Tag: mehmetaj

  • “Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin”

    “Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin”

    Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj, i dënuar nga Serbia për krime lufte, është liruar nga burgu, njoftoi vëllai i tij, Valoni.
    “Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Ky është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë”, shkroi Valon Mehmetaj në Facebook.

    Nezir Mehmetaj ishte dënuar me gjashtë vjet burgim nga Gjykata e Lartë e Serbisë nën akuzat për krime lufte kundër civile në fshatin Rudicë të Klinës më 1999.
    Familja e tij vazhdimisht kishte hedhur poshtë akuzat ndaj tij.
    Vitin e kaluar, Gjykata serbe tha se kishte konstatuar se Mehmetaj në qershor të vitit 1999 kishte marrë pjesë në rrëmbimin e civilit me kombësi rome, Jelaj Ramadan, mbetjet mortore të të cilit ende nuk janë gjetur.
    Sipas pretendimeve të gjykatës, bashkë me Mehmetajn kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
    Në vendimin e gjykatës ishte thënë po ashtu ashtu se Mehmetaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe në atë kohë lëvizte në fshatin Rudicë me uniformë të UÇK-së.
    Nezir Mehmetaj u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdarë dhe që nga ajo kohë kishte qenë në paraburgim në Serbi.
    Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte në Rudicë të Komunës së Klinës në periudhën qershor-korrik 1999.
    Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte.
    Ministria e Drejtësisë e Kosovës në korrik të vitit 2024 kërkoi nga Serbia që të ekstradojë në Kosovë shtetasit kosovarë që mbahen atje.
    Vetëm vitin e kaluar, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka ngritur shtatë akuza kundër shqiptarëve të Kosovës për krimet e pretenduara ndaj popullatës civile serbe në fund të viteve ’90.
    Edhe autoritetet në Kosovë kanë ngritur një sërë akuzash dhe ka shqiptuar dënime për akuzat për krime lufte në Kosovë më 1998-99.

  • Laterkuli unik nga Cërca e Istogut

    Laterkuli unik nga Cërca e Istogut

    Shkruan: Haxhi MEHMETAJ

    Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.

    Gjatë punimeve bujqësore në vendin e quajtur “Arat e Njoma “ në Cërcë të Komunës së Istogu, brenda vendbanimit të periudhës së antikitetit të vonë, para afro njëzet vitesh u gjet një Laterkul, tullë e vogël dyshemeje, i pari i këtij lloji në Kosovë. Vendbanimi shtrihet rrëzë maleve të Moknës, në një ambient të bukur bujqësor dhe blegtoral, pranë trasesë së rrugës antike Mirtrovicë – Pejë.Laterkuli është punuar nga argjila e ngjyrës së kuqe. Ka përmasa 26 x 26 x 7cm. Mbi sipërfaqen e sheshtë, të njomë e të lëmuar para pjekjes, me dorë të lirë, në pesë rreshta horizontal, me një shkrim të shpejt në latinishte vulgare është shkruar mbishkrimi:

    L A T e r c u l iI N B a l n e oL a b a n o nT e n o u oF e l i c i t e r

    Tri shkronjat e para te rreshtave një dhe dy, sikurse edhe nistoret e rreshtave katër, pesë dhe gjashtë, janë shkruar më shkronja të mëdha, ndërsa shkronjat tjera janë shkruar më shkronja të vogla. Lartësi e shkronjave lëviz nga 3 deri në 5cm, ndërsa thellësia nga 1 deri në 2mm. Fjala është për mbishkrim përkushtimi të shkruar më rastin e inaugurimit të një banje, të ngritur sipas gjasave për punëtorët e punishtes së tullave. Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.( Krahaso librin: H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës e komunës së Istogut, Prishtinë 2016,f. 54.fig.42.).

    Laterkuli i Cercës ( Dizajn: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

  • Vrasja e  Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

    Vrasja e Hoxhës u porosit nga Dubai? Detaje nga atentati mafioz në Vlorë, pse u zgjodh e dita e diel për të ekzekutuar

    Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.
    Emisioni “Në Shënjestër” , ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.
    I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.
    Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.
    Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.
    Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.
    Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.
    Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.
    Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.
    Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.
    Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.
    Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?

  • Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi

    Kush po i vret dëshmitarët e fundit? / Renato Hoxhaj informator i një bande…lidhja me Roan Brahimin e vrarë në Greqi

    Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj, ndryshe nga krimet që tentojnë të jenë të përsosura la gjurmë.
    Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka zbardhur pistat e hetimit ku po heton policia, një prej tyre Eris Mehmetaj, i i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes në Tiranë.
    I riu nga Tropoja, djali i ish-deputetit Xhevdet Mehmetaj, dyshohet se ndihmoi autorët duke siguruar makinën e përdorur në atentat. Edhe pse ai mohon përfshirjen, hetimet tregojnë ndryshe: në telefonin e tij u zbuluan prova që e lidhin me ngjarjen.
    Mehmetaj rezulton të ketë pasur kontakte të ngushta me Roan Brahimin, një emër i përfolur për përplasje me Ervis Martinajn dhe i vrarë në maj 2024 në Athinë.
    Për më tepër, babai i Brahimit, Gjovalin Prendi, u vra më 17 prill në Lezhë, çka forcon dyshimet për një zinxhir hakmarrjesh.

    Sipas hetimeve, Mehmetaj kishte blerë makinën e përdorur në krim në emër të një të moshuare nga Vlora, ndërsa pas saj qëndronte Alesio Dobrozi një emër i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Brilant Martinajt.
    Dyshohet se pas këtij zinxhiri qëndron një grup i fuqishëm kriminal me bazë në Dubai, aty ku Mehmetaj kishte publikuar foto pak para krimit.
    Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj.
    Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë.
    Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele , veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin.
    Një nga pistat më të forta që po hetohet është se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një bande të fuqishme në Vlorë. Ai rezulton fqinj me familjen Sinomati, ku më herët u vra Gëzim Sinomati me snajper  një tjetër krim i pazbardhur. Burime policore nuk përjashtojnë mundësinë që Hoxhaj të ketë qenë në dijeni të vrasjeve të mëparshme.
    Ekzekutimi i një personi të konsideruar si “i vogël” në hierarkinë kriminale, ngre pikëpyetje serioze: a po pastrohen dëshmitarët me informacione të rrezikshme? A po përdoret frika për të mbyllur gojët, aty ku drejtësia nuk ka arritur?
    =

  • Gjykata e Vlorës lë në burg Eris Mehmetin, akuzohet se ndihmoi vrasësin e rojes: Nuk kam lidhje me krimin, makina…

    Gjykata e Vlorës lë në burg Eris Mehmetin, akuzohet se ndihmoi vrasësin e rojes: Nuk kam lidhje me krimin, makina…

    Eris Mehmetaj është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës mesditën e djeshme, i dyshuar për veprat penale “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhajt”. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se makina, në pronësi të 37-vjecarit është përdorur nga autori i vrasjes, i cili është ende i paidentifikuar. Hetuesit i kanë treguar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet qitësi i maskuar që lëviz me makinën e Mehmetajt. Përballë këtij fakti, 37-vjeçari ka pohuar se automjeti është në pronësi të tij, por ka shtuar se prej disa ditësh ia kishte lënë në përdorim një miku, i cili ia kishte kërkuar. “Nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur makina”, ka pretenduar ai.
    Policia po merr në pyetje dhe persona të tjera që mund të kenë dijeni apo lidhje me krimin. Po kështu burimet thanë se pas ekzekutimit të Hoxhajt, automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim. Viktima, Renato Hoxhaj njihej si person i qetë dhe se nuk kishte konflikte me njeri. 58-vjeçari punonte si roje nate në një pallat, fare pak metra banesës së tij. Mësohet se policia po mbledh informacione në lidhje me një indicie, ku dyshohet se viktima mund të jetë përdorur si informator i grupeve kriminale në Vlorë.
    Kush është Mehmetaj?
    I arrestuar si përkrahës i autorit të vrasjes ende të pazbardhur në Vlorë, Eris Mehmetaj nga Tropoja, është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Xhevdet Mehmetaj, aktualisht mbështetës i Sali Berishës në këtë fushatë, në njësinë numër 2 në Tiranë. 37-vjeçari u la në burg nga Gjykata e Vlorës i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhajt më 27 prill në qytetin bregdetar. Sipas hetimeve makina në pronësi të djalit të ish-deputetit të PD u përdor nga autori i vrasjes, ende i paidentifikuar. Hetuesit i treguan pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet qitësi i maskuar që lëviz me makinën e tij.
    Përballë këtij fakti 37-vjeçari pohoi se automjeti është në pronësi të tij, por tha se para disa ditësh ia ka lënë në përdorim një miku, i cili ia kishte kërkuar dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur makina e tij. Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv se pas ekzekutimit të Hoxhajt, pjesëtar i komunitetit rom, automjeti, të cilit i ishin ndërruar targat, mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë të porositur nga grupe kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.  Me një profil të ulët, pa precedentë dhe njeri pa konflikte, hetuesit dyshojnë se Renato Hoxhaj, roje nate në një pallat pak metra larg shtëpisë së tij në Vlorë ku bashkëjetonte me një grua, mund të ishte informator i një grupi kriminal në Vlorë, rival të bandave në Dubai.
    Të njëjtat burime thonë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale ndodhur vitet e fundit. Eris Mehmetaj, i cili e ka ndërruar emrin nga Evis që e ka pasur, ushtronte aktivitetin e tij në tregun imobiliar dhe udhëtonte shpesh në Dubai, ku dyshohet se u porosit vrasja e rojës në Vlorë. Djali i ish-deputetit ishte mik me Roan Brahimin, i njohur si rival i Ervis Martinajt, i cili strehohej në Dubai derisa e vranë gjatë pushimeve në Athinë në 2024-ën, ndërsa vetëm para 2 javësh i ekzekutuan babanë në Pllanë të Lezhës.

  • U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i “kokës” së fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me Roan Brahimin dhe jeta në Dubai

    U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i “kokës” së fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me Roan Brahimin dhe jeta në Dubai

    I arrestuar si përkrahës i autorit të vrasjes ende të pazbardhur në Vlorë, Eris Mehmetaj nga Tropoja, është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Xhevdet Mehmetaj, aktualisht mbështetës i Sali Berishës në këtë fushatë, në njësinë numër 2 në Tiranë.
    37-vjeçari u la në burg nga Gjykata e Vlorës i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhajt më 27 prill në qytetin bregdetar.
    Sipas hetimeve makina në pronësi të djalit të ish-deputetit të PD u përdor nga autori i vrasjes, ende i paidentifikuar. Hetuesit i treguan pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet qitësi i maskuar që lëviz me makinën e tij. Përballë këtij fakti 37-vjecari pohoi se automjeti është në pronësi të tij, por tha se para disa ditësh ia ka lënë në përdorim një miku, i cili ia kishte kërkuar dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur makina e tij.

    Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv se pas ekzekutimit të Hoxhajt, pjesëtar i komunitetit rom, automjeti, të cilit i ishin ndërruar targat, mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis.

    Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë të porositur nga grupe kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.  Me një profil të ulët, pa precedentë dhe njeri pa konflikte, hetuesit dyshojnë se Renato Hoxhaj, roje nate në një pallat pak metra larg shtëpisë së tij në Vlorë ku bashkëjetonte me një grua, mund të ishte informator i një grupi kriminal në Vlorë, rival të bandave në Dubai. Të njëjtat burime thonë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale ndodhur vitet e fundit.
    Eris Mehmetaj, i cili e ka ndërruar emrin nga Evis që e ka pasur, ushtronte aktivitetin e tij në tregun imobiliar dhe udhëtonte shpesh në Dubai, ku dyshohet se u porosit vrasja e rojës në Vlorë. Djali i ish-deputetit ishte mik me Roan Brahimin, i njohur si rival i Ervis Martinajt, i cili strehohej në Dubai derisa e vranë gjatë pushimeve në Athinë në 2024-ën, ndërsa vetëm para 2 javësh i ekzekutuan babanë në Pllanë të Lezhës.
    Roan Brahimi dhe Eris Mehmetaj
    Në rrjetet sociale Eris Mehmetaj poston foto të jetës luksoze me Ferrari.  Policia i sekuestroi telefonin, brenda të cilit thuhet se kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes në Vlorë.
    Jeta luksoze e Eris Mehmetajt në Dubai
    Babai i tij, Xhevdet Mehmetaj, sot 70 vjeç, ka qenë deputet në legjistaturën 1997-2000, por i angazhuar në PD veçanërisht pas shpalljes non grata të Berishës si një nga eksponentët kryesorë të “foltores” e më pas të “Rithemelimit”. Sot është një nga figurat kryesore të fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit, në njësinë numër 2 në Tiranë./ Shqiptarja.com

  • U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i “kokës” së fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me Roan Brahimin dhe jeta luksoze në Dubai

    U arrestua për vrasjen në Vlorë, Eris Mehmetaj djali i “kokës” së fushatës së Berishës në njësinë nr. 2 në Tiranë! Lidhja me Roan Brahimin dhe jeta luksoze në Dubai

    I arrestuar si përkrahës i autorit të vrasjes ende të pazbardhur në Vlorë, Eris Mehmetaj nga Tropoja, është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Xhevdet Mehmetaj, aktualisht mbështetës i Sali Berishës në këtë fushatë, në njësinë numër 2 në Tiranë.
    37-vjeçari u la në burg nga Gjykata e Vlorës i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhajt më 27 prill në qytetin bregdetar.
    Sipas hetimeve makina në pronësi të djalit të ish-deputetit të PD u përdor nga autori i vrasjes, ende i paidentifikuar. Hetuesit i treguan pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet qitësi i maskuar që lëviz me makinën e tij. Përballë këtij fakti 37-vjecari pohoi se automjeti është në pronësi të tij, por tha se para disa ditësh ia ka lënë në përdorim një miku, i cili ia kishte kërkuar dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur makina e tij.

    Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv se pas ekzekutimit të Hoxhajt, pjesëtar i komunitetit rom, automjeti, të cilit i ishin ndërruar targat, mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis.

    Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje me pagesë të porositur nga grupe kriminale shqiptare që strehohen në Dubai.  Me një profil të ulët, pa precedentë dhe njeri pa konflikte, hetuesit dyshojnë se Renato Hoxhaj, roje nate në një pallat pak metra larg shtëpisë së tij në Vlorë ku bashkëjetonte me një grua, mund të ishte informator i një grupi kriminal në Vlorë, rival të bandave në Dubai. Të njëjtat burime thonë se 58-vjeçari Renato Hoxhaj, mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale ndodhur vitet e fundit.
    Eris Mehmetaj, i cili e ka ndërruar emrin nga Evis që e ka pasur, ushtronte aktivitetin e tij në tregun imobiliar dhe udhëtonte shpesh në Dubai, ku dyshohet se u porosit vrasja e rojës në Vlorë. Djali i ish-deputetit ishte mik me Roan Brahimin, i njohur si rival i Ervis Martinajt, i cili strehohej në Dubai derisa e vranë gjatë pushimeve në Athinë në 2024-ën, ndërsa vetëm para 2 javësh i ekzekutuan babanë në Pllanë të Lezhës.
    Roan Brahimi dhe Eris Mehmetaj
    Në rrjetet sociale Eris Mehmetaj poston foto të jetës luksoze me Ferrari.  Policia i sekuestroi telefonin, brenda të cilit thuhet se kanë gjetur prova të rëndësishme për hetimin dhe zbardhjen e vrasjes në Vlorë.
    Jeta luksoze e Eris Mehmetajt në Dubai
    Babai i tij, Xhevdet Mehmetaj, sot 70 vjeç, ka qenë deputet në legjistaturën 1997-2000, por i angazhuar në PD veçanërisht pas shpalljes non grata të Berishës si një nga eksponentët kryesorë të “foltores” e më pas të “Rithemelimit”. Sot është një nga figurat kryesore të fushatës së PD për zgjedhjet e 11 majit, në njësinë numër 2 në Tiranë./ Shqiptarja.com

  • Vr@sja e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: S’kam lidhje me krimin!

    Vr@sja e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetaj: S’kam lidhje me krimin!

    Eris Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e 27 Prillit. Mehmetaj ka deklaruar në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.
    Ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij. 37-vjeçari është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhajt. Lidhur me ngjarjen mësohet se policia ka dyshime se automjeti mund të jetë çmontuar.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 më 27 prill kur viktima po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri. Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.
    Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.
    Në dëshminë e saj, bashkëjetuesja ka treguar vetëm se si e ka gjetur të vrarë dhe ka njoftuar policinë. Askush nga banorët nuk ka parë personat që kanë kryer krimin. Pistat kryesore të hetimit janë konfliktet e mundshme së fundmi dhe përfshirja në ndonjë ngjarje.

  • Lihet në burg Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vr*sjen e Renato Hoxhajt në Vlorë

    Lihet në burg Eris Mehmetaj, i vetmi i arrestuar për vr*sjen e Renato Hoxhajt në Vlorë

    Gjykata e Vlorës ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Eris Mehmetaj i akuzuar për sigurim kushtesh për vrasjen e Renato Hoxhajt me 27 prill në Vlorë.
    Ndalimi i tij është kryer 1 ditë pas ngjarjes ku burime bëjnë me dije se i riu ka pasur rol aktiv ne krim.
    Referuar policisë, Eris Mehmetaj i ka dhënë në përdorim makinën autorit të ngjarjes që më pasi ky i fundit i ka hequr targat.
    Inteligjenca policore zbulon pronarin e mjetit, por ende hetuesit janë në kërkim të makinës që besohet të jetë e fshehur në ambiente servili, si dhe të jetë e çmontuar.
    Në polici i vetmi i ndaluar ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë shumë detaje.
    Provë për policinë mbetet aparati telefonik që i është marrë dhe i është bërë këqyrje paraprake.
    Në të janë zbuluar të paktën dy mesazhe dhe thirrje që kanë interes për hetimin.
    Nga të dhënat në burime të hapura rezulton se Eris Mehmetaj javët e fundit të ketë hyrë në vendin tonë, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Deri më tani besohet se autori i ngjarjes të jetë larguar drejt Qafë-Botës më qëllim largimin nga vendi ynë.
    Hyrjet dhe daljet po kalojnë në skaner të policisë e cila po këqyr me qëllim verifikim e personave të dyshimtë.
    Vrasja e Renato Hoxhës besohet se është vijim i përplasjeve të bandave në Vlorë

  • U arrestua si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetajt: Makinën ia lashë…

    U arrestua si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Renato Hoxhajt, zbardhet dëshmia e Eris Mehmetajt: Makinën ia lashë…

    Eris Mehmetaj, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, ka dhënë dëshminë para oficerëve të policisë.
    37-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ekzekutimin e Renato Hoxhajt, krimi që tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit.
    Sa i përket makinës që dyshohet se u përdor nga autori i vrasjes, Eris Mehmetaj deklaroi është i njëjtë me atë që ka në pronësi.
    Ndër të tjera, Eris Mehmetaj ka shtuar se automjetin ia kishte lënë në përdorim një miku të tij, pasi ia kishte kërkuar, por nuk e di se për çfarë është përdorur makina.
    37-vjeçari është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës.
    Nga dyshimet që ka policia dyshohet se automjeti mund të jetë çmontuar.