POLICIA E SHTETIT
Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, për një ari të rënë në çark, në pyllin e fshatit Xhafaj, bëjmë me dije se:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë shkuar në vendin e quajtur “Thanzë”, në afërsi të fshatit Xhafaj, dhe kanë konstatuar aty, një ari të ngordhur, i kapur në këmbë nga një çark që dyshuar se është vendosur nga banorë të zonës, për të mbrojtur të mbjellat dhe bagëtitë nga kafshët e egra.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Memaliaj kanë kryer veprimet për rastin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin e shtetasit/ve përgjegjës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: memaliaj
-

Policia: Ariu në Memaliaj ka ngordhur, po punojmë të zbulojmë kush e kapi në çark
-

Zjarr në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit në një shtëpi
Një bombol gazi ka shpërthyer mbëmjen e sotme në një banesë në Memaliaj. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e Aristill Laskas, i cili sipas jeton i vetëm.
Pas shpërthimit të bombolës së gazit, flakët kanë përfshirë tendën e ballkonit.
Siç raportohet, ai kishte vendosur ushqimin për gatim dhe është larguar për pak kohë nga shtëpia.
Më pas, komshinjtë, kanë vënë re tym të dendur që dilte nga ballkoni dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit. -

Aksident në aksin Tepelenë- Memaliaj, plagoset 20-vjeçari
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi F. G., 20 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 20-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Kanosje dhe fyerje në Memaliaj, nën hetim një person
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi M. V., 67 vjeç, banues në fshatin Iliras, ka kanosur dhe fyer një 64-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet adoleshenti nga Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi u konstatua në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Regjistruan fiktivisht në librin e shërbimit një person që theu masën e sigurisë, pezullohet nga detyra mjeku dhe infermieri në Memaliaj
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj ekzekutuan masën “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
R. S., 39 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë infermier dhe Sh. M., 62 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë mjek, në një qendër shëndetësore, pasi nga hetimet dyshohet se më datë 13.09.2025, kanë regjistruar në mënyrë fiktive në librin e shërbimit, shtetasin E. K. (i arrestuar më datë 13.09.2025, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Gruaja nga Memaliaj drejtonte makinën pa patentë, ndalohet nga policia
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen T. D., 51 vjeçe, banuese në fshatin Martalloz-Lab, Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Tepelena nderon Kapedan Tafil Buzin, udhëheqësin e kryengritjeve antiosmane, avokat Idajet Beqiri zbardh detajet nga..
Ditën e djeshme, në qendër të qytetit Tepelenë u vendos busti i Tafil Buzit (1792–1844), një nga figurat më të shquara të rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane. I njohur si udhëheqës i kryengritjeve të viteve 1833–1835, ai udhëhoqi grupe luftëtarësh nga Tepelena, Vlora, Mallakastra, Berati, Skrapari e Çamëria, duke u bërë simbol i guximit dhe qëndresës shqiptare.Tafil Buzi u lind në vitin 1792, në fshatin Buz të Tepelenës, sot Bashkia Memaliaj. Vdiq në rrethana të paqarta në vitin 1844. Sa i takon këtij aktivititeti ka reaguar dje në rrjetet sociale edhe avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili ka qenë prezent.
Ja reagimi i z. Beqiri:
Sot, në 4 tetor 2025, në qytetin e Tepelenës, isha i ftuar në zhvillimin e ceremonisë së përurimit të Shtatores së Kapedanit Tafil Buzi “Nder i Kombit”, një figurë e shquar e historisë sonë kombëtare, simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë.Kjo veprimtari u organizua nga Bashkia Tepelenë, në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Tafil Buzi” dhe Bashkinë Memaliaj, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete akademike, deputetë, ish-deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor e qendror, klerikë, drejtues të disa shoqatave atdhetare të vendit dhe qytetarë të shumtë nga Tepelena dhe Memaliaj, të cilët nderuan kujtimin e Kapedanit me mirënjohje Tafil Buzi. -

Memaliaj, punëtori bie nga skela e ndërtimit
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin M. Ç., 68 vjeç, banues në Lushnjë, me detyrë teknik i firmës që kryen rikonstruksionin e një shkolle në Memaliaj, pasi gjatë punës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela, shtetasi A. D., 47 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.