Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se opozita nuk duhet të bjerë në grackën e bojkotit, por përkundrazi, të shfrytëzojë institucionet, sidomos Kuvendin, si një mjet për të luftuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Mediu theksoi gjatë një interviste se mosnjohja e zgjedhjeve të 11 majit është një qëndrim i drejtë politik, por paralelisht opozita ka detyrimin të zhvillojë betejën demokratike brenda institucioneve.
Ai e cilësoi të rrezikshëm rikthimin te praktika e bojkotit parlamentar, duke kujtuar se e kaluara ka treguar se një veprim i tillë vetëm i ka shërbyer mazhorancës dhe ka dobësuar rolin e opozitës në sytë e ndërkombëtarëve.
“Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha Mediu.
Sipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i vetëm ku opozita në bashkëpunim edhe me presionin ndërkombëtar mund të garantojë standardet zgjedhore. Prandaj për Mediun, bojkoti i parlamentit nuk duhet diskutuar pasi është provuar se është gabim edhe në të shkuarën. Sipas tij, opozita duhet t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë, që nga lufta në parlament, e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Nëse e le siç e la në vitet e shkuara opozitare për t’ia dhënë gratis Edi Ramës ccdo gjë për të kontrolluar dhe për të shkatërruar demokracinë, funksionalitetin kushtetues, por edhe opozitën , unë mendoj që do ishte gabim jo i vogël opozitar. Opozita duhet të jetë e mençur. E mençur në kuptimin që duhet të ndërtojë një raport të drejtë me qytetarët shqiptarë, e cila jo gjithmonë varet nga sasia, por edhe nga kualiteti i mendimit dhe qasja, pastaj edhe në raport me ndërkombëtarët. Ne e kemi paguar shtrenjtë braktisjen e parlamentit dhe politikat tona edhe në raport me ndërkombëtarët duke krijuar një thyerje dhe duke parë si alternativë atë që nuk është alternativë, qeverisjen e sotme për integrimin europian”, tha Mediu.
Kujtojmë se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Tag: mediu
-

“Opozita duhet të luftojë brenda institucioneve”/ Mosnjohja e rezultatit, reagon Mediu: Zgjedhjet ishin të grabitura
-

Mediu: Zgjedhjet ishin të grabitura, opozita duhet të luftojë brenda institucioneve

Mediu elozhe atij që i fali mandatin: Vetëm Berisha punoi në fushatë, strukturat e qarqeve fare!
Organizimi elektoral opozitar pati “çalesat e veta” në procesin zgjedhor të 11 majit. Ky është mendimi i kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë një interviste me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ai u shpreh se gjatë fushatës angazhimi politik i Berishës ishte maksimal, por nuk ndodhi e njëjta gjë me strukturat e PD-së në qarqe. Sipas tij, ka pasur një mungesë funksionimi organizativ i grupeve të kandidatëve që ishin në listën e hapur me ata në listën e mbyllur.
“Dua ta theksoj në gjykimin tim dhe në bindjen time, qytetarët shqiptarë kanë qenë dhjetë hapa përpara strukturave së PD-së në dëshirën e tyre për të fituar. Ajo që kam parë gjatë fushatës është një angazhim politik, fizik maksimal i zotit Berisha, i cili nuk ishte i njëjtë me pjesët e tjera të strukturave të PD-së nëpër qarqe. Po ashtu mungesa e një funksionimi organizativ i grupeve që ishin në listën e mbyllur me grupet që kandidonin. Pra kishte njëlloj disfunksionimi, por prapë e them edhe njëherë, në kushtet e fushatës elektorale për një periudhë një muaj e gjysmë kjo padyshim që krijon problemet e veta”, tha Mediu.
Kreu i PR-së komentoi deklaratat e Ilir Alimehmetit, kandidatit të PD-së në zgjedhje, i cili po nga studio e Klan News një ditë më parë tha se opozita ra në sondazhe sapo u publikua lista e mbyllur e kandidatëve dhe se pesha e aleatëve nuk ishte aq e madhe sa pritej.
Sipas Mediut, Partia Republikane mori rreth 29 mijë vota, duke qenë një nga partitë me më shumë vota mes aleatëve të PD-së. Megjithatë, sipas tij, nuk ka rëndësi sa deputetë ka secila parti brenda opozitës.
“E rëndësishme është që deputetët të funksionojnë si një unitet politik opozitar kundër qeverisë. Për më tepër këto parti politike që morën nga 1 apo 2 mandate, votat e tyre në pjesën më të madhe shkuan dëm”, tha ai.
Ai propozoi që Partia Demokratike të ndërtojë një strukturë ekzekutive elektorale me të gjithë kandidatët që morën një shumë të caktuar votash.
“Janë burim i gjallë i organizimit dhe funksionimit politik dhe elektoral të PD-së. Duhet të përfshihen si në nivel lokal dhe në nivel qendror në drejtimin politik të PD”, tha ai.
Më tej shtoi se mendon “që PD-ja duhet të thërrasë në anën ekzekutive elektorale këtë pjesë që ka konkurruar sepse është shumë e vlefshme për shkak të raportit që kanë pasur me votuesit në qendrat e votimit dhe duhet ringritur PD në çdo qendër votimi”.
Ai vlerësoi edhe rolin e Berishën në Partinë Demokratike, teksa theksoi se “është i vetmi autoritet politik që garanton një marrëdhënie të qenësishme të strukturave të PD”.
“Nuk shoh një autoritet tjetër që sot për sot mund ta mbajë së bashku PD qoftë edhe për debatet që zhvillohen”, tha Mediu.
Ndër të tjera kreu i PR-së tha se ndarja e listave në të mbyllura dhe të hapura, nuk ishte një ligj i drejtë. -

Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita në Kuvend
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh sot më 2 shtator, gjatë një interviste për Klan News, se qëndrimi i opozitës në raport me zgjedhjet dhe parlamentin, dallojnë nga njëra-tjetra. Sipas tij, qëndrimi për të mos njohur zgjedhjet është korrekt. Njëkohësisht edhe zgjedhja e opozitarëve për të pranuar mandatet e për të hyrë në Kuvend.
“Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha Mediu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit Besard Jacaj.
Sipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i vetëm ku opozita në bashkëpunim edhe me presionin ndërkombëtar mund të garantojë standardet zgjedhore. Prandaj për Mediun, bojkoti i parlamentit nuk duhet diskutuar pasi është provuar se është gabim edhe në të shkuarën. Sipas tij, opozita duhet t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë, që nga lufta në parlament, e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Nëse e le siç e la në vitet e shkuara opozitare për t’ia dhënë gratis Edi Ramës ccdo gjë për të kontrolluar dhe për të shkatërruar demokracinë, funksionalitetin kushtetues, por edhe opozitën , unë mendoj që do ishte gabim jo i vogël opozitar. Opozita duhet të jetë e mençur. E mençur në kuptimin që duhet të ndërtojë një raport të drejtë me qytetarët shqiptarë, e cila jo gjithmonë varet nga sasia, por edhe nga kualiteti i mendimit dhe qasja, pastaj edhe në raport me ndërkombëtarët. Ne e kemi paguar shtrenjtë braktisjen e parlamentit dhe politikat tona edhe në raport me ndërkombëtarët duke krijuar një thyerje dhe duke parë si alternativë atë që nuk është alternativë, qeverisjen e sotme për integrimin europian”, tha Mediu.
Kujtojmë se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. -

“Nuk pres Parlament funksional”/ Sezoni i ri, përgjigjet Mediu: Qëllimi i Ramës ka qenë për ta shpërfytyruar atë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se është në të mirë të opozitës që të ketë sa më shumë grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
Mediu tha se nëse do të ketë më shumë grupe parlamentare të opozitës, kjo i jep një lloj frymëmarrje pakicës në Kuvend. Mediu gjithashtu hodhi poshtë zërat që sipas tij qarkullojnë në media, se PD-së po i ikin deputetë për të formuar grupe të tjera parlamentare.
“Unë nuk pres ndonjë Parlament funksional, sepse një qëllim i Ramës ka qenë për ta shpërfytyruar Kuvendin e Shqipërisë, për të mos i dhënë atij autoritetin ligjor dhe kushtetues që ka. Dhe për më tepër që ky Parlament del nga zgjedhje të manipuluara. Pra Kuvendi unë mendoj se do të jetë thjeshtë një shtojcë e qeverisë.
Nga ana tjetër, përsa i përket veprimit të opozitës, unë kam patur diskutime me Berishën dhe kemi rënë dakord që të kemi sa më shumë grupe parlamentare, sepse kjo i jep më tepër frymëmarrje opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Ka një interpretim të njëanshëm të qëllimshëm nga ana e medias sikur po i merren deputetë PD-së.
Nuk është aspak e tillë. Ne jemi një trup deputetësh të dalë nga koalicioni i zgjedhjeve të 11 majit. Por krijimi i grupeve ka efekt për një debat më racional nëse do të jetë i kombinuar mirë dhe i fokusuar në çështjet që ka prioritet opozita”, tha mes të tjerash Mediu. -

“Një opozitë e përçarë s’mund të fitojë”/ 11 maji, reagon Mediu: U vërtetuam ndërkombëtarëve se zgjedhjet u manipuluan
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ishte i ftuar sot në një studio televizive ku foli në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka ripërsëritur faktin që rezultati i zgjedhjeve ishte i manipuluat nga mazhoranca në pushtet, që kontrollonte infrastrukturën për votën e diasporës, përdori administratën dhe të tjera aspekte që ndikuan në një proces jo të drejtë zgjedhor.
Mediu shtoi gjithashtu se opozita duhet të bëjë një analizë të brendshme për ccfarë shkoi dhe nuk shkoi në rregull në fushatë dhe zgjedhje, duke nxjerrë kështu mësimet e saj. Ai shtoi se me nisjen e sesionit të tij opozita duhet të jetë në Kuvend, pasi historia ka treguar që e kundërta nuk ka rezultuar në sukses.
Fatmir Mediu:
“Opozita arriti t’i japë materiale plus ODHIR, PE apo Asamblesë së OSBE që raporti final të ishte sa më i plotë. Por duhen ndjekur të gjitha rrugët që të kontestohen zgjedhjet dhe PD është në rrugën e saj në këtë drejtim. Ka edhe një analizë që opozita duhet të bëjë brenda saj për pikat e forta dhe të dobëta gjatë kësaj fushate. Marzhi i manipulimit të zgjedhjes ishte jashtëzakonisht i madh.
Qendrimi i opozitës për Kodin Zgjedhor duhet të ishte i ndryshëm, nuk krijonte një garë të hapur, krijonte dy grupe, një që e merr mandatin pa konkurrim dhe tjetri që luftonte. Për një opozitë kjo është e dëmshme, sepse forca e saj është marrëdhënia me qytetarët. Kam qenë mbështetës i votës së emigranteve, nuk ishte çështje fryme por infrastrukture e cila kontrollohej nga PS.
Opozita arriti të krijonte një marrëdhënie pozitive me qytetarët. Arbitri i këtyre zgjedhjeve, ndërkombëtarët kanë thënë që nuk kemi zgjedhje të lira e të ndershme ndaj rezultati është i manipuluar. Konkurrimi i shumë partive opozitare ishte një gabim pasi votat që nuk përktheheshin në mandate i shkonin PS.Mendoj që opozita ka nevojë që gjykojë drejt mbi manipulimin e zgjedhjeve dhe mbi funksionimin politik dhe strukturor opozitar.
Kush është ajo reformë elektorale që i nevojitet Shqipërisë dhe jo thjeshtë opozitës që Kuvendi të jetë përfaqësues, jo i emëruar. Nga ana tjetër çfarë nuk funksionoi mes dy grupeve të kandidatëve, në të dy listat.
Një opozitë e përçarë nuk mund të fitojë. Kjo kërkon një analizë të PD, koalicionit dhe në marrëdhënie me partitë e tjera. Duhet një organizim më i mirë dhe i përbashkuar opozitar pavarësisht problematikave brenda nesh”, tha ai. -

Mediu: Nuk ka as reforma, as integrim europian. Mazhoranca kërkon të uzurpojë pushtetin
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kritikoi mazhorancën duke theksuar se nuk ka as reforma e as integrim europian, ndërsa akuzoi qeverinë për uzurpim pushteti, kufizim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe largimin e mbi një milion shqiptarëve nga vendi.
” Konstatimi që mazhoranca e ka të qartë që do të kthehet me reformat dhe integrimin besoj që nuk përputhet me realitetin sepse nuk ka as reforma as integrim europian.
Padyshim që deklarimet nga qëllimet dhe pastaj veprimet kanë një ndryshim të madh.
Qëndrimi i qartë i mazhorancës ka qenë të uzurpoj sa më tepër pushtet, të ngushtoj liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të zhvillojë ekonominë në raporte kliente liste dhe kjo ka bërë që 1 milionë shqiptarë të largohen nga Shqipëria.
Sot jetojmë në një shoqëri ku jeta e çdo qytetari apo çdo biznesi nuk ka një garanci juridike por është një letër në dorë, ky është realiteti.
Me këtë realitet duhet të përballet opozite por si pjesë të përballjes duhet të bëjë dhe shoqërinë shqiptare.
Kjo nuk është një çështje thjesht politike, është çështje standartesh, funksionimi ligjor dhe kushtetues të vendit dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, përfshirë lirinë për të drejtën e votës por dhe liritë ekonomike”, u shpreh Mediu.
-

“Kur ta marrë Zoti”, Lesi replikon me Mediun: Berisha pas 4 vjetësh mbush 85, si do fitoni?
Nikoll Lesi ka replikuar me Fatmir Mediun, pas deklaratës së këtij të fundit, se pa Sali Berishën, nuk ka PD dhe opozitë.
Mediu gjatë një interviste tha se Berisha është i vetmi që mund ta mbajë dhe drejtojë opozitën.
Shkrimi i Lesit
“Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”- tha Fatmir Mediu, kryetar i PR, partia aleate tradicionale e PD.
Ndërkohë PD-ja ka humbur, paçka se çfarë thonë në selinë blu.
Nëse ua mori votat Rama, atëhere pse Berisha dhe PD hynë në zgjedhje me kryeministër Ramën, kur para një viti deklaronin e përbetoheshin se “do të krijojmë qeveri teknike zgjedhore” dhe se “nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër”, etj.
Ishte PD që pranoi pazar me PS që të ndryshonin Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve, ku të kishin në dorë pikërisht kryetarët e partive listën e mbyllur, pra listën e deputetëve të sigurtë.
Pse PD e pranoi?! Apo ua caktoi Rama listën e tyre?!
Berisha deklaron se nuk do ti njohë zgjedhjet.
Berisha thotë se me Ramën nuk ka zgjedhje.
Por Berisha sot është 81 vjeç dhe pas katër viteve, kur të jenë zgjedhjet e tjera, kap 85 vjeç.
Që do të thotë nuk ka asnjë shans të fitojë as në vitin 2029.
Ai nuk jep dorëheqjen nga kryetar i PD.
Ai nuk ikën!
Le të rrijë siç do, por zgjedhje nuk fiton PD me Berishën.
Fatmir Mediu ka të drejtë se pa Berishën PD-ja përçahet. Por me Berishën nuk fitohen zgjedhjet. PD ka zgjidhje nëse duhet mbiemër Berisha që të mbajë bashkuar ato vota demokrate. Eshtë Argita Berisha, juriste korrekte dhe demokrate 24 karatshe.
Atëhere si do të bëjë PD dhe opozita?
Apo do presin kur Zoti të shikojë nga oborri i PD-së…. -

Do ringjallemi si Krishti, askush tjetër veç Sali Berishës nuk na çon në fitore
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar.
Mediu u shpreh se duhet bërë një analizë për zgjedhjet e majit, pas raportit të ODIHR, teksa zërave për largimin e Berishës iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.
“Për të bërë një analizë të zgjedhjeve, duhet një raport i ODIHR. PD duhet të bëjë analizën se kush ishin problemet. Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti. Sa i nxehtë do të jetë shtatori, unë mendoj se opozita duhet të jetë e mëncur për të krijuar një bindje të qytetarët dhe faktori opozitar. Kemi diskutuar një plan veprimi…Ne jemi në një koalicion me PD, po të futeshin dhe partitë e tjera rezultati do të ishte dhe më i mirë”, tha Mediu. -

Mediu: “Pa Berishën, nuk ka më PD”. Pyetja shtrohet: A fiton PD-ja me Berishën?
“Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”- tha sot Fatmir Mediu, kryetar i PR, partia aleate tradicionale e PD.
Ndërkohë PD-ja ka humbur, paçka se çfarë thonë në selinë blu.Nëse ua mori votat Rama, atëhere pse Berisha dhe PD hynë në zgjedhje me kryeministër Ramën, kur para një viti deklaronin e përbetoheshin se “do të krijojmë qeveri teknike zgjedhore” dhe se “nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër”, etj.
Ishte PD që pranoi pazar me PS që të ndryshonin Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve, ku të kishin në dorë pikërisht kryetarët e partive listën e mbyllur, pra listën e deputetëve të sigurtë.
Pse PD e pranoi?! Apo ua caktoi Rama listën e tyre?!
Berisha deklaron se nuk do ti njohë zgjedhjet.
Berisha thotë se me Ramën nuk ka zgjedhje.
Por Berisha sot është 81 vjeç dhe pas katër viteve, kur të jenë zgjedhjet e tjera, kap 85 vjeç.
Që do të thotë nuk ka asnjë shans të fitojë as në vitin 2029.
Ai nuk jep dorëheqjen nga kryetar i PD.
Ai nuk ikën!
Le të rrijë siç do, por zgjedhje nuk fiton PD me Berishën.
Fatmir Mediu ka të drejtë se pa Berishën PD-ja përçahet. Por me Berishën nuk fitohen zgjedhjet. PD ka zgjidhje nëse duhet mbiemër Berisha që të mbajë bashkuar ato vota demokrate. Eshtë Argita Berisha, juriste korrekte dhe demokrate 24 karatshe.
Atëhere si do të bëjë PD dhe opozita?
Apo do presin kur Zoti të shikojë nga oborri i PD-së….