Tag: memaliaj

  • PS siguron fitoren/ Përfundon numërimi i votave në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

    PS siguron fitoren/ Përfundon numërimi i votave në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

    foto ilustruese

    GJIROKASTËR- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës. Partia Socialiste ka fituar në të tre Bashkitë.
    Në Memaliaj PS kryeson me 3003 vota, ndërsa PD ka marrë 1444 vota.
    Në Libohovë PS ka marrë 1231 vota, ndërkohë PD ka marrë 768 vota.
    Në bashkinë Këlcyrë PD ka marrë 965 vota ndërsa PS ka marrë 1702 vota.

  • Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja cila forcë kryeson

    Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja cila forcë kryeson

    Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit në bashkinë Memaliaj, Libohovë, Këlcyrë e Tepelenë.

    Ndërsa janë duke u numëruar dy kutitë e fundit.

    Rezultati i numërimit është si më poshtë:

    Memaliaj/  PD – 1444 : PS – 3003

    Libohove/ PD – 768  : PS – 1231

    Këlcyrë/ PD – 965 : PS – 1702

  • Numërohen 5 qendra në Memaliaj, ja rezultati

    Numërohen 5 qendra në Memaliaj, ja rezultati

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

  • Nis numërimi edhe në Memaliaj (VIDEO)

    Nis numërimi edhe në Memaliaj (VIDEO)

    Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Memaliaj. Grupet e numërimit fillimisht do të numërojnë votat për partitë dhe pastaj për kandidatët. Në Memaliaj pjesëmarrja sipas KQZ-së llogaritet në rreth 36,37%. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2023, në Memaliaj ka diku te rreth 1 mijë votues më poshtë.

  • Hapen kutitë e para në Tepelenë e Memaliaj, kryeson bindshëm PS

    Hapen kutitë e para në Tepelenë e Memaliaj, kryeson bindshëm PS

    Në Tepelenë është hapur kutia e parë. Partia Socialiste ka marrë 100 vota me një diferencë të thellë nga rivalët e Partisë Demokratike që kanë marrë vetëm 24 vota.
    Sakaq, 2 vota shkojnë për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorrit dhe 3 për PSD e Tom Doshit.
    Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë e Memaliajt. Në dy kutitë e para që janë numëruar rezulton se PS ka marrë 262 vota, ndërsa PD 102 vota.

  • Motori del nga rruga, humb jetën 71-vjeçari

    Motori del nga rruga, humb jetën 71-vjeçari

    Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën, “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat.
    Mësohet se një 71-vjeçar që po lëvizte me motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për shkak se përplasja ka qenë e fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
     “Rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

  • Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën i moshuari

    Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën i moshuari

    Në orën 01:55 të mëngjesit, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, ka ndodhur një aksident i rëndë që ka çuar në humbjen e jetës së një 71-vjeçari.
    Motomjeti, i drejtuar nga shtetasi Sh.S., banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta. Si pasojë e daljes nga rruga, 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

  • Ndërron jetë 71-vjeçari në Memaliaj/ Mjeti del jashtë kontrollit, përfundon në…

    Ndërron jetë 71-vjeçari në Memaliaj/ Mjeti del jashtë kontrollit, përfundon në…

    Automjeti që drejtohej nga një 71 vjeçar, banues në fshatin Toç, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës” ka dalë nga rruga.
    Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident me vdekje në Memaliaj

    Aksident me vdekje në Memaliaj

    Memaliaj/Informacion paraprak
    Rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Rama pritet me këngë polifonike në Memaliaj: Unë s’jam heroi juaj, por kali që tërheq karrocën drejt BE-së!

    Rama pritet me këngë polifonike në Memaliaj: Unë s’jam heroi juaj, por kali që tërheq karrocën drejt BE-së!

    Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi edhe një takim elektoral në Memaliaj, e njohur bashkë me Tepelenën si dy nga bastionet e socialistëve në të gjitha zgjedhjet.
    I shoqëruar edhe nga drejtuesja politike e qarkut, ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku që kandidon për deputet, Tërmet Peçi e kandidatët e tjerë, takimi u hap me një iso polifonike nga grupi tepelenas me titullin “Shqipëria Europiane”.
    “Votoni 5-ën, me komunitetin socialist të Memaliajt, për Shqipërinë Europiane”, shprehet Rama në reagimin e tij, pak para se të mbante fjalën.
    Fjalën hapëse e mbajti ministrja Kumbaro, që vuri në dukje investimet e realizuara në qark dhe rëndësinë që kanë Memaliaj dhe Tepelena për qarkun e Gjirokastrës, edhe në kuadrin politik dhe elektoral, duke i cilësuar edhe si ‘portat hyrëse”.
    Kumbaro bëri apel që të votohet masivisht për të votuar PS-në dhe Shqipërinë 2030 në BE.
    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, theksoi se më 11 maj është takim me historinë, një shans që vendi të shkojë drejt BE-së, apo të mbetet me “bufin e kënetës në gropë”.
    Ai u tha të pranishmëve se “këneta” ka vetëm hallin personal të Sali Berishës dhe familjes së tij dhe shqiptarët nuk duhet të ndiqnin hallin e një indicidi të vetëm, por interesin e një populli të tërë.
    Fjala e Ramës në Memaliaj:
    “Është një ogur shumë i mirë për atë që do realizojmë më 11 maj, ku më shumë se asnjëherë tjetër shqiptarë dhe shqiptare do bashkohen në rrugën tonë të përbashkët për Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian. Zgjedhja më 11 maj është shumë e qartë, interesit të hallit të një njeriu të vetëm dhe popullit, një zgjedhje për të gjithë shqiptarët anembanë, majtas e djathtas dhe interesit të një shtëpie të vetme, një zgjedhje për Shqipërinë në BE apo me bufin prapë në gropë.
    Unë e di shumë mirë se në këtë zonë nuk ka nevojë për shumë fjalime, se gdhiheni e ngryseni me politikë, ashtu sikurse nuk ka nevojë për atë që vjen të kërkojë mbështetje, sepse sa ai hap gojën ia lexoni mendimet, sepse ju e njihni shumë mirë politikën dhe situatën, por dua të them se ktheni pak kokën pas e shikoni se ku ishte Tepelena, Memaliaj, qarku Gjirokastër para se ne të merrnim detyrën.
    Jo, jo, jo, mos e përdorni këtë, është kopjo kjo, jo këtë është e atyre të tjerëve kjo. Lëreni këtë, janë mitingjet e kënetave ato, janë përdorur me kohë. Keni poetë këtu sa të doni, mos përdorni kopjo. Fajin e ka tërmeti që ju lejon
    Ne respektojmë të drejtën e autorit, nuk e duam atë autor ne mes nesh. Tërmet urdhër, lëreni, mos e përdorni më, ça është kjo tani…!
    Unë nuk jam heroi juaj, jam kali që tërheq karrocën, për të bërë historinë, me historinë e keni raportin, më 11 maj fati na ka ardhur neve, shqiptarëve të kësaj kohe, që të bëjmë histori së bashku dhe të përmbyllim një kalvar të gjatë.
    Që nga koha e Skënderbeut që e parashtroi i pari për Europën dhe rilindasit për diellin që lind nga perëndon dhe fatin që na ka ardhur sot me historinë, me BE. Nuk është puna se kush bën më mirë rrugë dhe ujësjellësa, kush rrit pagat e kush bën sikur i rrit, sepse kjo dihet se kush i bën, i bëjmë vetëm ne, edhe ekonominë, edhe drejtësinë në këtë vend e sollëm si frymë e do e vulosim si ligj e zakon vetëm ne, kjo dihet. Kjo është përtej tyre, që e bën vendimin e 11 majit historik dhe popullor, është se më 11 maj me mbështetjen e shqiptarëve nga zgjedhjet del fuqi që është përtej partive, për të mbyllur negociatat më 2027 dhe për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë në BE dhe të marrë pasaportën europiane. Nuk është dokument udhëtimi por një status historie për një popull që është trajtuar deri më sot si i dorës së dytë.
    Ajo pasaportë jep status të barabartë, jo më me pyetje ku do shkosh e sa do rrish, ajo na bën qytetarë të barabartë me europianët, jo për zakon se jemi këtu për zakon. Por ne ia ngritëm kokën Shqipërisë, ia kthyem respektin, e zhvilluam vendin, i përparuam këto zona këtu, kujt i shkonte mëndja se pas braktisjes do çeleshin investimet, ku Vjosa do kthehej park kombëtar.
    Ne jemi në ngjitje dhe duhet të vazhdojmë në ngjitje”.