Tag: medon

  • Medon Berisha i sjell fitoren Leçes kundër Fiorentinës, Kristjan Asllani e mbyll pa minuta te Torino për herë të parë

    Medon Berisha i sjell fitoren Leçes kundër Fiorentinës, Kristjan Asllani e mbyll pa minuta te Torino për herë të parë

    Medon Berisha është në një formë të jashtëzakonshme në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi pak ditë më parë golin e parë në Serinë A, në një super gol nga goditja e dënimit. Vetëm kaq duhej që Berisha të gjente edhe golin e dytë në elitën e futbollit italian.
    Sot ishte po i njëjti lojtar që i dha fitoren Lecce kundër Fiorentinës.Goli i vetëm i takimit është realizuar nga Medon Berisha që ka fituar bukur një top pas një dueli në fushë, ka sulmuar zonën dhe në fund ka gjetur rrjetën. Nga krahu tjetër, Kristjan Asllani e ka mbyllur për herë të parë pa minuta te Torino, teksa nuk u aktiviziua në asnjë moment gjatë ndeshjes me Pisën. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ E fiton vetë topin dhe e shënon gol! Medon Berisha nuk përmbahet në Serinë A, gol kundër Fiorentinës

    VIDEO/ E fiton vetë topin dhe e shënon gol! Medon Berisha nuk përmbahet në Serinë A, gol kundër Fiorentinës

    Medon Berisha është në një formë të jashtëzakonshme në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi pak ditë më parë golin e parë në Serinë A, në një super gol nga goditja e dënimit. Vetëm kaq duhej që Berisha të gjente edhe golin e dytë në elitën e futbollit italian.
    Aktualisht Lecce po luan ndaj Fiorentinës, teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Medon Berisha që ka fituar bukur një top pas një dueli në fushë, ka sulmuar zonën dhe në fund ka gjetur rrjetën. /Sport Ekspres/

  • Gol në seria A/ Medon Berisha shfaqet protagonist

    Gol në seria A/ Medon Berisha shfaqet protagonist

    Medon Berisha ka shënuar golin e dytë personal në Seria A. Mesfushori i Kombëtares zhbllokoi sfidën në transfertën e Fiorentinës, ndërsa Leçe është në avantazh nga minuta e 23-të.
    22-vjeçari ishte në vendin e duhur pas krosimit të Tete Morente dhe nuk mund të gabonte. Nga minuta e parë për Leçen e ka nisur edhe Ylber Ramadani. Stoli i Stefano Pioli dridhet pas këtij momenti.
    Fiorentina po vuan, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të Seria A. Deri tani ka vetëm 4 pikë të grumbulluara dhe mban vendin e parafundit në renditje.

  • Medon Berisha mes më të mirëve në Serinë A, Asllani përfshihet në formacionin e javës

    Medon Berisha festoi në fundjavë golin e tij të parë në Serinë A. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën nga goditja e dënimit, duke shënuar një gol spektakolar. Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Sofascore” me notën 8.0.  Ai është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Serinë A, ku gjendet përkrahë Modriçit.
    Në 11-shen më të mirë të javës është përfshirë edhe Fisnik Asllani, por në një tjetër kampionat. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Hofenhajmin, teksa çdo javë është shndërruar protagonist me gola dhe asiste. Paraqitja e tij e fundit është vlerësuar me notën 8.7 nga “Sofascore”./Sport Ekspres/

  • Berisha nga e shtuna lider i Leçes, Broja tregon episode nga karriera e tij, Asani lë gjurmë në Iran

    Berisha nga e shtuna lider i Leçes, Broja tregon episode nga karriera e tij, Asani lë gjurmë në Iran

     
    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë e bënë si duhet detyrën në muajin tetor, ku fituan në transfertë ndaj Serbisë e më pas në Tiranë miqësoren me Jordaninë. Theksojmë se këto fitore e ngjitën Shqipërinë plot 5 vende në ranglistën e FIFA-s, ndërsa vetë Shqipëria ndodhet tani e dyta në grupin K, pas Anglisë, me shanse të mëdha të sigurojë një vend në “play-off” të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në nëntor Shqiëpria do të luajë dy takimet e fundit zyrtare, atë ndaj Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe ndaj Anglisë në “Arena Kombëtare” e Tiranës më 16 nëntor. Ndërkohë, lojtarët kuqezi janë kthyer pranë ekipeve të tyre dhe një pjesë po shkëlqejnë me gola e asiste e të tjerë edhe me rol lideri në skuadrat përkatëse.
    Broja rrëfen shije dhe preference nga jeta e tij
    Sulmuesi i përfaqësueses, Armando Broja, dha dy ditë më parë një intervistë për faqen zyrtare të federatës, duke thënë se ndeshja më e vështirë që kishte luajtur në karrierë deri tani ishte ajo me Spanjën në Europian dhe më e bukura është luajtur po në Europian, po kundër Italisë. “Ndeshja më e bukur? Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë. Më e vështira është sigurisht Spanja, ndaj saj e patëm të vështirë”, tha Broja, i cili shtoi se nuk ndjek ndonjë ritual të veçantë dhe si i tillë nuk është supersticioz. I pyetur nga gazetarët se kur e kishte kuptuar se mund të bëhej lojtar i mirë, Broja tha se kjo ndodhi kur ishte adoleshent dhe ishte pjesë e kliubit të Çelsit. “Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit. I pyetur në fund se çfarë do t’i thoshte Brojës kur ishte i vogël, “Broja i madh” i tanishëm u shpreh qartë: “Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.” Broja tha në fund se i pëlqen muzika dhe dëshiron zakonisht të dëgjojë Drake.
    Medon Berisha: Leçe tregoi se mund të fitojë ndaj çdo skuadre
    Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, u bë protagonist me Leçen në ndeshjen me Udinezen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje duke mos e fshehur keqardhjen e tij. ‘Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën’, u shpreh Medon Berisha. Futbollisti shqiptar më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Leçes, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinezen. ‘Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty.” Vlen të theksojmë se Medon Berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.

  • Xhaka është trajner në fushë, mediat zvicerane zbulojnë pjesë nga kartakteri i tij

    Xhaka është trajner në fushë, mediat zvicerane zbulojnë pjesë nga kartakteri i tij

    Të paktë janë lojtarët shqiptarë që kanë arritur nivele të tilla të larta si Granit Xhaka. Kanë kaluar 17 vjet prej se një skuadër e promovuar në Premier League ka nisur edicionin më mirë se Suanderlandi sezonin aktual. Skuadra, që për lider të pakontestueshëm në fushë e ka Granit Xhakën, të shtunën e mposhti kampionin e botës, Çelsin. Pas nëntë xhiros, Sunderlandi i ka 17 pikë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një skuadër me kaq pikë pas nëntë xhirosh të largohet nga Premier League në fund të edicionit. Qëndrimi në elitë është synimi i madh i Sunderlandit. Për këtë edhe e transferoi Xhakën nga Bajer Leverkuseni. Por jo të gjithë ishin të bindur që Xhaka është ende i denjë për Premier League. Shumë nuk e kuptuan po ashtu largimin e tij nga nënkampioni i Gjermanisë për transferim te një skuadër e kthyer në Premier League pas një kohe të gjatë. Megjithatë 33-vjeçari po kujdeset javë pas jave për të heshtur kritikët. Këtë e bëri edhe në fitoren 2:1 ndaj Çelsit në “Stamford Bridge” të shtunën. Ai fitoi betejën me mesfushorët e shtrenjtë të Çelsit, Moises Caicedon e transferuar për 115 milionë funte dhe Enzo Fernandezin e transferuar për 110 milionë funte. Xhaka kishte më së shumti ndërhyrje të suksesshme në ndeshje – katër. I fitoi gjashtë prej shtatë dueleve dhe nuk e bëri asnjë faul. Kapiteni i Zvicrës shquhet edhe për kilometrat e shumta që i vrapon gjatë ndeshjeve. Me aftësitë e liderit e mban ekipin të bashkuar dhe dëshmon në çdo ndeshje pse iu dha shiriti i kapitenit menjëherë pas transferimit. “Xhaka e udhëheq rrugën”, ka shkruar rrjeti televiziv “BBC”, në një analizë për ecurinë e suksesshme të Sanderlandit. Sipas mediumit të fuqishëm, asnjë lojtar i transferuar nuk ka pasur më shumë ndikim se Graniti.
    Berisha nga e shtuna lider i Leçes, Broja tregon episode nga karriera e tij, Asani lë gjurmë në Iran
    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë e bënë si duhet detyrën në muajin tetor, ku fituan në transfertë ndaj Serbisë e më pas në Tiranë miqësoren me Jordaninë. Theksojmë se këto fitore e ngjitën Shqipërinë plot 5 vende në ranglistën e FIFA-s, ndërsa vetë Shqipëria ndodhet tani e dyta në grupin K, pas Anglisë, me shanse të mëdha të sigurojë një vend në “play-off” të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në nëntor Shqiëpria do të luajë dy takimet e fundit zyrtare, atë ndaj Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe ndaj Anglisë në “Arena Kombëtare” e Tiranës më 16 nëntor. Ndërkohë, lojtarët kuqezi janë kthyer pranë ekipeve të tyre dhe një pjesë po shkëlqejnë me gola e asiste e të tjerë edhe me rol lideri në skuadrat përkatëse.
    Broja rrëfen shije dhe preference nga jeta e tij
    Sulmuesi i përfaqësueses, Armando Broja, dha dy ditë më parë një intervistë për faqen zyrtare të federatës, duke thënë se ndeshja më e vështirë që kishte luajtur në karrierë deri tani ishte ajo me Spanjën në Europian dhe më e bukura është luajtur po në Europian, po kundër Italisë. “Ndeshja më e bukur? Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë. Më e vështira është sigurisht Spanja, ndaj saj e patëm të vështirë”, tha Broja, i cili shtoi se nuk ndjek ndonjë ritual të veçantë dhe si i tillë nuk është supersticioz. I pyetur nga gazetarët se kur e kishte kuptuar se mund të bëhej lojtar i mirë, Broja tha se kjo ndodhi kur ishte adoleshent dhe ishte pjesë e kliubit të Çelsit. “Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit. I pyetur në fund se çfarë do t’i thoshte Brojës kur ishte i vogël, “Broja i madh” i tanishëm u shpreh qartë: “Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.” Broja tha në fund se i pëlqen muzika dhe dëshiron zakonisht të dëgjojë Drake.
    Medon Berisha: Leçe tregoi se mund të fitojë ndaj çdo skuadre
    Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, u bë protagonist me Leçen në ndeshjen me Udinezen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje duke mos e fshehur keqardhjen e tij. ‘Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën’, u shpreh Medon Berisha. Futbollisti shqiptar më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Leçes, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinezen. ‘Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty.” Vlen të theksojmë se Medon Berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.

  • I çmendur! Goli i parë në Serinë A dhe ishte “anormal”, Medon Berisha shënon nga goditja e dënimit (VIDEO)

    I çmendur! Goli i parë në Serinë A dhe ishte “anormal”, Medon Berisha shënon nga goditja e dënimit (VIDEO)

    Medon Berisha është duke kaluar një formë fantastike te Lecce në Serinë A, përkundër aktivizimit të pakët në Kombëtare. Mesfushori shqiptar e nisi si titullar takimin e sotëm mes Udineses dhe Lecce, duke ndarë mesfushën së bashku me Ylber Ramadanin.
    Teksa Udineze po kryesonte në shifrat 2-0, Berisha ka shënuar një gol fantastik nga goditja e dënimit në minutën e 59. Një distancë e madhe, por asnjë problem për lojtarin e Shqipërisë që gjeti cepin e rrjetës. Ky ishte goli i parë për Medonin në Serinë A dhe do t’i jap më shumë besim në të ardhmen, ndërsa ndeshja nuk ka përfunduar ende. /Sport Ekspres/

  • Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video)

    Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video)

    25 Tetor 2025

    16:54

    Telesport

    Janë luajtur dy ndeshjet e radhës për javën e tetë në Serie A. Në Friuli, Udinese ka fituar 3-2 ndaj Lecce. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë më Karlstrom 16′ dhe Davis 37′.
    Reagimi i miqve erdhi në pjesën e dytë, ku mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga një distancë e largët.
    Megjithatë, supergoli i Berishës nuk e shpëtoi dot Lecce-n nga humbja. Në minutat e fundit u shënuan edhe dy golas të tjerë, Buksa shënoi për Udinesen në minutën e 89-të dhe konan Ndri shënoi golin e dytë për Lecce-n në fund të kohës shtesë. Rezultati përfundimtar, 3-2. Përveç Berishës, i cili bëri një super ndeshje, titullar për Lecce-n ishte edhe mesfushori tjetër kuqezi, Ylber Ramadani.
    Në sfidën tjetër të luajtur në “Ennio Tardini”, Parma dhe Como u ndanë në barazim pa gola.
    SHIKOSUPERGOLINEBERISHES

  • Medon Berisha flet në Itali për duelin me Serbinë më 11 tetor: Na pret një ndeshje e madhe

    Medon Berisha flet në Itali për duelin me Serbinë më 11 tetor: Na pret një ndeshje e madhe

    Adriatik BALLA
    Shqipëria dhe Serbia do të përplasen më 11 tetor në Leskovc, në xhiron e radhës në grupin K eliminator për Botërorin 2026, një ndeshje vendimtare për renditjen e grupit dhe për objektivat e të dyja skuadrave në këtë edicion kualifikues. Ndërkohë, mesfushori kuqezi, Medon Berisha, ka folur pas ndeshjes Parma-Leçe, por edhe për sfidën që ai dhe përfaqësuesja kuqezi do të kenë më 11 tetor në Leskovc përballë Serbisë. Skuadra e tij dhe Ylber Ramadanit fitoi 0 me 1 në transfertën e sfidës së vlefshme për kampionatin italian. Berisha po bën mjaft mirë, ndërsa është kthyer në liderin e mesfushës së Leçes. Për më tepër, është gati për sfidën ndaj Serbisë, ndërsa më parë kishte reklamuar shqetësime.
    “Që në ndeshjen ndaj Bolonjës kemi treguar që jeni një skuadër fortë kur jemi kompakt”, tha Berisha, që i thuri elozhe trajnerit Di Françesko, për të cilin shtoi e i ka dhënë besim. “Më jep shumë besim, por më duhet të rritem ende”, nënvizoi shqiptari. Berisha e konsideroi barazimin ndaj Bolonjës rezultat pozitiv dhe që e ka ndihmuar ekipin e Leçes. “Na ka dhënë më shumë qetësi në aspektin mendoj, na ka ndihmuar dhe na ka dhënë besim për këtë ndeshje të sotme”, nënvizoi ai, më pas Berisha foli për kontributin e tij në ekip, duke qenë i fokusuar tek loja në grup. “Shumë mirë, janë lojtarë që thyejnë aksionet e kundërshtarëve dhe më ndihmojnë shumë. Unë mund të jap një kontribut me cilësitë e mia, u mundova që të ulja ritmin e Parmës në pjesën e dytë. Mendoj se këtë vit e mbushim më shumë zonën kundërshtare pasi shkojmë atje me më shumë njerëz”, theksoi më tej Medon Berisha.
    Përplasja me Serbinë
    Nuk kishte si të mungonte qëndrimi i mesfushorit për grumbullimin te Shqipëria dhe pritshmëritë nga ndeshja e 11 tetorit kundër Serbisë, ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin e Leskovcit. Në fakt, Berisha këtu ruajtur “sekretin” që të mos flasë shumë, si kusht i vënë nga stafi teknik e federata për të mos rritur temperaturat në prag të këtij takimi. “Ndaj Serbisë na pret një ndeshje e madhe”, theksoi mesfushori kuqezi. Më pas ai iu kthye përgjigjeve për harmonizimin e tij në mesfushë me Bernabe. “Ishte një duel i bukur me Bernabe, e vlerësoj shumë. Unë mund të bëj të gjithë rolet në mesfushë, por në këto momente më pëlqen më shumë të bëj mesfushorin e qendrës”, theksoi në fund Berisha, i cili premtoi edhe të shënonte gola në takimet e ardhshme.
    Dëmtimi/ Ismajli nuk do të jetë në duelin ndaj Serbisë
    Duket se kanë nisur dhimbjet e kokës për trajnerin Silvinjo. Ardjan Ismajli nuk do të vijë në grumbullimin për ndeshjen me Serbinë. Rezultati i rezonancës së djeshme vendos përfundimisht që Ismajli nuk do të jetë në gjendje optimale për të qenë në dispozicion të Silvinjos. Me mungesën e mbrojtësit që është pjesë e Torinos, alternativat e Gjimshiti dhe Ajetit në qendër të mbrojtjes janë Enea Mihaj dhe Klisman Caka, ky i fundit i grumbulluar për herë të parë. Pritet që në ditët në vijim të konfirmohet mungesa e Ismajlit, teksa pritet që mbrojtësi të zëvendësohet me dike tjetër.

  • “Po rritet shumë”! Medon Berisha merr vlerësime të mëdha para Serbisë, një tjetër ndeshje e shkëlqyer në Serinë A

    “Po rritet shumë”! Medon Berisha merr vlerësime të mëdha para Serbisë, një tjetër ndeshje e shkëlqyer në Serinë A

    Medon Berisha po vazhdon që të luajë në ritëm të lartë në Serinë A. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar një tjetër ndeshje fantastike me Lecce, këtë herë në fitoren 0-1 në transfertë kundër Parmës.
    Futbollisti shqiptar luajti nga minuta e parë dhe u ul në stol në minutën e 88. Media italiane “CalcioLecce” e ka vlerësuar Medon Berishën me 7, duke duartrokitur performancën e tij.
    “Ndeshja pati një trend të ndryshëm nga ai kundër Bolonjës, por rezultati ishte i njëjtë, një performancë vërtet e jashtëzakonshme. Këtë herë, goditjet ishin shumë më të pakta dhe goditjet nga këndi kishin nevojë për rishikim, por gjithçka tjetër ishte e shkëlqyer në të dyja fazat. Kontroll i shkëlqyer i topit, më në fund efektiv në aspektin sasior: i riu po rritet”, shkruan media italiane. /Sport Ekspres/