Kryeministri Edi Rama në takimin në Romë, e quajti homologen e tij italiane, Giorgia Melonin motra e madhe, ku sipas tij, ka dashurinë që ta ndihmojë Shqipërinë.
“Me thënë të drejtën, në të gjitha vitet që kam drejtuar Shqipërinë, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira dhe dëshirën për të bërë të gjitha qeveritë italiane.
Me këtë qeveri është dashuria dhe dëshira për të bërë dhe jemi shumë mirënjohës sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë, por edhe ministrat e saj janë shumë të gatshëm për të ndihmuar.
Dhe shpresoj të mos keqkuptohet se, falë angazhimit vëllazëror, sot jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes.”, tha Rama.
Tag: melonin
-
“Sot ditë historike!”, Rama në konferencë me Melonin: Përveç dëshirës, “motra e madhe” ka dashurinë të ndihmojë Shqipërinë
-

Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin/ Kryeministrja italiane: Nëse e bëj, mund të vras dikë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen në Gaza, duke thënë se nëse do të linte duhanin, “mund të vriste dikë”.
Komenti u bë gjatë një bisede informale me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili u zotua se do të përpiqej ta ndihmonte Melonin ta linte duhanin.
Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit, i tha Melonit: “Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”.
Presidenti francez Emmanuel Macron, që ndodhej pranë tyre, ndërhyri me një buzëqeshje duke thënë: “Është e pamundur!”, duke nënvizuar vështirësinë e këtij synimi.
Meloni iu përgjigj me shaka: “E di, e di… nuk dua të vras dikë”, duke lënë të kuptohet se heqja dorë nga duhani mund të ndikojë në humorin e saj.
Më herët, në një libër të bazuar në intervista, Meloni kishte rrëfyer se e kishte lënë duhanin për 13 vjet, por kishte rifilluar sërish.Top Channel
-

Danimarkë/ Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)
Nesër në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.
Sonte në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solene e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë.
I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen.
Në pamje duket Rama duke shkëmbyer batuta me Melonin dhe presidentin francez Macroni.
-

Videolajm/ Rama i ulet në gjunjë sërish Giorgia Melonit në konferencën për Ukrainën në Romë
Kryeministri Edi Rama është gjunjëzuar sërisht për të përshëndetur kryeministren italiane Giorgia Melonin, ditën e sotme gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Romë.
Kryeministri Rama e kishte përshëndetur Giorgia Melonin në këtë mënyrë edhe më 16 maj gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
-

Zv/presidenti Vance në Romë, takim me Melonin dhe vizitë në Vatikan: Italia, një aleat i madh i SHBA-ve
Bota E Diel, 20 Prill 2025 16:21
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, zhvilloi një vizitë në Itali, ku u prit nga Kryeministrja Giorgia Meloni dhe vizitoi Vatikanin në kuadër të Javës së Shenjtë.
Në një postim në Instagram, Vance shprehu kënaqësinë për takimin me Melonin: “Ishte kënaqësi të takoja Kryeministren Giorgia Meloni në Romë. Italia është një vend i bukur dhe një aleat i madh i Shteteve të Bashkuara.”Vizita e zëvendëspresidentit amerikan në Vatikan përkoi me liturgjinë e të Premtes së Madhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, një moment solemn i Javës së Shenjtë në kalendarin katolik.
“Ishte një nder të vizitoja Vatikanin gjatë Javës së Shenjtë, dhe një bekim të përjetoja bukurinë dhe solemnitetin e liturgjisë së të Premtes së Mirë,” shkroi Vance në një tjetër postim në rrjetet sociale. -

Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: “Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Disa pyetje të bëra nga një gazetare italiane kanë ndezur konferencën për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump me kryeministren italiane Giorgia Melonin, ku shefja e ekzekutivit në Romë bëri rolin e “zjarrfikëses”.
Tensioni mbizotëroj në konferencë, kur Trump u pyet për akuzat e tij ndaj Volodymyr Zelenskit, të cilin e bën përgjegjës për luftën në Ukrainë së bashku me paraardhësin e tij në detyrë, Joe Biden.
Gazetara e pyeti Melonin në italisht, se çfarë mendonte për deklaratën e Trump përkundrejt Zelenskit ku e bën përgjegjës për luftën dhe Meloni u përgjigj gjerësisht, po ashtu në italisht, me Trump që tha duke qeshur: “Ishte kaq bukur. Çfarë… çfarë tha?”.
Kur përkthyesi u përpoq të shpjegonte me nervozizëm përmbajtjen e pyetjes, atmosfera u rëndua dukshëm. Meloni, duke ndjerë tensionin, ndryshoi shpejt temën, duke deklaruar se Italia do të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes në 2% të PBB-së, siç përcaktohet nga objektivi i NATO-s.Pasi mbaroi Meloni, Trump tha: “Unë nuk e fajësoj Zelenskyn, por nuk jam i emocionuar për faktin që filloi kjo luftë”, duke vënë në dukje koston e madhe të shkatërrimit në Ukrainë.
“Nuk jam i kënaqur as me të, as me asnjë tjetër të përfshirë”, shtoi ai.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë e mbylli më pas me një frazë të mprehtë. “Nuk e fajësoj, por nuk mund të them që bëri punën më të mirë. Unë nuk jam një fans i madh i tij”, tha ai.
Intervista vazhdoi me një moment tjetër të sikletshëm, kur një gazetar italian pyeti nëse Trump e kishte quajtur vërtet Evropën një “parazit”.
Meloni e vuri në dyshim këtë gjë, ndërsa Trump e mohoi kategorikisht. I pyetur nëse dëshiron ta “bëjë Evropën përsëri të madhe”, Trump u përgjigj duke thënë: “Shpresoj që Evropa të bëhet sërish e madhe.”“Ka kaluar shumë probleme dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me emigracionin. Unë nuk jam një fans i madh i Evropës dhe asaj që kanë bërë ata me emigracionin. Besoj se do të bëhen më të zgjuar, sepse Evropa është lënduar thellë nga zgjedhjet e saj”, deklaroi ai.
Në përfundim, Trump vlerësoi Georgia Melonin për politikën e saj të ashpër ndaj refugjatëve, duke theksuar se “Evropa është shumë e rëndësishme për mua”.
“Është e rëndësishme për botën. Unë dua që ata të bëjë mirë, por Europa duhet të merret seriozisht me emigracionin”, nënvizoi Presidenti amerikan.