Tag: mefail

  • Dalin detaje të reja/ Vrasja e trefishtë në Gjilan, ja e kaluara kriminale e Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

    Dalin detaje të reja/ Vrasja e trefishtë në Gjilan, ja e kaluara kriminale e Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

    Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës dhe të djemve të tij, të akuzuar për vrasjen e tre personave. Për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsej 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.
    “Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për atë në Prokurorinë Themelore të Gjilanit nga Policia e Kosovës që nga viti 2000 janë pranuar gjithsejt 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.
    Sa u përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore e Gjilanit, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

  • Katër policë pezullohen pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

    Katër policë pezullohen pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

    Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar të hënën, më 11 gusht, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së trefishtë në Gjilan. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirje të mundshme” të pjesëtarëve të policisë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit kryesor, Mefail Shkodra, i shpallur në kërkim.Sipas IPK-së, janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë në Gjilan.“Hetimet penale paraprake po zhvillohen në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale,” thuhet në njoftimin e IPK-së.Ngjarja ndodhi të dielën, kur në një kafene pranë Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir. Më pas, ndërroi jetë edhe një prej personave të plagosur rëndë. Policia është ende në kërkim të tre personave të dyshuar: Mefail Shkodra dhe dy djemve të tij, të cilët ndodhen në arrati. Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor, ka të kaluar penale, përfshirë përfshirje në fajde.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar të hënën, më 11 gusht, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së trefishtë në Gjilan. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë “lëshim apo përfshirje të mundshme” të pjesëtarëve të policisë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit kryesor, Mefail Shkodra, i shpallur në kërkim.Sipas IPK-së, janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë në Gjilan.“Hetimet penale paraprake po zhvillohen në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale,” thuhet në njoftimin e IPK-së.Ngjarja ndodhi të dielën, kur në një kafene pranë Komunës së Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë u vranë babë e bir. Më pas, ndërroi jetë edhe një prej personave të plagosur rëndë. Policia është ende në kërkim të tre personave të dyshuar: Mefail Shkodra dhe dy djemve të tij, të cilët ndodhen në arrati. Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor, ka të kaluar penale, përfshirë përfshirje në fajde.

  • Sveçla urdhëron hetim për lidhje të policëve me aktivitetin e Mefail Shkodrës

    Sveçla urdhëron hetim për lidhje të policëve me aktivitetin e Mefail Shkodrës

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të hetojë çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në aktivitetet kriminale të Mefail Shkodrës, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur të dielën në Gjilan.Përmes një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se integriteti personal dhe profesional i çdo shërbyesi publik është prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, sidomos brenda institucioneve që kanë për mandat parandalimin dhe luftimin e veprimtarive ilegale.“Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile dhe të besueshme në shërbim të qytetarëve. Pres që me të njëjtën vendosmëri të veprojnë edhe hallkat tjera të sistemit, veçanërisht drejtësia”, shkroi ministri.Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Përveç Mefail Shkodrës, policia ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të hetojë çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në aktivitetet kriminale të Mefail Shkodrës, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur të dielën në Gjilan.Përmes një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se integriteti personal dhe profesional i çdo shërbyesi publik është prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, sidomos brenda institucioneve që kanë për mandat parandalimin dhe luftimin e veprimtarive ilegale.“Vazhdoj të jem i pakompromis në këtë drejtim dhe mbështes çdo formë të koordinimit ndërinstitucional që siguron institucione kredibile dhe të besueshme në shërbim të qytetarëve. Pres që me të njëjtën vendosmëri të veprojnë edhe hallkat tjera të sistemit, veçanërisht drejtësia”, shkroi ministri.Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Përveç Mefail Shkodrës, policia ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

  • Masakra e Gjilanit/ Tre viktima për fajde, autorët të liruar më herët nga drejtësia

    Masakra e Gjilanit/ Tre viktima për fajde, autorët të liruar më herët nga drejtësia

    Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra qëlluan mbi ta pas një takimi që përfundoi tragjikisht në një nga lokalet pranë Teatrit të Gjilanit. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, një që po trajtohet nga Prishtinë ndërsa një tjetër në Gjilan.E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të fajdesë, pasi njëri nga viktimat e rastit e kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën dy javë më parë për këtë vepër penale.Prokuroria në Gjilan nuk ka konfirmuar nëse e kishte intervistuar Shkodrën dhe për arsyet që ishte lënë i lirë.Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, shtetasi Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë. Mirëpo në të kaluarën ai është shpallur fajtor për tri raste të ndryshme. Në vitin 2011 ai është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në vitin 2014 për vjedhje të shërbimeve komunale ndërsa në vitin 2018 për armëmbajtje pa leje.Mefail dhe Edonis Shkodra ishin arrestuar me shumë bujë vitin e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale pikërisht për fajde, por qëndruan në paraburgim nga data 21 qershor e deri më 8 tetor të vitit 2024. Ata u liruan nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasi paraprakisht Prokuroria Speciale kërkoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë. Ata lanë si garanci një parcelë në të cilën janë ndërtuar dy objekte që mbulonin vlerën e dorëzanisë.Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmon se ende nuk ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Speciale lidhur me këtë çështje ndaj Mefail e Edonis Shkodrës.Në anën tjetër, qytetarët në Gjilan janë shprehur të shqetësuar me ngjarjen.Pranë objektit të Gjykatës së Gjilanit ka pasur mbishkrime të ndryshme që i bënin fajtor për lënien të lirë të personave me të kaluar kriminale.Familja Hasani kishin në pronësi një argjendari në Gjilan. Ndërsa të hënën të gjithë argjendaritë në qytetin e Gjilanit ishin të mbyllura pas vrasjes së kolegëve të tyre. 

  • Vrasja e trefishtë në Gjilan, shpallet në kërkim Mefail Shkodra dhe 2 djemtë e tij,dyshohen si autorë të krimit makabër

    Vrasja e trefishtë në Gjilan, shpallet në kërkim Mefail Shkodra dhe 2 djemtë e tij,dyshohen si autorë të krimit makabër

    Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin. Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.
    “Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
    Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.
    “Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.
    Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan, si edhe Abedin Hoxha, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. /Telegrafi/

  • Vrasja e trefishtë në Gjilan, në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij

    Vrasja e trefishtë në Gjilan, në kërkim Mefail Shkodra dhe djemtë e tij

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin duke lënë pas tre viktima të konfirmuara dhe një të plagosur. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krim. Një tjetër i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.Mefail Shkodra, i njohur për drejtësinë si i dënuar më herët për fajde, ka pasur një të kaluar të ngarkuar me procedime penale, përfshirë pesë raste për sulm, dy për prishje të rendit dhe qetësisë, tri për fajde, një për mashtrim, tre për kërcënim, një për shantazh dhe një për pjesëmarrje në grup kriminal.Në rrjetet sociale, Shkodra shpesh ekspozonte jetën luksoze, duke pozuar me makina të shtrenjta si “Range Rover” dhe “BMW X5”, si dhe në foto krah figurave të njohura politike, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.Në qershor 2024, ai u arrestua bashkë me të birin për fajde dhe kërcënime ndaj një viktime, duke i shkaktuar dëme mbi 600 mijë euro. Në banesë iu gjetën mijëra euro cash dhe armë zjarri. Pas katër muajsh paraburgim, Shkodra u lirua në tetor të vitit të kaluar.Sipas hetimeve paraprake, sherri për para me fajde dyshohet të ketë çuar në përplasjen e sotme, ku babai, djali dhe dhëndri i viktimës mbetën të vrarë. Policia po vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarve që ndodhen ende në arrati.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin duke lënë pas tre viktima të konfirmuara dhe një të plagosur. Autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve, ndërsa dyshimet kryesore bien mbi Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij, Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë në krim. Një tjetër i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.Mefail Shkodra, i njohur për drejtësinë si i dënuar më herët për fajde, ka pasur një të kaluar të ngarkuar me procedime penale, përfshirë pesë raste për sulm, dy për prishje të rendit dhe qetësisë, tri për fajde, një për mashtrim, tre për kërcënim, një për shantazh dhe një për pjesëmarrje në grup kriminal.Në rrjetet sociale, Shkodra shpesh ekspozonte jetën luksoze, duke pozuar me makina të shtrenjta si “Range Rover” dhe “BMW X5”, si dhe në foto krah figurave të njohura politike, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.Në qershor 2024, ai u arrestua bashkë me të birin për fajde dhe kërcënime ndaj një viktime, duke i shkaktuar dëme mbi 600 mijë euro. Në banesë iu gjetën mijëra euro cash dhe armë zjarri. Pas katër muajsh paraburgim, Shkodra u lirua në tetor të vitit të kaluar.Sipas hetimeve paraprake, sherri për para me fajde dyshohet të ketë çuar në përplasjen e sotme, ku babai, djali dhe dhëndri i viktimës mbetën të vrarë. Policia po vijon hetimet dhe kërkimet për kapjen e të dyshuarve që ndodhen ende në arrati.

  • Vrasja në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës, kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve

    Vrasja në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës, kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve

    Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës dhe kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve të vrasjes së trefishtë në Gjilan.
    Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç akuzohen po ashtu për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se së bashku me babanë e tyre, Mefail Shkodrën vranë tre persona dhe plagosën një tjetër në rrugën “Ibrahim Rugova”.
    Policia e Kosovës:
    “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201“.

  • Detaje të reja/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë, jepte para dhe…

    Detaje të reja/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë, jepte para dhe…

    Në qershor të vitit të kaluar, ai u vu në pranga bashkë me të birin. Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal.
    Policia e Kosovës:
    “Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“.
    Shkodra dyshohet se sot rreth 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”, qëlloi për vdekje një burrë së bashku me të birin dhe dhëndrin dhe la të plagosur një tjetër. Paraprakisht dyshohet se ‘fajdet’ ishin shkaku, megjithatë pritet zbardhja e ngjarjes nga grupi hetimor.

     

  • Jepte para me fajde dhe kërcënonte viktimat/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë

    Jepte para me fajde dhe kërcënonte viktimat/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë

    Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal.
    Në qershor të vitit të kaluar, ai u vu në pranga bashkë me të birin.
    “Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21 qershorit 2024 të Policisë së Kosovës.

  • Dëshmor për Shqipëri etnike Mefail Xhemë Shehu (Mefaili madh)

    Dëshmor për Shqipëri etnike Mefail Xhemë Shehu (Mefaili madh)

    NGA: BAJRAM ÇELIKU – BALI

    Mefail Xhemë Shehu (Mefaili Madh), lindi në fshatin Zajaz, “Mëhalla Teqe”, në vitin 1898, në një familje bujare dhe trime. Mefail Shehu ka pasur vetëm një djalë me emrin Halit, i cili për shkak të rrethanave të pasigurta për jetë në vendlindje, është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, e nga aty, shkon të punojë në SHBA. Varrimi i tij bëhet në Stamboll të Turqisë. Mefail Shehu, vëlla ka pasur Abdulla Shehun, e ky i fundit për trashëgimtarë të tij ka lënë: hoxhë Aliun, Imetin, Azemin dhe Ajetin, por edhe katër vajza.

    E tani të këthehemi pak te komandanti i forcave vullnetare nga “Balli Kombëtarë” Mefail Shehu, apo Mefaili i Madh, siç e pagëzoi populli. Burrë i mençur e trim azgan, rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, na ishte Mefaili i Madh. Trim, të cilin rrallë e lind nëna. Burrë i rrafshët, e i mençur në veprime. Dinte me mençuri të udhëheqë shqiptarët, duke ua treguar rrugën e vërtetë, rrugë që çonte në drejtim të bashkimit me Nënën Shqipëri për të jetuar nën ombrellën e Shqipërisë Etnike. Populli që ndiqte rrugën e tij, nuk kursente as jetën për të realizuar këte ëndërr të kahmotshme, ku edhe shqiptarët e Kërçovës, të bëheshin pjesë e pandarë e Nënës Shqipëri.

    Në një miting (tubim), të organizuar në Sheshin e Qytetit, në afërsi të xhamisë madhe në Kërçovë, populli e zgjedh për Komandant të përgjithshëm të forcave vullnetare, të ,,Ballit kombëtarë” si dhe komandant lufte për Zajas Xhuma e Kollarë. E Mefailin e Vogël për Zajas Teqe, Greshnicë e Llapkidoll. Ndërsa, Begzat Vulin në anën e Rretheve nga Berikova e deri në Garanë, ku në ato fshatra kishte shumë trima, të cilët me shumë sukses udhëhiqnin luftën kundër forcave sllave.

    closevolume_offMefail Shehu (Mefaili Madh), mbajti edhe disa tubime si në Zabel të Zajazit dhe te “Gurra e Kaçakëve”, afër Tajmishtit. Trimi sypatrembur nga Zajazi, bashkëpunonte edhe me komandantë të tjerë, e sidomos me Xhemë Hasë Gostivarin, duke luftuar edhe në Dibër, Gostivar, Tetovë e Shkup. Vizioni i tij ishte bashkimi i trojeve shqiptare nën ombrellën e Nënës Shqipëri. Ai me sytë e tij kishte përjetuar ,,Masakrat,, e vitit 1913, nga hordhitë serbe, të udhëhequra nga Mikajl Brodi e kasapë tjerë, duke djegur për së gjalli, e masakruar në mënyrë mizore banorë të fshatrave e duke mbushur puse me koka burrash, gra e fëmijë. Nuk mundi të i harrojë ato skenare kurrë, për deri sa ishte gjallë, prandaj dha edhe amanetin e tij: ,,Në bëfshim vëllazërim me sllavët, na mallkon gjaku i pafajshëm që është derdhur, na mallkojnë nënat që nuk ua dijnë varret, na mallkojnë bunarët (puset), e mbushura me kokat e familjarëve tanë. Ai që ka guxim të theri një fëmijë, nuk ka besë…

    Kjo u dëshmua edhe sot. Rruga jonë është Shqipëria Etnike, nuk ka rrugë tjetër… Trimi i Zajazit, kurrë nuk u besoi ideve komuniste, që shqiptarët të vëllazërohen me sllavin, nën një shtet të përbashkët të ashtuquajtur Jugosllavi e Titos. Shkau, thoshte ai: nuk ka besë. E, kurrë nuk bëhet vëlla, kjo u dëshmua edhe gjatë Mbretërisë – Serbo – Kroate – Sllovene, ku shkau na masakroi në mënyrë barbare. Rruga e vetme mbetet të bashkohemi me Nënën Shqipëri. Zhvilloi shumë beteja kundër sllavit, e gjithmonë me shokë doli fitimtarë. Populli atij gjithmonë i besonte. Shumë nga krerët shqiptarë si nga Kërçova, e poashtu nga Dibra dhe Shqipëria, u munduan që të kalonte në anën e tyre komuniste, por ai asnjëherë nuk u pajtua me ata, vazhdoi luftën kundër tyre, duke treguar vehten shumë herë në veprimet e tija njerzore, duke liruar shumë shqiptarë partizanë të zënë robër. Përpara se t’i lironte u thoshte: ,,Biro shkoni te nëna juaj, mos luftoni kundër nesh, kjo është toka jonë, ne mbrojmë tokat tona që na i lanë të parët tanë. Ne, nuk kemi tokë tjetër, këtu kemi lindur dhe këtu do të vdesim…

    Viti 1944, rrëfente gjyshi nuk duhet të harrohet kurrë. Forca të mëdha serbe, malazeze e maqedonas vendës sulmuan Kërçovën me fshatra, nga të katër anët. Vriteshin burra, gra e fëmijë. Shqiptarët e Kërçovës të udhëhequra nga komandantët e tyre nga “Balli Kombëtarë”, burra, gra e vajza, me armë në dorë mbronin Trojet e tyre Etnike. Luftohej fshat për fshat, e shtëpi për shtëpi. Armiku ishte superior, rrëfente gjyshi si në ushtarë e poashtu edhe në armatim. Edhe pse shqiptarët luftonin me një heroizëm të pashoq, u detyruan të tërhiqen në drejtim të Gostivarit, për të shpëtuar kokën. Brigadat partizane shqiptare i thanë Ballit Kombëtarë në krye me dy Mefailat: ,,Dorëzohuni, se lufta ka mbaruar. Berlini ra, e ju nuk keni më shansa për të fituar luftën, ne komunistat shqiptarë do të marrim përgjegjësinë e popullatës.” Dy Mefailat, e pranuan këte gjendje, duke i dhënë fund luftës, e duke u ndarë në grupe me disa luftëtarë besnik të “Ballit Kombëtarë”, e duke u strehuar i Madhi te Ahishtat e Baqishtit, e i Vogëli në Zallë të vogël afër Kollarës.

    E, tani të koncentrohemi pak te rënia e Mefail Shehut (Mefailit Madh). Mefail Shehu, pas disfatës që pësuan në nëntorin e vitit 1944, me afro tridhjetë luftëtarë besnik, strehoet te Ahishtat e Baqishtit, në afërsi të livadheve të xhamisë. Sipas të dhënave që kam marrë unë nga bashkëbiseduesit e mi, të afërt të Mefail Shehut nga Zajazi, por edhe nga të afërm të atyre që kanë qenë në atë grupë, dëgjova, se: vendi ku ka qëndruar grupi, gjatë natës ka qenë i rrethuar nga partizanë sllavë e shqiptarë. Dhe, herët në mëngjes sulmohen në befasi. Së pari dëgjohet urdhëri: ,,Predaj se” (Dorzohuni)! Mefaili i Ri (Mefail Braja), thuhet se ka bërë roje atë natë, por nuk e ka hetuar rrezikun, e kur dëgjon urdhërin për dorëzim vepron sipas urdhërit të dhënë, e pastaj jepet urdhëri që të dorëzohet edhe Mefail Shehu me shokë.

    Mefail Shehu u thotë shokëve që të shpërthejnë rrethimin me armë në dorë, disa majtas e disa djajthtas, por plumbi i parë e kap Mefailin, duke e lënë të vdekur aty për aty në vend. Dëshmori i dytë, bie Daut Selim Braja, dhe i treti Nijazi Gjirokastra nga Shqipëria, një burrë besnik i Mefail Shehut. E, i katërti goditet Isen Selim Braja, i cili i plagosur vazhdon ikjen në drejtim të Drogomishtit të vogël dhe strehoet te Idris Rrushaj, ku jeton edhe gjashtë javë i plagosur, aty vdes dhe aty varroset. Sipas bashkëbiseduesit tim, këto që i përmenda vriten, ndërsa të tjerët shpëtojnë gjallë duke ikur në drejtim të Drenovës e pastaj nëpër Karaorman arrijnë në Mexhitli afër Manastirit e hyjnë në Greqi. E, nga aty shpërngulen në Stamboll të Turqisë. Sipas bashkëbiseduesit tim, brigadat shqiptare partizane që kishin bërë rrethimin, kanë pasur për qëllim të vrasin Mefailin, e të tjerët i kanë lëshuar të ikin, pa qëlluar në ato. Një ndër ato që shpëtuan gjallë ka qenë edhe Mefaili i Ri (Braja), i cili nga Turqija shkon në SHBA për të punuar, dhe gjatë kohës së demokracisë në Maqedoni shkon te vendi ku ra Mefail Shehu, ku ka pasur një gurë, e me lot në sy qanë trimin e rënë dëshmorë te ai gur, dhe thotë: vetëm ty të mbajë mend, vetëm ti ke mbetur këtu. Edhe ky trim varroset në Stamboll të Turqisë.

    Në Greqi kanë ikur këto persona nga çeta e Mefail Shehut: Fazli Sefer Braja, Mazllam Selim Braja, Selim Adem Braja, Mefaili i Ri (Braja), Zenel Qerim Braja, e disa të tjerë nga Zajazi, gjithësejtë 13 vetë. Me ata kanë qenë edhe Shehi Rushani, me djalin e vet të cilin ia vrasin te Ahishtja e Tuhinit, e babai me thikën që ka pasur në brez, gropon varrin e djalit dhe e varros aty në atë vend. E, pastaj i bashkohet grupit që ka ikur në Greqi, e më vonë edhe ai ndërron jetë në Stamboll. Ky person për deri sa ka qenë gjallë e merr atje edhe familjen e tij nga Zajazi. Këtij grupi, që ka shkuar në Turqi më vonë i është bashkangjitur Ramazan Dumi. Sipas një bashkëbiseduesi nga Zajazi, grupi i cili është strehuar te Ahishta e Baqishtit, para se të eliminohet ka pritur një grup ballistësh nga Kosova, të cilët më vonë edhe ata e kalojnë kufirin grek, e më vonë edhe ato vendosen në Stamboll të Turqisë.

    Shehu me shokë ra dëshmorë në nëntor të vitit 1945, e se ku u varros ai mbetet enigmë edhe sot e kësaj dite. E kanë varrosur sllavët. Ai dha jetë duke ëndërruar Shqipërinë Etnike, e vepra e tij atdhetare nuk do të harrohet kurrë te shqiptarët e Kërçovës. Lavdi, veprës së tij atdhetare…