Tag: medon

  • Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

    Dhuroi dy asiste, Medon Berisha në formacionin e javës së Serie A

    Medon Berisha ishte protagonist në fundjavë me Leccen, ku dhuroi dy assiste në fitoren 2-1 ndaj Torinos. Mesfushori i kombëtares është përfshirë në formacionin e javës, të publikuar së fundmi nga “Sofascore”.
    Përformanca e Berishës, është vlerësuar me notën e lartë 8.8. 22-vjeçari ka luajtur në këtë sezon 11 ndeshje dhe paraqitjet kanë qenë mjaft pozitive.

    Për Medon Berishën, ky është sezoni i 3-të me Leccen, sakaq më herët është aktivizuar tek të rinjtë.
     
    Snapinsta.to 589270905 18492078835075733 6389114395974591806 N

  • Medon Berisha fiton duelin me Asllanin në Serie A, por Silvinjo në Kombëtare s’po i jep minuta

    Medon Berisha fiton duelin me Asllanin në Serie A, por Silvinjo në Kombëtare s’po i jep minuta

    Adriatik BALLA
    Në Itali luan kontigjenti kryesor i ekipit tonë kombëtar dhe janë realisht bërthama e lojtarëve më cilësorë të grupit kuqezi. Aty luan Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani e ndonjë tjetër, të cilët përbëjnë bazën e ekipit përfaqësues dhe kontigjentin ku ka varur shpresat për kualifikimin në Botëror trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo. Ditën e djeshme një pjesë e këtyre lojtarëve zbritën në fushë por si kundërshtarë mes tyre. Leçe u përball me Torinon dhe në mesfushë dy kuqezinj, Medon Berisha i Leçes dhe Kristjan Asllani i Torinos, duel që u fitua nga Berisha.
    Paraqitja e Berishës
    Shqiptari Medon Berisha vijon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Leçes në Serie A. Në takimin kundër Torinos, mesfushori i Kombëtares u bë protagonist me dy asiste në dy minuta. Në minutën e 20-të, nga një këndore, Berisha krosoi në zonë dhe Coulibaly goditi saktë me kokë për ta dërguar topin në rrjetë. Pas dy minutash, Berisha lëvizi bukur drejt zonës dhe me një pasë të saktë, nxori bosh Banda-n, i cili me portën e boshatisur nuk mund të gabonte. Kështu 22-vjeçari shkon në kuotën e 3 asisteve në kampionat, ndërsa numëron edhe dy gola, teksa kujtojmë që Berisha nuk mori asnjë minutë nga Silvinjo në dy ndeshjet e nëntorit.
    Sjellja në fushë, episode dhe rezultati
    Mesfushori Medon Berisha vijon, pra, të shkëlqejë në Seria A. Dje ia doli të asistojë dy golat, që i dhanë Leçes fitoren 2:1 ndaj Torinos. Berisha mori edhe çmimin e tretë për këtë edicion si lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesfushori i Kombëtares vendosi të veçojë portierin Falkone te Leçe, që i prishi punë Kristjan Asllanit duke pritur penalltinë. Ky i fundit gaboi nga pika e bardhë në minutën e 91-të. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. E merituam. Është një fitore shumë e rëndësishme. Sa deçiziv ishte Falkone? Shumë. Duhet ta falenderoj atë, ai shpëtoi javën tonë. Kualiteti në mesfushë? Kontribuova për skuadrën, por Kulibali dhe Ramadani gjithashtu ndihmuan”, u shpreh Berisha pas ndeshjes.
    Krahasimi me Asllanin dhe notat
    Një duel që padyshim u fitua nga Berisha që me dy asiste i dha mundësinë Lecces për të fituar ndeshjen, ndërsa në krahun tjetër, Kristjan Asllani kishte në dorë shansin që të ndihmonte Torinon të evitonte humbjen me një penallti, por mesfushori kuqezi nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe sfida u fitua nga Leçe. Përfundimit të ndeshjes portali i specializuar ‘Sofascore’ publikoi vlerësimet për futbollistët e të dyja skuadrave. Medon Berisha ishte futbollisti që kishte notën më të lartë në fushën e lojës për të dyja skuadrat teksa Sofascore i kishte vënë notën 8.8. Përsa i përket mesfushorit të Torinos, Kristjan Asllani që humbi penalltinë, u vlerësua me notën 6.2, ndërkohë që lojtari me notën më të lartë te Torino ishte mbrojtësi Koko me 7.1. Kujtojmë që Berisha nuk merr shumë minuta nga Silvinjo, kurse Asllani është lojtar bazë i formacionit dhe një nga të preferuarit e Silvinjos në përfaqësuese. Deri në mars gjërat mund të ndryshojnë

  • Leçe krenohet me Medon Berishën, mesfushori shqiptar merr çmimin e tretë në Serinë A

    Leçe krenohet me Medon Berishën, mesfushori shqiptar merr çmimin e tretë në Serinë A

    Medon Berisha është befasia e bukur e këtij sezoni. Talenti shqiptar është ka marrë statusin e titullarit në mesin e fushës te Leçe dhe po e justifikon në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e trajnerit.
    Performancat e tij kanë qenë në një nivel mjaft të lartë, duke arritur të shpallet disa herë edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Diçka e tillë ndodhi edhe ditën e sotme. Berisha është shpallur futbollisti me paraqitjen më të mirë në përballjen kundër Torinos, ku arriti të jepte dy asiste. Klubi Leçe ka shpërndarë në llogarinë zyrtare në “Facebook” një foto të Berishës me çmimin në duart e tij, duke u krenuar kështu me 22-vjeçarin e Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Dy asiste në Serie A, Medon Berisha tregon klasin me Leccen

    VIDEO/ Dy asiste në Serie A, Medon Berisha tregon klasin me Leccen

    Medon Berisha vijon të mbetet një nga lojtarët më të mirë të Leçes. Mesfushori i kombëtares u shfaq sërish në mesin e protagonistëve, teksa në ndeshjen e kampionatit ndaj Torinos dhuroi dy asiste.Fillimisht, në minutën e 20-të, Berisha gjeti mjaft mirë shokun e skuadrës me një top perfekt të dërguar nga goditja e këndit.
    2 minuta më pas, 22-vjeçari lëvizi mjaft mirë u afrua zonës dhe me një të djathtë tokazi shërbeu për Bandën, i cili e pati të lehtë për të shënuar.

    Pas sfidës, paraqitja e Berishës u vlerësua me notën e lartë 8. Lojtari i kombëtares, në këtë sezon, numëron 3 asiste dhe 2 gola. Shifra të kënaqshme këto, pasi jemi vetëm në javën e 13-të të kampionatit italian.
    Në krahun tjetër, Kristjan Asllani ishte protagonist negativ, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me sfidën që përfundoi 2-1 për Leçen.
    Mbetet për t’u theksuar fakti se edhe pse u grumbullua nga kombëtarja, Berisha nuk u preferua nga Sylvinho për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Anglisë.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Lecce 2-1 Torino: Medon Berisha jep dy asiste, Asllani dështon në penallti

    Lecce 2-1 Torino: Medon Berisha jep dy asiste, Asllani dështon në penallti

    30 Nëntor 2025

    14:33

    Telesport

    Lecce – Torino, ose më saktë përballja e shqiptarëve, u mbyll këtë të diel me fitoren 2-1 të vendasve.
    Një performancë, si zakonisht, e shkëlqyer nga mesfushori kuqezi Medon Berisha, i cili dha dy asistet për golat e shënuar nga Lecce dhe ishte lojtari i ndeshjes.
    Ai javë pas jave po tregon se është e ardhmja absolute e kombëtares shqiptare dhe mezi presim ta shohim në një skuadër më të madhe.
    Në fundin e takimit, Kristjan Asllani pati shansin të barazonte rezultatin, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sa fat i keq për shqiptarin tonë, i cili mund të linte gjurmën e tij në këtë takim dhe t’i jepte një pikë Torinos.
    VIDEOT E GOLAVE

  • VIDEO/ Silvinjo nuk e aktivizon! Medon Berisha jep 2 asist në 45 minuta, ka derbi me Kristjan Asllanin

    VIDEO/ Silvinjo nuk e aktivizon! Medon Berisha jep 2 asist në 45 minuta, ka derbi me Kristjan Asllanin

    Medon Berisha dhe Lecce po kryesojnë në shifrat 2-0 ndaj Torinos së Kristjan Asllanit. Ramadani, Berisha dhe Asllani po luajnë si titullar, teksa tani ka mbaruar pjesa e parë.
    Të dyja golat kanë ardhur nga këmbët e Medon Berishës. Në rastin e parë me një goditje këndi dhe në të dytën ishte një asist gjenial i Berishës që gjeti shokun e ekipit, ku duhej vetëm ta shtynte topin në rrjetë. Për fat të keq, Berisha nuk ka pasur shumë hapësira deri tani te Shqipëria e Silvinjos. /Sport Ekspres/

  • Thanë se ndërroi menaxher për të luajtur te Shqipëria, rasti i Uzunit dhe Medon Berishës që tregojnë shumë për Silvinjon

    Thanë se ndërroi menaxher për të luajtur te Shqipëria, rasti i Uzunit dhe Medon Berishës që tregojnë shumë për Silvinjon

    Rezultatet e bëjnë një trajner të mirë apo të keq. E sigurt është se nuk ka asnjë trajner në botë që nuk e arrin pikun më të keq të eksperiencës së tij në një klub. Madje deri aty shkoi edhe Pep Guardiolën në sezonin e shkuar. Dalic i Kroacisë ishte disa herë pranë shkarkimit, edhe pas atij barazimi me Shqipërinë në Gjermani, por qëndroi dhe dje kualifikoi Kroacinë në Botëror.
    5 herë e ka drejtuar në kompeticone kualifikuese dhe në 5 kompeticionet Kroacia është kualifikuar më tej. Për Silvinjon është folur shumë sa i përket ndërhyrjes nga menaxherat. Madje u tha se edhe Myrto Uzuni ndërroi menaxherin për të luajtur te Shqipëria. Megjithatë pak ditë më vonë qarkulloi lajmi në Itali se Uzuni është shumë pranë firmës me Cagliarin në Serinë A. Nga ana tjetër një histori e ngjashme ishte edhe ajo me Medon Berishën. Berisha dhe Silvinjo kanë të njëjtën menaxher, ndërsa Berisha shkoi papritur në Europianin e Gjermanisë kur nuk e njihte askush. Sot Medoni është bërë një nga yjet më të mëdhenj shqiptarë në Serinë A dhe nuk po luan në Kombëtare, pavarësisht se ka po të njëjtin menaxher. Kjo tregon se historitë e ndërhyrjeve nuk qënkan edhe kaq shumë të vërteta… /Sport Ekspres/?

  • Mesfushori/ Medon Berisha flet për ndeshjen e sotme me Andorrën

    Mesfushori/ Medon Berisha flet për ndeshjen e sotme me Andorrën

    Kuqezinjtë janë gati të zbresin në fushë dhe të realizojnë objektivat e tyre madhorë. Kështu, Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll do të luajë mbrëmjen e kësaj të enjteje me Andorrën për kualifikueset e Botërorit 2026, një ndeshje kjo që ka shumë rëndësi pasi kuqezinjtë mund të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e “play-off”-it. Medon Berisha në një intervistë për ‘Telegrafi’ në Kosovë është shprehur me besim dhe optimizëm për kualifikimin e mundshëm të skuadrës sonë kombëtare.
    ‘Ëndërr e kam pasur të luaja në Kampionatin Evropian, gjë që m’u bë realitet dhe tani po ëndërroj që të shkojmë në Botëror për herë të parë’, është shprehur Medon Berisha më pas foli edhe për fitoren historike të Kombëtares ndaj Serbisë muajin e kaluar. ‘Ndaj Serbisë ka qenë fitore historike, jemi të kënaqur që më shumë punë kemi arritur ta bëjmë realitet ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Tani duhet të fokusohemi vetëm te Andorra dhe t’i marrim pikët e plota pasi kuptohet synimi kryesor mbetet “play-off”-i i Kupës së Botës-vijoi futbollisti kuqezi- Andorra është një skuadër jo e lehtë, që mbrohet mjaftë mirë. Që nga dita e parë do të fokusohemi dhe të punojmë fortë për të marrë vetëm fitore. Synimi është vetëm fitorja’. Përsa i përket ndeshjes me Anglinë, Medon Berisha tha se do të jetë e rëndësishme, por skuadra kombëtare do të japë maksimumin në fushë. ‘Me Anglinë kuptohet do të jetë mjaftë vështirë. Anglia në secilin pozicion ka yje që luajnë në ligat e mëdha evropiane.
    Do ta japim mbi 100 për qind në fushë-tha Medon Berisha. Ndërkaq biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare si ndaj Andorrës ashtu dhe ndaj Anglisë janë shitur të gjitha, por të gjithë kanë mundësi t’i ndjekin këto ndeshje nëpërmjet platformës Digitalb. Në fakt, Shqipëria ka shumë më cilësi se Andorra, por vështirësia e ndeshjes qëndron në faktin se vendasit do të rreshtohen fort në mbrojtje.

  • “Me Serbinë ishte fitore fantastike”, Medon Berisha: Ëndërrojmë Botërorin, por kujdes Andorrën

    “Me Serbinë ishte fitore fantastike”, Medon Berisha: Ëndërrojmë Botërorin, por kujdes Andorrën

    “Me Serbinë ishte fitore fantastike”, Medon Berisha: Ëndërrojmë Botërorin, por kujdes AndorrënMedon Berisha, mesfushori i Lecce-s, pritet të jetë një “armë” më shumë në dispozicion të Sylvinho-s, kjo pasi futbollisti kuqezi po kalon një formë fantastike në Serie A. Në vigjilje të takimin kundër Andorrës, Berisha theksoi se e gjithë vëmendja e ekipit përfaqësues është tek …

  • Medon Berisha shkëlqen dhe i jep fitoren Leçes, Hebaj dygolësh në Uzbekistan

    Medon Berisha shkëlqen dhe i jep fitoren Leçes, Hebaj dygolësh në Uzbekistan

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses kuqezi patën një performancë cilësore në fundjavën që lamë pas, duke bërë paraqitje cilësore me klubet e tyre e një pjesë patën edhe statistika spektakolare, me asiste e gola. Por padyshim dje ishte ditë e rëndësishme, me fitore dhe plot triumf për lojtarët shqiptarë që luajnë për Leçen, si Medon Berisha dhe Ylber Ramadani. Dy mesfushorët bënë paraqitje vërtet mbresëlënëse. Nga ana tjetër, Rubin Hebaj në Uzbekstan duket i abonuar me dygolëshat, pasi shënoi sërish dje.
    Shqiptarët e Leçes dominues në fushë
    Leçe fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Fiorentinës. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Medon Berisha, ndërsa bashkë me Ylber Ramadanin luajtën nga minuta e parë. Pas ndeshjes, Berisha u vlerësua nga Seria A si lojtari më i mirë. “Sofacore” po ashtu, me vlerësimin 7.9, i dha notën më të lartë për ndeshjen. Ramadani pati gjithashtu një vlerësim pozitiv, pikërisht 7.2. “Përshëndetje tifozët e Leçes, këtë fitore dua t’ua dedikoj juve. Poo! Forca Leçe”, u shpreh Berisha pasi tërhoqi çmimin e Seria A. Berisha pati tri goditje ku një prej tyre përfundoi në portë. Ramadani po ashtu e goditi një herë portën. Berisha pati tre pasime kyç, dhe dy duele të fituara nga katër. Ramadani spikati me tetë duelet e tij të fituara, nga 13 ku u përfshi. Më tej pati edhe tri ndërhyrje në top dhe pastrime. Topa të gjatë prej tij u konkretizuan 6 nga 12. Siç duket, shqiptarët e Leçes janë baza e kësaj skuadre dhe kanë performancë të lartë, gjë që i vlerëson edhe media sportive italiane.
    Hebaj dygolësh në Uzbekistan
    Shkodrani Rubin Hebaj vazhdon të shkëlqeje në kampionatin e Uzbekistanit, ku është bërë pjesë e Sogdiana pas merkatos së verës. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sot edhe dy herë të tjera rrjetën, duke çuar në 5 bilancin e tij me këtë klub në 10 ndeshje të luajtura. Në sfidën e sotme ndaj Qizilçum, Hebaj ishte ai i cili çoi shifrat ne 2-0 në minutë e 34-t, duke finalizuar një kundërsulm të shpejtë. Më pas, sulmuesi i vendosi vulën rezultatit 3-0, duke shënuar ne minutën e 53-të një tjetër gol me një gjuajtje në kufijtë e zonës. Sulmuesi shkodran, kampion në Superiore me Partizanin e Teutën, ka çuar kësisoj në 7 numrin e golave të shënuar në kampionatin e Uzbekistanit në këtë edicion, ku pjesën e parë e kaloi si pjesë e Nasaf Qarshi.
    Bajrami gjen golin e parë në Zvicër
    Ndërkohë që Ramadani e Berisha bëjnë punë cilësore me Leçen dhe Shqipërinë, duket se një tjetër shqiptar bëri paraqitje të mirë por e ka “tradhtuar” Shqipërinë. Adrian Bajrami i befasoi të gjithë, pasi mori ftesë nga Kombëtarja për ndeshjet e shtatorit dhe vendosi të mos e pranonte. 23-vjeçari komunikoi vendimin për t’u larguar, pasi kishte zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Këtë sezon është i huazuar nga Benfika te Lucern. Dje, ndërkohë, ka shënuar golin e tij të parë me klubin zviceran. Lucerna po përballet me Grasshopers, ndërsa goli i Bajramit erdhi në minutën e 27-të. Vetëm pak më vonë u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-0 të vendësve.