Shqipëria pritet të hyjë në një fazë të re të monitorimit dhe kontrollit të investimeve të huaja, pas sinjaleve të qarta të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po nxisin ngritjen e një mekanizmi të posaçëm ligjor për filtrimin e investitorëve që mund të paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. Ky mekanizëm, i cili është diskutuar së fundi mes Ambasadës amerikane dhe qeverisë shqiptare, vjen në një moment kur projekti “Smart City” ka shtuar shqetësimet mbi përfshirjen e kompanive të huaja në sistemet e survejimit dhe të dhënave sensitive të vendit.
Alarmi i SHBA
Në përgjigjen zyrtare për mediat, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka sqaruar dje se një mekanizëm i tillë synon rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës, duke garantuar që investimet e huaja të mos përbëjnë rrezik për sektorët kritikë të vendit. “Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale”, thekson ambasada.Gjithashtu, një zyrtar amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e partneriteteve të drejta dhe teknologjive të sigurta. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike.” Këto deklarata vijnë në vazhdën e takimit pak ditë më parë mes të Ngarkuarës me Punë Nancy Vanhorn dhe ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ku palët diskutuan mbi ofrimin e ekspertizës amerikane për koncesionet dhe mbi nevojën për një mekanizëm më të fortë kontrolli të investimeve të huaja.
Projekti “Smart City”
Gazeta “SOT” e theksoi edhe në artikujt e kaluar se në qendër të shqetësimit amerikan qëndron projekti “Smart City”, një sistem i avancuar monitorimi që synon mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në shkallë kombëtare. Projekti i qeverisë shqiptare për të integruar kamerat, radarët dhe sensorët në një platformë të vetme, synon të modernizojë menaxhimin e sigurisë dhe të trafikut në vend. Kontrata për zbatimin e sistemit është dhënë drejtpërdrejt kompanisë Presight AI, pjesë e grupit G42 nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo është firmosur në Abu Dhabi dhe më pas është klasifikuar si dokument “sekret”. Ky klasifikim ka kufizuar transparencën publike, duke lënë të paqartë detajet teknike të marrëveshjes dhe shkallën e aksesit që kompania e huaj mund të ketë mbi infrastrukturën e sistemit.
Lidhjet e Presight AI dhe G42 me teknologjinë kineze
Grupi G42, i cili zotëron Presight AI, është përmendur më herët në raportime ndërkombëtare për lidhjet e tij me teknologji kineze dhe bashkëpunimin me kompani të ekspozuara ndaj inteligjencës kineze. Këto elemente janë bërë objekt shqetësimi për shumë vende perëndimore, të cilat prej vitesh po rrisin kontrollin mbi aksesin e aktorëve të huaj në sistemet kritike të teknologjisë së informacionit. Ekipi drejtues i Presight AI përfshin figura të rëndësishme nga qeveria e Emirateve, si Dr. Sultan Ahmed Al Jaber dhe Mansoor Al Mansoori, por në nivel të grupit mëmë G42, drejtimi ekzekutiv mbahet nga Peng Xiao, me origjinë kineze, i njohur për rolin e tij të mëparshëm në kompaninë kibernetike DarkMatter. Kjo strukturë drejtimi ka kontribuar në vlerësimin e riskut nga partnerët perëndimorë.Sistemet e monitorimit të këtij lloji funksionojnë përmes platformave të integruara, përditësimeve të rregullta të programeve dhe shpesh mbështeten në cloud për ruajtjen e të dhënave. Në situata të tilla, edhe nëse të dhënat kontrollohen nga autoritetet shqiptare, kontraktori i huaj mund të ketë rol në mirëmbajtjen, përditësimin ose diagnostikimin e sistemeve. Kjo krijon varësi teknologjike. Rreziku nuk qëndron vetëm në çështjen e privatësisë së qytetarëve, por edhe në faktin se Shqipëria është territor ku zhvillohen shpesh lëvizje te trupave, të personelit dhe të ekipeve operative aleate. Një sistem që mbledh dhe përpunon të dhëna në kohë reale mbi qarkullimin dhe aktivitetet në terren shihet me kujdes të shtuar, sidomos nëse kompanitë që e operojnë atë janë të perceptuara si të ekspozuara ndaj ndikimeve të vendeve që nuk konsiderohen partnere.
Bashkëpunimi i Ramës me kinezët
Nisma e SHBA-ve për një mekanizëm të ri shqyrtimi të investimeve duket se synon pikërisht vendosjen e një filtri të qartë mbi projektet e tilla, ku përfshihen teknologji të avancuara, të dhëna sensitive dhe akses në infrastrukturë kritike. Kujtojmë se ka qenë SHBA që ndaloi në 2019 pazarin e Ramës me kinezët për implementimin në Shqipëri të rrjetit “5 G”. Qeveria shqiptare mori vendim të anulonte futjen e teknologjisë 5G nga kinezet pas ndërhyrjes së amerikanëve pasi binte në kundërshtim me rregullat e sigurisë së NATO-s. SHBA i bëri disa herë thirrje Ramës që të kishte kujdes me implementimin e 5G duke e detyruar të tërhiqej nga marrëveshja me Huawei. Ai jo vetëm që u tërhoq nga çdo flirt me Huawei-n, por u bë zë i hapur pro nismës globale për rrjete të pastra, duke ftuar edhe vendet fqinje t’i bashkohen kësaj nisme. SHBA e quajti Shqipërinë “shembull për të tjerët” në rajon, ndërsa zyrtarët euro-atlantikë e konsideruan Tiranën si një hallkë të sigurt në zinxhirin e mbrojtjes kibernetike.
Tag: mekanizëm
-

SHBA në alarm, nis verifikimin e investimeve të huaja të rrezikshme, siguria kombëtare në dorë të kinezëve me…
-

Investimet e huaja në filtrin e SHBA/ Ambasada amerikane: Mekanizëm i ri për të garantuar sigurinë kombëtare dhe shmangur faktorët keqdashës
Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan.
Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohen përmes një mekanizmi të ri me qëllimin që të garantohen marrëveshje të drejta ekonomike për t’u mbrojtur nga keqdashësit, e cila do të ndihmojë qeverinë në rritjen e përgjegjshmërisë. Ky mekanizëm synon të ofrojë një klimë më të hapur dhe transparente për investitorët e huaj në territorin shqiptar, veçanërisht për kompanitë amerikane. Në reagimin për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Ambasada Amerikane sqaron se mekanizmi për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike që duket se pastron kërkesat e dëmshme për investime, duke dashur të mbrojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale.”
Pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy Vanhorn, me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt, ku u zbulua plani i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të ofruar ekspertizë amerikane mbi koncensionet dhe nevoja për miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve, Top Channel ju drejtua me pyetjen se si do të funksionojë ky instrument dhe kë shënjestron. Një zyrtar i Ambasadës ju përgjigj interesit mediatik duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në Shqipëri duke mbështetur partneritete të drejta për bizneset amerikane, e jo vetëm.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike”.
Zyrtari amerikan nxjerr në pah se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Shqipërinë rregullisht ekspertizë amerikane përmes programeve dhe shkëmbimeve në marrëdhëniet e përbashkëta mbi çështje me interes të ndërsjellë.Top Channel
-

“Mekanizëm i ri për të garantuar…”/ Investimet e huaja në filtrin e SHBA, Ambasada amerikane njoftim zyrtar
Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan. Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohen përmes një mekanizmi të ri me qëllimin që të garantohen marrëveshje të drejta ekonomike për t’u mbrojtur nga keqdashësit, e cila do të ndihmojë qeverinë në rritjen e përgjegjshmërisë. Ky mekanizëm synon të ofrojë një klimë më të hapur dhe transparente për investitorët e huaj në territorin shqiptar, veçanërisht për kompanitë amerikane. Në reagimin për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Ambasada Amerikane sqaron se mekanizmi për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike që duket se pastron kërkesat e dëmshme për investime, duke dashur të mbrojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale.”
Pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy Vanhorn, me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt, ku u zbulua plani i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të ofruar ekspertizë amerikane mbi koncensionet dhe nevoja për miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve, Top Channel ju drejtua me pyetjen se si do të funksionojë ky instrument dhe kë shënjestron. Një zyrtar i Ambasadës ju përgjigj interesit mediatik duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në Shqipëri duke mbështetur partneritete të drejta për bizneset amerikane, e jo vetëm.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike”.
Zyrtari amerikan nxjerr në pah se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Shqipërinë rregullisht ekspertizë amerikane përmes programeve dhe shkëmbimeve në marrëdhëniet e përbashkëta mbi çështje me interes të ndërsjellë. -

SHBA vendos filtër të ri për investimet e huaja, prioritet siguria kombëtare
Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:11
Partneritetet publike–private në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të ri amerikan, i cili do të shqyrtojë investimet e huaja me qëllim garantimin e marrëveshjeve të drejta ekonomike dhe mbrojtjen nga aktorët keqdashës. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë, duke krijuar një klimë më të sigurt dhe të hapur për investitorët e huaj, veçanërisht për kompanitë amerikane që operojnë në territorin shqiptar.
Ambasada e SHBA-së sqaroi se mekanizmi i ri për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike e përdorur gjerësisht për të eliminuar kërkesat potencialisht të dëmshme dhe për të mbrojtur sektorët kritikë të një vendi. Qëllimi është forcimi i sigurisë kombëtare dhe krijimi i një ambienti të parashikueshëm e të drejtë për bizneset ndërkombëtare.Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të vlerësojnë investimet e huaja për të siguruar që ato nuk paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent, të drejtë dhe të parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjera, duke forcuar rolin e Shqipërisë si partner i besuar në ekonominë globale,” thuhet në reagimin zyrtar.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike,” theksoi zyrtari amerikan, duke shtuar se SHBA-ja vazhdon të ndajë ekspertizë dhe asistencë teknike me Shqipërinë përmes programeve të ndryshme dhe shkëmbimeve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë.
-

PD: Diella, një mekanizëm informal për të kontrolluar tenderat. Rama e shpiku pasi askush nuk po i firmoste urdhërat e paligjshëm
Partia Demokratike ka denoncuar nismën e Kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “ministre virtuale” të quajtur Diella, e cila do të mbikëqyrë tenderat publikë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilësoi këtë nismë si një “mekanizëm informal dhe antikushtetues” që synon të përqendrojë pushtetin absolutisht në duart e Kryeministrit.
Sipas Genta Vangjelit, ky koncept i ri u shpik si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të nëpunësve të administratës publike për të zbatuar urdhra të paligjshëm në procesin e prokurimeve. Në njëdeklaratë nga selia blu këtë të shtunë ajo argumentoi se, pavarësisht pretendimeve të Ramës për transparencë dhe pakorruptueshmëri, “ministrja virtuale” ngre shqetësime serioze ligjore dhe kushtetuese:Mungesë e bazës ligjore: Koncepti i një “ministri virtual” nuk ekziston në Kushtetutë apo në ligjet shqiptare. Emërimi dhe shkarkimi i ministrave rregullohet qartë me ligj dhe nuk mund të zëvendësohet me një entitet të paidentifikuar ligjërisht.
Mungesë llogaridhënieje: Për shkak të natyrës së saj virtuale, mungon çdo formë e përgjegjësisë ligjore apo institucionale. Vangjeli ngriti pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike.
Përqendrim i pushtetit: Zëdhënësja e PD-së theksoi se ligji për prokurimin publik përcakton ndarjen e roleve për të shmangur përqendrimin e pushtetit. Mirëpo, sipas saj, Rama ka përqendruar në një dorë të vetme të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit, duke e bërë Diellën një “zgjatim të vetë Kryeministrit”.Në fund, Genta Vangjeli e cilësoi këtë mekanizëm si një hap pas, i cili nuk garanton transparencë, por i hap rrugën abuzimit dhe vjedhjes së pasurisë publike pa llogaridhënie.
-

Presidentja Osmani shpreh shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një mekanizëm ky i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.Në një deklaratë të Presidencës, Osmani thekson se aleanca me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim nga të gjithë faktorët në Kosovë. Ajo nënvizon se raporti me Amerikën nuk është thjesht diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.Dialogu Strategjik u inicua nga Presidentja Osmani në vitin 2021 dhe u rikonfirmua më pas në vitin 2022 dhe 2025, duke u finalizuar përmes bashkëpunimit me Departamentin e Shtetit Amerikan. Ky proces ka shërbyer si një mekanizëm i çmuar për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit euroatlantik të vendit.Presidentja Osmani siguron qytetarët se do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë demokratizimin, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe garantimin e rendit kushtetues të Kosovës.“Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar. Presidenca do të angazhohet maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me SHBA-të është garanci për të tashmen dhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes,” thuhet në deklaratë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një mekanizëm ky i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.Në një deklaratë të Presidencës, Osmani thekson se aleanca me SHBA-të është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim nga të gjithë faktorët në Kosovë. Ajo nënvizon se raporti me Amerikën nuk është thjesht diplomatik, por pjesë ekzistenciale e identitetit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës.Dialogu Strategjik u inicua nga Presidentja Osmani në vitin 2021 dhe u rikonfirmua më pas në vitin 2022 dhe 2025, duke u finalizuar përmes bashkëpunimit me Departamentin e Shtetit Amerikan. Ky proces ka shërbyer si një mekanizëm i çmuar për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit euroatlantik të vendit.Presidentja Osmani siguron qytetarët se do të vazhdojë të punojë ngushtë me SHBA-në në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë demokratizimin, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe garantimin e rendit kushtetues të Kosovës.“Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar. Presidenca do të angazhohet maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me SHBA-të është garanci për të tashmen dhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes,” thuhet në deklaratë.
-

Kafeja mund të na ndihmojë të qëndrojmë të rinj, por ka një kusht!
Një filxhan kafe në mëngjes është shumë më tepër sesa një zakon. Është aroma që zgjon shtëpinë, çasti i parë i qetësisë përpara se dita të nisë me vrull, është preteksti për një takim apo thjesht një hap i vogël që na bën të ndihemi më njerëzorë. Por pas këtij rituali të përditshëm, shkenca sapo ka zbuluar një sekret që e bën kafenë edhe më magjike: ajo mund të ndikojë në vetë mënyrën se si plaken qelizat tona.
Një studim i publikuar në revistën Microbial Cell tregon se kafeina aktivizon një mekanizëm të lashtë biologjik të quajtur AMPK, që studiuesit e njohin si “butoni i jetëgjatësisë”. Ky mekanizëm funksionon si një roje energjie: kur qelizat ndihen të lodhura, të dëmtuara apo nën stres, AMPK ndizet për t’i rikthyer në ekuilibër, për të riparuar ADN-në dhe për t’i ndihmuar të mbijetojnë më gjatë.
Është e mrekullueshme të mendosh se ky proces nuk është diçka e rastësishme. I njëjti mekanizëm aktivizohet kur ushtrohemi, kur agjërojmë apo kur ndjekim një mënyrë jetese të shëndetshme. Dhe ja ku futet kafeja, si një rrugë e ëmbël dhe e këndshme për të ndezur këtë çelës biologjik që lidhet me jetëgjatësinë. Nuk është për t’u habitur që media ndërkombëtare e ka cilësuar këtë zbulim si një nga historitë më intriguese të vitit: “Filxhani yt i kafesë ndez një mekanizëm të lashtë jetëgjatësie”, shkruan ScienceDaily, ndërsa New York Post paralajmëron me një ton provokues: “Kafeja mund t’ju ndihmojë të qëndroni të rinj por ka një kusht”.
Ky kusht është ekuilibri. Sepse, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, edhe kafeina ka dy anët e saj. Nga njëra anë, ajo i bën qelizat më rezistente ndaj plakjes, por nga ana tjetër, mund t’i shtyjë të ndahen më shpejt edhe kur nuk janë gati, duke rritur rrezikun e dëmtimeve. Është një lojë e hollë mes mbrojtjes dhe rrezikut, që e bën kafenë edhe më interesante: një pije që flet me gjuhën e qelizave tona dhe luan me kohën në mënyra të padukshme.
Ndoshta ky është shpjegimi pse kafeja nuk është thjesht një pije, por një metaforë e gjallërisë, rinisë dhe përjetësisë. Një filxhan që e ndajmë me veten ose me të tjerët, por që në thelb është një përqafim i vogël i jetës. Dhe ndoshta tani, pasi e dimë sekretin e saj shkencor, çdo mëngjes me kafe bëhet edhe më i çmuar. -

Brukseli do të kërkojë më shumë borxh të përbashkët në planin e ri buxhetor të BE-së
Komisioni Europian do të propozojë një mekanizëm për emetimin e obligacioneve të përbashkëta për të ndihmuar vendet anëtare në raste emergjenceKomisioni Europian planifikon të propozojë një instrument të ri borxhi të përbashkët, për të pasur mundësinë që të hyjë në tregjet e kapitalit në kohë krizash, në një lëvizje që do t’i jepte Brukselit një mundësi të përhershme për emetimin e obligacioneve të denominuara në euro nga Bashkimi Europian.Propozimi, që ende është në fazë përpunimi, përshkruan një mekanizëm të ri që do të shfrytëzonte borxhin për të financuar grante ose hua për shtetet anëtare në një situatë krize.Ky mekanizëm emergjence do të bëhej pjesë e planit për buxhetin e ardhshëm afatgjatë (shumëvjeçar) të BE-së për periudhën që nis në vitin 2028, të cilin Brukseli pritet ta paraqesë në mes të korrikut.Vendet e BE-së do të duhet ta autorizojnë përdorimin e tij, por ai do të krijonte një bazë të përhershme për emetimin e borxhit të përbashkët, një hap që vende si Gjermania, Suedia dhe Holanda e kanë kundërshtuar prej kohësh.Muajin e kaluar, Gjermania ka përjashtuar mundësinë e huamarrjes së përbashkët për të financuar grante për vendet e tjera anëtare, duke i cilësuar grantet si të paparanueshme.Edhe Suedia e ka bërë të qartë se është kundër huamarrjes nga BE për qëllime të financimit të granteve. Qeveria holandeze ka shprehur një kundërshtim më të gjerë në pozicionin e saj zyrtar, duke deklaruar se nuk është në favor të borxheve të përbashkëta për instrumente të reja financiare.Duke qenë se miratimi i buxhetit të përbashkët kërkon konsensusin unanim të të 27 vendeve të BE-së, përdorimi i borxhit të përbashkët për të financuar grante përballet me pengesa të mëdha.Megjithatë, përdorimi i borxhit të BE-së për të dhënë hua sipas parimit “back-to-back” (pra, me kushte të njëjta me ato të huamarrjes) është më pak i diskutueshëm. Ky mekanizëm është përdorur tashmë gjatë pandemisë së Covid-19 dhe së fundmi për të emetuar 150 miliardë euro në formë huash për mbrojtjen.Propozimi për më shumë borxhe të përbashkëta është pjesë e përpjekjeve të Brukselit për të hartuar buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, që të përballojë një listë gjithnjë e më të gjatë kërkesash për shpenzime.I financuar kryesisht nga kontributet kombëtare, buxheti i përbashkët po zgjerohet për të mbuluar prioritete si mbrojtja dhe konkurrueshmëria ekonomike, ndërsa njëkohësisht duhet të gjejë hapësirë për të shlyer fondet e rimëkëmbjes nga pandemia.Shumica e vendeve neto kontribuese, pra ato që japin më shumë sesa përfitojnë nga buxheti, po kundërshtojnë rritjen e kontributeve të tyre apo dhënien e kompetencave Brukselit për të mbledhur të ardhura vetë.Vendet e BE-së po hasin gjithashtu vështirësi për të gjetur fonde shtesë për të forcuar sigurinë dhe mbrojtjen, pasi anëtarët e NATO-s së fundmi ranë dakord që shpenzimet për mbrojtje të rriten deri në 5 për qind të PBB-së.Këto presione kanë bërë që disa vende, si Danimarka dhe Finlanda, të largohen nga kampi tradicionalisht më konservator financiar, dhe të mbështesin instrumente të reja të përbashkëta financimi për shpenzimet në mbrojtje.“Nuk është pjesë e politikës sonë rritja e buxhetit, por nuk po themi jo paraprakisht, sepse e kuptojmë se kjo mund të jetë një temë për diskutim, pasi ndodhemi përballë sfidave të jashtëzakonshme në Europë,” tha ministrja për çështjet europiane e Danimarkës, Marie Bjerre. “Kemi luftë në kontinentin tonë.” / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“BE, mekanizëm i ‘ftohtë’”/ Rama: Nuk do t’ja dijë për simpatira politike këtu, s’merr pjesë në votime!
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjete sociale, foli sërish për integrimin në Bashkimin Europian.Sipas tij, nuk ka asnjë forcë politike përpos Partisë Socialiste që mundëson integrimin në Bashkimin Evropian.
Ai tha se BE “është mekanizëm i “ftohtë” dhe që nuk ndërhyn në procesin zgjedhor në Shqipëri.“Janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, për të gjithë sektorët, ku nga pikëpamja e legjislacionit ne duhet të adaptojmë gjithë organizmin legjislativ dhe rregullator të BE-së. Bëhet fjalë për çerek milion faqe! Ka plot e plot akoma për të adaptuar dhe për të çuar në miratim dhe për të garantuar në proces një performancë pozitive. BE nuk bën as lojëra as komente në Facebook për Sy m’Sy.
BE nuk ka fanellë partiake shqiptare, nuk merr pjesë në votime! Ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëvve në një vend që pretendon të bëhet anëtar i BE-së. Ai s’do tja dijë fare as për përkatësi politike apo simpatira politike, është i ftohtë, i akullt e që sheh vetëm punën dhe rezultatet”, tha Rama. -

“Porta mund të mbyllet nëse…”, Rama: BE, mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, foli sërish për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar se BE “është mekanizëm i “ftohtë” që shikon punën dhe rezultatet”.
“Futja në BE është proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë qysh se ne kemi dalë nga errësira e komunizmit, ka një përputhshmëri të plotë midis dëshirës tonë për të hyrë në BE dhe të tyres për të na marrë. Në procesin e integrimit të vendeve ish-komuniste në BE ka pasur momente që dera është hapur dhe është mbyllur për arsye të politikës së brendshme të BE. Nga ana tjetër, jemi në një moment ku dera është hapur për ne dhe Malin e Zi. Ç’do të thotë dera është e hapur për ne? Kemi në tryezë një kalendar pune, që ka një afat, fundin e vitit 2027 për të përmbyllur negociatat”, tha Rama.
“BE nuk bën as lojëra dhe as komente në Facebook, nuk merr pjesë në votim e në Shqipëri nuk ka fanelë partiake, por ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëve në një vend që pretendon të bëhet pjesë e saj. Dhe nuk do të dijë fare as për përkatësira politike, është mekanizëm i ftohtë që shikon vetëm punën dhe rezultatet. Nëse thotë të kundërtën e këtyre që thua ti, do të thotë që në të vërtetë Shqipëria po bën hapa shumë të mëdhenj në transformimin e të gjithë organizmit të vet shtetëror dhe po bëhet shtet i gatshëm për t’u bërë anëtar i BE. Ky është fakt që s’e luan as topi. Pse duhet vota më 11 Maj? Sepse këto negociata janë një proces ku nuk ka asnjë ditë, jo më muaj apo vit për të humbur. Nëse humbasim edhe një ditë, gjërat shtyhen dhe porta mund të mbyllet”, shtoi Rama.