POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi ka prerë pemë ulliri në parcelën e shtetasit A. A. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: memaliaj
-

I preu ullinjtë në parcelë, nën hetim 50-vjeçari nga Memaliaj
-

Aksidenti në Memaliaj, arrestohet shoferi nga Gjirokastra
POLICIA E SHTETIT
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Theu masën e sigurisë, arrestohet i riu nga Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky shtetas u lokalizua dhe kap në Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Aksident në rrugën Krahës-Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, shtetasja S. Sh., 22 vjeçe, banuese në fshatin Drizar, Ballsh, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 22-vjeçarja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Marrin flakë kullotat në Memaliaj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga një bari
Një zjarr ka përfshirë kullotat në fshatin Anë Vjosë, Njësia Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj, rreth një orë më parë. Sipas burimeve për Report Tv flakët janë konstatuar në një zonë të thellë dhe të vështirë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke vështirësuar ndjeshëm punën e forcave të emergjencës.
Pavarësisht terrenit të vështirë, zjarrfikësit e Memaliajt kanë mundur të neutralizojnë flakët duke përdorur mjete rrethanore, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të tjera me bimësi të dendur.
Zjarri ka shkrumbuar rreth dy dynym kullotë, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bari që ndodhej në afërsi të vendngjarjes. Megjithatë, burime nga policia bëjnë me dije se këto janë ende vetëm dyshime dhe hetimet janë në vijim për të identifikuar autorin e mundshëm të zjarrvënies.
Autoritetet lokale apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët, sidomos gjatë stinës së verës, kur rreziku për zjarre në natyrë është i lartë. -

Sherr për kullotat në Memaliaj, ndërhyn policia
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme shtetasi M.M., 51 vjeç, banues në Krahës, ka debatuar me shtetasin H. A., 66 vjeç, banues në Krahës, për një konflikt kullotash mes tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

I riu nga Memaliaj braktis makinën me 2 klandestinë, policia nis kërkimet
Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Antitrafiqet e Policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet se është përfshirë në trafik të klandestinëve nga vendet e treta, drejt zonës së BE-së.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve njoftuan sot (23 maj) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim F. M., banues në Memaliaj, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se ka qenë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.
“Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thanë burime zyrtare. -

Memaliaj, 50-vjeçari rrëzohet aksidentalisht duke punuar në një bujtinë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. K., 57 vjeçe, banuese në Memaliaj, pasi në ambientet e bujtinës së saj, është rrëzuar aksidentalisht duke punuar shtetasi L. T., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Memaliaj, 58-vjeçari aksidentohet me zetor duke punuar tokën
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në fshatin Çërril, duke punuar me mjet bujqësor (zetor), në tokën e tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Tërmet Peçi, kandidati më i votuar në Memaliaj (Shifrat)
Tërmet Peci ka marrë më shumë vota në Bashkinë Memaliaj sesa kandidatët e tjerë në listë të hapur të PS-së. Pas tij vjen Shyqyri Hysi, Piro Dhima dhe në fund Anila Dhimitri. Në listën e hapur të PD-së, më shumë vota në këtë bashki ka marrë Mariklent Dervishi. Më pas vjen Arben Ristani, Alma Kore dhe Bajram Hysa. Shihni tabelat më poshtë.