mashkull, ajo ndryshoi gjini dhe garoi te femrat, ku dhe triumfoi në Olimpiadë. Gjithsesi, ajo ka qenë gjithnjë në qendër të kritikave, pasi ka ende forcën e një mashkulli.

  • “Do Milan-in”, menaxheri i yllit të Bundesliga-s: Nuk ka rëndësi se kur ndodh

    “Do Milan-in”, menaxheri i yllit të Bundesliga-s: Nuk ka rëndësi se kur ndodh

    Milan-i është ende në kërkim të një sulmuesi për t’ia shtuar Santi Gimenez, dhe ndërsa kuqezinjtë po presin Vlahovic dhe po eksplorojnë Gonçalo Ramos, fjalët e ish-sulmuesit të Republikës Çeke Pavel Kuka, tani menaxher i Patrik Schick, po e nxehin tregun e merkatos së kuqezinjve:
    “Çdo gjë mund të ndodhë në futboll”, tha ai në një intervistë me Milannews. “Parik ka ende një kontratë dyvjeçare me Leverkusenin. Do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen. Megjithëse çdo gjë është e mundur.
    “Personalisht, mendoj se është e vështirë për të të largohet këtë verë sepse Leverkusen ka shitur tashmë shumë lojtarë. Nga një perspektivë sportive, do të ishte një goditje e rëndë nëse, përveç lojtarëve që janë larguar (Wirtz, Xhaka, Tah dhe Frimpong), klubi do të shiste edhe një nga lojtarët më të fortë që është ende në skuadër, si Schick”.
    Megjithatë, menaxheri i ish-sulmuesit të Roma-s nuk i ka mbyllur derën një rikthimi në Itali:
    “Ai do të donte të shkonte te Milan-i, pavarësisht se kur. Dhe për kuqezinjtë, të kesh një lojtar si Patrik Schick aktual do të ishte një sukses i madh. Për një lojtar me cilësitë e tij të padyshimta, çmimi nuk është i lartë”.
    Pra, a mund ta përballonte Milan-i atë? “Mendoj se po”, tha Kuka, i cili zbuloi gjithashtu se Milan-i nuk është i vetmi klub i interesuar:
    “Gjithmonë ka shumë zëra në futboll. Është e vërtetë se ka disa klube që do ta donin atë. Është vetëm mendimi im, por Patrik është një nga lojtarët më të mirë në botë tani”.
    “Ai luan gjithashtu në Champions League në BayArena… tarifat e transferimit dhe paga nuk janë gjithçka. Duke thënë këtë, nuk e përjashtoj një transferim te Milan këtë verë”.

  • Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu

    Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu

    Të tjera dëshmi dalin në lidhje me ngjarjen e shëmtuar të ndodhur përgjatë mbrëmjes së të shtunës në një prej njësive hoteliere, në Vlorë ku u dhunua një kamerier në krye të detyrës, teksa në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie.

    Një dëshmitar okular në vendngjarje ishte menaxheri i hotelit ku ndodhi konflikti i shëmtuar
    Për tu mbrojtur, efektivi dhunues ka zgjedhur një avokat që mbulon çështje të nxehta, kujtojmë që Kujtim Cakrani është edhe avokati i ish-presidentit Ilir Meta.
    Këtë herë për të mbrojtur klientin polic ai zgjedh t’ia hedhë fajin mikut të Arben Isufit, ndonëse pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit e tregojnë qartë që është ish-shefi i qarkullimit ne Vlore  dhunuesi i kamerierit. Ndërsa ka publikuar edhe disa pamje në rrjetet e tij sociale pas konflikitit që ndodhi me 18-vjeçarin.
    Ndërkohë që ngjarja duket të ketë lënë gjurmë tek kamerieri i dhunuar, Ron Balaj.
    18-vjeçari nuk është paraqitur me në vendin e punës dhe njerëz afër tij thonë se ai po përjeton momente jo të mira psikologjike për shkak edhe të përmasave që mori ngjarja, por edhe tentativave të vazhdueshme për ta manipuluar atë.
     

  • Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

    Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

    Të tjera dëshmi dalin në lidhje me ngjarjen e shëmtuar të ndodhur përgjatë mbrëmjes së të shtunës në një prej njësive hoteliere, në Vlorë ku u dhunua një kamerier në krye të detyrës, teksa në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie.

    Një dëshmitar okular në vendngjarje ishte menaxheri i hotelit ku ndodhi konflikti i shëmtuar
    Për tu mbrojtur, efektivi dhunues ka zgjedhur një avokat që mbulon çështje të nxehta, kujtojmë që Kujtim Cakrani është edhe avokati i ish-presidentit Ilir Meta.
    Këtë herë për të mbrojtur klientin polic ai zgjedh t’ia hedhë fajin mikut të Arben Isufit, ndonëse pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit e tregojnë qartë që është ish-shefi i qarkullimit ne Vlore  dhunuesi i kamerierit. Ndërsa ka publikuar edhe disa pamje në rrjetet e tij sociale pas konflikitit që ndodhi me 18-vjeçarin.
    Ndërkohë që ngjarja duket të ketë lënë gjurmë tek kamerieri i dhunuar, Ron Balaj.
    18-vjeçari nuk është paraqitur me në vendin e punës dhe njerëz afër tij thonë se ai po përjeton momente jo të mira psikologjike për shkak edhe të përmasave që mori ngjarja, por edhe tentativave të vazhdueshme për ta manipuluar atë.
     
     
     

    Top Channel