Tag: meksikane

  • Non-grata nga SHBA! Media meksikane: Luftar Hysa, i mbrojtur kundër një urdhër arrestimi dhe ekstradimi në Shqipëri

    Non-grata nga SHBA! Media meksikane: Luftar Hysa, i mbrojtur kundër një urdhër arrestimi dhe ekstradimi në Shqipëri

    Luftar Hysa

    MEKSIKË-Mediat meksikane kanë vijuar artikujt në lidhje me biznesmenin shqiptar Luftar Hysa, i cili bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa janë sanksionuar nga SHBA. Në një shkrim të publikuar nga media ‘Zetatijuana’, thuhet se që nga viti 2024 Hysa ka paraqitur padi dhe urdhra ndalimi për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, dhe procesi vazhdon para gjykatës së shkallës së parë në Nuevo León.
    “Biznesmeni i identifikuar si Lufta Hysa u bë i pari që paraqiti një urdhër ndalimi për të ndaluar një urdhër arresti dhe ekstradimin e tij përfundimtar, sipas të dhënave të gjykatës. Më 14 qershor 2024, Hysa ngriti një urdhër ndalimi kundër komisionerit të Institutit Kombëtar të Migracionit (INM). Megjithatë, çështja u rrëzua një muaj më vonë pa një shqyrtim thelbësor. Muaj më vonë, më 25 nëntor 2024, ai ngriti një padi të re në Gjykatën e Qarkut të Gjashtë për Çështje Penale në Nuevo León, me numrin e çështjes 961/2024, këtë herë kundër një urdhër ekstradimi ose arresti. Padia fillimisht u rrëzua.
    Në përgjigje, mbrojtja e tij paraqiti një padi në një Gjykatë Kolegjiale, të regjistruar me numrin e dosjes 40/2025. Pasi analizuan çështjen, gjyqtarët vendosën që padia duhej të pranohej, duke përmbysur vendimin fillestar të gjykatës së shkallës së parë dhe duke lejuar që procesi të vazhdonte. Gjyqi është përsëri në zhvillim e sipër dhe do t’i takojë gjykatës së shkallës së parë të përcaktojë nëse urdhri i kontestuar shkeli të drejtat kushtetuese,”-thuhet në artikull.

    Në artikull thuhet se biznesmeni Luftar Hysa drejton një rrjet kompanish transnacionale në Meksikë, Kanada dhe Poloni, dhe është futur nën sanksione të OFAC dhe FinCEN, përfshirë bllokimin e aseteve dhe ndalimin e transaksioneve me qytetarë amerikanë. Sipas medias meksikane hetimet kanë treguar se Hysa dhe familjarët e tij përdornin bizneset e lojërave të fatit dhe restorante për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës, në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa.
    Thesari i SHBA-ve vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. Sipas Thesarit, familja Hysa përfshin anëtarët e familjes, Luftar, Arben Hysa, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa. Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë, duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante, për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i narkotikëve. Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar./ZËRI

  • Vepra e Frida Kahlos shitet për 54.66 milionë euro në ankand, artistja meksikane thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë të shitur nga një femër  

    Vepra e Frida Kahlos shitet për 54.66 milionë euro në ankand, artistja meksikane thyen rekordin e pikturës më të shtrenjtë të shitur nga një femër  

    Një autoportret enigmatik surrealist nga piktorja meksikane Frida Kahlo në vitin 1940 u shit për 54.66 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork të enjten, duke u bërë piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë nga një grua.

    Vepra, El sueño (La cama), Ëndrra (Shtrati), theu rekordin e mëparshëm, të vendosur nga piktorja amerikane Georgia O’Keeffe, e cila u shit për 44.4 milionë dollarë në vitin 2014.
    Emri i blerësit të veprës pas katër minutash ofertash nuk u zbulua nga shtëpia e ankandeve.
    Në pikturë, Frida Kahlo është paraqitur duke fjetur në një shtrat druri që duket sikur po fluturon në qiell, ndërsa në tavanin e shtratit të saj është një skelet i shtrirë, i mbështjellë me dinamit, me një buqetë në dorë dhe një buzëqeshje.
    Është një imazh “shumë personal” në të cilin piktorja “përzien motive folklorike të kulturës meksikane me surrealizmin evropian”, tha për AFP-në Anna Di Stazi, një specialiste në artin latino-amerikan në Sotheby’s.
    Artistja legjendare meksikane, e cila vdiq në vitin 1954 në moshën 47 vjeç, “nuk ishte aspak dakord” që kritikët e kishin klasifikuar atë në lëvizjen surrealiste, vuri në dukje gjithashtu ekspertja. Por “me këtë ikonografi të mahnitshme, dukej e përshtatshme ta përfshihej” në këtë lëvizje, shtoi ajo.
    Dhimbja dhe vdekja ishin elementë të vazhdueshëm, qendrorë në punën e saj. Shëndeti i Frida Kahlo ishte i lëkundur gjatë gjithë jetës së saj, pasi ajo u sëmur nga poliomeliti si fëmijë, dhe në vitin 1925 ajo ishte në një autobus që u përfshi në një aksident të rëndë.
     

    Top Channel

  • Meksika përcaktohet vendi i Play Off-it të Konfederatave për dy bileta

    Meksika përcaktohet vendi i Play Off-it të Konfederatave për dy bileta

    Pas pak (13:00) në Zyrih/ Kristian Karembeu, Marko Materaci dhe Martin Dahlin, janë ndihmës për shortin e play-off-eve të Kupës së Botës 2026 dhe play-off-et e Europës.

    ……….

    Qytetet meksikane të Guadalajarës dhe Monterreit do të presin turneun play-off të Kupës së Botës FIFA 2026

    Stadiumi i Guadalajarës dhe stadiumi i Monterreit do të presin turneun play-off të Kupës së Botës FIFA 2026 marsin e ardhshëm.

    Shorti për garën me gjashtë ekipe do të zhvillohet sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, Zvicër. Kështu dy bileta për Kupën e Botës 2026 gjëndën në tokën meksikane .

    Vazhdo leximin

  • Administrata e Trump goditi klanin Hysa/ Gazeta meksikane: Pastruan 1 miliard pesos në vende si Shqipëria

    Administrata e Trump goditi klanin Hysa/ Gazeta meksikane: Pastruan 1 miliard pesos në vende si Shqipëria

    Nga Jose Diaz Briseno, REFORMA

    Administrata e Presidentit Donald Trump zbuloi një perandori kazinosh në Meksikë, e kontrolluar nga një grup i krimit të organizuar nga Shqipëria, me operacione edhe në Kanada dhe Poloni, që, sipas deklarimeve, i shërben Kartelit të Sinaloas për pastrim parash.

    Departamenti i Thesarit i SHBA-së bëri të ditur se grupi kontrollohet nga familja Hysa (Luftar, Arben, Fatos, Ramiz dhe Fabjon Hysa, si edhe Eselda Baku, më herët Eselda Hysa dhe vajza e Ramizit), të cilët dyshohet se qëndrojnë pas të paktën 10 kazinove në Sinaloa, Sonora, Baja California dhe Tabasko, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kartelin.

    I vetmi individ i përmendur që ka lindur në vend, i konsideruar “komisioner” i operacioneve të grupit, është sinaloezi Gilberto López López.

    Ndërkohë që Rrjeti për Kontrollin e Krimeve Financiare (FinCEN) i Thesarit lëshoi një alarm mbi 10 kazinotë, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), pjesë e të njëjtit departament, njoftoi sanksione ndaj 20 kompanive dhe 7 individëve.

    Dymbëdhjetë nga 20 kompanitë e familjes Hysa janë të regjistruara ligjërisht në Nuevo León. Pjesa tjetër është e regjistruar në Sinaloa, Sonora dhe Baja California, si edhe në Kanada e Poloni.

    Kazinotë e identifikuara nga FinCEN janë: Emine, në San Luis Río Colorado; Mirage, në Culiacán; Midas, në Agua Prieta, Rosarito, Guamúchil, Los Mochis dhe Mazatlán; Palermo, në Nogales; dhe Skampa, në Ensenada dhe Villahermosa.

    Ministria e Financave e Meksikës konfirmoi se, në koordinim me Departamentin e Thesarit të SHBA-së, ka bllokuar operacionet financiare të Kartelit të Sinaloas dhe ka pezulluar aktivitetet e kompanive të dyshuara se janë të lidhura me këtë grup kriminal.

    Njoftimi i Thesarit vjen dy ditë pasi Qeveria meksikane mbylli 13 kazino që dyshohet se ishin të lidhura me krimin e organizuar. Dy prej tyre, “Ganador Azteca” dhe “Operadora Ganadora TV Azteca”, janë filiale të Grupo Salinas, të Ricardo Salinas Pliegos.

    Sipas Ministrisë së Financave, fluksi i parave të paligjshme tejkalon “një miliard peso (rreth 54 milionë dollarë) midis Meksikës, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Belizesë, Panamasë, Rumanisë, Polonisë dhe Shqipërisë, përmes shoqërive të krijuara për shpërndarjen e kapitalit”.

    Sipas Urdhrit Ekzekutiv, Thesari do të ngrijë të gjitha asetet që individët dhe kompanitë e përmendura kanë nën juridiksionin e SHBA-së, si edhe do të ndalojë qytetarët amerikanë të kryejnë transaksione me këto entitete.

    Në shtator të vitit 2022 u publikua në Meksikë dhe Shqipëri informacion mbi pjesëmarrjen e familjes Hysa në pastrimin e parave dhe bashkëpunimin e tyre të dyshuar me Ismael “El Mayo” Zambada, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit të Sinaloas, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shtetet e Bashkuara.

    Në atë kohë, kreu i klanit, Luftari, dërgoi një letër për mediat në vendin e tij për të mohuar akuzat dhe paraqiti kallëzime në Meksikë kundër atyre që publikuan informacionin.

    “Dua t’i informoj qytetarët se kompanitë që përfaqësoj dhe të ardhurat e tyre janë 100% legale dhe të autorizuara të operojnë nga Qeveria meksikane. Këto kompani nuk kanë asnjë lidhje me aktivitete të paligjshme, e aq më pak me pastrim parash apo kartelët meksikanë”, deklaroi ai atëherë.

    OFAC tha se vëllezërit Hysa kanë pastruar shuma milionëshe përmes transaksioneve të kryera midis kompanive të tyre dhe një personi amerikan që nuk u identifikua në komunikatën e publikuar.

    “Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar nga afër me një person amerikan për të pastruar para, përfshirë lëvizjen e shifrave të mëdha të parave në dorë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara, ku kompania e këtij personi u përdor për pastrimin e fondeve”, thuhej në deklaratë.

    Gjithashtu, u specifikua se Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një kompani të krijuar në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i fondeve të paligjshme që i përkisnin të dyshuarve si trafikantë droge.

    Sipas letrës që në vitin 2022 Luftar u dërgoi medieve në vendin e tij, biznesmeni i kazinove emigroi nga Shqipëria në fund të viteve ’90, për shkak të konfliktit të armatosur në vend dhe, pas një rrugëtimi nëpër disa shtete, mbërriti në Meksikë në vitin 2004, ku edhe u vendos.

     

     

     

  • Gazeta kanadeze: Luftar Hysa ngriti kazino në rezervatin indian, edhe pse nuk është indigjen

    Gazeta kanadeze: Luftar Hysa ngriti kazino në rezervatin indian, edhe pse nuk është indigjen

    Nga Vincent Larouche, LA PRESSE

    Qeveria amerikane njoftoi të enjten sanksione kundër promovuesit të një kazinoje që operonte deri vitin e kaluar në rezervatin indigjen të Kahnawake, në jug të Montrealit, pasi ai përdorte institucionet e lojërave të fatit për të pastruar paratë e pista të karteleve meksikane të drogës.

    Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara njoftoi sanksionet në bashkëpunim me qeverinë meksikane.

    Tani, grupi i biznesmenit Luftar Hysa, i cili zotëron një rezidencë luksoze në Mont-Royal, cilësohet në Shtetet e Bashkuara si një “organizatë e rëndësishme kriminale transnacionale”.

    Kjo do të thotë se është e ndaluar të kryhen transaksione me të, përndryshe pasohen me penalitete. Çdo transaksion që e përfshin atë, dhe që kalon përmes Shteteve të Bashkuara, do të bllokohet menjëherë.

    Sipas qeverisë amerikane, Luftar Hysa, anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët e tyre, përdornin përfshirjen e tyre në disa kazino dhe restorante në Meksikë për të pastruar paratë e trafikut të drogës. Autoritetet amerikane besojnë se grupi “operon me pëlqimin e kartelit të Sinaloa-s, i cili ruan kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij”.

    “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në industrinë meksikane të lojërave të fatit. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: ‘Do të mbani përgjegjësi’”, deklaroi John K. Hurley, një zyrtar i Departamentit të Thesarit amerikan.

    Qeveria nuk ka sqaruar mbi çfarë informacioni ka bazuar përfundimet e saj. Në këtë fazë nuk është ngritur asnjë akuzë penale në këtë çështje.

    I dyshuar nga GRC

    Në tetor 2023, La Presse kishte zbuluar se Royal Canadian Mounted Police (GRC) po hetonte praninë e Luftar Hysës, një biznesmen shqiptar i vendosur në Montreal, në kazinonë ‘Magic Palace’ të Kahnawake.

    “Gjithçka tregon se Luftar Ali Hysa është infiltruar në rezervatin indian të Kahnawake për të lehtësuar aktivitetet e pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloa-s, si edhe për llogarinë e tij personale”, deklaronte në atë kohë një hetuese e policisë në një dëshmi të betuar të depozituar në gjykatën e Montrealit.

    Disa muaj pas publikimit të këtij artikulli, në mars 2024, gjashtë policë të ‘Peacekeepers’ të Kahnawake u paraqitën në kazinonë e rrugës 132 për ta mbyllur menjëherë, me kërkesë të Këshillit Mohawk.

    Z. Hysa, nga ana e tij, i ka kundërshtuar gjithmonë pretendimet e policisë dhe ka mohuar çdo lidhje me kartelet. Ndërsa dikur e ndante kohën mes Montrealit dhe Meksikës, ai ka qëndruar në tokën meksikane prej një viti e gjysmë, thotë avokati i tij, Pierre L’Écuyer. “Ai është më mirë atje”, deklaroi juristi.

    Projekti për të rihapur ‘Magic Palace’ është ende në diskutim, por nuk bëhet më fjalë që z. Hysa të përfshihet, thotë L’Écuyer. “Do të jenë vetëm investitorët indigjenë”, shpjegon ai.

    Një institucion kontrovers

    Procedurat gjyqësore kanë zbuluar se Luftar Hysa, i cili nuk ka asnjë prejardhje indigjene, do të përfitonte 58% të të ardhurave neto të kazinosë përgjithmonë, në këmbim të një investimi fillestar prej 10 milionësh në institucion.

    Një nga krerët e këshillit të fisit deklaroi, në kuadër të këtyre procedurave gjyqësore, se kishte mësuar se persona të tjerë përfitonin pagesa nga fitimet e gjeneruara nga makinat e fatit. “Mësova se një individ me emrin Carlos bënte telefonata dhe diktonte se ku duhej të shkonte paraja. Mësuam se çanta sportive me para hynin dhe dilnin”, shpjegoi ai në një deklaratë nën betim.

    Hapja e ‘Magic Palace’ ka qenë e debatueshme në Kahnawake. Popullsia e rezervatit është shprehur tre herë kundër hapjes së kazinove nëpërmjet referendumeve ndër vite. Megjithatë, institucioni arriti të ngrihej falë një projekti pilot për lotaritë video, i cili duhet të rivlerësohet nga këshilli i fisit.

  • SYRI TV/ Si i justifikonte Rama ‘Hysët’ 3 vite më parë! Lidhjet e vëllezërve Hysa me Sinaloat

    SYRI TV/ Si i justifikonte Rama ‘Hysët’ 3 vite më parë! Lidhjet e vëllezërve Hysa me Sinaloat

    Tre vite më parë, kryeministri Rama i cilësonte shpifje, artikujt e mediave meksikane për lidhjet e vëllezërve Hysa me kartelin e drogës Sinaloa. Në një konferencë me gazetarët Rama justifikonte edhe takimin e tij me Luftar Hysën, ndërsa akuzonte mediat meksikane se hedhin baltë mbi njerzit e pafajshëm.

    Ndiqni materialin e përgatitur nga Syri TV, 3 vite më parë.

    Gjatë konferencës së sotme për media Kryeministri Rama është munduar të justifikojë edhe takimin e tij me vëllezërit Hysa për të cilët mediat meksikane shkruajnë se kanë lidhje me kartelin e drogës Sinaloa. Sipas mediave të huaja paratë e Sinaloas pastrohen në Shqipëri duke investuar në bregdet.  Ndërkohë që kryeministri shqiptar i cilëson si shpifje artikujt e mediave të huaja.

    Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me artikullin e madias meksikane cila shkruan se kartili famëkeq Sinalo paston paratë e drogës në shqipëri perms vellezerve Hysa. Nderkohe ne mediat shqiptare jane publikuar edhe foto  ku personat e akuzuar sit e lidhur me kartelin Sinaloa janë pritur në kryeministri dhe kanë zhvilluar takime edhe me vetë kryeministri Edi Rama. Por kryeministri shqiptar deklaroi para gazetarëve se mediat meksikane hedhin baltë mbi njerëz të pafajshëm.

    Por duket se për të përgënjeshtruar faktet e dhëna nga media meksikane se karteli i Sanloas pastron para në Shqiperi, fal bashkëpunimit me vëllezërit Hysa, një prej të cilëve është fotografuar teksa hynë në kryeministri, kryeministri Edi Rama ka përdorur një mashtrim duke përllogaritur GJDP e Gjermanisë me pasurinë e kartelit të drogës.

    GDP e Gjermanisë është një per dhënë publike dhe përllogaritet në 3.806 trilion dollarë, ndërsa sipas Blomberg pasuria e kartelit El Mayos, shefi i kartelit të Sinaloas mendohet te jetë 3 miliardë dollarë, pra shumë herë më e vogël nga sa përpiqet Rama te tregojë.

    Megjithatë justifikimet e kryeministrit tashmë janë standarde, pasi  Edi Rama ka justifikuar edhe persona të tjerë të cilët sot janë të dënuar dhe vuajn dënimet në burgje.

  • SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë

    SHBA akuzon Iranin për komplot, del në krah të Izraelit: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë

    Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli akuzuan Iranin se është përpjekur të vrasë ambasadorin e Izraelit në Meksikë, por Teherani e hodhi poshtë pretendimin si një “gënjeshtër të madhe”, ndërsa qeveria meksikane që tha se nuk ishte në dijeni të komplotit.

    Izraeli tha se autoritetet meksikane kishin ndërhyrë duke parandaluar vrasjen e ambasadores të saj, Einat Kranz-Neiger, por ministria e jashtme e Meksikës tha më vonë se nuk kishte marrë “asnjë informacion” mbi incidentin e supozuar. Pa përmendur Shtetet e Bashkuara ose Izraelin, Sekretariati i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve i Meksikës, i cili mbikëqyr inteligjencën, tha se ishte i hapur për “bashkëpunim të koordinuar, gjithmonë brenda kornizës së sovranitetit kombëtar, me të gjitha agjencitë e sigurisë që e kërkojnë atë”.
    Kranz-Neiger, kur u pyet nga mediat meksikane në lidhje me deklaratat kontradiktore, tha se nuk ishte “në dijeni të arsyeve” të mohimit të Meksikës. Një zyrtar amerikan tha se Forca elitare Quds e Gardës Revolucionare e nisi komplotin në fund të vitit 2024 dhe se ai u pengua këtë vit. Komploti dyshohet se përfshinte rekrutimin e operativëve nga ambasada e Iranit në Venezuelë, presidenti i majtë i së cilës, Nicolas Maduro, ka një aleancë taktike me Teheranin.
    “Ky është vetëm rasti më i fundit në një histori të gjatë të shënjestrimit vdekjeprurës global të Iranit ndaj diplomatëve, gazetarëve, disidentëve dhe kujtdo që nuk pajtohet me ta, diçka që duhet të shqetësojë thellësisht çdo vend ku ka një prani iraniane”, tha zyrtari amerikan në kushte anonimiteti.
    Meksika historikisht kërkon mosndërhyrje në çështjet ndërkombëtare dhe ka mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm ndaj luftës në Gaza sesa vendet e tjera të Amerikës Latine të udhëhequra nga e majta.
    Meksika ka mbështetur një hetim mbi akuzat për krime lufte izraelite, por gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, të cilat janë vendosur dekada më parë dhe kanë qenë kryesisht të përzemërta.
     
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • Kriza diplomatike Peru–Meksikë: Kongresi shpall “non grata” presidenten Sheinbaum!

    Kriza diplomatike Peru–Meksikë: Kongresi shpall “non grata” presidenten Sheinbaum!

    Kongresi i Perusë e ka shpallur presidenten meksikane Claudia Sheinbaum “person non grata” disa ditë pasi qeveria e tyre ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Meksikën, e cila i dha azil ish-kryeministres peruane Betsy Chavez.
    Chavez ishte kryeministre gjatë kohës së ish-presidentit peruan Pedro Castillo, i rrëzuar nga pushteti dhe i burgosur. Peruja vendosi disa ditë më parë të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Meksikën pasi ish-kryeministrja peruane u fsheh në ambasadën meksikane në Lima për të kërkuar azil.
    Qeveria meksikane tha në një deklaratë se Chavez kërkoi azil në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe hodhi poshtë pretendimin e Perusë se ky ishte një “akt armiqësor”.
    Ministri i Jashtëm peruan, Hugo de Zela, i tha Reuters se ekspertët ligjorë po e shqyrtonin urgjentisht “Konventën e Karakasit të vitit 1954”, të cilën Meksika e përdori për të justifikuar azilin.
    “Është një analizë që ne kërkuam të kryhet shpejt, por me kujdesin e nevojshëm për t’u kryer mirë”, tha De Zela, i cili u emërua ministër i Jashtëm nga presidenti i ri peruan Jose Jeri muajin e kaluar.
    Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar që kur Meksika i dha azil gruas dhe fëmijëve të Castillos pas arrestimit të tij. Castillo është në pritje të dënimit dhe de Zela tha se një vendim përfundimtar pritet deri në fund të javës.
    Betssy Chavez ndërkohë përballet me akuza për komplot për rolin e saj të dyshuar në përpjekjen e Castillo-s për të shpërndarë Kongresin në vitin 2022 dhe prokurorët po kërkojnë një dënim me 25 vjet burg për të.
    Ajo kishte qenë në paraburgim që nga qershori i vitit 2023, por një gjyqtar e liroi në shtator ndërsa gjyqi i saj ishte duke vazhduar.

  • Tension në Amerikën Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

    Tension në Amerikën Latine, Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

    Kongresi i Perusë e ka shpallur presidenten meksikane Claudia Sheinbaum “person non grata” disa ditë pasi qeveria e tyre ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Meksikën, e cila i dha azil ish-kryeministres peruane Betsy Chavez.
    Chavez ishte kryeministre gjatë kohës së ish-presidentit peruan Pedro Castillo, i rrëzuar nga pushteti dhe i burgosur. Peruja vendosi disa ditë më parë të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Meksikën pasi ish-kryeministrja peruane u fsheh në ambasadën meksikane në Lima për të kërkuar azil.
    Qeveria meksikane tha në një deklaratë se Chavez kërkoi azil në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe hodhi poshtë pretendimin e Perusë se ky ishte një “akt armiqësor”.
    Ministri i Jashtëm peruan, Hugo de Zela, i tha Reuters se ekspertët ligjorë po e shqyrtonin urgjentisht “Konventën e Karakasit të vitit 1954”, të cilën Meksika e përdori për të justifikuar azilin.
    “Është një analizë që ne kërkuam të kryhet shpejt, por me kujdesin e nevojshëm për t’u kryer mirë”, tha De Zela, i cili u emërua ministër i Jashtëm nga presidenti i ri peruan Jose Jeri muajin e kaluar.
    Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar që kur Meksika i dha azil gruas dhe fëmijëve të Castillos pas arrestimit të tij. Castillo është në pritje të dënimit dhe de Zela tha se një vendim përfundimtar pritet deri në fund të javës.
    Betssy Chavez ndërkohë përballet me akuza për komplot për rolin e saj të dyshuar në përpjekjen e Castillo-s për të shpërndarë Kongresin në vitin 2022 dhe prokurorët po kërkojnë një dënim me 25 vjet burg për të.
    Ajo kishte qenë në paraburgim që nga qershori i vitit 2023, por një gjyqtar e liroi në shtator ndërsa gjyqi i saj ishte duke vazhduar.