Tag: mehmeti

  • VIDEO/ Tre asiste njëri më i bukur se tjetri, Anis Mehmeti shpallet lojtari i ndeshjes në Angli

    VIDEO/ Tre asiste njëri më i bukur se tjetri, Anis Mehmeti shpallet lojtari i ndeshjes në Angli

    Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon. Anësori shqiptar ka rrëmbyer sërish skenën te Bristol Siti. Klubi uellsian ka mposhtur Suonsin me shifrat 3-0, ku të tre golat kanë nisur nga këmbët e Mehmetit.
    Lojtari shqiptar ka dhënë asist në të tre golat e shënuar nga Bristol Siti, duke u shpallur kështu edhe lojtari i ndeshjes. Bristoli është ngjitur në vendin e 4-t në tabelën e renditjes në Çempionship, me 26 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/

  • “Këmbëarti” Anis Mehmeti prodhon 3 gola për Bristolin

    “Këmbëarti” Anis Mehmeti prodhon 3 gola për Bristolin

    Anis Mehmeti vijon të jetë protagonist në çdo ndeshje për skudarën e tij Bristol Siti në Championshipin anlez, ku edhe këtë javë nga këmbët e tij kanë ardhur të tre golate  fitores.
    Edhe pse duket si i “harruar” totalisht nga trajneri i kombëtares Silvinjo, Anis Mehmeti vijon t’i tregojë botës se sot ai është një nga mesfushorët më në formë, pasi luan në një nga ligat më të forta në Europës.

    Bristol Siti ka fituar pastër 3-0 përballë Suonsit, dhe të tre asistit e golave kanë ardhur pikërisht nga këmbëarti shqiptar Anis mehmeti.

  • Shazim Mehmeti: Shëtisja, mbramë mbasdarke, n’Prishtinë, me Azem Galicën…

    Shazim Mehmeti: Shëtisja, mbramë mbasdarke, n’Prishtinë, me Azem Galicën…

    Shazim Mehmeti

    Shëtisja, mbramë mbasdarke,n’Prishtinë, me bac Azem Galicën.Qielli mbi Prishtinë ishte mërzitshëm.Fort mërzitshëm ishte edhe baca.Vetullat i ishin kërleshun, si duj thekni.E pyeta: “Përse je kaq mërzitshëm, bac Azem?Mos vallë, pse s’merren veshkëta bilbilat e politikës?”“Jo”, tha, “mërzitshëm jam, për nji gja ma t’vogël.”Heshta, prita pak, dhe ma tha ai, me gojë t’vet:“Mërzitshëm jam, sepse m’ka tradhtue Shota!”“Me kend?… Me kend, o bac?”“Me diellin…”, tha.M’tha “me diellin”,dhe mue m’u duk se m’tha:“me Dritën…”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHAZIM MEHMETI: FEKTON NJI THIKË VETËTIME…

  • Denoncimi me video: Ish-drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti më mban peng bashkë me fëmijët

    Denoncimi me video: Ish-drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti më mban peng bashkë me fëmijët

    Një zonjë me iniciale N.Q. ka bërë një denoncim të fortë publik ndaj ish-drejtorit të OSHEE Durrës, Plator Mehmeti, duke pretenduar se ai e ka përndjekur, kërcënuar dhe i ka bërë jetën e pamundur, madje duke e mbajtur peng bashkë me fëmijët e saj.
    Ajo tregon për JOQ se ish-bashkëshorti, i cili sipas saj ka pushtet, para dhe mbështetje nga shteti, ka ndërhyrë në sistemet shtetërore, në pronën dhe jetën e saj private, pa asnjë pasojë ligjore.
    Sipas denoncimit, N.Q. akuzon Mehmetin për korrupsion masiv dhe pastrim parash, përmes kompanive HTM shpk dhe Rear shpk, që sipas saj janë përdorur për të kanalizuar miliona euro nga tenderat e OSHEE-së drejt interesave të tij personale. Ajo shprehet se ka parë vetë shuma të mëdha parash cash në ambientet e kompanisë, ndërsa organet e drejtësisë nuk kanë reaguar, pavarësisht denoncimeve të përsëritura në Prokurori, SPAK dhe Komisariatin nr. 3 Tiranë.
    Në dëshminë e saj, N.Q. tregon se Mehmeti ka ndikuar edhe në proceset gjyqësore dhe në kujdestarinë e fëmijëve, duke sabotuar avokatët dhe ushtruar presion ndaj institucioneve.
    Ajo kërkon që SPAK dhe organet ligjzbatuese të hetojnë pasuritë, kompanitë dhe burimin e të ardhurave të Plator Mehmetit, si dhe të verifikojnë provat që, sipas saj, janë fshehur nga hetuesit.
    “Ky njeri është i paprekshëm. Ka para, lidhje dhe pushtet. Dua vetëm drejtësi për mua dhe fëmijët e mi”, përfundon mesazhi i saj.

    Plator Mehmeti është dënuar disa herë nga Gjykata e Durrësit për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje të energjisë elektrike, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Dënimet e tij datojnë që nga viti 2004, ndërsa në vitin 2018 ai është shpallur përsëri fajtor për falsifikim formularësh gjatë procesit të dekriminalizimit. Pavarësisht katër dënimeve të formës së prerë, Mehmeti ka vijuar për vite të tëra të mbajë poste publike në OSHEE dhe të përfitojë nga tendera shtetërorë.

  • Ish-gruaja denoncon publikisht ish-drejtorin e OSHEE Durrës: Zbulova që jetoja në bigami, i bëj thirrje SPAK të verifikojë çfarë lidhje ka me tenderët publikë

    Ish-gruaja denoncon publikisht ish-drejtorin e OSHEE Durrës: Zbulova që jetoja në bigami, i bëj thirrje SPAK të verifikojë çfarë lidhje ka me tenderët publikë

    Plator Mehmeti dhe denoncuesja

    DURRËS- Një grua e cila pretendon se është ish-bashkëshortja e ish-drejtorit të OSHEE në Durrës, Plator Mehmeti, ka denoncuar se ky i fundit është duke përfituar tenderat e OSHEE në këtë qytet. Në një video mesazh për JOQ Albania, ku gruaja njofton se Mehmeti ka kryer bigami gjatë kohës që ishte i martuar me të, ajo shton se ai është i rrezikshëm dhe se ajo bashkë me fëmijën e saj, kanë parë shuma të mëdha parash në zyrën e tij. 
    “Pasi unë zbulova që jetoja në një bigami vendosa të ndahem përfundimisht nga ky person, pasi e njoha dhe në rrethana të tjera. është një person që mbrohet shumë. është një person që është ekonomikisht shumë i fuqishëm dhe mbi të gjitha është një person që është shumë i rrezikshëm. Po flasim për një person ku unë dhe fëmija im kemi parë shuma të mëdha parash në zyrën e tij që ndodhen në Shënavlash. HTM quhet dhe ndodhet përballë me Universitetin e Durrësit. I bëj thirrje Policisë, krimit ekonomik dhe SPAKUT, që të vërtetojë pak këtë person se çfarë lidhje ka me tenderat e OSHEE.”-thotë gruaja me iniciale N.Q. 

    Ajo thotë se përmes kompanive HTM shpk dhe Rear shpk, Mehmeti ka përfituar nga tenderat publik të OSHEE. 
    Kush është Plator Mehmeti? Ish-drejtori i OSHEE, është dënuar herë nga Gjykata e Durrësit për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje të energjisë elektrike, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Dënimet e tij datojnë që nga viti 2004, ndërsa në vitin 2018 ai është shpallur përsëri fajtor për falsifikim formularësh gjatë procesit të dekriminalizimit. Pavarësisht katër dënimeve të formës së prerë, Mehmeti ka vijuar për vite të tëra të mbajë poste publike në OSHEE dhe të përfitojë nga tendera shtetërorë.
    Dy kompanitë Mehmeti nuk i zotëron vetë. Njëra është në emrin e kushëririt të tij, Spartak Mehmeti, ndërsa dy vajzat e tij dhe i vëllai janë punonjës të kompanisë. Kompania tjetër, HTM shpk, rezulton se është në emër të shtetasit Ilir Tabakut, i njohur si lidhje e afërt e tij. /ZËRI

  • Silvinjo e ka harruar, por Anis Mehmeti po shkëlqen me Bristol Sitin, edhe Kacurri protagonist në Angli

    Silvinjo e ka harruar, por Anis Mehmeti po shkëlqen me Bristol Sitin, edhe Kacurri protagonist në Angli

    Adriatik BALLA
    Fitorja e Shqipërisë me Serbinë më 11 tetor në stadiumin e Leskovcit, i dha një shuplakë përfaqësueses serbe që ka gjasa ta ketë humbur rrugëtimin e vet drejt Botërorit 2026, kurse Shqipëria me këtë fitore ka shanse të mira të shkojë në “play-off” e prej aty të mendojë për një shans të mundshëm për kualifikim në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë. Anis Mehmeti shkëlqeu mbrëmë me Bristol Sitin në Championship. Klubi anglez fitoi 3-1 përballë Sauthempton, ndërsa sfida ishte e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Mehmeti vendosi baraspeshën duke i hapur rrugë fitores me përmbysje. Takimi i radhës është me Birmingham dhe sulmuesi shqiptar e shprehu hapur dëshirën për të koleksionuar fitoren e tretë radhazi. “Ishte një fitore e madhe ndaj një skuadre të fortë dhe jemi shumë të lumtur që morëm tre pikët. Kemi mentalitet të mrekullueshëm. E dinim që me një gol do të ndryshonim ndeshjen në çdo moment. Të ktheheshim në ndeshje ishte kyçe për ne, në pjesën e dytë ishim të mrekullueshëm. Kam punuar shumë, duke u futur mes linjave dhe përtej vijës së fundit të mbrojtjes, dhe gjithçka nisi nga një pasim i shkëlqyer i Robit. Jam shumë i kënaqur me atë gol. Ndryshimet tona varen nga ndeshja. Vendosëm për bllok të ulët, e dimë që me tranzicion mund t’i shënojmë kujtdo. Dhe u realizua. Vitin e kaluar ishim shumë mirë në shtëpi, këtë vit kemi qenë mirë në transfertë dhe jo në shtëpi. Donim ta ndryshonim dhe nisi nga sot. E dimë që na pret një ndeshje e rëndësishme të shtunën, dhe duhet ta bëjmë tre fitore nga tre. Duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të shkojmë drejt tyre, ta sjellim energjinë, dhe këtë do ta bëjmë”, u shpreh Mehmeti për mediat. Objektiv për Bristolin është që të ngjitet në elitën e futbollit anglez.
    Maldini Kacurri në ligën e pestë angleze rikthehet me asiste
    Krahas Mehmetit, në Angli luajnë disa lojtarë shqiptarë të cilët kanë të dhëna të mira dhe janë në pritje të marrin ftesën e trajnerit Silvinjo. Mes tyre është dhe Maldini Kacurri, i cili  asistoi të martën për Morekamben në “National League”, ose ndryshe në kategorinë e pestë angleze për nga niveli. Ekipi i futbollistit të Kombëtares fitoi me rezultatin 0-4 ndaj Boston Junajtid. Ishte pikërisht këmbëngulja e Kacurrit në minutën e 15-të, që solli më pas supergolin e Kain. Ky i fundit realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca e largët. Kacurri është huazuar nga Arsenali te Morekambe. Ky vendim erdhi në shtator, ndërsa mbrojtësi kishte debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë përballë Gjibraltarit. Talenti 20-vjeçar ka debutuar ndërkohë edhe me ekipin e parë të Arsenalit. Për të është huazimi i dytë, pas atij jo të suksesshëm me Bromlejn ku luajti vetëm tri ndeshje. Në Angli luan edhe sulmuesi kryesor i Kombëtares, Armando Broja, i cili është pjesë e Bërnlit, por që ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës me këtë ekip.

  • “Jam i kënaqur”, Mehmeti flet pas golit me Bristol Cityn: Vazhdoj kështu

    “Jam i kënaqur”, Mehmeti flet pas golit me Bristol Cityn: Vazhdoj kështu

    “Jam i kënaqur”, Mehmeti flet pas golit me Bristol Cityn: Vazhdoj kështuAnis Mehmeti realizoi golin e pestë sezonal me fanellën e Bristol Cityt, teksa ndëshkoi Southampton në Championship. Sulmuesi shqiptar, foli për mediat, pas sfidës së fituar 3-1.
    “Ishte një fitore e madhe ndaj një skuadre të fortë dhe jemi shumë të lumtur që morëm tre pikë…

  • VIDEO/ Jo vetëm goli! Shihni spektaklin e Anis Mehmetit, tentoi edhe një predhë me Southampton

    VIDEO/ Jo vetëm goli! Shihni spektaklin e Anis Mehmetit, tentoi edhe një predhë me Southampton

    Anis Mehmeti vazhdon me formën e magjishme te Bristol City. Futbollisti shqiptar po shkëlqen në krahun e majtë të sulmit në Championship duke qenë një prej yjeve kryesor në ekipin e tij.
    Në ditën e djeshme Bristol City përmbysi Southampton dhe fitoi në shifrat 3-1. Goli i barazimit erdhi nga Mehmeti në pjesën e parë, por në t? 54, shqiptari ishte pranë një goli spektakolar. Pasi hyri bukur mes dy tre lojtarëve, goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • I “harruar” nga Sylvinho, Anis Mehmeti realizon sërish në Championship

    I “harruar” nga Sylvinho, Anis Mehmeti realizon sërish në Championship

    Anis Mehmeti ka gjetur golin e radhës me fanellën e Bristol City, teksa ndëshkoi Southampton në Championship.
    Ishte minuta e 33-të, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Southampton. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.

    Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.
    24-vjeçari ndërkohë është në kuotën e pesë golave dhe tre asistimeve për këtë edicion të Championship. Kështu synon të thyejë rekordin e sezonit të kaluar ku në fund e mbyllte me 12 gola në kampionat.
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Anis Mehmeti është i pandalshëm në Angli, i shënon gol edhe Southampton-it

    VIDEO/ Anis Mehmeti është i pandalshëm në Angli, i shënon gol edhe Southampton-it

    Anis Mehmeti është i pandalshëm këtë sezon. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shënojë gola në Chanpionship, duke dëshmuar formën mjaft të mirë që po përjeton. Këtë herë anësori i Bristolit i ka shënuar edhe Southampton-it.
    Anis Mehmeti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të, duke rikthyer baraspeshën, por këtë herë në shifrat 1-1. Ndeshja vazhdon të luhet, teksa ende nuk ka përfunduar pjesa e parë e lojës./Sport Ekspres/