Një infermier në Memaliaj, është marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas policisë, infermieri 39-vjeçar dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, ku ka regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit një shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se më datë 13.09.2025, ka shpërdoruar detyrën si infermier në një qendër shëndetësore, duke regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”).”, thuhet në njoftimit e policisë.
Materialet procedurale për rastin i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Tag: memaliaj
-

Regjistroi fiktivisht të arrestuarin që kishte thyer masën e sigurisë, vihet në hetim infermieri në Memaliaj
-

Aksident tragjik në aksin Memaliaj-Mallakastër, humb jetën fëmija 10 vjeç
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje ku një i mitur ka humbur jetën.
Sipas raportimeve, aksidenti fatal ndodhi në aksin Memaliaj-Mallakastër ndërsa 10-vjeçari s’i mbijetoi plagëve.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. -

Abuzoi seksualisht me një të re, procedohet 65-vjeçari në Memaliaj
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj, ku një 32-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar.
Për pasojë është proceduar penalisht shtetasi me iniciale E.R., 65 vjeç.
Sipas uniformave blu, 32-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor“, thuhet në njoftimin e policisë.Top Channel
-

Ndarja e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Edi Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste se do të nisë një reformë të re territoriale. Arbjan Mazniku do të drejtojë komisionin e posacëm parlamentar për një ndarje të re të Shqipërisë, duke reflektuar ndryshimet e shumta demografike që ndodhën këto 10 vitet e fundit.
Sa i përket qarkut Gjirokastër, tre bashki rrezikojnë të mos ekzistojnë më; Libohova, Memaliaj dhe Këlcyra. Ndonëse nuk ka ende një draft të publikuar, PS e ka thënë vazhdimisht se është për variantin e uljes së mëtejshme të numrit të bashkive.
Në një skenar të tillë, Libohova do të bashkohej me Gjirokastrën, Këlcyra me Përmetin dhe Memaliaj me Tepelenën.
Dropulli për shkak të specifikës si bashki minoritare nuk pritet të preket. Nëse shkohet drejt këtij varianti numri i bashkive në qarkun Gjirokastër reduktohet nga 7 në 4.
Rama paralajmëroi se do të vijojë punën për këtë reformë edhe nëse opozita zgjedh të mos përfshihet sic bëri në ndarjen e parë kur u shkrinë komunat dhe u krijuan 61 bashki të reja në vend.
Kësaj radhe PS është edhe më komode në Kuvend sepse i ka votat e nevojshme për të miratuar hartën e re të pushtetit vendor në Shqipëri. ©Argjiroja.net -

Nga Belshi për të vjedhur banesa, lokale e objekte kulti në Memaliaj dhe Përmet, pranga nënës në kërkim i biri
Nënë e bir nga Belshi akuzohen nga policia për 6 raste vjedhjesh të dokumentuara nga muaji maj deri në shtator në Memaliaj dhe Përmet. Ata akuzohen se vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, lokale dhe objekte kulti. Policia ka vënë në pranga 67-vjeçaren, ndërsa ka shpallur në kërkim të birin e saj 36-vjeçar.
Nga veprimet hetimore rezulton se nënë e bir, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë). Ndërkohë po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe puna operative në terren, ndaluan shtetasen Z. U., 67 vjeçe, banuese në Belsh.
Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi L. U., 36 vjeç, banues në Belsh.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit, konkretisht:
04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll., kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe një shumë parash;
10.07.2025, fshati Krahës – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;
07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;
23.08.2025, fshati Petran, Përmet – në lokalin e shtetasit A. L., kanë vjedhur një shumë parash;
04.09.2025, Memaliaj – në një objekt kulti dhe në një lokal, kanë vjedhur një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë).
Punohet për kapjen e 36-vjeçarit. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. -

Vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, arrestohet 67-vjeçarja në Tepelenë, në kërkim djali i saj
Shërbimet e Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, zbuluan dhe dokumentuan 6 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve maj–shtator në Memaliaj dhe Përmet, ku janë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash nga banesa, lokale dhe objekte kulti.
Si rezultat i veprimeve operative, u ndalua shtetasja Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh, ndërsa djali i saj, L. U., 36 vjeç, është shpallur në kërkim.
Hetimet tregojnë se të dy, në bashkëpunim, studionin vendet që do vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë. Disa nga vjedhjet e dokumentuara janë:
04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – banesa e shtetasit P. Ll., ku u vodhën bizhuteri floriri dhe një shumë parash.
10.07.2025, fshati Krahës – objekt kulti, ku u vodh një shumë parash.
07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – objekt kulti, ku u vodh një shumë parash.
23.08.2025, fshati Petran, Përmet – lokal i shtetasit A. L., ku u vodh një shumë parash.
04.09.2025, Memaliaj – objekt kulti dhe lokal, ku u vodh një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekustroi një automjet, një celular dhe sendet e përdorura për vjedhjet.
Hetimet vazhdojnë për kapjen e 36-vjeçarit dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.Top Channel
-

I dëmtoi makinën një të riu, nën hetim 46-vjeçari nga Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin një 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Memaliaj, 37-vjeçari thyen masën e sigurisë, policia e shpall në kërkim
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në fshatin Xhafaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

I riu nga Memaliaj kapet me kanabis
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Q., 21 vjeç, banues në Memaliaj, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Arrestohet zjarrvënësi në Memaliaj
Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Iliras, Memaliaj, nga i cili u dogj territori i fshatit Koshtan, 3 banesa të pabanuara, rreth 400 pemë frutore dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.
Mëngjesin e sotëm, pas një operacioni të përbashkët mes Komisariatit të Policisë Tepelenë, Stacionit të Policisë Memaliaj, forcave të DVP Gjirokastër e Fier dhe shërbimeve zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e flakëve dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në Iliras.
Zjarri kishte rënë në zonën pyjore të njohur si “Hams”, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe mjedisore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia apelon që asnjë banor të mos kryejë zjarrvënie, duke paralajmëruar pasoja të rënda ligjore. Po ashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.