Tag: meloni

  • Dalin pamjet, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare në Romë

    Dalin pamjet, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare në Romë

    Kryeministri Edi Rama në Romë pritet me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni.
    Sot mbahet mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali.

    Më herët, Rama njoftoi se do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

    Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive

    -Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë-Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive-Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare-Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit

  • Rama pritet në ceremoni zyrtare nga Meloni, i prezanton një pjesë të ministrave, ‘në ballë’ Spiropali

    Rama pritet në ceremoni zyrtare nga Meloni, i prezanton një pjesë të ministrave, ‘në ballë’ Spiropali

    Edi rama dhe giorgia meloni

    ITALI- Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e ministrave të kabinetit të tij janë pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, e cila do të jetë e para mes dy vendeve. Pas ceremonisë zyrtare, ku Meloni dhe Rama kanë qenë të afërt mes tyre, kryeministri shqiptar i ka prezantuar homologes së tij një pjesë të ministrave, me në krye Elisa Spiropalin dhe Delina Ibrahimajn.

    elisa spiropali dhe delina ibrahimaj

    Në këtë samit marrin pjesë rreth 10 ministra nga secila palë, përfshirë ministrat italianë Antonio Tajani, Matteo Piantedosi, Carlo Nordio, Guido Crosetto, Gilberto Pichetto Fratin, Alessandro Giuli, Orazio Schillaci, Nello Musumeci, si dhe nënsekretarët Federico Freni dhe Matteo Ferrante.
    Nga pala shqiptare të pranishëm do të jenë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë  Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; I Mbrojtjes  Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

    Meloni dhe rama

    Marrëveshjet dhe memorandumet që pritet të nënshkruhen janë në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura. Samiti ka si qëllim të çojë në një nivel të ri cilësor bashkëpunimin dypalësh, përmes krijimit të një kuadri të qëndrueshëm dhe të strukturuar në fusha si ekonomia, infrastruktura, mbrojtja, siguria, energjia, mjedisi, shëndetësia, inovacioni, arsimi dhe kultura./ZËRI

    rama dhe melonijpg

    spirojpg

  • Videolajm- Më të afërt se kurrë, Meloni mbahet te Rama teksa zbresin shkallët

    Videolajm- Më të afërt se kurrë, Meloni mbahet te Rama teksa zbresin shkallët

    Edi rama dhe giorgia meloni

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni, e kanë dëshmuar në çdo takim afërsinë dhe miqësinë e tyre. Një gjë e tillë u reflektua edhe sot, në pritjen zyrtare që Meloni i rezervoi Ramës, dhe një pjese të qeverisë së tij. Gjatë momentit të zbritjes së shkallëve në godinën e qeverisë italiane, kryeministrja është parë duke u mbajtur prej krahu te Rama.

    Vizita e Ramës në Romë vjen në kuadër të Samitit Ndërqeveritar Itali-Shqipëri. Mbledhja e përbashkët pritet të finalizohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve. /ZËRI

  • “Rama ka zgjedhur heshtjen”/ Narkoshteti i Ramës, ‘shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi..

    “Rama ka zgjedhur heshtjen”/ Narkoshteti i Ramës, ‘shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi..

    Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve. Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.
    Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.
    Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës. Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).
    “Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.
    Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Nicola Gratteri,” shkruan gazetari i njohur.

  • Narkoshteti i Ramës/ ‘Shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi u konfirmua nga DIA

    Narkoshteti i Ramës/ ‘Shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi u konfirmua nga DIA

    Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve.

    Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.

    Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.

    Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës.

    Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).

    “Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.

    Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Nicola Gratteri,” shkruan gazetari i njohur.

  • AGJENDA! Mbahet nesër për herë të parë mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Itali, Rama me ekipin e ministrave në Romë

    AGJENDA! Mbahet nesër për herë të parë mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Itali, Rama me ekipin e ministrave në Romë

    Edi Rama dhe Giorgia Meloni

    TIRANË-Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë nesër në Romë një mbledhje të përbashkët. Samiti dypalësh do të nisë fillimisht me një takim bilateral ndërmjet ministrave sipas sektorëve të tyre, ku do të shqyrtohen projektet dhe bashkëpunimet aktuale.
    Më pas, dy Kryeministrat Rama dhe Meloni, do të zhvillojnë një bisedë direkte ‘kokë më kokë’ për të diskutuar prioritetet strategjike dhe çështjet më të rëndësishme. Pas kësaj, Kryeministri dhe ministrat e të dy vendeve do të mbajnë një takim të përbashkët, ku do të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe identifikimi i projekteve të reja bashkëpunimi në sektorë si energjia, infrastruktura, tregtia dhe turizmi.
    AGJENDA:
    Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
    Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dy vendeve, ndërsa rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.
    Delegacioni shqiptar që do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët përbëhet nga:
    • Belinda Balluku, Zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
    • Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
    • Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
    •  Albana Koçiu, Ministre për Punët e Brendshme
    • Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
    • Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    • Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
    • Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
    • Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
    • Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
    Ndërkohë mësohet se 5 ministri do të firmosin marrëveshje bashkëpunimi me Italinë.
    Ministria e Brendshme
    Ministria e Mbrojtjes
    Ministria e Shëndetësisë 
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) –një marrëveshje për cybersecurity
    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut.
    Takimi do të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët për mediat, pa mbajtjen e konferencës për shtyp, duke theksuar rezultatet dhe qëllimet e samitit.

  • ‘Para se të na sanksiononte, shkoi te … Meloni’/ Tentohet të ndalohet transmetimi i ‘Report’, reagon Ranucci

    ‘Para se të na sanksiononte, shkoi te … Meloni’/ Tentohet të ndalohet transmetimi i ‘Report’, reagon Ranucci

    Sot, më 2 nëntor 2025, në Itali ka shpërthyer një debat i fortë mbi lirinë e shtypit dhe pavarësinë e medias publike.

    Anëtari i Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Garante per la Privacy), Agostino Ghiglia, ka dërguar një paralajmërim ligjor kundër redaksisë së emisionit investigativ “Report” në Rai3, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të transmetimit të puntatës së planifikuar për mbrëmjen e sotme.

    Ghiglia pretendon se në këtë reportazh janë përdorur të dhëna personale të marra në mënyrë të paligjshme, përmes shkeljes së korrespondencës private, dhe kërkon që materiali të hiqet nga rrjetet sociale dhe të mos transmetohet në televizion. Ai ka njoftuar gjithashtu se i ka dhënë mandat avokatëve të tij për të verifikuar nëse janë kryer shkelje penale dhe për të ndërmarrë veprime ligjore të tjera.

    Në qendër të çështjes është një reportazh i “Report”, i cili tregon vizitën e Agostino Ghiglia-s në selinë e partisë Fratelli d’Italia, një ditë para se Autoriteti i Privatësisë të vendoste një gjobë prej 150 mijë eurosh ndaj programit për publikimin e një audioje telefonike midis ish-ministrit Gennaro Sangiuliano dhe bashkëshortes së tij, gazetares së Rai-t Federica Corsini.

    Megjithë paralajmërimin ligjor të Ghiglia-s, Rai ka konfirmuar se puntata do të transmetohet. Sipas televizionit publik, nuk ekziston asnjë urdhër gjyqësor që ta pengojë transmetimin, dhe ndalimi i tij do të sillte akuza për censurë si dhe dëme ekonomike për kompaninë.

    Në një komunikim për gazetaren Alba Kepi, drejtuesi i “Report”, Sigfrido Ranucci, ka komentuar rastin duke thënë:

    “Ghiglia, përfaqësues i Autoritetit të Privatësisë, para se të na sanksiononte, shkoi për vizitë te Arianna Meloni, motra e kryeministres Giorgia Meloni. Ne e kemi zbuluar këtë dhe e kemi dokumentuar në reportazh.”

    Opozita italiane ka reaguar menjëherë, duke kërkuar dorëheqjen e Ghiglia-s dhe duke e akuzuar atë për konflikt interesi dhe tentativë për censurë ndaj shtypit të lirë.

  • Dy vite nga marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, aktivistët protestojnë sot në Gjadër dhe kërkojnë mbylljen

    Dy vite nga marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, aktivistët protestojnë sot në Gjadër dhe kërkojnë mbylljen

    Në Gjadër u zhvillua një tubim simbolik në dyvjetorin e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni.
    Aktivistë shqiptarë dhe italianë u mblodhën për të kujtuar marrëveshjen e shumëdebatuar për ngritjen e kampit të emigrantëve në territorin shqiptar, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
    Gjatë aktivitetit, protestuesit bllokuan për disa minuta autobusin e stafit italian, ndërsa në terren ishin angazhuar forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë.
    Pjesëmarrësit akuzuan qeveritë e të dy vendeve për mungesë transparence dhe mosrespektim të të drejtave të refugjatëve që ndodhen ende në qendër. Ata theksuan se, ndonëse Italia kishte premtuar kushte në përputhje me standardet ndërkombëtare, kampi nuk ka arritur të funksionojë sipas qëllimit fillestar dhe vijon të shkelë të drejtat themelore të personave të strehuar aty.
    Tubimi në Gjadër vjen pak ore pas tubimit në Tiranë, ku organizatorët përsëritën kërkesën për mbylljen e plotë të kampit dhe garantimin e trajtimit njerëzor për çdo emigrant.

  • VIDEO/ 2 vite nga pakti Rama–Meloni, protestë e aktivistëve pranë kampit të Gjadrit

    VIDEO/ 2 vite nga pakti Rama–Meloni, protestë e aktivistëve pranë kampit të Gjadrit

    Pas protestës së zhvilluar më herët në Tiranë, një grup aktivistësh ka mbërritur në Gjadër, ku po zhvillon një tjetër tubim kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e kampit të emigrantëve.

    Protesta përkon me përvjetorin e dytë të nënshkrimit të paktit Rama–Meloni, që parashikon ngritjen e strukturave për përpunimin e emigrantëve që ndalohen në ujërat italiane. Aktivistët mbajnë pankarta dhe thirrje kundër marrëveshjes, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe sovranitetin e vendit.

    Tubimi po zhvillohet pranë zonës ku janë ndërtuar strukturat e para të kampit, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë.

  • Kampi për emigrantët bën bujë – Marrëveshja Rama-Meloni, protestë në Tiranë

    Kampi për emigrantët bën bujë – Marrëveshja Rama-Meloni, protestë në Tiranë

    Sot një grup aktivistësh kanë protestuar në Tiranë kundër ndërtimit të kampit të emigrantëve në Gjadër. Prej dy vitesh ata e kanë kundërshtuar ngritjen e kampit të refugjatëve në Lezhë.
    Kjo protestë vjen në kuadër të dy vjetorit të marrëveshjes Rama-Meloni për kampet e emigrantëve në Shqipëri.
    Pas protestës në Tiranë, aktivistët do të vazhdojnë protestën e tyre dhe në Lezhë atje ku është ndërtuar dhe kampi në Gjadër.Protesta do ta vazhdojë edhe të dielën, më 2 nëntor protesta do të vijojë në Fakultetin e Drejtësisë nga ora 09:30- 14:45.
    Itinerari:
    09:00- 09:30: Mbledhja, Sheshi Skënderbej
    10:00 -11:30: Marshim drejt Kryeministrisë, Ambasadës Italiane dhe BE
    11:30: Sheshi Nënë Tereza
    11:30 -13:00: Udhëtim drejt Kampit të Gjadrit
    14:15: Protesta në Kampin e Gjadrit.