Tag: memaliaj

  • Memaliaj/ U dogjën tre banesa dhe 400 pemë, vihet në pranga autori i zjarrit

    Memaliaj/ U dogjën tre banesa dhe 400 pemë, vihet në pranga autori i zjarrit

    Një 62-vjeçar është identifikuar si autori i zjarrit në Memaliaj.

    Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat.
    Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara).
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon sërisht, për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me pasoja penale.
    Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

    Top Channel

  • Arrestohen 5 piromanë në Berat dhe në Memaliaj, njërin e kap kamera (VIDEO)

    Arrestohen 5 piromanë në Berat dhe në Memaliaj, njërin e kap kamera (VIDEO)

    Identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.
    Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
    Njoftim i Policisë:
    *Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:-Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.
    *Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
    Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.
    Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
    Po kështu, policia ka arrestuar edhe një piroman në Memaliaj.
    Njoftimi i policisë

    Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor.

    Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat.

    Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara).

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
    gijotina.com/

  • (VIDEO)Memaliaj, vuri zjarr duke djegur 3 banesa, 400 pemë../ Arrestohet 62 vjeçari

    (VIDEO)Memaliaj, vuri zjarr duke djegur 3 banesa, 400 pemë../ Arrestohet 62 vjeçari

    Identifikohet dhe arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor.
    “Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat.
    Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara)”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

  • Vjedh paratë në një objekt kulti në Salari, policia ndalon hajdutin nga Memaliaj

    Vjedh paratë në një objekt kulti në Salari, policia ndalon hajdutin nga Memaliaj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Salari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Ndezi zjarr afër banesës, nën hetim gruaja nga Memaliaj

    Ndezi zjarr afër banesës, nën hetim gruaja nga Memaliaj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. B., 60 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së saj, me qëllim pastrimin e tokës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe toke me bimësi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg turistin ukrainas

    Aksidenti që i mori jetën fëmijës në Memaliaj, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg turistin ukrainas

    Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën “arrest në burg” në ngarkim të Vadym Tryfonony, turistit ukrainas që dy ditë më parë, teksa ishte duke udhëtuar me xhipin e tij ‘Mercedez Benz’, u përplas me një fuoristradë “Range Rover”.
    Masa e sigurisë u mbajt në Spitalin e Gjirokastrës, ku drejtuesi i huaj ndodhet i shtruar me plagë të shumta pas aksidentit.
    Ngjarja ndodhi në kthesën e Luftinjës, në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, duke shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e një fëmije 7-vjeçar që ndodhej në bordin e ‘Range Rover’, i cili drejtohej nga babai i vogëlushit, Blerim Dulaj. Ky i fundit dhe bashkëshortja mbetën të plagosur lehtë, ashtu sikurse edhe dy turistët ukrainas, që udhëtonin në mjetin tjetër.
    Prokurorja e çështjes, Aulona Haxhiraj, ka dhënë detajet nga aksidenti bazuar nga ekspertimi i grupit hetimor, ku bën fajtor shtetasin ukrainas, i cili ka konsumuar veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen. Pas kësaj, gjykatësja Entela Selmanaj ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat.
    Seanca gjyqësore është zhvilluar në Pavionin e Kirurgjisë, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku shoferi ukrainas ndodhet i shruar me fraktura të shumta në gjymtyrë dhe ruhet me efektivë.
    Turisti i arrestuar ukrainas kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

  • Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë

    Aksident i rëndë në Memaliaj/ Humb jetën një i mitur, plagosen tre të tjerë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish.
    Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetur një 10-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
    Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

  • Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën fëmija 7-vjeçar

    Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën fëmija 7-vjeçar

    Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.
    Në aksident janë përfshirë dy automjete tip SUV, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.
    Përplasja fatale ka shkaktuar vdekjen e një fëmije 7-vjeçar. Po ashtu, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
    NJOFTIMI I POLICISE
    Memaliaj/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë). Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Pamje nga aksidenti tragjik në Memaliaj, humb jetën fëmija 7 vjeç, si ndodhi përplasja me makinën e ukrainasit (FOTO)

    Pamje nga aksidenti tragjik në Memaliaj, humb jetën fëmija 7 vjeç, si ndodhi përplasja me makinën e ukrainasit (FOTO)

    Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.
    Në aksident janë përfshirë dy automjete tip SUV, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.
    Përplasja fatale ka shkaktuar vdekjen e një fëmije 7-vjeçar. Po ashtu, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
    NJOFTIMI I POLICISE
    Memaliaj/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë). Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy automjeteve, 3 të plagosur rëndë

    Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari vdes pas përplasjes së dy automjeteve, 3 të plagosur rëndë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrit në Memaliaj.
    Burime për media bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa viktimë ka mbëtur një fëmijë 10 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
    Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se makina tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.
    Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.