Tag: mehmeti

  • Anxhela Mehmeti jashtë finaleve pas aksidentit në Qafë-Thanë

    Anxhela Mehmeti jashtë finaleve pas aksidentit në Qafë-Thanë

    Një goditje e rëndë për Skënderbeun në prag të ndeshjeve finale për titullin kampion në volejboll për femra. Liberoja e skuadrës korçare, Anxhela Mehmeti, do të mungojë në përballjet vendimtare ndaj Tiranës, pas dëmtimeve të pësuara nga një aksident automobilistik në Qafë-Thanë.
    Burime zyrtare konfirmojnë se, pas kontrolleve mjekësore, është konstatuar dëmtimi i ligamenteve në krahun e sportistes, duke e detyruar atë të ndërpresë aktivitetin sportiv për të paktën katër javë.
    Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për Skënderbeun, pasi Mehmeti ishte një nga pikat kyçe të ekipit në rrugëtimin drejt finales.

    Mungesa e saj do të ndikojë ndjeshëm në balancat e ndeshjeve finale, ku Skënderbeu synonte të luftonte për titullin ndaj një skuadre të fortë si Tirana.
    Ndërkohë, stafi dhe shoqet e ekipit i kanë uruar Anxhelës rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të shëndetshëm në fushë.

  • VIDEO/ E njëjta lëvizje dhe topi nuk i bindet, Anis Mehmeti i afrohet një tjetër goli, 2 ndeshje e ndajnë nga Premier League

    VIDEO/ E njëjta lëvizje dhe topi nuk i bindet, Anis Mehmeti i afrohet një tjetër goli, 2 ndeshje e ndajnë nga Premier League

    Anis Mehmeti ka shënuar 12 gola në këtë sezon në Championship me Bristol City. Megjithatë konkurrenca është shumë e madhe në Angli dhe pas disa kohe pa shënuar, shqiptari është rikthyer në stol.
    Në fitoren e sotme 2-1 ndaj Sunderland, Mehmeti u aktivizua në minutën e 72 të ndeshjes. Në minutën e 86 ai kishte një rast shënimi duke bërë të njëjtën lëvizje kundër-kohë me kundërshtarin, por për fat të keq, goditja e tij shkoi vetëm ngjitur me shtyllën. Megjithatë Bristol City arriti të fitonte dhe tani mban vendin e 5 me 4 pikë më shumë se Middlesbrough që ndodhet në vendin e 7, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi.
    Dy vendet e para në Championship marrin biletën direkte të Premier League, ndërsa katër vendet e tjera shkojnë në Play Off. Më pas do të jenë dy përballje për Bristol City që nëse i fitojnë të dyja, do të shkonin në Premier League. /Sport Ekspres/

  • Skuka nuk ndalet në Rumani, Bajrami 88 pasime të sakta, Mehmeti ende pa ftesë nga Silvinjo

    Skuka nuk ndalet në Rumani, Bajrami 88 pasime të sakta, Mehmeti ende pa ftesë nga Silvinjo

    Adriatik BALLA
    Lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet e lindjes po rrisin performancën e tyre cilësore në këtë fundsezoni dhe gjërat për ta po shkojnë në drejtimin e duhur, por së fundmi dhe në Portugali po spikasin lojtarët shqiptarë e këtu është fjala për mesfushorin Ardijan Bajrami. Xhuliano Skuka po “abonohet” me golin në elitën e futbollit rumun. Sulmuesi 26-vjeçar, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Poli Iasit në duelin ndaj Gloria Buzaut. I aktivizuar si titullar, vetëm 3 minuta, i mjaftuar futbollistit dibran për të tundur rrjetën, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në transfertë. Ish-sulmuesi i Partizanit, përfitoi nga një top i kthyer gabim nga një prej mbrojtësit kundërshtar, teksa me një parabol fantastik brenda zonës, arriti të mposhte portierin kundërshtar. Ky është goli i dytë në 7 ndeshje për Skukën me fanellën e Poli Iasit në kampionatin elitar të Rumanisë. Sulmuesi duket se po fiton gradualisht besimin e drejtuesve, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm.
    88 pasime të sakta, Bajrami statistika prej talenti te Benfika
    Ndërkohë që Skuka ka spikatur për golin e bukur në Rumani, një tjetër talent shqiptar bën performancë cilësore në Portugali. Kështu, ishte moment special për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Ardian Bajrami, i cili së fundmi luajti për herë të parë me fanellën e Benfikës në një ndeshje zyrtare, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 5-0 ndaj Tirsenses në Kupën e Portugalisë, në duelin e parë gjysmëfinal. Bajrami luajti nga minuta e parë deri në fund, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Ky ishte edhe debutimi i mbrojtësin shqiptar me skuadrën e parë të Benfikës, duke e justifikuar plotësisht besimin e dhënë. Bajrami u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa regjistroi 88 pasime të sakta nga 95 në total, si dhe fitoi 3 duele me kundërshtarët.
    Anis Mehmeti e meriton një shans
    Një nga futbollistët që pritej të ftohej nga trajneri Silvinjo në muajin mars, për ndeshjet që u luajtën kundër Anglisë dhe Andorrës, Anis Mehmeti, nuk u ftua dhe kjo shkaktoi bujë në media dhe pati kritika për trajnerin Silvinjo. Në kushtet kur sulmi po çalonte dhe duhej një forcë re, Mehmeti mund të jepte kontributin tij dhe mund të ishte një zgjedhje e re efikase në sulm, por ai as nuk u ftua në grumbullim nga tekniku i Kombëtares. Lojtari që luan me Bristol Sitin në ligën e dytë angleze ka të dhëna të mira dhe po kalon një sezon pozitiv, me gola e asiste dhe e meritonte një shans, të paktën një ftesë në grumbullim. Por Silvinjo, me sa duket, e ka zgjedhur grupin që i beson dhe këtë e tregoi edhe në grumbullimin e marsit. Sidoqoftë, në qershor mund të ketë ndonjë surprizë në ftesat që do të bëhen, pasi në vijimësi skuadra ka nevojë për përtëritje. Informacione të ndryshme nga stafi kuqezi flasin edhe për emra të tjerë që janë në projekt, por ndoshta më parë Silvinjo do t’i testojë ata në ndonjë grumbullim, ose do t’i ndjekë nga afër në skuadrat ku aktivizohen.

  • Anglezët në grup me Shqipërinë, i kushtojnë vëmendje Anis Mehmetit

    Anglezët në grup me Shqipërinë, i kushtojnë vëmendje Anis Mehmetit

    Adriatik BALLA
    Shqipëria luajti dy ndeshjet e para në kualifikueset e Kupës së Botës, në kuadër të grupit K për zonën europiane, ku fillimisht humbi me Anglinë 2-0 dhe më pas fitoi me Andorrën me shifrat 3-0, duke marrë kështu 3 pikë në dy takimet e para. Por kuqezinjtë kanë një grup të vështirë, pasi, veç Anglisë, në grup janë edhe Serbia dhe Letonia, dy ekipe të forta, sidomos serbët, me të cilët na presin dy ballafaqime të forta.
    Tani që janë luajtur dy takimet e para, e kur u mësua se anglezët janë dukshëm superiorë në grup, media të ndryshme britanike i kanë kushtuar rëndësi kontigjentit të lojtarëve shqiptarë, duke vënë na pah kualitetin që ka Anis Mehmeti, lojtar që aktivizohet me Bristol Sitin në Angli, e që sipas specialistëve anglezë i duhet formacionit të Shqipërisë dhe mund të jetë ai “asi” i munguar në formacionin e Silvinjos. Ndërkohë, në Rusi Mirlind Daku vijon të jetë i dëmtuar dhe këtë e shprehur edhe trajneri i Rubin Kazanit. Sulmuesi kuqezi po kalon momente të vështira, por po bën përpjekje për rikuperim.
    Mehmeti, “asi” i munguar për Shqipërinë
    Anis Mehmeti është një nga emrat më të lakuar në kategorinë e dytë angleze. Loja dhe golat e tij kanë ndihmuar Bristolin të jetë në garë për një vend në zonën “play-off”, ku pakkush e mendonte se do të ishte në këtë pikë të sezonit. Por me mbylljen e këtij edicioni, sido që të jetë, për anësorin e sulmit shqiptar dhe për klubin do të vijë një moment vendimtar, Mehmeti do të nisë vitin e fundit të kontratës së tij me Bristolin dhe i duhet të marrë vendimin nëse do të rinovojë, apo nëse do të largohet nga kjo skuadër, e cila kërkon të luajë shanset për ngjitjen për herë të parë në histori në Premier Ligë. Ish-futbollisti anglez,
    Devid Pruton, i cili është aktualisht një opinionist sportiv, ka theksuar se çdo gjë është në varësi të Mehmetit, pasi me formën që po kalon dhe interesimin që ka për të, është e sigurt se do të ketë të ardhme në futbollin e rëndësishëm, sido që të vendosë. “Anis Mehmeti bëri lëvizjen te Bristoli që ishte fantastike dhe tashmë po tregon frytet me 12 gola të shënuar në Championship në këtë sezon. Ai është 24-vjeçar dhe mund të shkojë drejt fundit të kontratës. Mendoj se po zhvillohet mirë nën drejtimin e Maning. Bristoli ka një mundësi të shkojë në gjashtëshen e parë dhe kjo situatë mund të ndikojë. Por të krijohet ndjesia se duke parë aftësitë dhe qasjen e Mehmetit, topi është qartësisht në fushën e tij dhe kjo i jep më shumë fuqi vendimi”, shpjegoi ish-futbollisti anglez.
    Daku probleme dëmtimi
    Mirlind Daku po i mungon Rubin Kazanit për shkak dëmtimi. Sulmuesi që luan në Rusi nuk ia doli as t’i bashkohet Kombëtares për ndeshjet e marsit. Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakimov, ka folur disa ditë më parë për situatën e Dakut. “Dëmtimi është shumë i pakëndshëm. Mendoj se do të ketë nevojë për ndërhyrje të vogël. Do ta diskutojmë me doktorët”, tha Rakimov duke shqetësuar tifozët. Trajneri i Rubin Kazan, u pyet po ashtu sot nëse ka një kohë për rikthimin e tij. “Ka punuar individualisht. Ta shikojmë si do të rikuperohet. Luan gjithashtu me ilaçe kundër dhimbjeve. Të gjithë kanë një dëshirë. Të shikojmë çfarë do të ndodhë”, u shpreh 60-vjeçari.

  • “S’më flasin shkodranët nga frika”, gazetari përplaset me kandidaten e PD: Çfarë heroine je ti?!

    “S’më flasin shkodranët nga frika”, gazetari përplaset me kandidaten e PD: Çfarë heroine je ti?!

    Kandidatja PD-së për deputete në Shkodër për zgjedhjet e 11 majit, Senada Mehmeti është përfshirë në një debat me gazetarin Roland Qafoku në studion e emisionit “Ngjarja Kryesore”.
    Mehmeti hodhi akuza nga Partia Socialiste për intimidim të qytetarëve të Shkodrës, teksa pretendoi se ata nuk i flasin kandidatëve të opozitës “nga frika”. Nga ana tjetër gazetari Qafoku e kundërshtoi, teksa tha se “shkodranët nuk kanë pyetur as për diktaturën.
    Debati:
    Qafoku: Unë nuk e besoj që një shkodran është i terrorizuar
    Mehmeti: Hajde në Shkodër dhe shikoje a është i terrorizuar apo jo
    Qafoku: Shkodrani nuk ka pyetur për diktaturën
    Mehmeti: Ne jemi heronjtë e kohëve moderne dhe do i kthejmë edhe njëherë Shkodrës dinjitetin
    Qafoku: Ti nuk je heroinë njëherë, freno këtu, çafër ke bërë ti që je heroinë?
    Mehmeti: Ne po i qëndrojmë përballë terrorit që po bëhet në Shkodër dhe Shqipëri. Tani duhet të vdesim që të shpallemi heronj?
    Qafoku: Këtë nuk e thash unë, e the ti.