Tag: megapiksel

  • Flagshipi i ri nga Realme ka bateri me kapacitet 7,000 mAh

    Flagshipi i ri nga Realme ka bateri me kapacitet 7,000 mAh

    Pasi lançoi ekskluzivisht në Kinë smartfonin T 7 muajin e kaluar, Realme më në fund ka prezantuar dy versione globale të telefonit që karakterizohet nga një bateri masive prej 7,000 mAh. Konkretisht janë dy modele, GT 7 dhe GT 7T.

    GT 7 vjen në ngjyrë të zezë dhe blu dhe fillon prej 750 eurosh për 12GB RAM dhe 256GB hapësirë. Gjithashtu do të shitet një variant Dream Edition i GT 7 krijuar në bashkëpunim me ekipin e Formulës 1 Aston Martin dhe konfiguruar me 16GB RAM dhe 512GB hapësirë për 900 euro.
    Të dy versionet mund të porositen nga ky moment nga uebsajti i Realme në Europë dhe Indi. Pavarësisht baterisë masive, GT 7 është vetëm 8.3mm i trashë. Për krahasim, iPhone 16 Pro është 8.25mm me bateri 3,582mAh ndërsa Galaxy S25 Ultra është 8.2mm me bateri 5,000 mAh.

    Realme GT7 fuqizohet nga çipin MediaTek Dimensity 9400e dhe karakterizohet nga një ekran 6.78-inç AMOLED 120Hz me rezolucion 2780×1264 pikse dhe ndriçim prej 6,000 nits.

    Bateria prej 7,000 mAh do ta mbajë në funksion deri në 3 ditë me përdorim të lehtë. Telefoni nuk ka një karikim wireless po përfshin një adapter 120W dhe USB-C për tu karikuar në 50 përqind për 14 minuta ose 100 përqind në 40 minuta.
    Në pjesën e pasme të telefonit është një kamër telefoto prej 50-megapiksel me zmadhim optik 2x, një kamër qendrore prej 50-megapiksel me stabilizim optik dhe një sensor me kënd të gjerë prej 8-megapiksel. Në pjesën ballore gjendet një kamër 32-megapiksel ndërsa skaneri i shenjave të gishtërinjve fshihet nën ekran.
    GT 7 ofron rezitencës IP67 ndaj ujit dhe pluhurit, mbështet Wi-Fi 7, NFC dhe Bluetooth 5.4 dhe debuton me Android 15. Realme premton katër version të tjera Android dhe 6 vite përditësime sigurie.
    Modeli më i lirë GT 7T fuqizohet nga çipi Dimensity 8400-Max dhe ka ekran 6.8-inç. Ka vetëm dy kamera të pasme duke hequr sensorin telefoto. /PCWorld Albanian

  • Galaxy Z Fold 7 do të ketë një kamër 200-megapiksel

    Galaxy Z Fold 7 do të ketë një kamër 200-megapiksel

    Kamerat në smartfonët me ekrane me palosje zakonisht kanë qenë më inferiore krahasuar me ato që gjenden në smartfonët e zakonshëm, megjithatë po përmirësohen.

    Smartfoni i ardhshëm Galaxy Z Fold 7 i Samsung do të ketë një kamër të pasme prej 200-megapiksel si dhe një kamër më cilësore mbi ekranin e brendshëm.
    Informacioni vjen nga GalaxyClub që thotë se kamera e re do të jetë e njëjta që është përdorur në Galaxy S25 Ultra. Sensorët e tjerë nuk do të ndryshojë sipas raportit ku përfshihen një kamër 10-megapiksel telefoto, 12-megapiksel ultrawide dhe 10-megapiksel selfie e jashtme.

    Ajo që do të ndryshojë është kamera e brendshme e Galaxy Z Fold 7 e cila do të përmirësohet marxhinalisht. Sensori është vetëm 4-megapiksel por raporti thotë se do të jetë më “cilësore.”
    Mbase teknologjia e kamerës nën ekran nga Samsung do të përmirësohet. Galaxy Z Fold 7 pritet të debutojë në Korrik dhe mendohet si një prej përditësimeve më të mëdha të Samsung prej vitesh. /PCWorld Albanian

  • Të gjitha modelet iPhone 17 do të karakterizohen nga një kamër selfie 24-megapiksel

    Të gjitha modelet iPhone 17 do të karakterizohen nga një kamër selfie 24-megapiksel

    Të katër modelet iPhone 17 që do të debutojnë në fund të 2025 do të kenë një kamër ballore të përmirësuar prej 24-megapiksel sipas analistit Jeff Pu.

    Përmes një raporti nga firma e investimit GF Securities, Pu ndau informacionin duke thënë se iPhone 17, iPhone 17 Air, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max do të jenë secili i pajisur me një kamër ballore 24-megapiksel.
    Aktualisht të katër modelet iPhone 16 janë pajisur me kamër ballore 12-megapiksel. Një tjetër analist i shquar i produkteve të Apple, Ming-Chi Kuo, është shprehur se të paktën një model iPhone 17 do të ketë kamër ballore 24-megapiksel.

    Sipas tij cilësia e imazhit do të përmirësohet ndjeshëm me sensorin e ri. Me një rezolucion më të lartë 24 megapikselë, fotot mund të ruajnë cilësinë e tyre edhe kur priten në një shkallë më të madhe, duke siguruar më shumë fleksibilitet në përpunimin e imazhit që bëhet më pas.
    Pu gjithashtu ripërsëriti spekulimet e iPhone 17 që do të ketë 12GB RAM dhe kamër 48-megapiksel telefoto për modelet Pro dhe Pro Max. Ai gjithashtu pret që A19 dhe A19 Pro do të përdorë gjeneratën e tretë të procesit prodhues 3-nanometër të TSMC njohur si N3P. /PCWorld Albanian