Berisha: Mëkat që nuk fituam! Shqipëria? Duam BotërorinLecce barazoi pa gola ndaj Veronës. Lojtari më i mirë i takimit u vlerësua Medon Berisha, i cili zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive.
“Sot? Një shije e hidhur. Sinqerisht, nuk jam shumë i interesuar për çmimin; doja të fitoja. Bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe mund të kish…
Tag: mëkat
-

Berisha: Mëkat që nuk fituam! Shqipëria? Duam Botërorin
-

Çmenduri shqiptare/ Burri bëhet bashkë me vëllanë dhe rreh gruan e tij
Një konflikt në familje në fshatin Mekat të Vlorës është parandaluar në kohë nga Policia, duke shmangur përshkallëzimin e situatës dhe duke çuar në ndalimin e dy personave.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas njoftimit për një rast dhune në familje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç, banues në fshatin Mekat.
Sipas informacioneve zyrtare, dy vëllezërit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së K. P., gjatë një konflikti në familje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F. P., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të llojit teke, e cila rezultoi se mbahej pa leje.
Materialet në ngarkim të të ndaluarve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. -

E rëndë në Vlorë! 47-vjeçari rreh gruan së bashku me të vëllanë
Foto ilustruese
VLORË- Dy vëllezër janë arrestuar në Vlorë pasi kanë dhunuar një grua. Ngjarja ndodhi në fshatin Mekat, ku 47-vjeçari, i identifikuar me inicialet K.P., nisi që të dhunonte bashkëshorten e tij. Në një moment i është “bashkuar” edhe i vëllai i tij, F. P., 51 vjeç. Pas njoftimit të bërë nga fqinjët, Policia shkoi në banesë dhe vendosi në pranga dy vëllezërit. Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu, e cila mbahej pa leje nga 47-vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje, vihen në pranga 2 vëllezër, njëri prej tyre posedonte dhe armë gjahu pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mekat kishte një rast dhune në familje, kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e plotë të rastit, u bë ndalimi i shtetasve: • K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Mekat. Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./ZËRI -

Capello mbron Douglas Luiz: Mëkat, është nënvlerësuar te Juventusi. Nuk është vendosur në kushtet e duhura
Gjatë një interviste të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri Fabio Capello ka folur për largimin, tashmë të shkruar pas ngjarjeve të djeshme, të Douglas Luiz nga Juventusi: “Është një mëkat, sepse besoj se ai lojtar është nënvlerësuar. Është në listën e largimeve dhe nuk ka bindur, por mua më pëlqente, edhe pse më pas u ‘zhduk’ nga qarkullimi.
Më dukej se kishte cilësitë e nevojshme, ishte një lojtar i mirë. Ai është një nga ata futbollistë që sot nuk vlerësohen, por ndoshta nuk janë vendosur në kushtet për të dhënë maksimumin. Edhe Nico Gonzalez, për shembull.
Por le të bëjmë një hap pas… Juventusi harxhoi një mal me para vitin e kaluar, mori lojtarë që i konsideronte të nivelit të lartë; veçanërisht Nico, Douglas dhe Koopmeiners. Ja pra, më duket e pamundur ta shohësh këtë të fundit kaq në vështirësi, pas asaj që tregoi tek Atalanta.
Të gjithë janë lojtarë që ndoshta nuk arritën të integrohen dhe të japin atë që pritej prej tyre. Disa pyetje duhen bërë, sepse tani ekziston rreziku që dikush prej tyre të shkojë në një ekip tjetër dhe të bëhet pikërisht ai që nuk arriti të jetë me fanellën bardhezi”. -

“Përdorimi i kartës nuk është mëkat”/ Kryemadhi ironizon Tedi Blushin: I largoi njerëzit nga Meta, mos do takat dhe fustanin tim?
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur pyetjes lidhur me shpenzimet e kartave, të përmendura në dosjen e SPAK.
Përdorimi i kartës nuk është mëkat u shpreh Kryemadhi, por transparencë. Kryemadhi ironizoi edhe Tedi Blushim, pasi sipas saj mori gjithçka nga Partia e Lirisë.
“Nuk i përgjigjem z. Meta, ju përgjigjem atyre që e izolojnë dhe manipulojnë Metën. Përdorimi i kartës nuk është mëkat, është transparencë. Marrëdhënia ime me kushëririn tim Adrian Shatkun është familjare. Njerëzit që informojnë Metën kanë një qëllim. Unë mendoj se arrestimi i tij është politik, urdhër i Yuri Kim dhe Aleksandër Soros.
SHBA paguan shumë para për reformën në drejtësi, nuk kanë paguar që prokurorët të bëjnë afera për grupe të caktuara. Ata që lexojnë fleterrufetë e SPAK-ut nga zyrat e Partisë së Lirisë, ju them çdo fjalë e shkruar qoftë në akuzë apo pretendimet e SPAK-ut, është manipulim. Ju gazetarët thoni që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn, ka qenë Monika Kryemadhi që tha që nuk është kështu.
Tedi Blushi mori ça kishte për të marrë, ia largoi gjithë njerëzit nga Partia Ilir Metës. E gënjeu, i tha na kanë hequr vjehrrin nga puna. Çfarë do më shumë Tedi Blushi? Deputet u bë. Mos do takat dhe fustanin tim?“-u shpreh Kryemadhi.Top Channel
-

“Fantastike”, Inzaghi në “qiellin e 7-të”, Guardiola: Mëkat, duhet të ishim cinik
“Fantastike”. Me këtë fjalë e përkufizoi Simone Inzaghi suksesin përballë Man.City, një fitore 4-3 që i dhuroi në mënyrë të papritur një biletë për në fazën çerekfinale të Botërorit për Klube, një përfundim që të paktë ishin ata që e mendonin. Al Hilal luftoi fort për 120 minuta duke vënë në jetë një kryevepër të vërtetë. Sigurisht, ky përfundim kënaq pafund trajnerin Simone Inzaghi:
“Çelësi i suksesit i këtij rezultati ishin djemtë, vendosen zemrën në fushë. Ne ishim të detyruar të bënim diçka të jashtëzakonshme pasi e dinim se sa i fortë është ekipi i Man.City. Duhet të kalonim një mal si Everesti pa oksigjen, por u treguam fantastik. Pep Guardiola? Ai është trajneri më i mirë në botë, por këtë mbrëmje ne bëmë më të mirën tonë dhe e merituam këtë rezultat”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.Botërori për Klube, për më tepër ky eliminim, i vendosi “vulën” një sezoni të dështuar nga ana e Man.City. Pep Guardiola ndjen keqardhje për këtë disfatë, pasi në sytë e tij ekipi prodhoi shumë:
“Është mëkat. Në këtë pikë të turneut të gjithë ndeshjet janë të vështira. I lejuam atyre të krijonin shumë në trazicion, por edhe ne krijuam shumë, në përgjithësi u treguam të zotë, por portieri i tyre bëri disa pritje fantastike. Nuk kam çfarë të them më shumë, në ndeshje të tilla duhet të jesh cinik. Ndjesitë janë se skuadra po ecën mirë, tani rikthehemi në shtëpi, kemi kohë për të pushuar, për t’u rifreskuar dhe të rikthemi sezonin e ri”, theksoi Guardiola.
() -

Guardiola: Mëkat që u eliminuam kështu, duhej të tregoheshim më cinikë
1 Korrik 2025
8:49
Alfred Lleshi
“Është një mëkat”. Me këto fjalë plot hidhërim, Pep Guardiola e nisi konferencën për shtyp disa çaste pas humbjes 4-3 në kohën shtesë ndaj Al-Hilal. Skuadra saudite, e drejtuar nga Simone Inzaghi e eliminoi Manchester City nga Kupa e Botës për Klube. Trajneri i “citizens” vazhdoi: “Në këtë fazë të turneut janë të gjitha ndeshje të vështira. Ne iu dhamë atyre mundësi të krijonin tranzicione, por krijuam shumë edhe vetë. Në përgjithësi bëmë mirë”.
Për ecurinë e ndeshjes, Guardiola u shpreh: “Ndërmorëm shumë aksione, por Bounou bëri pritje të pabesueshme. Nuk ka shumë për të thënë tjetër. Ata u mbrojtën shumë mirë në thellësi, në ndeshje të tilla duhet të jesh cinik”.
Pas tri fitoreve në fazën e grupeve, aventura e City në këtë kompeticion përfundon në 1/8 finale. Al-Hilal do të përballet me Fluminense, që nga ana e vet eliminoi Interin. Një humbje e hidhur 4-3, që megjithatë e ngushëllon Guardiolën për atë që skuadra tregoi gjatë gjithë kompeticionit: “Kam ndjesinë që skuadra po shkon mirë, por tani kthehemi në shtëpi dhe kemi kohë të pushojmë, të qartësojmë mendjen dhe të rikthehemi për sezonin e ardhshëm”.
Më pas përfundoi: “Kam parë shumë gjëra pozitive, që në të kaluarën nuk i kisha vënë re, sidomos në marrëdhënien mes lojtarëve dhe stafit”. -

“Mëkat mbyllja e karrierës pa një debat Rama-Berisha”, Minxhozi: Rama del rregullisht mbi PS si preferencë! Lapaj, i vetmi që kërkon…
Analisti Skënder Minxhozi komentoi zhvillimet e fundit në kuadrin politik në valën e fushatës zgjedhore e cila ka nisur zyrtarisht. Sipas tij, kultura e debatit ka humbur dhe se në vendet europiane dhe në SHBA debati ka ndodhur gjithmonë. Minxhozi u shpreh më tej se dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama ëstë mëkat të mbyllin karrierën politike pa një debat që t’i mbetet arkivës.
“Kultura e debatit ka humbur, kush ka qenë në qeverisje nuk e ka preferuar. Në cdo shtet europian, në SHBA debatin e kanë në thelb, brenda partisë debatohet dhe gjatë fushatës ka disa debate të dakortësuara. Kështu ka ndodhur gjithmonë.
Gjermania si dhe në Kanada që ka zgjedhje. Debati quhet si një rrethanë e shkëlqyer për votuesin që t’i shoh në kontakt të afërt platformat. Ne kemi shumë vite që zgjedhjet i kemi në votime sepse nuk kemi përballje idesh, plaformash. Përballjet në rrjete sociale nuk janë ballafaqime por përpilime listash oferte të njërës palë apo tjetër, debatet nxjerrin plus minuset e krerëve. Dy politikanët më jetëgjatë Berisha dhe Rama është mëkat ta mbyllin karrierën pa një debat që t’i mbetet arkivës”, tha ai.
Minxhozi u ndal edhe tek fakti që sipas tij Rama del si preferencë mbi PS. Ai u shpreh se debatet mund t’i interesojë më tepër debati publik me Ramën jo vetëm për një qeverisje 4 vjecare, por për 3 mandate. Minxhozi u shpreh se kërkon debat, ai që nuk është votuar asnjëherë referuar kandidatit Lapaj.
“Në një fushatë do të maksimalizosh të gjitha asetet dhe rrethanat. Rama del rregullisht një 10 piksh mbi PS si preferencë. Edhe në PD Berisha ka kuota më të larta se partia. Kjo është një e vërtetë historike, por jo e tashme. Ka qenë dikur por nuk është tani. Problemi është se cila palë ka interes dhe nuk po e përdor dhe të shtyjë drejt debateve. Teorikisht është opozita. Qeveria ka tendencë humbje, ndërsa opozita mund të bëj bilancin e 12 viteve dhe mund t’ja numëroj nga fillimi në fund.
Rama e di që nuk do përgjigjet për katër vjet por për 3 mandate. Opozita do të duhet të kishte interesin ta përdorte. Sot koalicioni opozitar ka 24 parti të listuara por ka dy tre sigla përvec PD që kanë një vlerë. Askush ne opozitë nuk e ngacmon idenë e debatit, i vetmi që e kërkon është ai që nuk është votuar asnjëherë Lapaj. “

