Tag: meksi

  • Pezullimi i Ballukut nga detyra/ Ish ministrja socialiste mesazh Ramës: PS të përmirësojë qeverisjen

    Pezullimi i Ballukut nga detyra/ Ish ministrja socialiste mesazh Ramës: PS të përmirësojë qeverisjen

    Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku.
    Në një postim në rrjetet sociale, Meksi këshillon PS-në që të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen.
    “Duhet të krijohen pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat”, thekson Meksi.
    Postimi
     
     
    “Kritika mund të mos jetë e këndshme, por është e domosdoshme. Ajo luan të njëjtin rol si dhimbja tek trupi: tërheq vëmendjen ndaj një gjendjeje jo të shëndetshme”.— W. Churchill
    Ky citim na kujton rëndësinë e kritikës dhe demokracisë së brendshme.
    Kritika nuk është armiqësi ndaj partisë apo vendit, por një mekanizëm i shëndetshëm që paralajmëron dhe mbron nga gabimet e pushtetit.
    Është momenti që PS të reflektojë thellë dhe të përmirësojë qeverisjen, duke krijuar pa humbur kohë mekanizma reflektimi, “check & balance”, transparence dhe hapësira reale për debat.
    Kostoja e kritikës është shumë më e vogël se ajo e mosdëgjimit të saj; ndryshe, gabimet dhe rreziqet do të jenë të pashmangshme.

  • Dinamo- Ferizaj, testi në Ohër pa gola

    Dinamo- Ferizaj, testi në Ohër pa gola

    Mbyllet miqësorja e Dinamo Sitit ndaj Ferizajt në Ohër me shifrat e bardhë 0-0.Ndonëse blutë e kryeqytetit ishin më të qartë, fusha nuk prodhoi asnjë gol duke lënë në fuqi rezultatin e startit të këtij takimi miqësor.

    Javën që vjen Dinamo e cila prej javësh përgatitet në Ohër, pritet të kthehet në Tiranë, për t’u përqendruar te përgatitjet në prag të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

    Formacioni startues Dinamos: 

    Teqja, Meksi, Dita, Neziri, Loran, Jonuzi, Bregu, Nani, Qardaku, Vila, Zabërgja.

    Në pjesën e dytë trajneri Ilir Daja aktivizoi lojtarët; Sali, Manjani, Meksi, Qefalija, Farruku, Itodo, Berisha, Gudiabi, Doçi dhe Nasër Aliji.

    Vazhdo leximin

  • A ka politikanë mes tyre?! Diplomati tregon numrin e masonëve në Shqipëri

    A ka politikanë mes tyre?! Diplomati tregon numrin e masonëve në Shqipëri

    Marin Meksi, i cili e pranon pa hezitim se është mason, tregoi sonte në “Opinion” se sa masonë janë aktualisht në Shqipëri. Ai theksoi po ashtu se “masoneria beson në Zot”, duke shtuar se në kohë të ndryshme ka pasur qasje të ndryshme ndaj fesë.
    “Unë jam në Lozhën hungareze dhe jam në Lozhën mëmë, në Lozhën e madhe të Shqipërisë. Në Shqipëri mund të ketë 200, 300 masonë”, tha ai.
    A ka politikanë në mesin e tyre?! Meksi u përgjigj se në dijeninë e tij “nuk ka politikanë shqiptarë, pjesë të asaj Lozhe”.
    Nënvizoi se ritualet e tyre, nuk kanë lidhje me satanizmin.

  • “Ulërinte dhe shkelmonte dyshemenë”, Frrok Çupi: Si Berisha na mori Partinë Demokratike

    “Ulërinte dhe shkelmonte dyshemenë”, Frrok Çupi: Si Berisha na mori Partinë Demokratike

    Analisti Frrok Çupi në studion e ABC News u rikthye vite pas në kohë duke treguar momentet se si Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike.
    Sipas tij, nuk është se Partia Demokratik e pikturoi portretin e kryetari të saj, por ishte vetë Sali Berisha, i cili bëri portretin e partisë.
    Ai tregoi edhe votimet që janë bërë, ndërsa rrëfeu shpërthimet e Sali Berishës pasi humbi raundin e parë përballë Aleksandër Meksit.
    “Ishte çiban në PD, i ardhur. PD është themeluar në 11 dhjetor , ai e ka dorëzuar teserën e partisë punës më 25 janar të vitit të ardhshëm. Dmth, ka ndodhur një gjë shumë e natyrshme.
    Nuk ka qenë PD që e ka vizatuar kryetarin, që e ka bërë bustin, kryetari ka bërë portretin e partisë.Kam qenë prezent.
    Meksi fitoi 9 vota, Gramozi dy vota dhe Saliu dy vota. Po sigurisht. Saliu donte të digjte zyrat atë natë. Ka qenë në zyrën time, në zyrën e kryeredaktorit të RD ka ndodhur ajo”, tha ai në ABC News.
    Më tej Çupi pohoi si u organizua votimi tjetër dhe se si Sali Berisha shkelmonte dyshemenë e zyrës, në gazetën “Rilindja Demokratike”.
    “Ka qenë në zyrën e kryeredaktorit të RD, madje kemi bërë mbledhjen, kemi marrë stola nga rruga se nuk kishim karrige. Kemi qenë 13 veta dhe votimi ka qenë i fshehtë, e vetmja gjë. Kanë qenë tre kandidatë; Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko dhe Sali Berisha dhe siç ua thashë Meksi ka fituar 9 vota, dy e dy janë ndarë të tjerët.
    Në atë kohë ka filluar Sali Berisha të gjëmojë, ka qenë me dërrasa ajo zyra, i binte me shkelma, ulërinte dhe ne ishim të rrethuar dhe nga sigurimi i shtetit. Ka qenë afër mëngjesit dhe është bërë nami, Leka i tha: doktor, e bëjmë kështu.
    Ti je Meksi me 9 vota dhe unë jam Saliu dhe merri këto votat e mia. U bë qameti atë natë. Pastaj vendosëm t’i bëjmë me 14 , t’i mbledhim nga rrethet, që të vonin shumë njerëz në Pallatin e Kulturës te Biblioteka.
    Dhe dy minsionarë, janë vendosur të porta, te dera dhe i kanë porositur kush ka ardhur: voto Saliun se na morët në qafë. I vetmi që ka ulëritur ka qenë Emin Barçi, nëse e mban mend, gazetar i RD, çfarë bëhet kështu.
    Madje dhe Abdi Baleta dhe Rustem Gjata janë ngjitur në tribunë dhe kanë thënë se ne kemi Partinë tonë Komuniste, por ju qenkeni më komunistë se komunistët e mi dhe na kanë sharë dhe na kanë bërë copë copë dhe kështu është zgjedhur”, tha ai.