Tag: megjithatë

  • Lamine Jamal nënshkruan kontratë me Barcelonën, vë kusht gjuajtjen e penalltive

    Lamine Jamal nënshkruan kontratë me Barcelonën, vë kusht gjuajtjen e penalltive

    Adriatik BALLA
    Në Spanjë ka zhvillime, ku dy klubet e mëdha po nxitojnë të bëjnë rinovimin e kontratave me yjet e tyre. Te Barcelona ka edhe batuta e plot histori të pabesueshme me talentet e rinj, të cilët kanë teka. Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin e Lamine Jamal deri në vitin 2031. Megjithatë, në përputhje me zgjatjet dhe nënshkrimet e fundit të kontratës, ai nuk e shtoi shumën e klauzolës së përfundimit. Sipas “Mundo Deportivo”, “liria” mbetet e vendosur në 1 miliard euro. Kjo shifër ishte ajo që Barça njoftoi më 2 tetor 2023, kur ai nënshkroi rinovimin e tij të mëparshëm.
    Barcelona nuk e ka modifikuar klauzolën, sepse dokumenti i nënshkruar nga Jamal të martën është një rregullim i kontratës që ai tashmë e kishte, me kushte shumë më të mira page pas asaj që ai ka treguar në fushë me fanellën blaugrana gjatë dy sezoneve të fundit. Shifrat e pagës së tij janë plotësisht sekrete, por kontrata përfshin një bonus nëse ai fiton “Topin e Artë”. Leo Mesi kishte një të tillë për çmimin “FIFA The Best”. Ceremonia zyrtare e së martës në zyrat e Barcelonës nuk përfshiu shpërndarjen e imazheve nga klubi në zyrën e presidentit Joan Laporta dhe pjesës tjetër të pjesëmarrësve, përfshirë Jorge Mendesin, përfaqësuesin e lojtarit dhe disa anëtarë të familjes së Lamine Jamal, siç janë prindërit e tij.
    Megjithatë, Lamine kërkoi që fotografitë të mos shpërndaheshin deri pas kthimit të tij nga pushimet më 13 korrik, që përkon me datëlindjen e tij të 18-të. Ndërkaq, gazeta “Mundo Deportivo” ka siguruar dhe hollësi të tjera nga kontrata e Jamal. Sipas saj, ylli i ri i Barcelonës ka kërkuar më shumë duke nisur nga sezoni i ri, përcjell Panorama. Nuk po flasim për para, sepse ato ia ka ofruar tashmë klubi. Ai ka kërkuar më shumë protagonizëm. Që do të thotë që ai të jetë një ndër ekzekutuesit e penalltive në ekip dhe një nga ekzekutuesit e goditjeve standarde. Gjëra këto që duhet t’i ketë parasysh dhe trajneri Hansi Flik. Ndërkohë, 22-vjeçari Pablo Torre i Barcelonës nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon nën drejtimin e Hansi Flik, ndonëse ka shkëlqyer sa herë u fut në fushë.
    Askush tjetër në skuadër nuk ka një kontribut më të mirë për gola për 90 minuta: katër gola dhe tre asistime në vetëm 421 minuta, që përkthehet në një kontribut çdo orë. Ai dëshiron qëndrimin në klub dhe ta bindë Flik për vlerat e tij. Megjithatë, Barcelona do ta hapë sërish derën e daljes për Torre këtë verë, pasi ai kaloi një sezon në huazim te Xhirona dy sezone më parë. Në klub po shqyrtojnë mundësinë e huazimit kryesisht.

  • Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

    Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

    Një algoritëm i quajtur FaceAge, i zhvilluar me teknologji të inteligjencës artificiale dhe publikuar në “The Lancet Digital Health”, është në gjendje të vlerësojë moshën biologjike të një personi nga një fotografi e fytyrës.
    Ky sistem i cili përkthen tiparet e fytyrës në një numër vitesh që pasqyrojnë shëndetin e përgjithshëm, ka treguar se pacientët me kancer duken mesatarisht pesë vjet më të vjetër biologjikisht sesa bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm.
    Programi u krijua për të përsosur atë që mjekët e quajnë “testi i syrit”, i cili është vlerësimi me sy të lirë i gjendjes shëndetësore të një personi. Megjithatë, algoritmi i ri ofron një qasje më objektive dhe të saktë, të aftë për të kapur detaje që shpesh i shpëtojnë syrit të njeriut.

    Sistemi u trajnua në më shumë se 58,000 portrete të të rriturve të shëndetshëm mbi 60 vjeç dhe më pas u testua në gati 6,000 pacientë me kancer të trajtuar në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. Rezultatet tregojnë se ata që kishin një moshë biologjike mbi 85 vjeç, edhe nëse kronologjikisht më të rinj, kishin perspektiva më të ulëta mbijetese.
    Por nuk është vetëm një pamje e gjendjes aktuale,  algoritmi ka provuar të jetë i aftë të parashikojë me saktësi të habitshme edhe rrezikun e vdekshmërisë brenda gjashtë muajve, duke tejkaluar aftësitë parashikuese të tetë mjekëve ekspertë të cilëve iu kërkua të vlerësonin të njëjtat imazhe.

    Megjithatë, teknologjia ngre pyetje etike dhe psikologjike, sidomos nëse përdoret nga kompani sigurimesh apo punëdhënës. Ndërsa nga njëra anë mund të bëhet një mjet i vlefshëm për onkologët e kardiologët, nga ana tjetër mund të jetë me interes për kompanitë e sigurimeve ose punëdhënësit që kërkojnë metoda për të vlerësuar rreziqet që lidhen me shëndetin.
    Zhvilluesit sigurojnë se kanë kontrolluar që sistemi të mos paraqesë paragjykime racore, një nga çështjet kritike më të diskutuara në përdorimin e inteligjencës artificiale, por ata po punojnë për të zhvilluar një version më të përparuar, të trajnuar me 20 mijë pacientë shtesë, për të forcuar saktësinë e parashikimeve.
    Në të njëjtën kohë, po shqyrtohen variabla që mund ta çorientojnë algoritmin, siç janë grimi i rëndë, kirurgjia kozmetike ose kushtet e ndriçimit artificial, faktorë që mund të ndryshojnë perceptimin e tipareve fizike dhe ta ngatërrojnë makinën.
    Së fundmi, lind pyetja psikologjike. Të dish që trupi yt po plaket më shpejt se sa pritej mund të të frymëzojë të ndryshosh stilin e jetës, por gjithashtu mund të shkaktojë ankth ose depresion. Studiuesit theksojnë se një mjet i tillë duhet të përdoret me kujdes dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor të kualifikuar.
    Për t’iu përgjigjur këtyre skenarëve, si pjesë e një studimi shkencor të hartuar, po projektohet një portal i hapur për publikun, ku do të jetë e mundur të ngarkohet një selfie dhe të merret një vlerësim. Megjithatë, versionet komerciale për përdorim klinik do të mbërrijnë vetëm pas vlerësimeve të mëtejshme dhe kontrolleve rigoroze.
    Ndërkohë, FaceAge e ka testuar veten me një fytyrë të famshme: atë të aktorit Paul Rudd, i cili vlerësohet të jetë biologjikisht 43 vjeç në një foto të bërë kur ishte 50 vjeç; Një e dhënë se si kjo teknologji mund të shndërrohet lehtësisht në një fenomen popullor, i destinuar të shkaktojë diskutime, duke anashkaluar fushën mjekësore.

  • Si u zgjodh Papa amerikan? “Të fshehtat” e një votimi, dhe “lidhja” me Trumpin!

    Si u zgjodh Papa amerikan? “Të fshehtat” e një votimi, dhe “lidhja” me Trumpin!

    Leoni i XIV u farkëtua po aq nga bota jashtë sa edhe nga Shtetet e Bashkuara, e kjo, thotë CNN, mund të jetë arsyeja përse u bë Papa i parë i Amerikës.

    Ishte një lloj rregulli i pashkruar që konklava e kardinalëve të mos zgjidhte kurrë një amerikan, dhe kjo, me qëllimin e ruajtjes së disa ekuilibrave. Shtetet e Bashkuara janë konsideruar tepër të fuqishme në rrafshin ushtarak, diplomatik e madje dhe atë kulturor që të merrnin nën kontroll edhe njërin prej autoriteteve më të rëndësishme morale në botë: Kishën Katolike Romake dhe besimtarët e saj, që në total janë sa trefishi i popullsisë amerikane.
    Megjithatë, të enjten, ish-kardinali Robert Prevost, të cilin miqtë e tij e njohin si Bob, bëri realiteti atë që shumë besimtarë amerikanë nuk kishin menduar se do ta shihnin në këtë jetë, duke nxitur shpërthime krenarie në vendlindjen e tij.
    Pyetja megjithatë, që po shtrojnë të gjithë tani është përse kardinalët zgjodhën që çelësat e Mbretërisë së Qiellit, t`i mbajë një amerikan? Vetëm ata që u mblodhën brenda Kapelës Sistine e kuptojnë plotësisht dinamikën që çoi në zgjedhjen e Leos së XIV në ditën e dytë të konklavës si pasues i Papa Françeskut të ndjerë.
    Duket megjithatë një rastësi e jashtëzakonshme, vazhdon gjigandi mediatik, që Papa i parë amerikan mbërriti pikërisht në momentin kur Shtetet e Bashkuara nën mandatin e dytë të Donald Trump, janë duke i kthyer shpinën shumë qasjeve, aleancave të huaja e madje edhe vlerave të brendshme që i kishte ruajtur prej kohësh si kombi më i fuqishëm në botë.
    Prevost ka qenë një misionar për shumë dekada, e 20 vite i kaloi në Peru, ku është një qytetar i natyralizuar e ka shërbyer edhe si peshkop. Në paraqitjen e tij të parë publike si At i Shenjtë, Leo XIV, i cili njeh disa gjithë, preferoi të fliste në spanjisht e italisht.
    Interpretimi i CNN është se në një epokë të re -me hovin e nacionalizmit dhe kredos gjeopolitike të shteteve të forta që hedhin hijen e tyre mbi më të dobëtit, kardinalët zgjodhën një papë të lindur në një vend me ndryshime tronditëse janë më të dukshme.
    Mes zemërimit në rritje mbi pabarazitë ekonomike, dhe me armiqësinë në rritje të së djathtës kundër emigrimit masiv që arrin kulmin në SHBA, Kisha Katolike Romake do të drejtohet përsëri nga një njeri, i cili shërbeu mes varfërisë dhe mes më të margjinalizuarve në Amerikën Latine, nga ku e kanë origjinën shumë emigrantë në SHBA.
    Kjo lëvizje vjen po ashtu në kohën kur administrata amerikane po shkurton ndihmën për të sëmurët, për shembull në heqjen e programeve të USAID-it në Afrikë, ndërsa kreu i ri i Kishës Katolike njihet për thirrjet e tij për shërbim ndaj të varfërve.
     

    Top Channel

  • Fundjavë me reshje? Njihuni me parashikimin e motit

    Fundjavë me reshje? Njihuni me parashikimin e motit

    Dita e shtunë sipas meteorologëve do të ketë vranësira dhe reshje shiu kryesisht gjatë paradites. Ndërsa ndryshe parashikohet dita e diel nga meteorologët.
    “Parashikohet që të shtunën, sidomos në orët e para të mëngjesit të kemi rrebeshi shiu në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme do të jenë në zonat lindore, megjithatë do jenë në zonat veri, veriperëndim, ku do të ketë rrebeshe. Pjesa e dytë e të shtunës do të përmirësojë dukshëm motin. Nëse do ta theksonim ditën e dielë do ta ndanim si më vete. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm, do të ketë kthjellimi, do të ketë vranësira, reshjet do të jenë të spostuara vetëm në zonat malore. Pra, do të jenë pjesë verilindore dhe juglindore, megjithatë edhe në këto zonat reshjet janë të pakta, do të specifikoja, janë të papërfillshme dhe aspak problematike. Pra, do të jenë më shumë momente me pika shiu, por pjesa tjetër e territorit do të jetë e qëndrueshme”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.
    Ndërkohë që temepraturat do të jetë tipike të muajit duke u ngjitur deri në 26 gradë Celsius.
    “Temperaturat e ajrit, përsa i përket të shtunës dhe të dielës kanë një tendencë në rënie, megjithatë mbetemi me temperatura relativisht të larta dhe relativisht do të jetë ngrohtë. Mbetemi në vlerën 25 gradë, minimalet ulen në vlerën 5 apo 6 gradë. Do të jenë kushte të favorshme dhe mjaft komode për ditën e dielë për të gjithë votuesit për t’u drejtuar drejt votimeve sepse në të gjithë territorin shqiptar moti nuk do të jetë as me temperatura problematike të larta, por nuk do të jetë as freskët. Pra do të jetë një moti me kthjellimi, me vranësira”, tha Lajda Porja, meteorologe MeteoAlb për Tv Klan.
    Sipas meteorologëve edhe fillimi i javës së ardhshme do jetë me mot të qëndrueshëm, e marta edhe e mërkura pritet të kenë prezencë të reshjve por në sasi të pakta.

  • Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

    Nga rrebeshet në… Njihuni me surprizat që moti ka rezervuar për fundjavën

    Dita e shtunë sipas meteorologëve do të ketë vranësira dhe reshje shiu kryesisht gjatë paradites. Ndërsa ndryshe parashikohet dita e diel nga meteorologët.
    “Parashikohet që të shtunën, sidomos në orët e para të mëngjesit të kemi rrebeshi shiu në pjesën më të madhe të territorit. Më të dukshme do të jenë në zonat lindore, megjithatë do jenë në zonat veri, veriperëndim, ku do të ketë rrebeshe. Pjesa e dytë e të shtunës do të përmirësojë dukshëm motin. Nëse do ta theksonim ditën e dielë do ta ndanim si më vete. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm, do të ketë kthjellimi, do të ketë vranësira, reshjet do të jenë të spostuara vetëm në zonat malore. Pra, do të jenë pjesë verilindore dhe juglindore, megjithatë edhe në këto zonat reshjet janë të pakta, do të specifikoja, janë të papërfillshme dhe aspak problematike. Pra, do të jenë më shumë momente me pika shiu, por pjesa tjetër e territorit do të jetë e qëndrueshme”, tha Lajda Porja, meteorologe e MeteoAlb.
    Ndërkohë që temepraturat do të jetë tipike të muajit duke u ngjitur deri në 26 gradë Celsius.
    “Temperaturat e ajrit, përsa i përket të shtunës dhe të dielës kanë një tendencë në rënie, megjithatë mbetemi me temperatura relativisht të larta dhe relativisht do të jetë ngrohtë. Mbetemi në vlerën 25 gradë, minimalet ulen në vlerën 5 apo 6 gradë. Do të jenë kushte të favorshme dhe mjaft komode për ditën e dielë për të gjithë votuesit për t’u drejtuar drejt votimeve sepse në të gjithë territorin shqiptar moti nuk do të jetë as me temperatura problematike të larta, por nuk do të jetë as freskët. Pra do të jetë një moti me kthjellimi, me vranësira”, tha Lajda Porja, meteorologe MeteoAlb.
    Sipas meteorologëve edhe fillimi i javës së ardhshme do jetë me mot të qëndrueshëm, e marta edhe e mërkura pritet të kenë prezencë të reshjve por në sasi të pakta.

  • “E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

    “E pa e gjithë Spanja sesi nuk na e dhanë penalltinë”! Kapiteni i Celta Vigos pretendon se do t’i mbyllin ëndrrën e La Liga-s Realit në Santiago Bernabeu 

    Real Madrid luan kundër Celta Vigos në stadiumin Santiago Bernabeu të dielën dhe nuk ka të drejtë të gabojë nëse dëshiron të qëndrojë në luftë për titullin e kampionit spanjoll. Megjithatë, Celta Vigo ka dërguar një mesazh të qartë se do të tentojë të bëjë një surprizë pavarësisht se çfarë ka ndodhur në përballjen e mëparshme mes këtyre klubeve.  Në 1/16, Celta ishte pranë një surprize të madhe dhe fitore ndaj Realit, por mbretërorët ia dolën 5-2 pas kohës shtesë. Megjithatë, Celta Vigo kritikoi ashpër arbitrin dhe tha se ata u dëmtuan për një penallti të pastër të padhënë në sekondat e fundit të pjesës së rregullt të ndeshjes. 
    Kjo do të jetë një motiv shtesë për Celta Vigon, e konfirmuar edhe nga kapiteni i saj, Iago Aspas. “Humbja me Realin në Kupë? Nuk jemi të lumtur me vendimet e arbitrit dhe për më shumë, nuk na dha një penallti të pastër. E gjithë Spanja e pa se cfarë ndodhi në atë ndeshje. Megjithatë ekipi im nuk është fare i frikësuar për kthimin në Santiago Bernabeu pas kësaj ndeshje. Objektivi është i qartë, dalim me pikë në Madrid”, tha Aspas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Leroi Sane hedh tutje superofertën arabe, gati rinovimi te Bajern

    Leroi Sane hedh tutje superofertën arabe, gati rinovimi te Bajern

    Mungon vetëm zyrtarizmi si kampionë të rinj në Bundesligë. Bëhët fjalë për Bajern Mynih i cili tashmë po punon për të rinovuar me lojtarë të caktuar. Njëri prej tyre është Leroi Sane. Madje drejtori Maks Eberl thotë se nënshkrimi me sulmuesin nuk është ende përfundimtar.

    Megjithatë, kanë mbetur vetëm disa detaje për të arritur një marrëveshje të plotë: Sipas informacionit të raportuar nga Sky Sports DE, Bajern dhe Sane synojnë të vazhdojnë negociatat në një ose dy javët e ardhshme për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028.

    Në fakt lojtari ka theksuar shpesh se dëshiron të qëndrojë në Mynih, por ajo që është e habitëshme është “jo”-ja që ai i dha së fundmi një oferte faraonike nga Arabia Saudite.

    Al-Itihad që kryeson Ligën Profesionale Saudite, ka ofruar një kontratë katërvjeçare me vlerë 100 milionë euro neto: më saktësisht 25 milionë për sezon. Megjithatë, Sane e refuzoi atë pasi sipas tij, cikli te Bajern ende nuk ka mbaruar. Megjithatë duket se futbollisti anësor i sulmit vërtitet te shifrat e reja në kontratën e radhës diku te 14-16 milion euro. Shumë larg ofertes nga Lindja e Mesme.

    Vazhdo leximin

  • E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve – Perez ka marr vendim për këtë sezon

    E ardhmja e Ancelottit pas humbjes në finale pas vazhdimeve – Perez ka marr vendim për këtë sezon

    Carlo Ancelotti ishte në qendër të kritikave pas humbjes së Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, me rezultat 3-2 në kohën shtesë.
    Eliminimi i mëhershëm nga Liga e Kampionëve kundër Arsenalit e kishte vendosur trajnerin italian nën presion të madh për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”.

    Megjithatë, pavarësisht spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, presidenti Florentino Pérez ka vendosur të vazhdojë me Ancelottin. Paraqitja e mirë e skuadrës në pjesën e dytë të finales ndikoi që drejtuesit e klubit të ruajnë besimin tek trajneri.
    Vendimi për të mos ndërprerë bashkëpunimin me Ancelottin shihet si i përkohshëm, me sezonin që ende nuk ka përfunduar. Real Madrid mbetet në garë për titullin e La Ligës dhe suksesi në këtë kompeticion mund të jetë vendimtar për fatin e tij.
    Megjithatë, brenda klubit ekziston ndjenja se skuadra ka nevojë për rifreskim taktik dhe energji të reja. Lodhja e akumuluar nga Ancelotti që prej rikthimit të tij në vitin 2021 gjithashtu është faktor që po peshohet në vlerësimet për të ardhmen. /Telegrafi/

  • Diabeti – Gjashtë Rregullat që Nuk Duhen Shkelur

    Diabeti – Gjashtë Rregullat që Nuk Duhen Shkelur

    Regjimi i duhur ushqimor për njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate.

    Megjithatë, disa ushqime të caktuara janë të suksesshme në mbajtjen nën fre të sëmundjes.
    Bëhet fjalë për ushqime që luftojnë inflamacionin.
    Këtu AgroWeb.org veçon perimet e freskëta, barishtet, legumet, kërpudhat, arrorët, frutat dhe ushqimet e fermentuara.
    Në rastin e diabetikëve, listat e ushqimeve të mira e të këqija janë tepër të gjata.
    Megjithatë, shkencëtarët kanë përpiluar një udhërrëfyes të saktë e të shkurtër për të përfituar më të mirat e ushqimeve.
    Mos Iu Dorëzoni Urisë
    Ekspertët thonë se në fund të çdo vakti, diabetikët duhet të sigurohen që janë të ngopur e të kënaqur me ushqimin.
    Në këtë mënyrë, gjatë ditës ata do t’i shmangen nepsit për ushqime jo të shëndetshme, të shpejta e të përpunuara.
    Të Freskëtat Janë Më Të Mira
    Sa herë që t’ju marrë uria, AgroWeb.org ju kueshillon të siguroheni që të konsumoni ushqime të freskëta dhe mbi të gjitha pa substanca artificial shtesë.
    Këto të fundit janë të dëmshme dhe jo vetëm për diabetikët.
    Kujdes Me Racionet
    Ushqimi i servirur nuk duhet të tejkalojë përmasat e pjatës së shtruar në tavolinë.
    Nëse dëshironi të tregoheni të kujdesshëm me racionet, zgjidhni pjata më të vogla dhe jo të mbushura plot.
    Kujdes Me Ushqimet E Shpejta Mes Vakteve
    Kur ushqeheni me ushqime të pasura me fibër dhe proteinë, trupi nuk bie pre e cikleve të dëmshme të shpërthimit të sheqerit dhe glicemisë së lartë.
    Nëse ju hahet diçka mes vakteve, hani një avokado, çokollatë të zezë, arrorë ose kokoshka të bëra vetë.
    Darka, Vakti I Fundit
    Diabetikët nuk duhet të konsumojnë asgjë tjetër pas darkës.
    Përjashtim bëjnë ata që marrin isnulinë ose medikamente specifike kundër diabetit.
    Megjithatë, edhe në këtë rast duhet të shmangni ëmbëlsirat, djathin, biskotat e të tjerë.
    Pijet E Duhura
    Mund të pini ujë ose çajra bimorë siç janë çaji jeshil ose çaji i zi./AgroWeb.org

  • Vrenozi: Jam unik! Ramës do t’i ngelë sharra në gozhdë me mua. Ja pse trokiti tani në derën time

    Vrenozi: Jam unik! Ramës do t’i ngelë sharra në gozhdë me mua. Ja pse trokiti tani në derën time

    Ai është personi që po fut në debat politikën në këtë fushatë të zjarrtë zgjedhore. Nga njëra anë konsiderohet si lideri i opozitës, (këtë e thotë kryeministri) nga ana tjetër, Berisha e quan atë “Davidi që u përball me Goliathi”-n dhe i dha atij përgjigjen më të mirë.
    Ilir Vrenozi thotë se ai është veç një qytetar i thjeshtë i Korçës, i varfër që nuk ka asgjë për të fshehur dhe nuk do të takohet me kryeministrin.
    “Je i pari gazetar që më erdhe te pragu i shtëpisë”, i thotë Vrenozi gazetarit të A2 CNN, Erion Dushi. Më tej, ai rrëfen pse kryeministri u “kujtua” tani për të.
    “Unë kam 12 vite që e kritikoj, e shaj. Ai u kujtua tani.
    Unë e kisha fjalën që kam 12 vite që e kritikoj dhe befas ai trokiti në dritaren time. Por pse trokiti? Unë mendoj se ai tani ka frikë nga rezultati i Korçës. Ai nuk e ka Korçën në xhep. Nëse ai do të nxirrte një foto me mua do të ishte një goditje e elektoratit opozitar”, thotë ai.
    Megjithatë, pas kontakteve mes të dyve dhe fjalimin të Vrenozit në mitingut e PD-së në Korçë, Rama e quajti atë si lider të opozitës. “Unë të parin mora Palokën në telefon pasi komunikova me Ramën. Më tha, mos, tani do të ndjekë me bukë me vete. Ai do të bashkojë qiellin me tokën të pijë kafe me ty apo të vijë në shtëpi, Mirëpo duke më përmendur ai në Berat, Elbasan, ç’punë kam unë. Ai e ka thënë vetë atë fjalën sh*** dhe tani do ta barazojë, ja ku është niveli. Kujt i tregon nivelin ai? Ka thënë “Noc Rrokun” grave në 8 Mars. O është i ndotur ai o s’ka dhe është kryeministër. Ai do ta lërë në plan të dytë Berishën. Me Vrenozin, po e vazhdoi, do t’i ngecë gozhda, pasi Ilir Vrenozi s’ka asnjë postë dhe njeri i mirë. Unë kam vetëm një “defekt”, pasion. Unë s’jam pijanec, gruan se kam tradhtuar kurrë në 28 vite. Unë jam unik. Jo veç gruan, por as veten s’e kam tradhtuar. Unë jam me kilometra larg nga politika. Shtëpia ime është ende me dyert e Enver Hoxhës. Megjithatë kur shkon ora 10, unë fle i qetë.
    Refuzimin për kafe ndaj kryeministrit Rama, ai e quan si mbrojtje të identitetit, jo të Partisë Demokratike.
    “Po të ishte se do të kisha punuar në kohën e Berishës, atëherë po, por në atë kohë shkova dhe më gënjyen. Kërkova të punojë roje, por më gënjyen. Megjithatë, unë nuk e bëj për këtë. Unë jam i djathtë, por në këtë rast nuk e bëra për PD-në, por mbrojtja dinjitetin tim. Sado i mërzitur të jem unë me këtë, nuk kthej dot”, tha Vrenozi.