Tag: memaliajt

  • Zjarr në kodrat e Memaliajt

    Zjarr në kodrat e Memaliajt

    Një vatër zjarri është ndezur në kodrat e Memaliajt pasditen e sotme. Videot e mbërritura në redaksinë e Syri.net, ora 16:30 tregon tymin e flakëve.

    Ministria e Mbrojtjes informoi sot paradite se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat:

    * 27 janë shuar,
    * 5 janë aktive,
    * 2 mbahen në monitorim

  • Hapet muzeu etnografik në Memaliaj – Kultura dhe trashëgimia në qendër të vëmendjes

    Hapet muzeu etnografik në Memaliaj – Kultura dhe trashëgimia në qendër të vëmendjes

    Prej dy muajsh, qyteti i Memaliajt ka një tjetër arsye për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve: çeljen e Muzeut Etnografik, një hapësirë e re kulturore që ruan dhe përcjell trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të zonës.

    Me dhjetëra objekte të mbledhura nga familjet vendase që nga veshjet tradicionale, veglat e punës, deri te orenditë e shtëpive të dikurshme.

    “Jemi munduar që ta pasurojmë me orendi shtëpiake, me veshje popullore dhe çdo ditë po e pasurojmë ende me gjëra të reja. Disa prej tyre i kemi siguruar vetë dhe disa prej tyre në bashkëpunim me etnografët e zonës apo dhe të tjerë. Ka patur interes nga turistë vendas dhe të huaj”, u shpreh punonjësi i muzeut, Everest Meçe.Muzeu ofron një pasqyrë autentike të jetës së përditshme në trevën e Memaliajt gjatë dekadave të shkuara.

    Iniciativa është pritur me interes nga komuniteti dhe veçanërisht nga të rinjtë, të cilët gjejnë këtu një lidhje të drejtpërdrejtë me rrënjët dhe identitetin lokal./rtsh/

  • I riu nga Saranda aksidentohet në Memaliaj, makina e tij përplaset me mjetin e parkuar, 2 të plagosur

    I riu nga Saranda aksidentohet në Memaliaj, makina e tij përplaset me mjetin e parkuar, 2 të plagosur

    Një aksident ndodhi pasditen e së hënës pranë Memaliajt, me pasojë dy të lënduar lehtë.
    Njoftimi i policisë
    Rreth orës 05:30, në hyrje të qytetit të Memaliajt, shtetasi A. N., 24 vjeç, banues në Sarandë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, shtetasit J. N., 54 vjeç dhe R. N., 47 vjeçe, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Rama takim me socialistët e Tepelenës dhe Memaliajt

    Rama takim me socialistët e Tepelenës dhe Memaliajt

    Kreu i PS, Edi Rama është duke zhvilluar një takim elektoral me socialistët e Tepelenës dhe Memaliajt. Në takim Rama u prit me muzikë polifonike të zonës, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti drejtuesja politike e qarkut gjirokastrës Mirela Kumbaro. Ajo tha se vota në 11 maj do të jetë për PS. ”Asnjë dyshim për këtë”, tha Kumbaro në fjalën e saj. ”E kemi kthyer qarkun e Gjirokastrës në destinacionin më të mrekullueshëm të agroturizmit”, tha Kumbaro.