Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek” në Tiranë, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri dhe sende të forta.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Fabjo Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, që u dëmtua me sende të forta.
Në pranga ka rënë Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, vëllai i tij, G. M., 32 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri vijon të jetë në kërkim.
Gjatë kontrollit në automjetin e përdorur nga autorët, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e tyre është sekuestruar arma e zjarrit, e dyshuar si ajo që u përdor në ngjarje.
Sipas burimeve nga grupi hetimor dhe dëshmive të marra në vendngjarje, konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit, dhe ka lindur për motive banale, si: “Pse më pe?” dhe “Pse parkon aty?”.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin:
-G. M., 32 vjeç, banues në Domje.
Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.
Tag: megatek
-

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar dhe në kërkim vëllai i tij (Emrat)
-

Terror në mes të ditës te parkingu i Megatek/ Dalin pamjet nga vendngjarja, makina e bërë shoshë me plumba
Një 25-vjeçar u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të enjte në ambientet e parkingut të Megatek, pranë mbikalimit të Rinasit.Në pamje duket se ngjarja ka ndodhur brenda perimetrit të qendrës tregtare, në hapësirën ku parkohen automjetet e klientëve.
I plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, rreth 25 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I lënduar, por me sende të forta ka mbetur edhe Grisjan Latifajn, 22 vjeç, shok me të plagosurin.
Sherri mes të dyve mësohet se ka nisur që në Domje dhe ka vijuar deri në parkingun e qendrës tregtare, Megatek ku edhe pati të shtëna me armë zjarri. -

Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qendrën tregtare “Megatek” në Kashar.
Raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë në parkingun e “Megatek”, ndërsa autori është larguar.I plagosuri, sipas burimeve, nuk ka qenë bashkëpunues dhe po këqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e qëlloi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe banal mes dy personave në parkingun e qendrës tregtare “Megatek”.
-

Oferta më e fundit në Megatek: Nise vitin e ri shkollor me mjetet më cilësore për fëmijët
Viti i ri shkollor është momenti ideal për të pajisur fëmijët tuaj me gjithçka që u nevojitet. Në Megatek ju pret një gamë e gjerë produktesh për çdo nxënës: fletore të llojeve të ndryshme, stilolapsa dhe lapsa cilësorë, çanta shpine moderne dhe të rehatshme, si dhe mjete ndihmëse për çdo lëndë dhe çdo moshë.
Super ofertë speciale: Çantë shkolle + fletore + lapsa me ngjyra + stilolaps + gomë + gërshërë + vizore + ngjitës + korrektor, të gjitha vetëm 780 lekë.
Por jo vetëm kaq, edhe mobiliet e studimit janë në super ofertë. Tavolinë për vetëm 3,990 lekë dhe karrige studimi për 2,990 lekë. Këtë sezon, ofertat shkollore sjellin kombinimin perfekt mes çmimit të arsyeshëm dhe cilësisë së lartë.
Çdo nxënës mund të nisë vitin e ri me mjete praktike, kreative dhe frymëzuese që e bëjnë të mësojë me lehtësi dhe entuziazëm.
Bli online tek Megatek dhe shfrytëzo përfitimet tona: pagesë e thjeshtë në dorë, transport i shpejtë e falas, si dhe mundësi porositjeje direkte nga shtëpia përmes DM-ve tona. Zgjidhni produktet që ju duhen dhe nisni çdo ditë të shkollës me siguri dhe buzëqeshje.
Megatek, hipermarketi më i madh në rajon, mbetet gjithmonë pranë nxënësve dhe studentëve, jo vetëm duke ofruar prakticitet dhe shumëllojshmëri produktesh, por edhe duke mbështetur formimin profesional të brezit të ri.
Përmes praktikave dhe mundësive për t’u njohur nga afër me tregun e punës, Megatek kontribuon në zhvillimin e aftësive të vlefshme për të ardhmen.
-

Denoncimi: Porosita bojë tek MEGATEK, më erdhën 4 kovat të hapura!
Një qytetar ka ngritur publikisht shqetësimin e tij ndaj shërbimit të kompanisë postare TNT Post dhe subjektit MEGATEK, pas një përvoje të hidhur me një porosi të bërë online. Sipas tij, porosia ka mbërritur e hapur dhe e dëmtuar në Lushnje, më datë 11, dhe askush nuk pranon përgjegjësinë.
“Postieri më tha që kështu ka ardhur nga Tirana. Tani kush e ka fajin, TNT Post apo MEGATEK? Asnjë nuk është korrekt”, thotë ai e revoltuar.
Qytetari pretendon se dëmi ekonomik ka shkuar në 266 mijë lekë, përveç 4 ditëve të humbura nga puna, pasi kishte marrë leje për të lyer shtëpinë me bojën nga MEGATEK.
“Turp! Menaxherja më kontaktoi dhe më tha që nuk t’i kthejmë dot. Vjedhje e pastër!”, përfundon qytetari në denoncimin e tij.
DENONCIMI I PLOTË
“Përshendetje JOQ
E gjithë porosia ka ardhur e hapur. Postieri më tha që kështu ka ardhur nga Tirana. Tani kush e ka fajin, TNT Post apo MEGATEK? Asnjë nuk është korrekt.
Më datë 11 në Lushnje ka qenë porosia. I keni të gjitha provat me foto. Edhe nga Temu po të blesh, kur të vjen produkti i dëmtuar, ta marrin mbrapsht, kurse këta as nuk e pranojnë që është faji i tyre. Më ikën 266 mijë lekë dëm, plus 4 ditë punë, se mora leje për të lyer shtëpinë. Turp.
Postieri ma konfirmoi që porosia ka ardhur kështu. Menaxherja më kontaktoi dhe më tha që nuk t’i kthejmë dot. Vjedhje.”
/JOQ/ -

Sezoni veror nis me super oferta për produktet e plazhit në Megatek, ulje deri në 58%
Këtë verë Megatek vjen me një super lajm: Ulje deri në 58% për produktet e plazhit. Kur temperaturat rriten dhe ditët zgjaten, çmimet në hipermaketin më të madh në vend ulen. Sepse ne e dimë që klientët tanë kanë nevojë të përgatiten siç duhet për ditët e nxehta që na presin.
Nga çadrat e plazhit, shezlongët dhe karriget komode, deri te shtrojat, komardaret dhe dyshekët e ujit me fryrje, çdo produkt i Megatek vjen me cilësi të lartë dhe çmime të ulëta. Për më shumë rehati dhe stil, zgjidh nga gama e gjerë e syzeve të diellit, çantat e plazhit, kapele dhe aksesorë personalë që ju mbrojnë nga dielli dhe plotësojnë pamjen tuaj verore.
Nëse jeni i apasionuar pas aventurave bregdetare apo preferoni freskinë e një pishine në oborrin tuaj, në Megatek do të gjeni gjithçka që ju nevojitet në një vend të vetëm: çadra, shezlongë, karrige plazhi, shtroje, dyshekë me fryrje, komardare, varka uji, lodra për fëmijë, syze, kapele, çanta dhe një gamë të gjerë aksesorësh personalë dhe noti.
Edhe fëmijët do të gëzojnë pushimet me lodrat për plazh, varkat me fryrje dhe aksesorët e notit, sepse argëtimi familjar nuk duhet të mungojë kurrë!
Ndërkohë, ata që preferojnë qetësinë e shtëpisë, mund të zgjedhin nga larmia e trajtuesve të ujit për pishina, për t’u siguruar që gjithçka të jetë e pastër, higjienike dhe e gatshme për freski në çdo moment.
Vizitoni Megatek gjatë muajit maj dhe përfitoni nga çmimet më të mira të sezonit. Shfletoni produktet në dyqan ose online në www.megateksa.com dhe bëni gati pushimet që keni ëndërruar – me më pak shpenzime dhe më shumë cilësi!
-

Zbulo magjinë e frutave të pyllit vetëm në Megatek!
A e dini se Java e Frutave të Pyllit në Megatek ju jep plot mundësi zgjedhje për të krijuar këndin tënd bio në shtëpi? Në javën kushtuar bimëve me vlera të larta ushqyese, ju ftojmë të njiheni me llojet më të mira të frutave të pyllit dhe mënyrën më të mirë për t’i mbjellë dhe mirëmbajtur ato.
Përfitimet që i japin organizmit tonë frutat e pyllit janë të shumta: ato ndihmojnë në forcimin e zemrës, parandalimin e plakjes, përmirësimin e kujtesës, uljen e kolesterolit dhe të presionit të gjakut në menopauzë, luftimin e infeksioneve dhe inflamacionit, si dhe janë një ndihmës i shkëlqyer për ata që kërkojnë të dobësohen në mënyrë natyrale. Boronica, manaferra, mjedra, aronia, rrushi dhe luleshtrydhja janë ndër frutat më të kërkuara falë vlerave të tyre të larta në antioksidantë, përmbajtjes së ulët në kalori dhe ndikimit pozitiv në ruajtjen e një peshe të qëndrueshme.
Mbjellja e tyre është fare e thjeshtë, madje mund të realizohet lehtësisht në kushte shtëpie apo kopshti. Këshillohet që gropa e mbjelljes të jetë 2-3 herë më e madhe se rrënja ekzistuese, ndërsa për një drenazhim të mirë të bimës duhet vendosur një shtresë argjile prej 2-4 cm në fund të saj. Plehërimi bëhet herët në pranverë, ndërsa ujitja duhet të jetë e kontrolluar, duke e lënë tokën të thahet ndërmjet ujitjeve për të shmangur mbingopjen me ujë. Krasitja është më e përshtatshme të kryhet në fund të dimrit, kur temperaturat janë më të buta dhe bima është në gjumë vegjetativ.
Në Megatek do të gjeni një gamë të pasur frutash të pyllit dhe fidane të përzgjedhura me kujdes, të cilat mund t’i mbillni lehtësisht në kopshtin apo ballkonin tuaj. Ndër më të kërkuarat është boronica ‘Pink Lemonade’, e njohur për shijen e ëmbël dhe ngjyrën e pazakontë rozë, si dhe mjedra ‘Golden Everest’, me ngjyrë të artë dhe aromë delikate. Për adhuruesit e frutave me vlera të larta ushqyese, nuk mungon as manaferra goji, e pasur me vitamina dhe e njohur për efektet pozitive në sistemin imunitar. Po ashtu, për një shije tradicionale dhe kultivim të lehtë, mund të zgjidhni rrushin e egër ‘Ribes rubrum Jonkheer van Tets’, ideal për klimën shqiptare dhe jashtëzakonisht i përshtatshëm për reçel apo konsum të freskët.
Për një eksperiencë të plotë dhe të personalizuar, ekspertët e Megatek do t’ju ndihmojnë të përzgjidhni bimët më të përshtatshme për ambientin tuaj dhe do t’ju japin këshilla praktike për mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e tyre. Mos e humbni ofertën e kësaj jave, e cila përfshin fidane të frutave të pyllit dhe humus me çmime të veçanta. Vizitoni Megatek dhe bëni hapin e parë drejt një jetese më të gjelbër dhe më të shëndetshme.
Megatek është një kompani në kulmin e ekselencës, e cila mbledh bashkë ekspertët më të mirë në fushat përkatëse. Me një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bujqësor, Megatek ofron mundësi për studentët që, pasi mbarojnë shkollën dhe kalojnë praktikat profesionale, të integrohen në kompani si specialistë, duke vazhduar kështu traditën e zhvillimit dhe inovacionit. Ky proces mundëson zhvillimin e talenteve dhe krijimin e një force pune të kualifikuar. Pjesë e kësaj iniciative është edhe administratori Dionis Teqja, i cili angazhohet në nisma sociale që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.
Keyphrase
FrutatEPyllit në Megatek
Tags
FrutatEPyllit
FidaneMegatek
KëndBio
MbjelljeNëShtëpi
FidanePërKopsht
Boronica
Manaferra
Mjedra
RrushIEgër
GojiBerry
JeteseEShëndetshme
MegatekOfertë
PranverëNëKopsht
FidaneMeÇmimTëMire
GreenLivingAlbania
Metadescriptions
Java e Frutave të Pyllit në Megatek sjell një mundësi të shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe jetës së shëndetshme
