Tag: meklaren

  • Formula 1/ Verstappen “mbretëron” në Katar, rikthehet në garë për titull

    Formula 1/ Verstappen “mbretëron” në Katar, rikthehet në garë për titull

    Maks Vershtapen fiton Çmimin e Madh të Katarit sot dhe është kthyer fuqimisht në garën për titullin kampion, kur mbetet edhe një pistë për të vizituar, ajo e Abu Dabi. Meritë e një gare perfekte të tij, por edhe një gafe të jashtëzakonshme të skuadrës MekLaren.
    Kjo e fundit dukej në kontroll të plotë të garës, me Piastri dhe Norris në dy vendet e para dhe në kontroll pas pak xhirosh. Por në xhiron e 8, kur u shfaq makina e sigurisë, të gjithë u futën në bokse, përveç dy makinave MekLaren. Kjo i dha mundësinë Vershtapen të bënte ndërrimin e gomave siç dëshironte ai me një strategji ndryshe.

    Dhe falë planifikimit të saktë edhe në ndalesën e dytë, ai mori kreun e garës, duke u shkëputur nga Piastri i cili e ndiqte në vendin e dytë, por edhe Norris, i cili rrëshqiti deri në vendin e pestë, në një garë ku makinat MekLaren ishin dukshëm më të shpejta se rivalët. Norris ia doli në xhiron e fundit të përfitonte nga një dalje e Antonelit para tij për të marrë të paktën vendin e katërt, por jo të kalonte Sainz i cili u ngjit në shkallën e tretë të podiumit.
    Kësisoj, me vetëm një garë të mbetur deri në mbyllje të sezonit, Norris kryeson kampionatin me 408 pikë, i ndjekur nga Vershtapen me 396 pikë dhe Piastri me 392 pikë. Gjithçka do të vendoset pas një jave në Abu Dabi, me kombinime nga më të ndryshmet që mund të nxjerrin secilin prej këtyre pilotëve kampon bote.

  • Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor

    Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor

    Dukej se gjithçka ishte gati në Baku, por ak sidenti i Oskar Piastrit në xhiron e parë dhe vendi i shtatë (me shumë vështirësi) i Lando Norrisit në garën e dy javëve më parë, bënë që MekLaren të mos e siguronte matematikisht titullin e konstruktorëve për sezonin 2025.
    Megjithatë, këtë fundjavë në Singapor, ata kanë një “match ball” të dytë, në një pistë ku konsiderohen favoritë për një fitore të dyfishtë. Aktualisht, MekLaren ka një epërsi prej 333 pikësh ndaj Mercedesit, ndërsa mbeten edhe 346 pikë në lojë në shtatë garat e fundit të sezonit. Teorikisht, tre skuadra, përfshirë Ferrarin, kanë ende gjasa matematikore për titullin, por ato janë shumë të vogla. Nëse MekLaren arrin të grumbullojë 13 pikë me të dy makinat në Singapor, do të shpallet automatikisht kampion, që do të thotë se mjafton një podium i vetëm nga Piastri ose Norris. Në këtë mënyrë, ata do të barazonin rekordin për titullin më të shpejtë në historinë e konstruktorëve (me 6 gara të mbetura), rekord që e vendosi Red Bull në vitin 2023.

    Nëse MekLaren nuk lejon që Mercedes të marrë më shumë se 30 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse MekLaren nuk lejon që Ferrari të marrë më shumë se 34 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse e arrijnë, kjo do të jetë kurora e dhjetë për MekLaren në Formula 1 dhe e dyta radhazi, pas asaj të fituar në 2024-ën në garën e fundit përballë Red Bullit. MekLaren, gjithashtu është në rrugë të mirë për të fituar kampionatin e parë të pilotëve që nga koha e Luis Hamiltonit në vitin 2008.
    I vetmi që mund ta ndalojë është Maks Vershtapenin, por edhe vetë holandezi duket se nuk beson te titulli i pestë radhazi: “Nuk kam jetoj me shpresa. Kanë mbetur edhe shtatë gara (69 pikë janë shumë), kështu që personalisht nuk mendoj për këtë”, tha holandezi në Baku. “Thjesht garë pas gare, siç kam bërë gjithë sezonin. Mundohem të bëj më të mirën, të marr sa më shumë pikë, dhe pas Abu Dabit do ta shohim”, përfundoi Vershtapen, pa entuziazëm për të krijuar pritshmëri.
    © BalkanWeb

  • Ralf Schumacher: Gara për titull, McLaren do të shtyjë Piastrin

    Ralf Schumacher: Gara për titull, McLaren do të shtyjë Piastrin

    MekLaren u largua nga Çmimi i Madh i Kanadasë në Formula 1 si makina e katërt më e mirë në garë. Ekipi portokalli shënoi vetëm 12 pikë, falë Oskar Piastrit, i cili kaloi vijën e finishit në vendin e katërt. Gara në Montreal siç dihet u mbyll më një përplasje në xhirot e fundit mes dy makinave MekLaren, teksa Lando Norris goditi nga pas Oskar Piatrin, me britanikun që përfundoi më pas jashtë, duke u tërhequr.
    Ky incident bëri që Norris të humbiste terren në kampionatin e pilotëve, ndërsa e pengoi gjithashtu ekipin e tij ta thellonte epërsinë në klasifikimin e kontruktorëve. Përplasja midis dy pilotëve të MekLarenit hapi një temë të madhe diskutimi rreth brenda ekipit. Megjithatë, drejtuesi e i skuadrës, italiani Andrea Stela, mohoi se do të lëshohej ndonjë urdhër ekipi, duke deklaruar se të dy pilotët do të kenë mundësi të barabarta për të garuar për titullin, duke u bazuar në meritat dhe performancën e tyre.

    Por së fundmi, ish-piloti i F1, Ralf Shumacher, i cili punon si komentator për “Sky Germany”, ka deklaruar se MekLaren ka vendosur të favorizojë Oskar Piastrin për Kampionatin Botëror të këtij viti. Shumaker shpjegoi se Norris ka shumë dobësi dhe bën shumë gabime.
    “Mendoj se tani është vendosur brenda MekLarenit që Piastri është njeriu tek i cili do të përqendrohet ekipi për Kampionatin Botëror”, u shpreh Rafl Shumaker, teksa më tej shtoi:
    “Lando tregon shumë dobësi dhe bën shumë gabime, përfshirë përplasjen e tij të pamatur në Kanada, ku goditi nga pas Piastrin”. Përsa i përket situatës në klasifikimin e pilotëve, Oskar Piastri kryeson me 198 pikë. Piloti australian ka shënuar këtë sezon 5 fitore dhe 8 podiume. Lando Norris klasifikohet në vendin e dytë me 176 pikë, teksa numëron 2 fitore dhe 8 podiume.
    Më pas në vendin e tretë ndodhet Maks Vershtapen, me pilotin e Red Bullit që numëron 155 pikë, me 2 fitore sezonale dhe 5 vende në podium. Gara e radhës në Formula 1 do të jetë këtë fundjavë në cirkuitin Red Bull Ring, aty ku do mbahet Çmimi i Madh i Austrisë.

  • F1/ Në Barcelonë dominon MekLaren, Verstapen penalizohet dhe mbyll i 10-ti

    MekLaren fiton Çmimin e Madh të Spanjës. Oskar Piastri i nisur nga Pole Position, mori kryesimin në pozicionin e parë me shoqëruesin e Lando Norris që mbrrin i dyti. Vendi i tretë në pozicionin e Sharles Leklerk me Ferrarin teksa 8 xhiro nga fundi, makina e sigurisë hyri në pistë për të lëvizur Mercedesin e Andrea Kimi Antoneli.

    Në anën e Maks Verstapen me Red Bull vjen e penalizohet për shkak të një kontakti me Xhorxh Rasëll duke u spoastaur në vend të 10-të. Britaniku i Mercedes mori vendine katërt ndërsa pas tij në zonën e pikëve me radhë; Hulkenberg, Hamilton, Haxhar, Gasli, Alonso dhe mbylli Verstapen.

    Vazhdo leximin

  • F1/ Norris, Çmimi i Madh i Montekarlos

    Lando Norris fiton Çmimin e Madh të Monakos në F1. Piloti i MekLarenit e mbylli garën, para pilotit vendas Sharl Leklerk që garon me Ferrari.

    Podiumi u plotësua me tjetër pilot të MekLaren. Oskar Piastri la pas Maks Verstapen dhe Luis Hamilton, që nuk mund të shkonte më shumë se vendi i pestë.

    Fernando Alonso dhe Gasli nuk ia dolën të përfundonin garën me 78 xhiro.  Norris tashmë është 13 pikë prapa Piastrit, që kryeson renditjen e përgjithshme. Të dy pilotët e MekLaren po spikasin në këtë edicion.

    Ndërkaq holandezi Verstapen ndodhet në vendin e tretë me 22 pikë më pak. Kampioni në fuqi i Red Bull, ka disa gara që po lufton fort për të rivalizuar dy makinat e MekLaren.

    Vazhdo leximin

  • Verstapen mposht MekLaren për triumfin në Imola

    Red Bull feston katërqind Gprix në Formula Një me fitoren sensacionale të Maks Verstapen në garat e zhvilluara sot Emilia Romagna. Në Imola, kampioni katër herë i botës kalon pilotët e MekLaren-ët me ndihmën e një ndalese në boks nën kushtet VSC (Virtual Safety Car), duke shënuar fitoren e tij të dytë të sezonit pas asaj një muaj e gjysmë më parë në Japoni.

    I tejkaluar në fillim me një frenim të zakonshëm nga Verstapen në Tamburello, Oskar Piastri përfundon i treti pas shokut të tij të skuadrës Lando Norris me avantazhin e një seti gomash të reja të montuara gjatë Safety Car të shkaktuar nga nevoja për të hequr Mercedes-in e Andrea Kimi Antoneli-t (probleme me përshpejtuesin), fundi i një gare jo aq të shkëlqyer për pilotin italian.

    Mbrritja në Emilia-Romagna:

    Vazhdo leximin

  • Verstapen befason MekLaren, niset i pari në Majemi

    Verstapen befason MekLaren, niset i pari në Majemi

    Çmimi i Madh i F1 këtë mbrëmje (22:00) në ndalesën e radhës në SHBA

    MekLaren nuk ka rivalë në Majemi, por Maks Verstapen nuk e njeh këtë ‘rregull’ dhe fiton ‘pole position’ me një rekord në pistë.

    Holandezi ishte i mrekullueshëm në sektorin e parë dhe arriti të fitonte diferencën e duhur për të kaluar përpara saktësisë së MekLaren. Për Verstapen ky është poli i 43-të në F1 dhe sot ai do të ketë shansin e madh për të provuar të fitojë përsëri.

    Vendi i dytë i shkoi Lando Norris i cili bëri një gabim të vogël në sektorin e fundit dhe nuk arrin të shfrytëzojë plotësisht potencialin e makinës së tij.

    I treti 18 vjeçari Kim Antoneli sërish befasues (arriti pole në garën Sprint, e para në karrierë), duke përfunduar një xhiro super të mirë e do të nisë përpara Piastri-t.

    Nisja, grafikisht:

    Vazhdo leximin