Rezultatet e bëjnë një trajner të mirë apo të keq. E sigurt është se nuk ka asnjë trajner në botë që nuk e arrin pikun më të keq të eksperiencës së tij në një klub. Madje deri aty shkoi edhe Pep Guardiolën në sezonin e shkuar. Dalic i Kroacisë ishte disa herë pranë shkarkimit, edhe pas atij barazimi me Shqipërinë në Gjermani, por qëndroi dhe dje kualifikoi Kroacinë në Botëror.
5 herë e ka drejtuar në kompeticone kualifikuese dhe në 5 kompeticionet Kroacia është kualifikuar më tej. Për Silvinjon është folur shumë sa i përket ndërhyrjes nga menaxherat. Madje u tha se edhe Myrto Uzuni ndërroi menaxherin për të luajtur te Shqipëria. Megjithatë pak ditë më vonë qarkulloi lajmi në Itali se Uzuni është shumë pranë firmës me Cagliarin në Serinë A. Nga ana tjetër një histori e ngjashme ishte edhe ajo me Medon Berishën. Berisha dhe Silvinjo kanë të njëjtën menaxher, ndërsa Berisha shkoi papritur në Europianin e Gjermanisë kur nuk e njihte askush. Sot Medoni është bërë një nga yjet më të mëdhenj shqiptarë në Serinë A dhe nuk po luan në Kombëtare, pavarësisht se ka po të njëjtin menaxher. Kjo tregon se historitë e ndërhyrjeve nuk qënkan edhe kaq shumë të vërteta… /Sport Ekspres/?
Tag: menaxher
-

Thanë se ndërroi menaxher për të luajtur te Shqipëria, rasti i Uzunit dhe Medon Berishës që tregojnë shumë për Silvinjon
-

“Në Shqipëri nuk ka demokraci”, Kraja: Rama sillet si menaxher autoritar, vetë i emëron dhe i shkarkon të gjithë
Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja, në një intervistë për një emision televiziv ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe mënyrës së administrimit të pushtetit nga Kryeministri Edi Rama. Kraja u shpreh se Kryeministri po vepron si një menaxher autoritar, duke marrë përsipër të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes.
“Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: ‘Unë i emëroj individët, unë i vendos stafet, unë përcaktoj objektivat e instancave, qofshin këto qendrore apo vendore – dhe për pasojë, ashtu siç i vendos, ashtu i heq’,” deklaroi Kraja.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Theth, ai solli në vëmendje faktin se godina të promovuara nga Bashkia u shembën vetëm pak muaj më vonë, nga i njëjti pushtet që i kishte vlerësuar më parë.“Ka një diskordancë të tmerrshme në këtë drejtim,” theksoi ai, duke i bërë thirrje opinionit publik të mos bjerë pre e paragjykimeve dhe etiketimeve politike.
Në mënyrë të veçantë, Kraja ndaloi te situata në Elbasan, të cilën e përshkroi si “një Çernobil shqiptar”. Sipas tij, ndotja e ajrit është kancerogjene dhe përbën një rrezik serioz që prek jo vetëm Elbasanin, por edhe zona të tjera si Lushnja, Rrogozhina e Fieri.
“Pasojat kanë zgjatur për ditë të tëra, janë të tmerrshme. Më besoni, është një Çernobil,” deklaroi ai.
Ndër të tjera, Kraja komentoi edhe aktin e hedhjes së molotovit në Theth, duke e cilësuar si një “tërmet të ekuilibrave lokalë”, që rrezikon zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve të vogla.
“Në vend që të ndërtojmë një shoqëri demokratike, po jetojmë dita-ditës në një realitet që s’ka lidhje me demokracinë,” përfundoi ai.
Kraja:
Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: unë i emëroj individët, unë i emëroj individët. Unë i emëroj stafet, unë i vendos piketat objektive të instancave, qofshin këto qendrore apo vendore e për pasojë ashtu siç unë i vendos, ashtu i heq.
Vetë Bashkia në Theth ka promovuar këto godina të cilat 1 apo 2 muaj më vonë u shembën pikërisht nga i njëjti pushtet që i promovonte deri dje.
Pra, ka një diskordancë të tmerrshme në këtë drejtim nga ku unë besoj se është jetike të mos biem pre e paragjykimeve dhe e koloritit partiako-politiko-militesk e kështu me radhë që shpeshherë etiketohet politika e Tiranës, që po, edhe në këto raste të dëgjojmë sa më shumë zërat lokalë, sipërmarrës lokalë, punëtorët e thjeshtë lokalë, mjekët lokalë.
Rasti i Elbasanit, p.sh., është një tragjedi, është një Çernobil ajo që ka ndodhur në Elbasan. Është një problematikë lokale sigurisht, por që shkon deri në Lushnje, Rrogozhinë, Elbasan, Fier, me një ndotje kancerogjene, të tmerrshme të ajrit.
Pasojat kanë zgjatur për ditë të tëra, s’di ç’të them, besoni, pasojat janë të tmerrshme. Më besoni, është një Çernobil, përsëri pra, problematikat lokale.
Ju folët për Molotovin në Theth, një fshat kaq i vogël pra që të flasim për Molotov, shkatërrime. Ai është një tërmet i ekuilibrave lokalë, i zhvillimit ekonomik, pra sërish një ç’ekuilibrim i tmerrshëm, i tronditshëm i zhvillimit normal të një shoqërie e cila presupozohet të jetë demokratike, e cila rezulton dita-ditës që nuk është e tillë. -

‘Të dëgjohen zërat lokalë’/ Kraja: Rama sillet si një menaxher autoritar që emëron e shkarkon sipas qejfit
Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja, në një intervistë për Syri TV ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe mënyrës së administrimit të pushtetit nga Kryeministri Edi Rama. Kraja u shpreh se Kryeministri po vepron si një menaxher autoritar, duke marrë përsipër të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes.
“Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: ‘Unë i emëroj individët, unë i vendos stafet, unë përcaktoj objektivat e instancave, qofshin këto qendrore apo vendore – dhe për pasojë, ashtu siç i vendos, ashtu i heq’,” deklaroi Kraja.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Theth, ai solli në vëmendje faktin se godina të promovuara nga Bashkia u shembën vetëm pak muaj më vonë, nga i njëjti pushtet që i kishte vlerësuar më parë.
“Ka një diskordancë të tmerrshme në këtë drejtim,” theksoi ai, duke i bërë thirrje opinionit publik të mos bjerë pre e paragjykimeve dhe etiketimeve politike.
Në mënyrë të veçantë, Kraja ndaloi te situata në Elbasan, të cilën e përshkroi si “një Çernobil shqiptar”. Sipas tij, ndotja e ajrit është kancerogjene dhe përbën një rrezik serioz që prek jo vetëm Elbasanin, por edhe zona të tjera si Lushnja, Rrogozhina e Fieri.
“Pasojat kanë zgjatur për ditë të tëra, janë të tmerrshme. Më besoni, është një Çernobil,” deklaroi ai.
Ndër të tjera, Kraja komentoi edhe aktin e hedhjes së molotovit në Theth, duke e cilësuar si një “tërmet të ekuilibrave lokalë”, që rrezikon zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve të vogla.
“Në vend që të ndërtojmë një shoqëri demokratike, po jetojmë dita-ditës në një realitet që s’ka lidhje me demokracinë,” përfundoi ai.
Kraja:
Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: unë i emëroj individët, unë i emëroj individët. Unë i emëroj stafet, unë i vendos piketat objektive të instancave, qofshin këto qendrore apo vendore e për pasojë ashtu siç unë i vendos, ashtu i heq.
Vetë Bashkia në Theth ka promovuar këto godina të cilat 1 apo 2 muaj më vonë u shembën pikërisht nga i njëjti pushtet që i promovonte deri dje.
Pra, ka një diskordancë të tmerrshme në këtë drejtim nga ku unë besoj se është jetike të mos biem pre e paragjykimeve dhe e koloritit partiako-politiko-militesk e kështu me radhë që shpeshherë etiketohet politika e Tiranës, që po, edhe në këto raste të dëgjojmë sa më shumë zërat lokalë, sipërmarrës lokalë, punëtorët e thjeshtë lokalë, mjekët lokalë.
Rasti i Elbasanit, p.sh., është një tragjedi, është një Çernobil ajo që ka ndodhur në Elbasan. Është një problematikë lokale sigurisht, por që shkon deri në Lushnje, Rrogozhinë, Elbasan, Fier, me një ndotje kancerogjene, të tmerrshme të ajrit.
Pasojat kanë zgjatur për ditë të tëra, s’di ç’të them, besoni, pasojat janë të tmerrshme. Më besoni, është një Çernobil, përsëri pra, problematikat lokale.
Ju folët për Molotovin në Theth, një fshat kaq i vogël pra që të flasim për Molotov, shkatërrime. Ai është një tërmet i ekuilibrave lokalë, i zhvillimit ekonomik, pra sërish një ç’ekuilibrim i tmerrshëm, i tronditshëm i zhvillimit normal të një shoqërie e cila presupozohet të jetë demokratike, e cila rezulton dita-ditës që nuk është e tillë.
-
Rejnxhers largon trajnerin Ferguson, Bajrami dhe të tjerë mësojnë…
Tani ani është zyrtare. Pasi mbërriti për t’u ulur në stolin e Rejnxhers si menaxher i përkohshëm, ka ardhur koha që Berri Ferguson të thotë lamtumirë dhe të bëjë vend për një menaxher të ri, duke pasur parasysh skadimin e kontratës së tij të caktuar për 30 qershor. Klubi skocez e njoftoi këtë me një deklaratë zyrtare.
Njoftimi:
“TË GJITHË në Rangers Football Club dëshirojnë të shprehin një falënderim të përzemërt për Barry Ferguson dhe stafin e tij, me ndeshjen e djeshme kundër Hibernian që shënoi takimin e tyre të fundit në krye të ekipit.
Legjenda e klubit Ferguson iu përgjigj thirrjes në orën e tij të nevojës shkurtin e kaluar dhe shijoi disa momente të paharrueshme gjatë kohës së tij në krye, duke përfshirë arritjen në çerekfinale të UEFA Europa League dhe një fitore mahnitëse në Parkhead.
Një anëtar i Sallës së Famës, Ferguson tani do të largohet nga posti i tij së bashku me Neil McCann, Billy Dodds dhe Allan McGregor, me mirënjohje të thellë dhe urimet më të mira nga të gjithë në Ibrox për angazhimin e tyre gjatë muajve të fundit”, deklarata zyrtare nga Rangers.
Vazhdo leximin