Tag: memaliaj

  • Aksident i rëndë në Memaliaj/ 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy fuoristradave, 3 të plagosur rëndë, detajet e para

    Aksident i rëndë në Memaliaj/ 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy fuoristradave, 3 të plagosur rëndë, detajet e para

    Një aksident me pasojë vdekjen sapo ka ndodhur para pak minutash në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.
    Dy mjete xhip janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj, ndërsa janë lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze.
    Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se xhipi tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

  • Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën 7-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë

    Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën 7-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish.

    Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetu një 7-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në spital.
    Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
    “Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç.
    Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë).
    Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Aksident tragjik në aksin Memaliaj–Mallakastër: Humb jetën një fëmijë, tre të plagosur

    Aksident tragjik në aksin Memaliaj–Mallakastër: Humb jetën një fëmijë, tre të plagosur

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së njohur të ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën.
    Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit xhip: një Range Rover me targa shqiptare AB 700 SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas nga Ukraina.

    Viktima është një fëmijë nga fshati Kalivaç i Bashkisë Memaliaj, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Një grup ekspertësh të qarkullimit rrugor po punon për analizimin teknik të përplasjes.

  • Një vit pas masakrës në Memaliaj, babai i kamerierit Gledio Muka: Pse nuk zbardhet ngjarja?

    Një vit pas masakrës në Memaliaj, babai i kamerierit Gledio Muka: Pse nuk zbardhet ngjarja?

    36-vjeçari Gledio Muka ishte në krye të detyrës si kamarier, duke u shërbyer klientëve të fundit, kur u qëllua me breshëri plumbash më 21 korrik të 2024-ës.
    Ka kaluar 1 vit nga masakra në Memaliaj, me tre te vrarë, ku Gledio mbeti viktimë e pafajshme. Sot i ati, Hamza Muka, me lot në sy, teksa vendos lule në vendin ku dha shpirt i biri, kërkon drejtësi.
    “Kam një thirrje për autoritet shqiptare: Dua ta zbardhin ngjarjen sa më parë! Kam pyetur dhe më kanë thënë se jemi drejt zbardhjes por nuk di se pse nuk kanë bërë ende asgjë”, tha Hamza Muka.
    Qytetarët e Memaliajt gjithashtu kanë apeluar për zbardhjen e ngjarjes dhe krijimin e nje mjedisi te sigurt ne qytetin qe e vuan friken e hakmarrjes mes familejeve ne konflikt.
    “Duam të jetojmë të qetë! Të mos ndodhin më ngjarje të tilla”, thanë ata.
    Duke u gdhirë 21 korriku i 2024 Memaliaj u trondit nga atentati mafioz, ku dyshohet se shenjter ishte Shyqyri Kalemi, i ati i Andrea Kalemit nje personazh i njohur i botës së krimit. Plumbat kapen aksidentalisht Gledio Mukën dhe Marsel Çelen.
    Ngjarja nuk ishte e rastësishme por pasojë e një zinxhiri atentatesh mafioze, përfshirë vrasjen me bombë ne makine të Aleksandër Sadikajt në Tiranë dhe ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa.
    Për masakren e 21 korrikut 2024 nuk ka asnje te arrestuar, madje as te shpallur në kerkim. Autorët dyshohet të kene qene vrasës me pagesë që kane humbur çdo gjurmë pas krimit të trefishtë. /Report TV/

  • Nëna denoncon në polici, i riu nga Memaliaj zhduket në Francë

    Nëna denoncon në polici, i riu nga Memaliaj zhduket në Francë

    POLICIA E SHTETIT
    Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç.
    Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë. Vijon puna për gjetjen e tij.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

    Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi iu gjetën në banesë: 2 doreza boksi elektrike, 1 dorezë metalike dhe 1 aparat zbulues-gjurmues. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Kërkime dhe gërmime në fortesën e “Matohasanaj” në kuadër të projektit arkeologji e peizazhit në zonën…

    Kërkime dhe gërmime në fortesën e “Matohasanaj” në kuadër të projektit arkeologji e peizazhit në zonën…

    Nga Julia Vrapi
    Zbulime të reja arkeologjike kanë dalë në dritë nga kërkimet në zonën Memaliaj-Tepelenë. Gjatë muajit qershor Instituti i Arkeologjisë (ASH) në bashkëpunim me Universitetin Sweet Briar, SHBA, kryen kërkime dhe gërmime arkeologjike në fortesën e “Matohasanaj”, në kuadër të projektit më të gjerë arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj-Tepelenë. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bën me dije se këto punime u kryen edhe me mbështetjen e saj dhe të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. “Kërkimet kanë nxjerrë në dritë një godinë me karakter publik, ndërtuar gjatë shekujve II-III para Kr., me ndërhyrje të mëvonshme në antikitetin e vonë si dhe një nga hyrjet për në fortesë.
    Nga vëzhgimi në territor janë zbuluar një sërë strukturash që mund të lidhen me ambiente banimi, si dhe linja të reja muresh fortifikimi”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër . Po sipas kësaj DRTK-je, rezultatet e kërkimeve të deritanishme paraqesin rëndësi të veçantë, pasi ndryshojnë mënyrën e perceptimit të mëparshëm mbi Matohasanajn, nga fortesë thjesht ushtarake në një qendër të rëndësishme për komunitetin përreth, me godina publike e private. Kalaja antike e Matohasanajt ndodhet në majën e një kurrizi shkëmbor, i cili ngrihet në qendër të luginës së Sinanajt, midis shtratit të lumit Vjosa dhe malit të Gribës. Kalaja e Matohasanajt i përket shek. V p.e.sonë dhe ka gjurmë të vazhdimit të jetës thuajse në çdo periudhë në vijim.
    Projekti në zonën Memaliaj-Tepelenë
    Projekti peizazhe arkeologjike në zonën Memaliaj-Tepelenë ka synim zgjerimin e hartës së monumenteve. Në kuadrin e projektit peizazhe arkeologjike u zhvilluan edhe kërkimet arkeologjike në fortesën e Matohasanaj. Ky projekt në fushën e arkeologjisë nga Instituti i Arkeologjisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë) në bashkëpunim me Universitetin Sweet Briar, SHBA është në vijim dhe të atyre më parë që ka ndërmarrë ky institut.
    Instituti i Arkeologjisë ndër vite u përfshi hap pas hapi në një veprimtari të gjerë kërkimore, duke organizuar projekte bashkëpunimi me universitete e institucione simotra të vendeve perëndimore. Projektet shumëvjeçare të gërmimeve bashkuan përvojat e arkeologëve shqiptarë me ato të arkeologëve dhe specialistëve nga vende si Anglia, Franca, SHBA, Italia, Greqia, Austria, Gjermania, Zvicra, Izraeli e Polonia në kërkimet për të gjitha fushat e arkeologjisë si për prehistorinë, antikitetin dhe mesjetën. Në bashkëpunimet brenda vendit Instituti i Arkeologjisë ka organizuar e realizuar me Qendrën Ndërkombëtare për Arkeologjinë Shqiptare projektet për Via Egnatia, Tumën e Kamenicës, Tumat e Apolonisë, Horën e Durrësit etj.
    Të gjitha këto veprimtari shtuan ndjeshëm zbulimet e reja duke aplikuar metodologji, teknika e mjete bashkëkohore dhe duke angazhuar një numër gjithnjë e më të madh studentësh, të cilët kontribuuan më pas në përgatitjen e arkeologëve të rinj.

  • “Do pi kafe dhe kthehem”/ U zhduk pa gjurmë, dëshmia tronditëse e nënës së Eraldo Muçit: Djali im ishte shok me Sançon

    “Do pi kafe dhe kthehem”/ U zhduk pa gjurmë, dëshmia tronditëse e nënës së Eraldo Muçit: Djali im ishte shok me Sançon

    Klodiana Lala , përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodjana Lala, solli këtë të martë detaje të reja nga zhdukja e Eraldo Muçit, nga fshati Bylysh i Bashkisë së Memaliajt, i njohur si miku i “Sanços”, më 15 qershor
    Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.
    “Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty ai kishte disa shokë me të cilën rrinte.

    E telefonova rreth orës 09:00. Më tha po pinte kafe. Folëm më vonë dhe më tha se do të vinte në shtëpi. Por ai nuk u kthye më”, është shprehur nëna e 30-vjeçarit”, ka rrëfyer Trëndafile Muçi.
    Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimet, besohet se zhdukja e beftë e Eraldo Muçit ka lidhje me miqësinë që ai kishte krijuar me Aleksandër Sadikajn, i njohur ndryshe edhe si “Sanço”. Sadikaj 27 vjeçar u ekzekutua më 11 Qershor 2022, me anë të shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.
    Një atentat që për kohën tronditi me ashpërsinë e vetë opinionin publik. Por që u pasua më tej me shumë ngjarje kriminale, që erdhën si një shpagim për ekzekutimin e Sadikaj.Siç ishte ekzekutimi disa muaj më pas, më 16 Dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë i biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa. Vrasje e cila u krye nga miqtë e Sadikaj si formë hakmarrje ndaj eleminimit të tij.
    Më tej ato ndaj Andrea Kalemit, njërit prej dajallarëve të Sadikaj, i cili ra dy herë pre e atentateve, ku në njërin prej tyre mbeti i plagosur rëndë. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe më pas në burg, ku ndodhej i arrestuar në shtetin fqinj. Andrea Kalemi që mendohet se është porositësi i vrasjes së Edmond Papës.
    Apo atentati ndaj Zaimir Kalemit më 13 Janar 2024, Edhe ky i afërm i Aleksandër Sadikaj, që mbeti i plagosur ndërsa makina me të cilën lëvizte u qëllua në një nga segmentet e Unazës së Madhe. Por po kështu edhe atentati me tre të vrarë në Memaliaj, më 20 Korrik 2024.
    Ku si pasojë e batareve të plumbave humbën jetën Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Kamarieri i lokalit, 36 vjeçari, Gledio Muka dhe një klient i pranishëm në momentin e atentatit, 47 vjeçari, Marsel Çela. Ngjarje të cilave në prillin e vitit 2023, u kishin paraprirë zhdukjet e dy personave
    Ato të 46 vjeçarit, Leonard Thodhori, banues në fshatin Çukë të Sarandës dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, nga Fieri. Po çfarë lidhje kanë këto vrasje, zhdukje personash, atentate të suksesshme apo të dështuara me zhdukjen më të fundit, atë të Eraldo Muçit?
    Por kush ishte i fundit që foli me Eraldo Muçin dhe çfarë i tregoi ai për itinerarin dhe personazhet që do të takonte?
    Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 30 vjeçari Eraldo Muçi, një nga njerëzit e besuar të Aleksandër Sadikaj, edhe pas vdekjes së tij, vijonte të frekuentonte në vazhdimësi agroturizmin e tyre në Memaliaj.Agroturizëm nga ku u nis edhe për në destinacionin e tij të fundit, ku humbi edhe gjurmët.
    “Eraldo nuk u kthye dhe në mëngjes më datë 16 qershor i rashë telefonit. Më doli i fikur. Unë dhe bashkëshorti u shqetësuam. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ai të mos vinte në shtëpi”, thotë nëna e tij.
    Por teksa Trëndelina dhe bashkëshorti i saj Seferi përpiqeshin të lidheshin me djalin e tyre të vetëm, në derën e tyre troket policia, e cila kishte marrë një kallëzim penal nga miqtë e 30-vjeçarit për humbjen e kontakteve me të.
    Zhdukje e cila duket se ka një drejtim dhe një burim, atë të sagës së hakmarrjes që ka nisur dhe po vazhdon e tillë deri në ushtarin e fundit të kundërshtarëve që tashmë janë vendosur egërsisht të përballen dhe të asgjësojnë njëri-tjetrin.
    Prindërit e Eraldos, të pyetur nga hetuesit, nuk kishin asnjë të dhënë që mund të hidhte dritë mbi zhdukjen e të birit. Veç faktit, se ai ishte mik me Aleksandër Sadikaj. Më shumë nuk dinin rreth miqësive apo aktivitetit të tij.
    ‘Djali im ishte mik me Aleksandër Sadikaj. Ai punonte herë pas here në fermën e tij. Edhe pas vrasjes së Aleksandrit, shkonte shpesh te ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe i ndihmonte ata në punët e tyre të përditshme”, ka pohuar gruaja në polici.
    Praninë e Eraldos në fermën e kuajve në pronësi të familjes së mikut të tij në Memaliaj, atë ditë të zhdukjes së tij, e konfirmoi edhe menaxheri i këtij agroturizmi i cili për grupin hetues tregoi se 30 vjeçari, erdhi aty në mëngjes herët.Por ndryshe nga herët e tjera, ai ishte nisur për diku tjetër, jo për të punuar në fermën e kuajve. Dhe për këtë arsye i kishte kërkuar para borxh, me qëllim që të udhëtonte drejt Durrësit.
    “Më datë 15 Qershor, Eraldo erdhi herët në fermë, që në orët e para të mëngjesit. Ai vinte shpesh që të na ndihmonte, edhe pas vrasjes së Aleksandrit. Ishte si një njeri i besuar për ne.
    Ndryshe nga herët e tjera më kërkoi para që të shkonte drejt Durrësit. I dhashë vetëm 10 mijë lekë të vjetra dhe ai u largua. Telefoni i tij u mbyll më pas dhe ne humbëm çdo kontakt”, mësohet të jetë shprehur menaxheri i fermës së kuajve të Aleksandër Sadikajt, në Memaliaj.
    I pyetur nëse Eraldo i kishte dhënë më shumë detaje rreth njerëzve që do takonte në qytetin e Durrësit, menaxheri i fermës së kuajve, tha se ai kishte thënë vetëm që do takonte disa njerëz.
    Por asgjë konkrete më shumë. Apo të linte të kuptonte se kishte diçka shqetësuese te ai. Fakti që ai mori me vete vetëm 10 mijë lekë të vjetra, lë të kuptohet se ai do atë kthehej shpejt në Memaliaj.
    Por edhe që Eraldo nuk ishte një djalë që kishte para, përsa kohë që edhe këtë udhëtim të fundit të tij, e bëri me para të marra borxh.
    “Nga ai moment nuk kam më kontakte me Eraldon. Dhe jemi të shqetësuar për fatin e tij. Këtë dëshmi e kam dhënë dhe në polici”, është shprehur për emisionin “Në Shënjestër” menaxheri i fermës në Memaliaj.
    Të njëjtin shqetësim shprehu te menaxheri i fermës së kuajve edhe e fejuara e 30 vjeçarit, tashmë të zhdukur, prej 20 ditësh Eraldo Muçi.
    E cila e kishte kontaktuar menaxherin e sipërmarrjes në pronësi të familjes Sadikaj, nëpërmjet instagramit, ku e kishte pyetur nëse kishte kontakte me Eraldon. Vajza, e cila rezulton të jetë me banim në Durrës, dhe që me 30-vjeçarin kishte krijuar një lidhje.E cila më pas u lidh edhe me prindërit e tij.
    “Vajza na shkroi. Ajo kërkonte të dinte nëse kishim informacion se ku ishte djali. Por ne nuk dinim asgjë rreth fatit të tij. Ne djalin e kemi rritur më shumë vështirësi. Prej ditës kur djali është zhdukur nuk kemi vënë gjumë në sy, as unë, as burri”, ka treguar nëna e Eraldo Muçit.
    Ndërkohë që menaxheri rrëfeu më tej se në Memaliaj, Eraldo qëndronte në shoqërinë e 3 djemve. Të cilët edhe këta janë marrë në pyetje nga policia. Por nga ana e tyre ata kanë deklaruar se ai nuk u kishte shfaqur asnjë shqetësim. Dhe po kështu nuk kishin asnjë kontakt me të që prej mbrëmjes së datës 15 qershor.
     
     
     

  • Miku i Aleksandër Sadikajt prej dy javësh i zhdukur, babai i Eraldo Muçit: Herën e fundit u pa në Sukth, s’kishte as konflikte e as borxhe!

    Miku i Aleksandër Sadikajt prej dy javësh i zhdukur, babai i Eraldo Muçit: Herën e fundit u pa në Sukth, s’kishte as konflikte e as borxhe!

    Teksa saga e hakmarrjes dhe luftës mes dy grupeve kriminale Sadikaj-Papa ka lënë të paktën pesë viktima në pesë vitet e fundit, duket se misteri për këto ngjarje dhe personazhet nuk ka të mbaruar.
    Në Stacionin e Policisë Memaliaj, javën e fundit të qershorit ka depozituar denoncim një 73-vjeçar, për humbjen e djalit të tij Eraldo Muçi, 30 vjeç.
    I moshuari nga fshati Bylysh i ka thënë efektivëve se i biri ishte larguar nga banesa që prej datës 15 qershor dhe nuk është kthyer më, kurse një javë pas denoncimit nuk ka ende asnjë informacion për fatin e të riut.
    Por kush është Eraldo Muçi?
    Emri i tij lidhet me Aleksandër Sadikaj, i riu nga Memaliaj, por që jetonte në kryeqytet dhe që u hodh në erë me bombë të telekomanduar tre vjet më parë, në një ekzekutim si në filma pranë TEG-ut, teksa udhëtonte me makinën e tij luksoze. Muçi mësohet se është miku i Sadikajt dhe njeri i afërt i tij. Në këtë pikë lindin edhe dyshimet për një ngjarje kriminale të mundshme, me motiv hakmarrjen, por Policia tregohet e rezervuar dhe nuk ka ende ndonjë të dhënë apo provë konkrete. Kërkimet për gjetjen e të riut po vazhdojnë, kurse prindërit apelojnë për gjetjen e djalit të vetëm.
    Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Për herë të fundit është parë në autostradën Tiranë-Durrës dhe prej aty ka humbur gjurmët. Familja ngre dyshime të forta se atij mund t’i ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje.
    Babai i Eraldo Muçit ka folur për “Blu Tv”, ku ka dhënë edhe disa nga rrethanat e largimit, kur është parë për herë të fundit dhe dyshimet që ka tek ndonjë nga shokët që edhe mund ta ketë futur në kurth. Ai u shpreh se është shumë i shqetësuar dhe se i biri nuk kishte konflikte apo borxhe. Hera e fundit Eraldo sipas tij ishte parë në Sukth.
    “Ishte e diela e 15 qershorit, në mbrëmje, foli në telefon me të ëmën, e pyeti ça po bënte. I tha se po hante bukë me qepë, ca qepë të vogla. E që atë dite, me sa dini ju, dimë edhe ne. Sherr në fshatin Bylysh nuk ka pasur, edhe borxh nuk ka pasur. Këto dyja janë kryesore, borxhi dhe zënia, kaq. Pastaj, pas një jave bëra denoncimin në Memaliaj, kam vajtur 4-5 herë atje, bëra denoncimin, dokumentat, nuk kemi asnjë informacion deri tani. Asnjë sinjal, se është i gjallë, se është i vdekur, ai është evlati im. Kam tre fëmijë. Nuk kishte asnjë problem, asnjë shqetësim. Kur është nisur, që ka ikur, është parë në Durrës, ka çuar makinën te karburanti i Sukthit, e la 3-4 ditë atje, vete ia merr një shok dhe e ka çuar te shpia. Kishte makinën e tij djali”, shprehet i moshuari.
    Më tej thotë se i biri kishte shokë në disa vende dhe kërkonte që t’ia kthenin në shtëpi, pasi ka 17 ditë pa gjumë.
    “Ai ka shokë në çdo vend, në Memaliaj, Tepelenë, Durrës, kudo. Mund të jetë nonjë shok i mirë, por mund të jetë ndonjë që i futi thikën dhe hajt ta gjej. Këto dyja janë. Jemi shumë të shqetësuar. Kam 17 ditë pa gjumë, jam e i moshuar 73-74 vjeç, po ça të bëjmë. Djali është 30 vjeç, ishte pa punë, kur i dilte ndonjë punë shkonte. Kisha një kredi në shtet, ato po ia laj unë. Nuk e di, kush e pa tek e pa, vetëm Zoti e pa atë punë. Atij që e ka parë, shokut i them të ma sjellë djalin në shtëpi”, shprehet babai.
    Edhe Policia e Gjirokastrës ka bërë një njoftim të shkurtër pas ngjarjes.
    “Më datë 24.06.2025, në Stacionin e Policisë Memaliaj ka kallëzuar shtetasi S. M., 73 vjeç, banues në fshatin Bylysh, se djali i tij, shtetasi E. M., 30 vjeç, është larguar nga banesa, më datë 15.06.2025. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftonte policia pas denoncimit të babait të të riut.
    30-vjeçari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj, ky i fundit i thirrur edhe me pseudonimin “Sanço” dhe që dyshohet se u vra në atë atentat me bombë të telekomanduar për shkak të humbjes apo vjedhjes së një sasie të madhe droge në linjën Shqipëri-Greqi gati një dekadë më parë. Anëtarët e tjerë të grupit dyshonin se Sadikaj qëndronte pas humbjes së mallit me dëm financiar të konsiderueshëm dhe kjo solli më pas sagën e përgjakshme mes dy palëve që më parë kishin qenë pjesë e një organizate.
    Sadikaj u ekzekutua në qershor të 2022, në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.
    Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar pati disa krime të rënda. U vra në Tiranë biznesmeni Edmond Papa. Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit.

  • Memaliaj, babai denoncon në polici: Më ka humbur djali!

    Memaliaj, babai denoncon në polici: Më ka humbur djali!

    POLICIA E SHTETIT
    Më datë 24.06.2025, në Stacionin e Policisë Memaliaj ka kallëzuar shtetasi S. M., 73 vjeç, banues në fshatin Bylysh, se djali i tij, shtetasi E. M., 30 vjeç, është larguar nga banesa, më datë 15.06.2025. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.