Tag: melinda

  • Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda Ademi jep përgjigjen e saj

    Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda Ademi jep përgjigjen e saj

    Vetëm pak javë pas fejesës me partnerin e saj, Granit Muhaxherin, këngëtarja e njohur Melinda Ademi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një arsye që lidhet me jetën e saj personale.
    Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë mbushur me aludime se Melinda mund të jetë në pritje të ëmbël. Zërat nisën pas një videoje që artistja publikoi në Instastory, ku shihej brenda në avion. Ndjekësit e saj vunë re barkun e dukshëm dhe menjëherë nisën komentet se këngëtarja mund të ishte shtatzënë.
    Pas reagimeve të shumta dhe kuriozitetit që u përhap shpejt në rrjet, Melinda ka vendosur t’i japë fund të gjitha hamendësimeve me një përgjigje plot humor. Në një postim të ri, ajo ka ndarë një foto ku shfaqet me një gotë vere në dorë, duke shoqëruar imazhin me mbishkrimin:
    “Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur.”

    Me këtë koment plot vetëironi, këngëtarja ka mohuar qartë lajmet për shtatzëni dhe njëkohësisht ka treguar se i merr me sportivitet lajmet që qarkullojnë për të. Postimi i saj është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për mënyrën e thjeshtë dhe me humor me të cilën i ka mbyllur thashethemet.

  • Pamjet nga avioni që “tradhtuan” Melinda Ademin, a është në pritje të ëmbël?

    Pamjet nga avioni që “tradhtuan” Melinda Ademin, a është në pritje të ëmbël?

    Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, prej disa javësh është në qendër të vëmendjes, pasi ka i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me menaxherin e saj, Granit Muhaxherin. Martesa e tyre private u përfol gjerësisht në rrjete sociale, por duket se tashmë ndjekësit kanë vënë re diçka tjetër që ka ngritur shumë pikëpyetje.
    Në një video të publikuar së fundmi në Instastory, Melinda shihet në bord të një avioni, e veshur me stilin e saj karakteristik, por vëmendjen e mori diçka tjetër: barku i saj i rrumbullakosur. Teksa reperja shfaqet duke mbajtur dorën afër unazës së martesës me diamante, fansat kanë vënë re se ajo dukej sikur po përpiqej të fshihte barkun, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
    Megjithatë, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë reaguar publikisht për këto thashetheme. Komentet e ndjekësve janë të shumta, ndërsa shumë prej tyre janë të bindur se çifti shumë shpejt mund të sjellë në jetë fëmijën e parë.
    Deri më tani, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një “pritje të ëmbël” apo thjesht për një iluzion optik nga veshja, por një gjë është e sigurt: Melinda Ademi po e jeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, si në karrierë, ashtu edhe në dashuri.

  • Pas propozimit romantik, fejohen Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri!

    Pas propozimit romantik, fejohen Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri!

    Këngëtarja shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat lajmin e bukur të fejesës së saj me partnerin Granit Muhaxheri.
    Përmes dy postimeve në Instagram, Melinda zbuloi çastet kulminante të propozimit romantik, i cili ndodhi buzë detit. Granit kishte përgatitur një skenë të veçantë ku mbi një tabelë dekorative shkruhej: “A do të martohesh me mua?” Ky moment emocionues u shoqërua me një unazë fejesë me gur të madh vezullues, që i dha shkëlqim edhe më të veçantë çastit.
    Lidhja e tyre, e mbajtur për një kohë të gjatë private, u bë publike vetëm këtë vit, duke surprizuar ndjekësit e Melindës. Ky hap i ri shënon një kapitull të rëndësishëm në jetën personale të artistes, e cila vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare.
    Pas propozimit, dyshja organizoi edhe ceremoninë e fejesës, duke festuar këtë moment të rëndësishëm me familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt. Fejesa e Melindës dhe Granitit shënon fillimin e një periudhe të re dashurie dhe bashkëjetese për çiftin, i cili tashmë po përgatitet për planet e ardhshme martesore.
    Fansat kanë reaguar me entuziazëm në rrjetet sociale, duke uruar çiftin për këtë nisje të re në jetën e tyre private, ndërsa unaza e veçantë dhe atmosfera romantike e vendit ku ndodhi propozimi kanë bërë që momenti të mbetet i paharrueshëm.

  • “Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

    “Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

    Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat një nga momentet më të lumtura të jetës së saj personale. Artistja, e cila prej kohësh komentohet jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për jetën private, ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.
    Nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa imazhe ku shfaqet unaza e fejesës, teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”, që i jep momentit një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
    Çifti, i cili kohët e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë, duket se ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kurorëzimit të lidhjes. Në fotografitë e shpërndara, vëmendjen e merr unaza elegante me një gur të madh, që i shton më shumë magji këtij kapitulli të ri në jetën e artistes.
    Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht private dhe larg syrit të publikut, Melinda dhe Graniti vendosën ta zyrtarizojnë historinë e tyre vetëm këtë vit. Lajmi për fejesën ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm, duke u uruar jetë të lumtur dhe plot dashuri.

  • Mister rreth Melinda Ademit, artistja shkëputet nga muzika për disa kohë

    Mister rreth Melinda Ademit, artistja shkëputet nga muzika për disa kohë

    Prej disa javësh, fansat kanë vënë re mungesën e Melinda Ademit në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësim tek ata që e ndjekin vazhdimisht. Këngëtarja e njohur për hitet e saj është zhdukur nga sytë e publikut pa dhënë asnjë shpjegim, duke lënë hapësirë për aludime të ndryshme.
    Sipas burimeve pranë Prive By Liberta Spahiu, Melinda ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika. Arsyet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende të panjohura, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një shkëputje të planifikuar.
    Pavarësisht shqetësimit të fansave, këngëtarja thuhet se është mirë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shëndetësor. Megjithatë, periudha e kësaj mungese nuk është e përcaktuar, nuk dihet nëse do të zgjasë disa muaj apo më shumë.
    Ky vendim i papritur ka lënë publikun e saj në pritje, ndërkohë që muzika shqiptare do të ndjejë përkohësisht mungesën e një prej artisteve më të dashura dhe më me ndikim të viteve të fundit.
    Ndërkohë, fansat e saj shpresojnë që kjo pauzë të sjellë edhe një rikthim të fuqishëm, me projekte të reja dhe surpriza muzikore që vetëm Melinda di t’i sjellë. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse këngëtarja do të thyejë heshtjen dhe të ndajë diçka më shumë me publikun.