Tag: megjithëse

  • Kemi një qeveri TË PANDEHUR, ku vetëm Kryeministri është I PAPANDEHUR…(?!)

    Kemi një qeveri TË PANDEHUR, ku vetëm Kryeministri është I PAPANDEHUR…(?!)

    Nga Gent Strazimiri/

    SPAK mori të pandehur edhe Zvkryeministren Balluku, së bashku me vartësit kryesorë për tunelin e Llogarasë, sepse pandeh me të drejtë që vartësit nuk mundet të vjedhin vetë miliona euro dhe “shefja” nuk di gjë.

    SPAK ka marrë të pandehur Ilir Beqajn sepse, me të drejtë pandeh që zëvendësministri i tij nuk e ka bërë me kokën e vet mega-vjedhjen me sterilizimin apo me check-up!

    Mirëpo SPAK nuk guxon “të pandehë”, se mos ndoshta edhe zëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk e ka bërë me kokë të vet edhe më “mega” vjedhjen me inceneratorët…(?!)

    Nëse SPAK do guxonte të pandehte njësoj si për Beqajn, Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, të paktën do ishte thirrur si “person që ka dijeni për faktet”, se për ta arrestuar apo për ta marrë të pandehur nuk bëhet fjalë…

    SPAK po ashtu “nuk pandeh” që drejtorët e “5D”, vjedhjen ta kenë bërë nën drejtimin e Erjon Veliajt, megjithëse ka në dorë komunikimet mes tyre në chat-in e krijuar posaçërisht për këtë punë.

    Për shkak të kësaj “mospandehme”, ndryshe nga Beqaj, refuzon ta marrë të pandehur edhe Erjon Veliajn, e jo më ta arrestojë.

    SPAK ka marrë të pandehur Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, sepse pandeh se kanë vjedhur paratë me të cilat duhej të ndërtoheshin incenerarorët.

    Mirëpo SPAK “nuk pandeh” se duhet arrestuar Erion Veliaj ose të paktën të merret “i pandehur” si Beqaj, megjithëse gjithçka nisi me kërkesën e tij, megjithëse ende u paguan çdo ditë paret, megjithëse përfiton prej tyre…

    I njëjti SPAK ka vendosur nën arrest të papandehurin edhe prej tij vetë, Sali Berishën, akuzuesin e “të mospandehurve” të mësipërm.

    Në thelb, SPAK pandeh se Sali Berisha “Programin elektoral të PD” në vitin 2005 e ka bërë për të favorizuar dhëndrin e tij (?!), pavarësisht se prej programit në fjalë përfituan mbi 1 milion shqiptarë që e rivotuan edhe në 2009… (?!)

    Duke pandehur kështu, SPAK vazhdon të kërkojë “arrest” për Sali Berishën, por “të pandehur” nuk e merr…

    Nuk ka ende asnjë element për ta marrë zyrtarisht nën akuzë, megjithëse ka 4 vjet që heton çdo familjar dhe çdo njeri me lidhje me Sali Berishën, nga djepi në varr.

    Kësisoj, bilanci i deritanishëm i SPAK është:

    * një tërësi “mospandehmash” për të mos arrestuar keqbërësit, të pandehurit e mirënjohur publikisht….

    dhe

    * vetëm 1 arrest për një të papandehur, pa akuzë, Sali Berisha, i cili është edhe denoncuesi i parë e më i vendosur i “të mospandehurve” të SPAK …

    “Mospandehmat” për keqbërësit e mësipërm që ende janë në liri dhe vazhdojnë keqbërjen, e bëjnë SPAK të pandehurin kryesor, mes atyre që vazhdojnë të vjedhin!

    SPAK është i pandehuri kryesor i kësaj situate, tashmë si element kriminogjen aktiv në mbështetje të korrupsionit, me qëllim, plan dhe llogari politike.

    Si çdo i pandehur, edhe secili prej “spakistëve” në mos sot, nesër do shkojë aty ku e ka vendin, sepse një ditë dikush do ketë guximin të pandehë që “mospandehmat” e deritanishme të SPAK janë vepër penale madje nga më të rëndat kundër Republikës.

    “Aktiviteti diplomatik” nuk i mbron dot nga fati që vetë kanë zgjedhur, sepse sado “lart” që të mbërrijnë me shtrëngime duarsh, më “lart” se Saimir Tahiri nuk mbërrijnë dot…

    Se sa e ruajti “aktiviteti diplomatik”, “mbrojtja”, “paprekshmëria”, “përkrahja” e “mbështetja e partnerëve” Saimir Tahirin, ajo tashmë dihet…

    Ndërsa se sa e vret më mendjen ky popull për “përkrahjen diplomatike” apo “mbështetjen e partnerëve”, le të pyesin Lulin…

    Kaq!

    (Publikuar së pari në 2024 pa shtesën “Balluku”, por me ç’duket do vazhdojë me “shtesa”…)

  • Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina

    Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina

    Nga Ben Blushi
    Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve.Pyetja është kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet?Bota ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse kanë luftuar më shumë se palestinezët, megjithëse kanë rezistuar më gjatë se ata, megjithëse nuk ia kanë zaptuar askujt tokën sic kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.Në 80 vitet e fundit palestinezët kanë bërë cdo gjë keq.Ata kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre.Në vitin 1947 ata refuzuan formulën e OKB për krijimin e dy shteteve,Palestinës dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.Më pas shkuan sërish në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe dhe humbën përsëri.Në vitin 2000 e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë palestinezët.Duke kaluar nga dështimi në dështim palestinezët humbën me rradhë kohën, tokën,financat, ushtarët, aleatët dhe shpresën.Mjafton të shohësh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar si janë sjellë ata me veten.Në vitin 1947 gjithë territori palestinez kishte 2 milion banorë.Nga këta 1.4 milion ishin arabë dhe 600 mijë ishin hebrenj.Sot numrat janë përmbysur.Palestina ka rreth 5 milion banorë, ndërsa Izraeli 10 milion.Në 80 vjet Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantë që erdhën nga Evropa pasi ishin masakruar dhe shpronësuar nga Hitleri, krijoi në shkretëtirë bujqësinë më të përparuar në planet,ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri sot, është lider i padiskutueshëm në AI dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliard dollarë në vit, disa herë më të madhe se të shumë vendeve evropiane që sot po njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e thatë nuk pikon asnjë gram naftë.Ndërkaq Gaza dhe West Bank,ku jetojnë 5 milion palestinezë nuk bëjnë dot më shumë se 15 miliardë dollarë ekonomi në vit dhe kjo përpara luftës.Duke parë këto numra nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të kuptuar se cfarë ka bërë në 80 vjet një popull dhe cfarë ka bërë populli tjetër.Por nuk mbaron këtu.Krahasimi i standarteve të demokracisë së këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm.Izraeli është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë kundër qeverisë, populli del cdo javë në protestë, parlamenti funksionin, zgjedhjet mbahen cdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa dhurata të shtrenjta.Nga ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje.Dhe një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që nga dita që ka marrë pushtetin.Pyetja është pse ky ndryshim?Pse dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.Si ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëtën periudhë kohe?Ata që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë.Për ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.Që atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e cuditshme të mendosh se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.Kur janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet.Pikërisht kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.Pamundësia e palestinezëve për tu qeverisur vetë.Paaftësia e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese.A e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte?A duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura, pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?A është gjithë Gaza Hamas?A e duan palestinezët Hamasin?Për fat të keq po.Në dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë palestinez nuk ka kundërshtuar HamasinTë rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.Ata që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit.Por kjo nuk ka ndodhur.Palestinezët e adhurojnë Hamasin.Terroristët ata i shpallin martirë.Në Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton Hamasin.Prandaj njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e meriton.Popujt duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.Ne shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë asgjë për ti rrëzuar.Komunistët na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.Sikur, larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne do ishim njëlloj përgjegjës ,sic janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.Sot gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me votat e tyre krijuan një përbindësh.Por nga ky kriter moral nuk mund të përjashtohen palestinezët.Hamasi është përbindëshi i tyre.Ata e lindën këtë mostër dhe prandaj duhet të jenë njëlloj përgjegjës si gjermanët.Në emër të moralit, palestinezëve u duhet vënë si kusht zhdukja e mostrës që krijuan.Shfarosja e Hamasit nuk mund të jetë vetëm detyrë e Izraelit, por e vetë palestinezëve.Atyre ju takon mos ia japin fëmijët ushtarë, atyre ju takon të mos i strehojnë terroristët, atyre u takon ti nxjerrin vrasësit e pamëshirshëm përfundimisht nga zemra.Palestinezët duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti.Vetëm nësë e bëjnë këtë akt civil mund të fitojnë të drejtën për të patur shtetin e tyre.Prandaj gabohet kush beson se cështja e Palestinës ka lidhje vetëm me Izraelin.Qeveria e Izraelit kanë bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të pafajshëm, gra pleq dhe fëmijë të pambrojtur prandaj shumë njerëz me të drejtë besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë fqinj një përbindësh si Hamasi që kafshon cdo ditë.Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër.Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.Por Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.Ata që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet.Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.Mirëpo zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.Cështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohësPalestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar.Kjo është cështja.Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne.Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.

  • “Shihemi në 11:00″/ Rama gati për hapjen e zarfit, pas pak orësh shpall qeverinë e re

    “Shihemi në 11:00″/ Rama gati për hapjen e zarfit, pas pak orësh shpall qeverinë e re

    Ora 10:00 e kësaj të enjteje do t’i gjejë të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

    Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
    Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.
    Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
    Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
    Këtë mëngjes, teksa ka publikuar një foto nga zyra e Kryeministrisë, Rama shkruan “Mirmëngjes, shihemi në orën 11”.
    I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.
    Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.
    Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.
    Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist.

  • Pak orë nga shpallja e qeverisë, Rama hap nesër zarfin/ ‘Surprizë’ edhe detajet e programit të ri qeverisës

    Pak orë nga shpallja e qeverisë, Rama hap nesër zarfin/ ‘Surprizë’ edhe detajet e programit të ri qeverisës

    Ora 10:00 e të enjtes do ti gjej të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

    Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
    Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.
    Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
    Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
    I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë  drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.
    Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.
    Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.
    Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist.
     
    Top Channel

  • Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

    Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

    “Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e  rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

    Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

    Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktur kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

    Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit.

    Kufinjtë shqiptarë, vëmendje themelore

    Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

    Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

    Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

    Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

    Nga plani s’preket vetëm Turqia

    Liderët aleatë gjatë Konferencës së Jaltës, shkurt 1945

    Po ashtu, sipas Departametit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

    Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

    Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

    Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

    Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

    Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal.

    I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

    Planet amerikane, skica “jozyrtare”

    Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për t’a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

    Më tej, në raport thuhet se: Shetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

    Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

    Çurçilli dhe Stalini:  Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

    Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik,  në datat 4 deri më 11 shkurt 1945,  ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

    Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij.

    Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

    Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

    Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi.

    *****

    Botuar në Dita nga arkiva. Ndalohrt kategorikisht ribotimi i plotē ose i pjesshëm pa citimin e dukshëm dhe korrekt të burimit

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 16 qershor 2025

    Showbiz E Hënë, 16 Qershor 2025 09:05
    Dashi
    Financiarisht, Venusi mbështet fitimet përmes sipërmarrjeve ose bonuseve të papritura. Në punë, aftësitë tuaja diplomatike lehtësojnë tensionet, duke ju ndihmuar të lundroni në situata të vështira. Në dashuri, Venusi siguron që romanca të jetë e gjallë, duke e bërë këtë një ditë ideale për gjeste të përzemërta ose dalje spontane.

    Demi
    Financiarisht, këshillohet kujdes; shmangni shpenzimet impulsive për kënaqësi të përkohshme. Në punë, përpjekjet prapa skenave japin fryte, megjithëse njohja e tyre mund të vonohet. Çështjet e dashurisë përfitojnë më shumë nga momentet private dhe bisedat e sinqerta sesa nga gjestet madhështore. Nga ana shëndetësore, pushimi dhe relaksimi janë thelbësorë për të ruajtur ekuilibrin.
    Binjakët
    Financiarisht, mund t’ju dalin mundësi fitimprurës. Në punë, idetë tuaja do të shkëlqejnë fort, duke fituar respekt dhe potencialisht duke çuar në përparim. Në dashuri, komunikimi është aleati juaj; shprehuni qartë dhe ngrohtësisht për të thelluar lidhjet.
    Gaforrja
    Marrëdhëniet dhe partneritetet marrin vëmendjen qendrore. Financiarisht, sipërmarrjet e përbashkëta ose partneritetet mund të japin rezultate pozitive, megjithëse qartësia në marrëveshje është thelbësore. Në punë, bashkëpunimi dhe puna në grup janë thelbësore; shmangni përpjekjet vetëm. Marrëdhëniet e dashurisë përfitojnë nga mirëkuptimi dhe kompromisi i ndërsjellë, duke e bërë këtë një ditë të përsosur për diskutime kuptimplote.
    Luani
    Financiarisht, lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate, por impulsiviteti duhet të shmanget. Në punë, vendosmëria ju ndihmon të kapërceni pengesat, megjithëse diplomacia mbetet thelbësore. Marrëdhëniet e dashurisë përjetojnë pasion dhe intensitet.
    Virgjëresha
    Në punë, aftësitë tuaja analitike dhe komunikimi i qartë do të vlerësohen. Marrëdhëniet e dashurisë përfitojnë nga dialogu i hapur dhe qëllimet e përbashkëta; shmangni analizimin e tepërt të çështjeve të vogla. Shëndeti mbetet i qëndrueshëm, megjithëse teknikat e relaksimit mendor ndihmojnë në menaxhimin efektiv të stresit.
    Peshorja
    Financiarisht, bashkëpunimet ose investimet e përbashkëta duken premtuese, megjithëse këshillohet planifikim i kujdesshëm. Marrëdhëniet e dashurisë do të lulëzojnë, duke e bërë këtë një ditë ideale për një takim romantik. Një udhëtim i mundshëm do të rezultojë mjaft i këndshëm për ju.
    Akrepi
    Financiarisht, lëvizjet e vendosura dhe planifikimi strategjik çojnë në fitime të mundshme. Në punë, vendosmëria dhe fokusi juaj ndihmojnë në kapërcimin e sfidave. Marrëdhëniet e dashurisë përfitojnë nga sinqeriteti; shmangni luftërat për pushtet ose konfliktet e panevojshme.
    Shigjetari
    Financiarisht, qartësia dhe kujdesi janë thelbësore. Në punë, komunikimi dhe diplomacia efektive ndihmojnë në përballimin me sukses të sfidave. Marrëdhëniet e dashurisë përfitojnë nga dialogu i ndershëm dhe mirëkuptimi i ndërsjellë; shmangni keqkuptimet ose supozimet.
    Bricjapi
    Financiarisht, planifikimi i kujdesshëm dhe komunikimi i qartë çojnë në rezultate pozitive. Në punë, qasja juaj e disiplinuar dhe vëmendja ndaj detajeve fitojnë respekt. Sa i përket marrëdhënies suaj në çift, shmangni konfliktet e panevojshme.
    Ujori
    Financiarisht, shpenzimet e disiplinuara dhe planifikimi i kujdesshëm çojnë në stabilitet dhe fitime të mundshme. Në punë, qasja juaj praktike dhe komunikimi i qartë fitojnë respekt. Bëni kujdes me shëndetin. Mos neglishizhoni asnjë shenjë që ju duket shqetësuese.
    Peshqit
    Me Saturnin e pozicionuar në ashendentin tuaj, kjo ditë thekson përgjegjësinë dhe planifikimin e strukturuar. Financiarisht, buxhetimi i disiplinuar dhe investimet e kujdesshme çojnë në stabilitet. Në punë, përpiquni të jeni më të qetë dhe më sportive, duke shmangur mosmarrëveshjet e mundshme.

  • Horoskopi i sotëm trazon ujërat/ Ja cilat shenja duhet të kenë kujdes

    Horoskopi i sotëm trazon ujërat/ Ja cilat shenja duhet të kenë kujdes

  • Deputetët e PS që morën më shumë vota, por mbeten jashtë Kuvendit! I penalizon…kuota gjinore

    Deputetët e PS që morën më shumë vota, por mbeten jashtë Kuvendit! I penalizon…kuota gjinore

    Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.

    Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.
    Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.
    E njëjta situatë është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.
    Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.
    BERAT
    Ikën Julian Zyla      4598 vota
    Vjen Hatixhe Konomi      3366
    DURRËS
    Ikën Ilir Ndraxhi     3681
    Vjen Etleva Budini    1773
    KORÇË
    Ikën Arian Jaupllari    5022
    Vjen Besa Spaho         5012

    Top Channel

  • Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend, mes tyre Xhemal Qefalia! I penalizon…kuota gjinore

    Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend, mes tyre Xhemal Qefalia! I penalizon…kuota gjinore

    Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.

    Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.
    Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.
    E njëjta situatë është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.
    Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.
    Xhemal Qefalia, deputeti i PS-së, që në 11 maj garoi në listën e hapur të kësaj partie në Qarkun e Tiranës, ka mbetur po ashtu jashtë Kuvendit, për të njëjtat arsye.
    BERAT
    Ikën Julian Zyla      4598 vota
    Vjen Hatixhe Konomi      3366
    DURRËS
    Ikën Ilir Ndraxhi     3681
    Vjen Etleva Budini    1773
    KORÇË
    Ikën Arian Jaupllari    5022
    Vjen Besa Spaho         5012

    Top Channel

  • Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend! I penalizon…kuota gjinore

    Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend! I penalizon…kuota gjinore