Tag: mëlçinë

  • Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës

    Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës

    Mëlçia, sistemi limfatik dhe trakti tretës ndonjëherë janë organet më të neglizhuara në trup, edhe pse funksioni i tyre është primar për mirëfunksionimin e këtij të fundit. Por ja si të kujdeseni:
    Çfarë të shtosh
    Lëngjet e mëposhtme shtoji në regjimin ushqimor të përditshëm dhe piji gjatë vakteve dhe vakteve të ndërmjetme. Nuk duhet t’i kalosh ditët vetëm duke pirë këto lëngje. Sigurohu që të ushqehesh mjaftueshëm ndërmjet tyre, që të mos jesh i uritur. Gjithashtu, pavarësisht nga mënyra se si ushqehesh, për t’u shëruar shpejt dhe plotësisht, sigurohu që disa prej ushqimeve dhe suplementeve shëruese të kapitullit pasardhës të jenë pjesë e rutinës sate ditore.

    Pi çdo mëngjes esëll rreth 500 ml lëng selinoje. (Sigurohu të jetë i freskët, shqeto dhe të mos ketë përbërës shtesë. Se si ta përgatitësh, lexo kapitullin pasardhës. Nëse je i ndjeshëm dhe 500 ml janë shumë, fillo me një sasi më të vogël dhe shtoje me kalimin e kohës. Lëngu i selinosë është ilaç, jo pije kalorike, kështu që duhet të hash patjetër mëngjes më pas, për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ditën. Konsumo diçka tjetër pesëmbëdhjetë minuta pasi ke pirë lëngun e selinosë.)
    Pi 500 ml ujë me limon ose laim në mesditë ose pasdreke. (Shtrydh gjysmë limoni ose laimi në 500 ml ujë.)
    Pi 500 ml ujë me limon ose laim pasdite vonë.
    Pi çdo mëngjes 500 ml lëng me aloe vera ose me kastravec. (Se si të përgatitësh ujë aloe të freskët, lexo kapitullin pasardhës. Lëngun e kastravecit mund ta konsumosh shqeto, por mund t’i shtosh edhe pak majdanoz ose koriandër. Nëse je në udhëtim dhe s’mund të përgatisësh në çast ujë me aloe vera apo kastravec, gjatë natës, në vend të tij, pi prapë ujë me limon.)

    Çfarë të heqësh

    Hiq ushqimet e pashëndetshme të kapitullit 21, “Koncepte të gabuara më të zakonshme dhe ç’duhet shmangur”: vezët, bulmetin, glutenin, vajin e kanolës, misrin, sojën dhe derrin.

    Efekti i kurës
    Ky muaj ndihmon mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës, duke sulmuar virusin epstein-barr dhe duke u dhënë tiroideve frymëmarrje. Ndoshta mendon se shëndeti i zorrëve nuk ka lidhje me tiroidet, por kjo nuk është e vërtetë: kur sasia e acidit klorhidrik në stomak (acid i mirë) është e paktë, niveli i acideve të pashëndetshme ngjitet gjatë gjumit në ezofag, duke dëmtuar tiroidet dhe duke penguar shërimin e këtyre gjëndrave. Lëngu i selinosë është arma më e fuqishme për të balancuar nivelin e acidit klorhidrik, në mënyrë që acidet e dëmshme, të krijuara nga bakteret e këqija, të mbahen nën kontroll.
    Lëngu i selinosë, falë kripërave minerale me veti dezinfektuese, të panjohura për shkencën deri më sot, është antiviral dhe e vret epstein- barrin në gjithë organizmin, por shërben gjithashtu si antibakterial për bashkëvepruesin e tij, streptokokun, duke kontribuar në uljen e ngarkesës patogjene.
    Hidratimi është faktor kyç në këtë rast. Me gjasë vuan nga dehidratimi kronik, një problem që prek shumë njerëz. Kur trupi është i dehidratuar, ai nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë mbetjet rregullisht, prandaj truri nuk punon siç duhet. Uji dhe lëngjet e freskëta në këtë listë janë disa nga hidratuesit më të mirë në botë. Janë të pasur me ujë dhe kripëra mikrominerale, të cilat rigjallërojnë qelizat dhe pastrojnë mëlçinë dhe sistemin limfatik nga epstein-barri dhe toksinat e tij.
    Uji me limon / laim ndihmon në shkrirjen e rërës dhe gurëve në tëmth, për rrjedhojë rritet prodhimi i lëngut biliar në mëlçi dhe sasia e acidit klorhidrik në stomak, ndërkohë që acidet e këqija, të cilat shkaktojnë refluks, pakësohen. Nëse je natyrë që harron të pish ujë, do të kuptosh se shtimi i këtyre lëngjeve në dietë është një taktikë e shkëlqyer rigjeneruese. Nëse je i ndërgjegjshëm se duhet pirë një sasi e caktuar uji në ditë, mund t’i zëvendësosh disa nga këto lëngje me ujë të thjeshtë.
    Nëse detoksikohesh shpejt dhe organizmi mbingarkohet, merri disi më shtruar këto ndryshime rrënjësore. Por nëse je natyrë që detoksikohesh me vështirësi ose të kanë thënë se nuk je në gjendje të detoksikohesh fare (kjo ndodh zakonisht tek ata që vuajnë nga sindroma e lupusit ose rejnadit), dije se ky është shpesh një tregues se mëlçia dhe sistemi limfatik janë të bllokuara për shkak të nivelit shumë të lartë të mbetjeve toksike.
    Mënyra më e mirë për të çliruar këtë bllokim, të cilin mjeku mund ta ketë diagnostikuar ose jo, është pikërisht përmes formulës së këtij muaji. Këta hapa janë një mënyrë e butë hidratuese për të çliruar sistemet filtruese të trupit, pa u dashur të paguash si çmim simptomat e detoksikimit.

  • Nga spinaqi tek lakra jeshile dhe brokoli, ja cilat janë disa nga ushqimet që pastrojnë mëlçinë

    Nga spinaqi tek lakra jeshile dhe brokoli, ja cilat janë disa nga ushqimet që pastrojnë mëlçinë

    Mëlçia luan një rol kyç në detoksifikim dhe tretje, kështu që mbajtja e saj e shëndetshme është absolutisht thelbësore.

    Sipas ekspertëve të të ushqyerit, shmangia e alkoolit të tepërt, ushqimeve yndyrore dhe sheqernave të thjeshta është hapi i parë. Ushtrimet e rregullta dhe një dietë e shëndetshme e plotësojnë tablonë.
    Shihni më poshtë ushqimet që dallohen për aftësinë e tyre për të pastruar dhe mbrojtur mëlçinë:

    Të pasura me antioksidantë, boronicat mbrojnë mëlçinë nga radikalet e lira dhe kanë efekte anti-inflamatore. Studimet tregojnë se ato gjithashtu mund të kufizojnë rritjen e qelizave kancerogjene në mëlçi.
    Spinaqi, lakra jeshile, rukola, brokoli, lulelakra dhe lakrat e brukselit janë plot me klorofil dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në detoksifikimin dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Brokoli madje është treguar se zvogëlon rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore.
    Të pasura me likopen dhe antioksidantë, ato ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe zvogëlojnë rrezikun e mëlçisë yndyrore.
     

  • Pesë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë në heshtje mëlçinë

    Pesë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë në heshtje mëlçinë

    Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup, që ndihmon në detoksifikimin e substancave të dëmshme, metabolizimin e lëndëve ushqyese dhe prodhimin e substancave për tretje. Megjithëse ka aftësi rigjeneruese të jashtëzakonshme, mëlçia mund të dëmtohet nga disa zakone të përditshme që shpesh neglizhohen.

    1. Konsumi i tepruar i alkoolit është ndër shkaqet më të njohura të dëmtimit të mëlçisë. Kur alkooli konsumohet në sasi të mëdha ose për një kohë të gjatë, mëlçia nuk arrin ta përpunojë plotësisht, duke çuar në grumbullimin e substancave toksike. Kjo mund të shkaktojë sëmundje si mëlçia e dhjamosur alkoolike dhe, me kalimin e kohës, cirrozë. Ekspertët rekomandojnë të mos konsumohet më shumë se 14 njësi alkooli në javë dhe të përfshihen ditë pa alkool.

    2. Përdorimi i tepruar i barnave kundër dhimbjes, veçanërisht paracetamolit, mund të jetë po aq i rrezikshëm. Edhe një mbidozë e lehtë mund të prodhojë një nënprodukt toksik (NAPQI), i cili dëmton qelizat e mëlçisë dhe mund të çojë në dështim të mëlçisë. Prandaj është e rëndësishme të respektohen gjithmonë dozat e rekomanduara.

    3. Pirja e duhanit është një tjetër faktor që dëmton mëlçinë. Tymrat e cigares përmbajnë kimikate toksike që rrisin ngarkesën e mëlçisë dhe shkaktojnë stres oksidativ, duke dëmtuar qelizat dhe duke kontribuar në formimin e indit mbresor. Substancat si nitrozaminat dhe kloruri i vinilit janë kancerogjene dhe e ekspozojnë mëlçinë ndaj rreziqeve serioze.

    4. Mungesa e aktivitetit fizik është e lidhur me shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës, faktorë që nxisin grumbullimin e yndyrës në mëlçi. Edhe në mungesë të humbjes në peshë, ushtrimet si ecja e shpejtë ose stërvitja me rezistencë përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e mëlçisë dhe ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak.

    5. Dieta e pashëndetshme, veçanërisht ushqimet me shumë sheqer, yndyra të ngopura dhe produkte të përpunuara, kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes së dhjamosjes së mëlçisë jo-alkoolike (MASLD). Fruktoza e tepërt çon në grumbullimin e yndyrës në mëlçi dhe dëmtime të mundshme.

    Sëmundjet e mëlçisë zhvillohen shpesh në mënyrë të heshtur dhe simptomat në fillim mund të jenë të paqarta, si lodhje e vazhdueshme ose të përziera. Në faza më të avancuara, mund të shfaqen verdhëza dhe ënjtje në këmbë ose bark.

    Për të mbrojtur mëlçinë, rekomandohet një dietë e pasur me fruta, perime jeshile, fibra dhe ujë. Një jetë aktive dhe shmangia e substancave të dëmshme janë strategjitë më të mira për të ruajtur shëndetin e mëlçisë. Nëse vëreni shenja shqetësuese, si lodhje e pashpjegueshme apo verdhëz, konsultohuni menjëherë me mjekun. Mbrojtja e mëlçisë fillon me ndërgjegjësimin për zakonet që e dëmtojnë. / Jerusalem Post – Syri.net

     

     

  • Ja tri ushqimet që dëmtojnë mëlçinë

    Ja tri ushqimet që dëmtojnë mëlçinë

    Mëlçia është një nga organet më jetësore të trupit të njeriut, me një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Ajo është përgjegjëse për metabolizmin e lëndëve ushqyese, detoksifikimin e trupit, si dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Për këtë arsye, mbrojtja e funksionit të saj përmes një diete të shëndetshme është thelbësore.

    Gastroenterologu nga Kalifornia, Dr. Saurabh Sethi, ndau së fundmi në një video në Instagram tri nga ushqimet që ai personalisht i shmang për të ruajtur mëlçinë e tij të shëndetshme. Ai thekson se këto ushqime, ndonëse të zakonshme në dietën moderne, mund të kenë pasoja serioze për shëndetin e këtij organi.

    1. Fruktoza e shtuar

    Fruktoza është një lloj sheqeri që shpesh gjendet në pijet e gazuara, ëmbëlsirat industriale dhe shumë ushqime të përpunuara. Ndryshe nga glukoza, e cila përdoret nga qelizat në të gjithë trupin, fruktoza metabolizohet kryesisht në mëlçi. Marrja e tepërt e saj mund të çojë në grumbullimin e yndyrës në këtë organ, duke shkaktuar sëmundjen e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD). Sipas Dr. Sethi, shmangia e ushqimeve me përmbajtje të lartë fruktoze është një nga hapat kyç për të ruajtur funksionin e mëlçisë.

    2. Vajrat e farave (sojë, misër, luledielli)

    Këta vajra janë të pasur me acide yndyrore omega-6, të cilat, nëse konsumohen në sasi të mëdha dhe pa balancë me omega-3, mund të shkaktojnë inflamacion në trup. Dr. Sethi paralajmëron se një dietë e pasur me vajra të tilla mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për stres oksidativ dhe dëmtime të qelizave të mëlçisë. Për këtë arsye, ai këshillon kufizimin e tyre dhe zgjedhjen e alternativave më të shëndetshme si vaji i ullirit ekstra i virgjër.

    3. Lëngjet 100% të frutave

    Edhe pse shpesh perceptohen si të shëndetshme, lëngjet e frutave, madje edhe ato “100% natyrale”, mund të përmbajnë sasi të larta fruktoze dhe mungesë të fibrave. Pa fibrat që ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit, këto lëngje shkaktojnë rritje të shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak, duke ushtruar presion të panevojshëm mbi mëlçinë. Dr. Sethi thekson se është gjithmonë më mirë të konsumohet fruti i plotë sesa lëngu i tij. Syri.net-iefimerida

  • Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë

    Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë

    Ne jetojmë në një botë ku sëmundjet janë vazhdimisht në rritje. Ky fenomen është për shkak të shumë faktorëve, siç janë mjedisi në të cilin jetojmë, ushqimet që konsumojmë dhe në përgjithësi stili i jetesës që kemi zgjedhur.
    Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme që duhet të mbrohet. Burimi më i zakonshëm i dëmtimit të mëlçisë është përdorimi i alkoolit, por edhe yndyra e tepërt në dietën tonë mund ta dëmtojë atë. Për fat të mirë, zgjedhjet e mira ushqimore mund ta mbajnë mëlçinë të shëndetshme.
    Por pse është e rëndësishme mëlçia?

    Është gjëndra më e madhe në trup. Pa mëlçinë, askush nuk mund të mbijetojë. Kryen një numër funksionesh, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin.
    Detoksifikon gjakun, për të hequr qafe substancat e dëmshme (si toksinat, drogat, alkoolin)
    Ruan glikogjenin që trupi ta përdorë kur nivelet e sheqerit në trup bien nën normalen
    Prodhon tëmthin, një substancë e nevojshme për tretjen e yndyrnave
    Zbërthen hemoglobinën, si dhe insulinën dhe hormonet e tjera.
    Shkatërron qelizat e kuqe të gjakut të vjetra
    Mëlçia kryen shumë funksione jetësore, prandaj është shumë e ndjeshme ndaj sëmundjeve. Pra, për ta mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme, mund të përfshini disa nga ushqimet e mëposhtme në dietën tuaj.
    Grejpfrut: Ky frut është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë, të cilët ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë dhe rrisin procesin e saj natyror të pastrimit.
    Panxhar dhe karrota: Karotat janë të pasura me glutation, një proteinë që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Gjithashtu, të dy ushqimet janë të pasura me flavonoide dhe beta-karoten, të cilat ndihmojnë në stimulimin dhe përmirësimin e funksionit të përgjithshëm të mëlçisë.
    Arra: Arrat janë një burim i mirë i glutationit, acideve yndyrore omega-3 dhe aminoacidit argininë, i cili ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë, veçanërisht nga amoniaku, një përbërës i dëmshëm për trupin.
    Hudhër: Ai përmban përbërës që aktivizojnë enzimat e mëlçisë, të cilat janë përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga trupi. Gjithashtu përmban alicin dhe selen, dy lëndë ushqyese të fuqishme që ndihmojnë në procesin e detoksifikimit dhe mbrojnë mëlçinë nga toksinat.
    Çaj jeshil: Çaji jeshil është plot me antioksidantë, katekinat e njohura, të cilat ndihmojnë mëlçinë të funksionojë siç duhet. Përveç kësaj, kjo pije e njohur mbron mëlçinë nga akumulimi i toksinave, duke zvogëluar efektet e tyre të dëmshme.
    Shafran i Indisë: Shafrani i Indisë është erëza e preferuar e mëlçisë dhe ndihmon në përmirësimin e detoksifikimit. Gjithashtu rinovon qelizat dhe rrit prodhimin e tëmthit.
    Mollë: Ato janë të pasura me pektinë dhe kimikate të tjera të nevojshme për të pastruar dhe çliruar toksinat nga sistemi tretës.
    Manaferra: Boronicat ofrojnë përfitime të shumta, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për mëlçinë tuaj. Boronicat përmbajnë antioksidantë të quajtur antocianina, të cilët parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene në mëlçi. Studime të shumta mbi kafshët kanë treguar përfitime të mëtejshme. Tek minjtë, konsumi i rregullt i ekstraktit të boronicës rriti përgjigjen e qelizave imune dhe nivelet e enzimave antioksiduese, si dhe ngadalësoi rritjen e fibroideve, lezione në mëlçinë e tyre.

  • Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për mëlçinë

    Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për mëlçinë

    Mëlçia jonë është një organ i lënë pas dore. Por nuk është mit që gjithçka filtrohet atje, veçanërisht toksinat. Çdo gjë që hamë ose pimë ndikohet kryesisht nga cilësia dhe sasia.
    Sasi të mëdha të disa ushqimeve mund ta vështirësojnë punën e saj dhe madje të çojnë në infiltrim yndyror (yndyrë në mëlçi) ose edhe në cirrozë.
    Disa të tjerë i bëjnë shumë mirë. Një shembull i shkëlqyer është angjinarja, e cila fjalë për fjalë pastron mëlçinë.

    Ja një listë e ushqimeve më të mira që duhet të keni në pjatën tuaj çdo ditë, si dhe ato më të këqijat që duhet të shmangni për një mëlçi të shëndetshme:
    Më të mirat
    Tërshërë
    Boronica
    Kafe e zezë e thjeshtë
    Ujë
    Spinaq
    Angjinare
    Brokoli
    Çaj jeshil
    Bimë të freskëta
    Bajame
    Më të keqjat
    Sheqer i tepër
    Kripë e tepërt
    Ushqime yndyrore (yndyrna të ngopura si ato në ushqimet e dëmshme)
    Alkooli
    Ushqime të standardizuara (si karkaleca deti, patate të skuqura, etj.)

  • Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

    Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

    Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm.
    Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.
    Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.
    Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.
    Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë.
    Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.
    Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal.
    Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një nga mënyrat më efikase për detoksifikimin e mëlçisë.
    Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.
    Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetëNjë filxhan me majdanoz të grirë5 kërcenj selinoje6 gota ujë3 limonëPërgatitjaNë fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.
    Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.
    Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser.
    Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin.
    Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.
    Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.
    Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.
    Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.
    Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.
    Ushqimet Më Të mira Për Shëndetin e MëlçisëRrushiRrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.
    Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.
    Lëngu i panxharitSipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.
    PerimetSipas të dhënave të AgroWeb.org perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.
    Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.
    Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.
    ArrorëtArrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.
    Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.
    PeshkuPeshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.
    Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.
    Vaji i UlliritVaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit.