Tag: meksikan

  • Të shtëna me armë zjarri në një bar në Meksikë, 7 viktima dhe 5 të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në një bar në Meksikë, 7 viktima dhe 5 të plagosur

    Të paktën shtatë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm të armatosur në një bar në qytetin Tula, në shtetin qendror meksikan të Hidalgos, thanë autoritetet lokale.

    Sipas policisë, katër persona vdiqën në vend dhe tre të tjerë ndërruan jetë në spital.
    Autoritetet lokale theksojnë se ky është një krim i pazakontë në këtë zonë, e cila ndodhet rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit meksikan.

    Vamos muy bien dicen @Claudiashein y @OHarfuch
    Reportan ataque armado en Tula
    La madrugada de este sábado se registró un ataque armado en el bar “La Resaka”, ubicado en Tula.
    De acuerdo con las primeras versiones, hombres armados ingresaron al lugar y dispararon contra las… pic.twitter.com/o0C1IYtdmp
    — José Díaz (@JJDiazMachuca) November 29, 2025

    🛑 Noche de terror en #Hidalgo
    La madrugada de este sábado, un centro nocturno en la colonia El Llano, en #Tula, Hidalgo, fue escenario de un brutal ataque armado.
    De acuerdo con reportes de la policía municipal, un comando ingresó al establecimiento y abrió fuego… pic.twitter.com/zFXm82e9yN
    — Fuerza Informativa Azteca (@AztecaNoticias) November 29, 2025

    Top Channel

  • Sergio Ramos largohet nga Meksika, rikthehet në Europë

    Sergio Ramos largohet nga Meksika, rikthehet në Europë

    Sergio Ramos, ka marrë vendimin për të mos e vazhduar aventurën e tij në kampionatin meksikan. Pas transferimit të tij te Monterrey në muajin shkurt, lëvizje që shënoi për herë të parë largimin e tij nga futbolli europian, mbrojtësi 39-vjeçar është drejt fundit të këtij kapitulli. Kontrata e tij me klubin meksikan skadon në muajin dhjetor, dhe sipas “El Chiringuito” dhe gazeta “AS”, Ramos nuk ka ndërmend të rinovojë.
    Arsyet e kësaj zgjedhjeje janë të ndara në dy drejtime kryesore. Së pari, raportimet tregojnë se futbollisti nuk është përshtatur plotësisht me ritmin e jetës në Meksikë.
    Edhe pse Monterrey arriti ta bindte fillimisht me projektin sportiv dhe me rolin që mund t’i ofronte në skuadër, ambientimi i tij personal nuk ka rezultuar i lehtë. Kjo e ka shtyrë Ramosin të marrë në konsideratë një rikthim në kontinentin ku ndërtoi pjesën më të madhe të karrierës dhe reputacionit të tij.
    Së dyti, një nga motivimet kryesore lidhet me Kombëtaren e Spanjës dhe me mundësinë për t’u përfshirë në listën e Botërorit 2026.
    Mbrojtësi i njohur beson se aktivizimi në një klub europian me ekspozim të lartë dhe me një nivel më të fortë konkurrues do të rrisë shanset e tij për t’u vëzhguar nga trajneri Luis de la Fuente. Objektivi i Spanjës për Kupën e Botës mbetet i qartë dhe Ramos synon të jetë pjesë e këtij grupi, pavarësisht moshës dhe konkurrencës së madhe në repartin defensiv.
    Nga ana sportive, Ramos ka ruajtur fizikun dhe përvojën që e kanë karakterizuar gjatë karrierës së tij, ndërsa beson se mund të kontribuojë ende në nivelet e larta të futbollit europian.
    Rikthimi në një kampionat të njohur shihet prej tij si një hap i domosdoshëm për të mbetur në qendër të vëmendjes dhe për të provuar se vazhdon të jetë i gatshëm për përfaqësimin kombëtar.

  • Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

    Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

    25 Nëntor 2025

    18:39

    Telesport

    Aventurës së Santiago Gimenez te Milan duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi holandez pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, pas plot 1 viti, ku u transferua në merkaton dimërore vjet nga Feyenoord për 35 milionë euro.
    “Calciomercato.com” zbulon se sulmuesin meksikan e duan dy klube në Premier League: Brentford dhe Sunderland. Ish-drejtori i Romës, Florent Ghisolfi, tani te Sunderland, është një admirues i Gimenez, por edhe Brentford është një kandidat mëse i mundshëm për transferimin e sulmuesit meksikan.
    Nga ana tjetër, Milan synon të përfitojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit meksikan, shifër e përafërt me atë që pagoi për kartonin e tij. Në 11 ndeshje këtë sezon, Gimenez ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Italisë.

  • Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo/ Arrestohen 7 truprojat e tij, zbulohet roli i tyre

    Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo/ Arrestohen 7 truprojat e tij, zbulohet roli i tyre

    Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij, njoftoi prokuroria.

    Zyrtarët thanë se truprojat, të cilët ishin oficerë aktivë policie, dyshohen për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Autori i dyshuar i sulmit ishte një 17-vjeçar, i cili më pas u vra nga vetë truprojat e Manzos, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndronte krimi i organizuar.
    Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti publik dhe shkaktoi tronditje të madhe në Meksikë, duke nxitur protesta kundër qeverisë. Forcat federale u dërguan për të forcuar sigurinë në Michoacán.
    Manzo, 40 vjeç, ishte i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj grupeve kriminale dhe karteleve të drogës. Ai kishte më shumë se një vit që shërbente si kryebashkiak i qytetit Uruapan.
    Derisa u arrestuan, shtatë truprojat vazhdonin të ishin në detyrë dhe siguronin mbrojtjen e të vesë së tij, Grecia Quiroz, e cila u emërua kryebashkiake e re nga Kongresi i shtetit.

    Top Channel

  • “El Clasico” edhe në merkato, Real dhe Barcelona në garë për djaloshin që po “çmend” gjithë klubet e mëdha

    “El Clasico” edhe në merkato, Real dhe Barcelona në garë për djaloshin që po “çmend” gjithë klubet e mëdha

    12 Tetor 2025

    19:03

    Telesport

    Real Madrid dhe Barcelona janë në krye të garës për të siguruar shërbimet e talentit meksikan Gilberto Mora. 16-vjeçari meksikan po shkëlqen me kombëtaren e tij në kampionatin Botëror për U-20, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 5 ndeshje.
    Mora mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, si mesfushor i majtë dhe në qendër të mesfushës. Për djaloshin mekikan ka interes thuajse nga të gjitha klubet e mëdha, po në krye të listës janë Real Madrid dhe Barcelona.
    Mora nuk mund të transferohet në Europë pa mbushur 18 vjeç, ndërsa klubi meksikan, Tijuana, që ka kartonin e tij, kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

  • Meksikë, të paktën 21 të vdekur nga shpërthimi i një çisterne

    Meksikë, të paktën 21 të vdekur nga shpërthimi i një çisterne

    Tetë ditë pasi një cisternë nafte shpërtheu në një lagje të dendur me popullsi në kryeqytetin meksikan, numri i të vdekurve vazhdon të rritet.

    Dy persona të tjerë kanë vdekur, duke e çuar numrin e të vdekurve në 21, tha kryebashkiakja Clara Brugada. Njëzet e shtatë persona të plagosur mbeten të shtruar në spital, ndërsa 36 të tjerë janë kthyer në shtëpi, shtoi kryebashkiakja.
    Lagjja Iztapalapa e kryeqytetit meksikan u trondit më 10 shtator nga shpërthimi i një cisterne që transportonte gati 50,000 litra LPG në një rrugë të ngarkuar.

    🚨 #Alerta l Imágenes impactantes muestran cómo comenzó la explosión de una pipa de gas en el bajo puente de la Concordia, #Iztapalapa ⚠️ Lo que parecía un tránsito habitual terminó en tragedia 💥 Mira aquí el momento exacto de la explosión 👇 pic.twitter.com/exbc1bm61K
    — Conexión H (@h_conexion) September 11, 2025

    Sipas hetimit të prokurorit, tragjedia ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt të cisternës, duke rezultuar në përmbysjen e automjetit dhe shkaktimin e shpërthimit të fuqishëm.

    Top Channel

  • Jeta e vështirë e Frida Kahlos, sëmundja dhe aksidenti i tmerrshëm nga i cili mezi shpëtoi…

    Jeta e vështirë e Frida Kahlos, sëmundja dhe aksidenti i tmerrshëm nga i cili mezi shpëtoi…

    Nga Jonathan Wright

    Sot të gjithë e ndeshim diku vështrimin e Frida Kahlos. E kudondodhur në posterat, printimet, kopertinat e librave, gotat apo bluzat, imazhi i saj është më i njohur sot se sa ishte gjatë jetës së saj të shkurtër.

    Ndonjëherë ajo shfaqet me tipare mashkullore, dhe ndonjëherë femërore dhe delikate.

    Megjithatë ekziston gjithmonë ndjenja e një gruaje që e kuroi me kujdes imazhin e saj publik.

    Nuk është çudi që Kahlo përshtatet kaq lehtë në ikonografinë e botës së shekullit XXI që ka shpikur idenë e influencuesit, duke e personifikuar jo pak, pasi ky version i Kahlos përfaqëson një përzierje midis bohemizmit, heroinës tragjike dhe të jetuarit sa më mirë.

    Nga ana tjetër ajo na tregon shumë Frida Kahlo-n historike, një artiste me talent të rrallë e cila u rrit në mesin e trazirave të Revolucionit Meksikan, duroi dhimbjet kronike dhe shëndetin e brishtë gjatë gjithë jetës së saj në vazhdën e martesës me artistin e famshëm meksikan, Diego Rivera, dhe nën shoqërinë e disa prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX-të?

    Historia e saj nis në vitin 1907 në Kojoakan, asokohe një fshat i vogël në periferi të Meksiko Siti, kur Kahlo lindi si e treta nga 4 vajzat e emigrantit gjerman Guilermo Kahlo (1871–1941) dhe Matilda Gonzalez (1874-1932).

    Frida ishte vajza e një babai indigjen dhe një nëne me origjinë spanjolle.

    Guilermo ishte një fotograf i talentuar dhe i suksesshëm, edhe pse shpërthimi i Revolucionit Meksikan në vitin 1910 kjo ndikoi negativisht në punën e tij, pasi ai mbështetej tek porositë që merrte nga qeveria e përmbysur.

    Ndërsa marrëdhënia e Fridës me nënën e saj konservatore ishte shpeshherë e tensionuar, ajo ishte e afërt me të atin, sidomos pasi Kahlo u sëmur nga poliomieliti kur ishte 6-vjeçe.

    Ajo sëmundje e la me këmbën e djathtë më të dobët dhe më të shkurtër. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht edhe dashurinë e saj për fustanet e gjata tradicionale, sepse ato e mbulonin defektin e saj fizik. Sipas biografisë së historianit të artit Hajden Herrera, përvoja e vetë Guilermos me sulmet epileptike, ndihmoi babë e bijë të krijonin një lidhje shumë të ngushtë bazuar në përvojën e përbashkët të sëmundjes.

    Guilermo i mësoi vajzës së tij fotografinë dhe pikturën. Më vonë ajo do të shkruante në ditarin e saj mbi “butësinë” e tij dhe “mirëkuptimin për të gjitha problemet e mia”.

    Në vitin 1922, Kahlo hyri në shkollën prestigjioze “Escuela Nacional Preparatoria” (Shkolla Përgatitore Kombëtare), një nga vetëm 35 vajzat mes 2000 studentëve.

    Autoritetet e shkollës përqafuan ‘indigenismo’-n, një qasje antikoloniale ndaj identitetit meksikan që luajti një rol të veçantë krijimin e një imazhi të veçantë publik nga Kahlo. Ajo filloi të pretendonte se kishte lindur në vitin 1910, se ishte “një bijë e revolucionit”.

    Së bashku me shokët dhe shoqet e saj krijuan një grup të vogël të quajtur “Los Cachuchas” për shkak të kapeleve të larta që mbanin.

    Ato ishin rebele dhe të angazhuara politikisht dhe intelektualisht. Frida Kahlo mendonte të bëhej mjeke, derisa një aksident i tmerrshëm ndryshoi trajektoren e jetës së saj. Më 17 shtator 1925, Kahlo dhe dashuria e saj e parë, Alehandro Arias, udhëheqësi jozyrtar i “Los Cachuchas”, po udhëtonin në një autobus kur ai u përplas nga një tramvaj. Disa pasagjerë vdiqën.

    Kahlo u ngjesh pas një parmaku prej hekuri, duke pësuar çarjes të legeni. Po ashtu iu shpua barku dhe mitra, pati disa kocka të thyera dhe shtypje të këmbës së saj të djathtë.

    Mjekët dyshonin nëse ajo do të arrinte të mbijetonte. Pas rikuperimit të saj fillestar, ajo u diagnostikua se kishte 3 rruaza të zhvendosura në shtyllën kurrizore, ndaj duhej të vishte një korse prej gipsi dhe të kalonte edhe 3 muaj të tjerë shtrirë në shtrat. Marrëdhënia e saj me Ariasin, të cilën prindërit e tij nuk e miratuan, do të përfundonte pasi ai u dërgua në një turne në Evropë.

    Kur po i nënshtrohej një rikuperimi të dytë të gjatë – beteja e saj me poliomielitin e kishte izoluar për 9 muaj – Kahlo nisi ta merrte seriozisht artin.

    Nëna e saj i dha asaj një kavalet të projektuar posaçërisht në mënyrë që Frida të mund të pikturonte në shtrat. Më vonë ajo shkroi: “Unë pikturoj veten shpesh, sepse jam subjekti që njoh më mirë”.

    Në fundin e vitit 1927, megjithëse do të jetonte me dhimbje kronike për pjesën tjetër të jetës së saj dhe do t’i nënshtrohej shumë operacioneve, Kahlo ishte mjaftueshëm mirë për t`u rikthyer tek përditshmëria.

    Miqtë e saj, tani në universitet, ishin përfshirë në politikën studentore.

    Kahlo iu bashkua Partisë Komuniste Meksikane (PCM), anëtarët e së cilës përfshinin figura të tilla radikale si fotografja italo-amerikane Tina Modoti (1896-1942).

    Në një nga mbrëmjet argëtuese të organizuara nga Modoti, Kahlo u njoh me Diego Riverën (1886-1957), një artist i njohur tashmë.

    Ajo i kërkoi Riverës të shikonte veprat e saj të artit dhe të gjykonte nëse ajo kishte ndonjë talent.

    “Vepra e saj rrezatonte një energji të pazakontë shprehëse, një përcaktim të saktë të karakterit. Shumë shpejt, ajo u bë gjëja më e rëndësishme në jetën time”- do të shkruante më vonë Diego.

    Të dy u martuan në gushtin e vitit 1929. Matilda nuk ishte dakord që Kahlo të martohej me një bohem radikal, 20 vjet më i madh se vajza e saj, një burrë, jeta personale e të cilit ishte shumë e ndërlikuar.

    Ndërkohë Guilermo, i vetëdijshëm për pasurinë e Riveras dhe nevojën e së bijës për për trajtime mjekësore të kushtueshme në vitet në vijim, kishte një pikëpamje të kundërt.

    Ata e quajtën çiftin me nofkën “elefanti” dhe “pëllumbi”, i tillë ishte ndryshimi në fizikun e tyre. Lajmi mbi martesën e tyre bëri bujë edhe në media ndërkombëtare.

    Në vitet që pasuan, Rivera nënshkroi kontrata shumë fitimprurëse për realizimin e muraleve të paguara nga industrialistët dhe financierët si Ford dhe Rokfeler.

    Gjatë viteve 1930 dhe deri në vdekjen e saj në 1954, ajo e mbështeti këtë ide me një seri kanavacash, shpeshherë çuditërisht të vogla kur i shihni në ndonjë galeri, por që janë bërë të famshme në mbarë botën.

    Ajo hapi një ekspozitë në vitin 1938 në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa i shiti tablonë “The Frame” Muzeut të Luvrit në vitin 1939.

    Vepra e saj u ndikua shumë nga arti popullor meksikan, i pasur me simbolika, si para–kolumbiane ashtu edhe të krishtera. Shpesh ai ishte thellësisht politik dhe përballej me çështjet rreth gjinisë, klasës dhe racës.

    Marrëdhënia e saj e stuhishme me Riverën, e ndërprerë nga divorci në vitin 1939, vazhdoi sërish. Çifti u pajtua dhe u martua përsëri, edhe pse asnjëri nuk e mësoi kurrë aftësinë e besnikërisë.

    Gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre, Kahlo kishte lidhje me burra dhe gra, përfshirë këngëtaren e lindur në Kosta Rika, Chavela Vargas.

    Në prill 1953, Kahlo organizoi ekspozitën e saj të parë personale në Meksikë në Galería Arte Contemporaneo.

    Pakkush priste që ajo të merrte pjesë personalisht. Por, duke injoruar këshillat e mjekëve, ajo mbërriti në ceremoninë hapjes së ekspozitës me një ambulancë përpara se të çohej me barelë në shtratin e saj me katër postera, të cilin ajo e kishte rregulluar që ta zhvendoste nga shtëpia e saj në galeri.

    Vdiq më 13 korrik 1954 në moshën 47-vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes ishte embolia pulmonare, edhe pse disa besojnë se ajo mund të ketë vrarë veten. / History Extra

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PËRTEJ PARASHIKIMEVE, AUTOPORTRETI I FRIDA KAHLO SHITET PËR 34.9 MILIONË DOLLARË

    Një autoportret i artistes meksikane, Frida Kahlo është shitur në një ankand për rekordin e 34.9 milionë dollarëve. Ky ishte çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një vepër arti të një artisti latino-amerikan.

    E realizuar në vitin 1949, nën titullin “Diego dhe unë” doli në ankandin e realizuar nga shtëpia “Sothesby” në Nju-Jork dhe iu shit një blerësi që zgjodhi të qëndrojë anonim, transmeton ‘a2news.com’.

    Kahlo, që kaloi vite në shtrat pas një aksidenti në rininë e saj, është krijuese e mbi 200 pikturave, skicave dhe vizatimeve. E këto punime janë kryesisht autoportrete, që i shndërroi në vepra perfekte arti, mbushur me ngjyra dhe fuqi.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Guillermo del Toro: Kam dhënë gjithçka timen në këtë Frankenstein

    Guillermo del Toro: Kam dhënë gjithçka timen në këtë Frankenstein

    Kam dhënë gjithçka timen në këtë Frankenstein, tha në një intervistë regjisori dhe skenaristi i njohur meksikan, Guillermo del Toro, sipas rainews.it.

    ”Frankeistein”, një nga filmat më të pritur, i drejtuar nga regjisori që fitoi ”Luanin e Artë” për filmin “La forma dell acqua” pretendon sërish për çmim. Në film marrin pjesë gjithashtu edhe Jacob Elordi dhe Mia Goth.

    ”Çfarë e bën këtë ‘Frankishtain’ kaq ndryshe nga të tjerët? Jam unë”, thotë Del Toro.

    ”Merr një këngë dhe dëgjoje. Nëse e këndojnë ‘Beatles’-at është ndryshe, nëse e këndon Joe Cocker është ndryshe. Ështe artisti ai që e ndryshon interpretimin e një këngë”, thotë Del Toro.

    ”Mund të konkretizosh emocionin, një teknikë, t’i vendosësh melodramën, ta bësh etike. Ka shumë nota në një tastierë për të luajtur”, shton ai.

    ”Dhe unë vura gjithçka brenda. Historinë time, biografinë time, qenien time si meksikan. I vura të gjithë çmendurinë time në imperfeksion”, thekson ai.

    ”Kjo imja është një performancë e shpirtit. Kam futur kaq shumë copëza të vogla nga vetja në të. Duke i thënë lamtumirë nënës sime apo duke më munguar babai, gjithçka është aty. Detyrimi im është të jem sa më i ndershëm me veten time”, përfundon regjisori dhe skenaristi i njohur meksikan, Guillermo del Toro./KultPlus.com

  • VIDEO/ Tensione në Senatin meksikan! Politikanët rrihen me grushta në mes të seancës

    VIDEO/ Tensione në Senatin meksikan! Politikanët rrihen me grushta në mes të seancës

    Tensionet u përshkallëzuan të mërkurën në Senatin e Meksikës, kur dy senatorë u përfshinë në një përplasje fizike gjatë një seance plenare në kryeqytetin e vendit.

    Bëhet fjalë për Alejandro ‘Alito’ Moreno Cárdenas, kryetarin kombëtar të Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), dhe Gerardo Fernández Noroña, Presidentin e Senatit dhe anëtar të partisë në pushtet Morena. Skena e përplasjes u transmetua në media dhe tregoi momentet kur dy politikanët shtyjnë njëri-tjetrin në sallën plenare.
    Në incident u përfshinë edhe disa deputetë të tjerë që ndodheshin në sallë.

    Përplasja nisi kur Moreno iu afrua Noroñës për të shprehur pakënaqësinë që nuk iu dha fjala pasi u këndua himni kombëtar për mbylljen e punimeve të seancës.
    Pas ngjarjes, Moreno publikoi një video në rrjetin social X (ish-Twitter), ku pretendoi se ishte Noroña ai që kishte nisur përplasjen. Nga ana tjetër, Noroña njoftoi se ai dhe partia Morena do të paraqesin padi për dëme ndaj atyre që shkaktuan incidentin.
    Ky incident ndodhi në një periudhë tensioni politik, pasi Senati meksikan miratoi në shtator një reformë të diskutueshme kushtetuese që ndryshon sistemin e drejtësisë – të gjithë gjyqtarët do të zgjidhen me votë popullore, një veprim që kritikohet se mund të politizojë sistemin gjyqësor dhe të rrezikojë demokracinë në vend.
    Më 1 shtator 2025, do të bëhet betimi i 881 gjyqtarëve të zgjedhur në zgjedhjet e degës gjyqësore të mbajtura më 1 qershor. Me këtë reformë, përbërja e Gjykatës së Lartë do të rinovohet tërësisht dhe për herë të parë do të dominohet nga gratë – me pesë gjyqtare gra dhe katër burra.
    /vizionplus.tv

  • Shkuan për të kënduar, por u morën peng! Si u vra grupi muzikor meksikan nga karteli i drogës

    Shkuan për të kënduar, por u morën peng! Si u vra grupi muzikor meksikan nga karteli i drogës

    Bandat kriminale po vijojnë të bëjnë kërdinë në Meksikë, teksa këtë herë viktima kanë mbetur artistët.

    Një grup muzikor është vrarë nga karteli kriminal meksikan, teksa ishin ftuar të këndonin në një lokal.
    Pesë anëtarë të grupit muzikor Fugitivo, dyshohet se u rrëmbyen dhe u vranë nga Karteli i Gjirit, një nga organizatat më të dhunshme të trafikut të drogës në Meksikë.
    Sipas autoriteteve vendase trupat e muzikantëve u gjetën pas disa ditësh hetimesh. Nëntë persona janë arrestuar si përgjegjës të vrasjes së rëndë.
    Pesë muzikantët, të moshës 20 deri në 40 vjeç, ishin raportuar të zhdukur pasi kishin shkuar për të performuar në një lokal në qytetin Reynosa të dielën.
    Një nga motrat e viktimave deklaroi për mediat meksikane se ishte kërcënuar me telefonata nga persona të panjohur dhe kishte raportuar gjithashtu vjedhjen e dy automjeteve që i përkisnin grupit.
    Tronditur nga ngjarja, familjarët dhe muzikantë të tjerë organizuan një protestë para bashkisë së Reynosa-s, madje përkohësisht bllokuan edhe urën që lidh qytetin me Farr, në Teksas.
    Karteli i Gjirit, i dyshuar si autor i ngjarjes, është një nga tetë organizatat kriminale latino-amerikane që u përfshinë në shkurt në listën e zezë të “organizatave terroriste të huaja” nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

    Top Channel