Anis Mehmeti nuk e ka marrë ende mundësinë e tij në Kombëtare. I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN ishte dhe menaxheri i njohur shqiptar, Mario Cenolli. Ky i fundit ka një lidhje të ngushtë me familjen e Mehmetit dhe e di më mirë situatën e futbollistit.
Sipas Cenollit, Mehmeti e ndien shumë pjesën e Kombëtares dhe mezi po pret që të vijë te Shqipëria. “Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme. Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë. Nuk e di, nuk ka arsye se përse Silvinjo nuk e thërret, Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, tha Cenolli. /Sport Ekspres/
Tag: mehmeti
-

“Mezi po pret që të luajë për Shqipërinë”, menaxheri tregon sa e ndien Anis Mehmeti pjesën e Kombëtares: Shënon golin e fitores me Ukrainën
-

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Në Ditën e Rinisë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e thellë për rritjen e dhunës mes të rinjve dhe për dështimin e institucioneve në mbrojtjen dhe edukimin e brezit që po rritet.
Duke iu referuar ngjarjeve të fundit tragjike ku të rinj kanë humbur jetën, Mehmeti theksoi se problemi nis që në familje, atje ku shpesh prindërit nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e fëmijëve të tyre, madje arrijnë deri tek justifikimi i tyre. Sipas tij, shumë prindër nuk po e kuptojnë se “mbrojtja e fëmijës” nuk do të thotë të justifikosh krimin, por të ndërhysh për të parandaluar gabimet dhe devijimet.
“Çdo prind e ka për detyrë të mbrojë fëmijën, po jo krimet e tij. Shpesh nuk po justifikohet vetëm sjellja e fëmijës, por po justifikohet mosedukimi i vetë prindit,” thotë eksperti.
Ai denoncoi faktin se në shumë raste askush nuk kontrollon më se çfarë marrin të rinjtë me vete në shkollë.
“Si ka zëvendësuar thika librin? Si erdhi kjo kohë që thika zëvendësoi librin? Ne u ngritëm me idenë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa në 8 dhjetor. Nuk u ngritëm që ta bënim Shqipërinë si vendet më të pasigurta në botë. Sot ne jemi vendi më i pasigurt në botë për fëmijët. Sot është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, ka festa, ka zbukurime. Por sot duhet protestuar. Është mëkat të festosh, madje është krim të festosh. Çfarë po festojmë? Paaftësinë?”, tha ai.
-

Kartoni i Anis Mehmetit kap vlerën e 10 mln eurove, por Silvinjo se ka në projekt
Në kampionatin anglez luan një kontigjent i madh lojtarësh shqiptarë, por kryesisht në ligat e ulëta. Në Premier League spikat vetëm Armando Broja, që është pjesë e Bërnlit, por sulmuesi kuqezi ende nuk e ka bërë sefte me ekipin e tij, pra nuk ka mundur të shënojë, pavarësisht se disa minuta të rëndësishme ka qëndruar në fushë. ndërkohë, një tjetër element po spikat në Angli, por ji në Premier League.
Anis Mehmeti luan në Championship dhe është një goleador i rregullt. Por edhe pse shënon, duket se trajneri Silvinjo nuk ka ndërmend t’i japë shans aktivizimi në përfaqësuese, madje as e ka ftuar. Pra, Anis Mehmeti është pikëpyetje më e madhe te Kombëtarja shqiptare. Trajneri Silvinjo nuk e fton nga vera e vitit 2023. Fakt është se vlerësimi i tij është rritur ndjeshëm dhe kjo mund të vërehet në tregun e “Transfermarkt”, që është i njohur për vlerat e tij. Vlera e Mehmetit aktualisht ka kapur 10 milionë euro. Kur Silvinjo e kishte pjesë të skuadrës, ishte vetëm 1.2 milionë euro. Prej dy sezonesh është lojtari më i rëndësishëm i Bristol Sitit, që po konkurron denjësisht në Championship. Vlera e 24-vjeçarit është më e larta në skuadër. Interesant është fakti se janë 669 lojtarë në kategorinë e dytë për nga rëndësia e futbollit anglez, dhe Mehmeti mban vendin e 32-të.
Gjashtë asistime dhe po aq gola, bëjnë që të jenë ndër lojtarët më të spikatur në 18 javë. Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani me 13 milionë euro, kryesojnë listën e lojtarëve të Kombëtares. Po aq sa Mehmeti vlerësohet edhe Mirlind Daku, po ashtu kryefjalë e Rubin Kazan në Rusi. Mbetet të shihet se cilët sulmues do të jenë më efikasë deri në mars, por Mehmeti e meriton një shans, të paktën në duelet e marsit dhe gjithmonë nëse e ruan deri atëherë formën e tij sportive. -

Lideri i mesfushës/ Zbulohet arsyeja e mungesës së lojtarit të Partizanit
Adnard Mehmeti nuk është i gatshëm sot për Partizanin ndaj Bylisit.
Mësohet se mesfushori ka pasur temperaturë, për këtë nuk është treguar i gatshëm.
Mehmeti është parë si titullar i padiskutueshëm dhe lider në mesfushë. Për këtë mungesa e tij rëndon jo pak në kampin e të kuqve.
Kërnaja ka preferuar Doumbian, Ismailin dhe Hjumen në mesfushë. Sulmi do të jetë i përbërë për herë të parë me Isgandarlin, Tomën dhe Bintsukën. -

VIDEO/ Silvinjo, mos e harro! Anis Mehmeti i papërmbajtshëm, i jep fitoren tjetër Bristol City në Angli
Anis Mehmeti po kalon sezonin më të mirë të karrierës. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer edhe në fitoren e Bristol City ndaj Portsmouth në transfertë, 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Mehmeti në minutën e 17.
Këtë herë shqiptari tregoi se nuk është i aftë për të shënuar vetëm me këmbë, por edhe me kokë. Pas një krosimi të bukur nga e majta, goditja me kokë e Mehmetit përfundoi në rrjetë duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar. Silvinjo nuk duhet ta harrojë, në ndeshjet e marsit ky futbollist duhet të jetë me patjetër në ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Mehmeti në formë, tjetër gol në Championship
Anis Mehmeti po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar sërish me fanellën e Bristol Cityt, në ndeshjen ndaj Portsmouth.
Pas një krosimi nga krahët, Mehmeti përfitoi në maksimum dhe me kokë, dërgoi topin në fundin e rrjetës.Në 18 ndeshje të luajtura, ai numëron 6 gola dhe 6 asiste. Kujtojmë se Mehmeti nuk ftohet nga Sylvinho me motivin se ka shumë “trafik” në krah.
-

VIDEO/ Anis Mehmeti nuk ndalet, shënon golin spektakolar
Anis Mehmeti po zhvillon një sezon shumë të mirë në Championship me Bristol City. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e gjashtë sezonal në ndeshjen ndaj Portsmouth, duke kaluar skuadrën në avantazh në minutën e 17-të.
Ai finalizoi me kokë pas një krosimi të Neto Borges, duke konfirmuar aftësinë për të shënuar në forma të ndryshme. Mehmeti numëron gjithashtu gjashtë asiste në 18 ndeshje të kampionatit.Pavarësisht formës së shkëlqyer, 24-vjeçari nuk është grumbulluar prej muajsh nga trajneri Silvinjo. Sezonin e kaluar, ai e mbylli me 12 gola në 44 ndeshje.
Këtë vit, statistikat tregojnë rritje të ndjeshme në efikasitet dhe ndikim në lojën e skuadrës. Forma e tij po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin anglez. -

Anis Mehmeti “tërbon” Anglinë, “dhelprat” futen në garë për sulmuesin kuqezi
Anis Mehmeti, sulmuesi kuqezi, mbetet një nga emrat më të lakuar në Angli, ku me Bristol City vijon të dhurojë paraqitje fantastike edhe këtë sezon. 5 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje, janë shifra fantastike për një sulmues krahu, lojtari me më shumë asiste në Championship. Forma e tij nuk ka kaluar në heshtje pasi së fundmi, sipas mediave në ishull, Leicester City ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar.
“Dhelprat” nuk po kalojnë një sezon të mirë, aktualisht ndodhen në vendin e 15-të dhe sipas mediave në Angli, Leicester pritet të futet në merkato gjatë muajit janar për të përforcuar ekipin.K
Në krye të listës së dëshirave ndodhet pikërisht Mehmeti, por nuk do të jete e lehtë të arrijnë te sulmuesi, në një kohë kur ekipi i tij Bristol City synon të rikthehet në Premier League, për momentin ndodhen në vendin e 7-të, por zona “play-off” është vetëm 1 pikë larg. Dëshira e Mehmetit është të luajë në Premier League, për këtë arsye nuk pritet të largohet nga Bristol City, të paktën jo gjatë merkatos së janarit. -

Në garë për sulmuesin kuqezi/ Anis Mehmeti “tërbon” Anglinë
Anis Mehmeti, sulmuesi kuqezi, mbetet një nga emrat më të lakuar në Angli, ku me Bristol City vijon të dhurojë paraqitje fantastike edhe këtë sezon. 5 gola dhe 6 asiste në 17 ndeshje, janë shifra fantastike për një sulmues krahu, lojtari me më shumë asiste në Championship. Forma e tij nuk ka kaluar në heshtje pasi së fundmi, sipas mediave në ishull, Leicester City ka shfaqur interesim për futbollistin shqiptar.
“Dhelprat” nuk po kalojnë një sezon të mirë, aktualisht ndodhen në vendin e 15-të dhe sipas mediave në Angli, Leicester pritet të futet në merkato gjatë muajit janar për të përforcuar ekipin.Në krye të listës së dëshirave ndodhet pikërisht Mehmeti, por nuk do të jete e lehtë të arrijnë te sulmuesi, në një kohë kur ekipi i tij Bristol City synon të rikthehet në Premier League, për momentin ndodhen në vendin e 7-të, por zona “play-off” është vetëm 1 pikë larg. Dëshira e Mehmetit është të luajë në Premier League, për këtë arsye nuk pritet të largohet nga Bristol City, të paktën jo gjatë merkatos së janarit.
-

Dy lojtarët që Sylvinho duhet t’i ketë në mendje për t’i thirrur te Kombëtarja
Pasi siguroi biletën për në play-off për rrugën drejt Botërorit, Shqipëria do të rikthehet në fushë në fund të muajit mars, ku “finalja” e parë do të jetë ajo në transfertë ndaj Polonisë dhe në rast fitoreje këtu, më pas do të luiajë në finalen e madhe ndaj fituesit Ukrainë-Suedi.
Gjatë kësaj kohe, Sylvinho do të ketë mundësinë të studiojë element të rinj apo edhe të tjerë që kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares, për t’i grumbulluar për play-offin e muajit mars. Dy emrat që aktualisht e meritojnë një ftesë nga Sylvinho janë: Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi.
Mehmeti po shkëlqen në Championship me Bristol City-n, ku në 16 ndeshje, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste. 24-vjeçari që nuk është grumbulluar nga Sylvinho pavarësisht formës së mirë që po tregon në mënyrë të qendrueshme. Ai mund të mbulojë disa pozicione në fushë ku kryesori është si mesfushor me tipare sulmuese, por mund të luajë edhe si mesfushor qendror, anësor dhe sulmues i mirëfilltë.
Ernest Muci po ashtu është një tjetër emër që duhet marrë në konsideratë dhe mund të jetë vendimtar në momente të caktuara. Pas transferimit te Trabzonspor, Muçi ka fituar besimin që i mungonte te Besiktas dhe ka treguar një formë shumë të mirë në kohët e fundit. Në ndeshjen e fundit, shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 3-4 të Trabzonspor në transfertën ndaj Basakhesir.