Tag: mediu

  • Opozita krijon grupin e tretë parlamentare, Mediu merr deputet “hua” nga PD

    Opozita krijon grupin e tretë parlamentare, Mediu merr deputet “hua” nga PD

    Strategjia per te perfituar sa me shume fonde nga Kuvendi ka bere qe te krijohen disa grupe parlamentare me deputet te marre hua.  PD kesaj here i ka “huazuar” deputet Fatmir Mediut, i cili asnjehere nuk arriti te marre vota vete mjaftueshem sa per te krijuar nje grup te tijin parlamentare.
    Prej vitesh merr deputet borxh nga PD dhe krijon grupe duke perfituar keshtu fonde nga Kuvendi. Te njejten skeme ka bere edhe ne ne kete legjislature. Mediu ka marre 4 deputet nga PD, bashke me Vangjel Dulen dhe nje nga agraret po nga lista e PD dhe ka krijuar grupin e tij tashme parlamentare. Vetem ketu mund  te ndodhe me 50 deputet te krijosh tre grupe parlamentare.
    Këta do të bëjnë grupin e ri parlamentar me kryetar Fatmir Mediun.
    Grupi i tretë kuvendor opozitar:Fatmir Mediu, PRVangjel Dule, PBDNJGreta Bardeli PDDenisa Vata PDZija Ismaili PDArtan Luku, AgraretFidel Kreka PD
    Mesila Doda do të jetë e pavarur pasi nuk ka pranuar të deklarohet deputete e PD-së.

  • “Rama bie ndesh me Kushtetutën, Kuvendi po degradon çdo ditë”, Mediu paralajmëron: Shqipëria është kthyer në…

    “Rama bie ndesh me Kushtetutën, Kuvendi po degradon çdo ditë”, Mediu paralajmëron: Shqipëria është kthyer në…

    Kryetari i Partisë Republikane dhe deputet i zgjedhur, Fatmir Mediu, i ftuar në një emision televiziv, e cilësoi Republikën e Shqipërisë si kryeministrore, me gjithë pushtetet në dorë të një njeriu të vetëm.
    Sipas Mediut, me ndryshimet që bën kryeministri, jo vetëm që bien ndesh me Kushtetutën, por kërkon të kontrollojë gjithë Kuvendin, përfshi edhe opozitën.Fatmir Mediu: “Një nga shqetësimet më të mëdha të SHBA-së dhe që e ka përcjellë edhe ambadada amerikane në Tiranë janë kartelet e drogës. Shumë shqiptarë janë të përfshirë në trafiqe në Amerikën e Jugut. Kjo i është thënë edhe kreut të SPAK në vizitën e fundit në SHBA.
    Ky Parlament po degradon gjithnjë e më shumë. Kjo tashmë është një republikë kryeministrore. Me ndryshimet që bën jo vetëm që bien ndesh me Kushtetutën, por kërkon të kontrollojë gjithë Kuvendin, përfshi edhe opozitën. Konstutimi i komisioneve duhej diskutuar. Ai është deputet i zgjedhur dhe nuk mund të kontrollojë Parlamentin, duhet të jetë e kundërta. Parlamenti nuk është vetëm debat, nuk ka proces ligjbërës më.”

  • Nis seanca plenare, betohen Vokshi, Mediu dhe Bylykbashi! Jozefina Topalli mungon sërish

    Nis seanca plenare, betohen Vokshi, Mediu dhe Bylykbashi! Jozefina Topalli mungon sërish

    Ka nisur seana plenare në Kuvend. Tre deputetë të opozitës, të cilët munguan në seancën e kaluar, janë betuar ditën e sotme në Kuvend.
    Deputetët që u betuan janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi.
    Ndërsa deputetja Jozefina Topalli mungoi sërish në seancë.

    Ajo nuk u paraqit as në seancën e datës 12 Shtator për shkak se udhëtoi drejt Romës, ku djali i saj u martua./vizionplus.tv

  • Evi Kokalari zbulon: Fatmir Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg

    Evi Kokalari zbulon: Fatmir Mediu ishte në Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kërkuar ndihmë që mos të dënohet me burg

    Nga Evi Kokalari
    Nuk jam e sigurt pse po marrë mundimin sot të shkruaj për këtë temë, sepse Charlie Kirk e kam njohur nga afër që në 2018 kur jam angazhuar fillimisht me fushatën e Trump, kështu që sot si shumë miq të tjerë, jam akoma në gjëndje shoku, por dje, mes gjithë kaosit dhe dhimbjes, më vinin mesazhe nga miq që punojnë në Departamentin e Drejtësise (DOJ), që më tregonin në kohë reale për vizitën e Fatmir Mediut në DOJ këtu në Washington DC.
    Ndërkohë kisha lexuar lajmin që Mediu dy ditë më parë duhej të paraqitej në GJKKO në Tiranë, dhe sërisht nuk është paraqitur.
    Në radhë të parë, uroj që ky postim ti shkoj gjykatësit të çështjes në GJKKO, dhe mungesat e Mediut dhe avokatëve të tij mos merren parasysh, por GJKKO të marrë vendim në mos-prani të tij, sepse:
    Fatmir Mediu po i kërkon Departamentit të Drejtësisë, që ta ndihmojnë kundër akuzave të GJKKO për Gërdecin.
    Pafytyrësia e Fatmir Mediut arrin aq sa gënjen autoritetet amerikane që George Soros është mbas tij dhe grupit të tij, ndërkohë që ju shpjegova personave në fjalë që George Soros se ka idenë fare kush është Mediu, dhe rrezik nuk mban mënd as kush është Sali Berisha dhe kjo është një gënjeshtër masive dhe e turpshme, që në fakt duhet përkthyer në tallje ndaj Republikanëve tanë.
    Pra dje, ndërkohë që Fatmir Mediu futi këmbët në atë Departament, unë merrja mesazhe telefonike për detajet dhe qëllimin e vizitës.
    Unë nuk di si t’ja u bëj të qartë dhe Sali Berishas dhe Fatmir Mediut që 95% e miqve të mi janë në Washington DC, të gjithë duke punuar në Departamentin e Shtetit, të Drejtësisë, të Thesarit, Energjisë, Mbrojtjes, etj dhe mbi të gjitha Shtëpinë e Bardhë.
    Kur dikush nga Shqipëria, për më tepër politikanë shqiptarë janë në dyert e tyre, vetvetiu mendojnë të më kontaktojnë nëse kanë ndonjë pyetje, pra as duhet të bëj unë vet gjë ti rri kësaj çështjeje nga prapa.
    Vetëm në DOJ, kam mbi 10 miq në pozicione të larta, dhe dikush mund të më kontaktoj, për më tepër që shumica e tyre e dinë mirë se sa me zemër i jam dhënë shpëtimit të Shqipërisë nga korrupsioni dhe ajo kupolë që është akoma komuniste në thelb dhe e ka marrë peng të gjithë vëndin.
    Por më duhet të shtoj se dhe mund të mos fusja hundët në ato që Fatmir Mediu apo Sali Berisha po bëjnë në SHBA për të shpëtuar lëkurën dhe veten nga drejtësia, por problemi është që dhe Berisha dhe Mediu, bashkë me besnikët e tyre, mbajnë PENG të djathtën dhe opozitën.
    Pyetja e parë që duhet ti bëhet Mediut në Amerikë, kur lyp mbrojtje, është se sa vota ka marrë në fushatën e fundit që është pjesë e Parlamentit Shqiptar.
    Mediu e di shumë mirë që ka marrë ZERO vota dhe pak rëndësi ka se cilin Senator Amerikan njeh. Kongresmenët & Senatorët shkojnë dhe vijnë, dhe Mediu mund të gënjej disa, por dyert këtu nuk do t’i hapen thjeshtë se njeh një Ken Paxton, ish asistentët e tij apo këdo tjetër.
    Berisha vet do kishte shumë shanse më të mira për t’ju hequr non-grata po mos vriste meritokracinë në PD dhe tashti që vazhdon ta mbaj peng (dhe prapë s’do e ketë shumë të gjatë), unë do vazhdoj luftën kundër lobimit $6 millionsh që këta kanë paguar, kështu ato sanksione atij nuk i hiqen.
    Nëse Berisha do ishte marrë vetëm me problemet e tija dhe të familjes dhe të kishte hapur krahun, dhe une do isha marrë vetëm me Ramën dhe jo të ndaloja procesin e heqjes së sanksioneve ndaj tij, por nëse Berisha apo Mediu mendojnë që do ju shesin Republikanëve këtu një narrativë fallco, siç e kam thënë dhe më parë, mua më kanë një hap mbrapa duke folur të vërtetën se kush janë këta njerëz, si po e mbajnë peng konservatorizmin në Shqipëri dhe si e kanë shkatërruar atë demokraci që fituam 34 vjet më parë.
    Nëse Fatmir Mediu do detajet e bisedave që ka bërë dje në DOJ, të urdhëroj dhe të më telefonoj dhe ja jap unë detajet – ama nëse do që unë të ndaloj, atëherë duhet të jap dorëheqjen urgjent nga parlamenti sepse nuk është aty me dëshirë të popullit, por e ka marrë peng dhe atë karrige në atë institucion.
    Pa parlamentin, Fatmir Mediu është një hiç politikisht, përveç se ngelet kryetar i nje parte ku anëtarë janë ai vet dhe ndoshta i biri.

  • Mungojnë 2 avokatët e Mediut, shtyhet sërish gjyqi për Gërdecin

    Mungojnë 2 avokatët e Mediut, shtyhet sërish gjyqi për Gërdecin

    Gjyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator ora 14.00.
    Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në seancë mungoi edhe Fatmir Mediu.
    Familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë.

  • VIDEO/ Mediu: Chris La Civita-n e solla unë, do fitonim po na vodhën

    VIDEO/ Mediu: Chris La Civita-n e solla unë, do fitonim po na vodhën

    Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deklaroi në një intervistë televizive se ishte ai që solli në Shqipëri strategun amerikan Chris La Civita, duke theksuar se marrëdhënia me të vijon ende.
    “Unë jam marrë me Chris La Civita-n dhe ai e la të qartë situatën në Shqipëri. Grupi i tij nuk ishte vetëm ai, por shtatë persona. Ne donim të bënim betejën për opozitën, sepse nëse do të kishim një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, Partia Socialiste nuk do të arrinte 71 mandate. Kjo ishte lufta. Por pas asaj që iu bë opozitës me gjykatë, prokurori, ‘non grata’ dhe gjithçka tjetër, ndryshimi u bë i pamundur. Chris La Civita erdhi me mision për të forcuar opozitarizmin. Marrëdhënia vazhdon”, u shpreh Mediu.
    Megjithatë, mbetet ende e paqartë fatura e angazhimit të La Civita-s. Ajo nuk është bërë publike dhe as është depozituar në KQZ, siç parashikojnë detyrimet ligjore për shpenzimet e fushatës. TemA

  • ‘Non-Grata është kot’/ Mediu: Berisha mund të aplikojë për vizën në SHBA

    ‘Non-Grata është kot’/ Mediu: Berisha mund të aplikojë për vizën në SHBA

    Kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë rëndësinë e statusit ‘non-grata’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një histori të pabazuar.

    Gjatë një interviste në Euronews Albania, Mediu theksoi se deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me këtë çështje ishin politike dhe jo juridike, duke shtuar se Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Mediu: Chris LaCivita ka qenë menaxher fushate, ka pasur një kontratë për menxhim fushatë, e ka të ndaluar me ligj që të bëjë lobim. LaCivita ka theksuar se nuk shkon ndesh me interesat e administratës amerikane dhe që është në marrëdhënie të vazhdueshme me administratën amerikane për atë çfarë po bën në Shqipëri. Ai nuk do sakrifikonte marrëdhënien me administratën për të ndihmuar Berishën.

    Non-grata është një histori kot. Menaxheri kryesor i fushatës së Trumpit ishte në krah të Berishës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar në deklaratën tre ditë përpara zgjedhjeve që vendimmarrja për statusin non-grata është një vendimmarrje politike me të cilën ne nuk pajtohemi. Berisha është i lirë të aplikojë për vizë për të ardhur në SHBA.

  • “Opozita nuk mund të mbetet peng i individëve”, Mediu mesazh Berishës: PD duhet të jetë përfshirëse, jo përjashtuese

    “Opozita nuk mund të mbetet peng i individëve”, Mediu mesazh Berishës: PD duhet të jetë përfshirëse, jo përjashtuese

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur sot se opozita nuk duhet të jetë përjashtuese, por përfshirëse.
    Në një dalje televizive, Mediu u ndal te situata politike në vend, teksa theksoi se detyrë e rëndësishme e opozitës është bashkimi rreth programeve dhe jo rreth individëve.
    Sa i përket rolit të tij në PR, Mediu tha se nuk është momenti që të largohet nga drejtimi.
    “Absolutisht që gjithmonë është një kohë që duhet të shikosh në një moment drejtimin politik dhe vendimet që duhet të marrësh dhe unë e kam thënë që nëse ka dy njerëz që i jam mirënjohës në procesin politik, njëri është Sabri Godo dhe Sali Berisha. Duhet parë rotacioni politik. Kjo nuk duhet parë vetëm për shkak të një momenti të ndjesisë personale.
    Partia Republikane ka shumë njerëz të rinj me autoritet që e bëjnë të mundur drejtimin e Partisë Republikane, por në situatat që kemi pasur mendoj që ka nevojë për kontributet e të gjithëve. Nuk është momenti që opozita të jetë përjashtuese, por përfshirëse.
    Detyra e parë është organizimi dhe funksionimi në çdo qendër votimi i Partisë Demokratike me të gjithë historikun e saj, bashkimi i opozitës rreth programeve jo rreth individëve, dhe përfshirja e çdo subjekti opozitar në këtë marrëdhënie”, tha Fatmir Mediu.

  • Deputeti i përjetshëm Mediu, elozhe atij që i fali mandatin: Vetëm Berisha punoi në fushatë, strukturat e qarqeve fare

    Deputeti i përjetshëm Mediu, elozhe atij që i fali mandatin: Vetëm Berisha punoi në fushatë, strukturat e qarqeve fare

    Organizimi elektoral opozitar pati “çalesat e veta” në procesin zgjedhor të 11 majit. Ky është mendimi i kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë një interviste  ai u shpreh se gjatë fushatës angazhimi politik i Berishës ishte maksimal, por nuk ndodhi e njëjta gjë me strukturat e PD-së në qarqe. Sipas tij, ka pasur një mungesë funksionimi organizativ i grupeve të kandidatëve që ishin në listën e hapur me ata në listën e mbyllur.
    “Dua ta theksoj në gjykimin tim dhe në bindjen time, qytetarët shqiptarë kanë qenë dhjetë hapa përpara strukturave së PD-së në dëshirën e tyre për të fituar. Ajo që kam parë gjatë fushatës është një angazhim politik, fizik maksimal i zotit Berisha, i cili nuk ishte i njëjtë me pjesët e tjera të strukturave të PD-së nëpër qarqe. Po ashtu mungesa e një funksionimi organizativ i grupeve që ishin në listën e mbyllur me grupet që kandidonin. Pra kishte njëlloj disfunksionimi, por prapë e them edhe njëherë, në kushtet e fushatës elektorale për një periudhë një muaj e gjysmë kjo padyshim që krijon problemet e veta”, tha Mediu.
    Kreu i PR-së komentoi deklaratat e Ilir Alimehmetit, kandidatit të PD-së në zgjedhje, i cili po nga studio e Klan News një ditë më parë tha se opozita ra në sondazhe sapo u publikua lista e mbyllur e kandidatëve dhe se pesha e aleatëve nuk ishte aq e madhe sa pritej.
    Sipas Mediut, Partia Republikane mori rreth 29 mijë vota, duke qenë një nga partitë me më shumë vota mes aleatëve të PD-së. Megjithatë, sipas tij, nuk ka rëndësi sa deputetë ka secila parti brenda opozitës.
    “E rëndësishme është që deputetët të funksionojnë si një unitet politik opozitar kundër qeverisë. Për më tepër këto parti politike që morën nga 1 apo 2 mandate, votat e tyre në pjesën më të madhe shkuan dëm”, tha ai.
    Ai propozoi që Partia Demokratike të ndërtojë një strukturë ekzekutive elektorale me të gjithë kandidatët që morën një shumë të caktuar votash.

  • Luftë në Kuvend/ Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita

    Luftë në Kuvend/ Sezoni i ri politik, Mediu tregon çfarë duhet të bëjë opozita

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh se qëndrimi i opozitës në raport me zgjedhjet dhe parlamentin, dallojnë nga njëra-tjetra. Sipas tij, qëndrimi për të mos njohur zgjedhjet është korrekt. Njëkohësisht edhe zgjedhja e opozitarëve për të pranuar mandatet e për të hyrë në Kuvend.“Qëndrimi në raport me zgjedhjet, qëndrimi në raport me parlamentin janë dy gjëra që dallojnë me njëra-tjetrën. Të mos njohësh zgjedhjet e grabitura mendoj është qëndrim korrekt politik. E dyta të bësh luftë në Kuvendin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është një detyrë opozitare”, tha MediuSipas kreut të PR-së, Kuvendi është institucioni i vetëm ku opozita në bashkëpunim edhe me presionin ndërkombëtar mund të garantojë standardet zgjedhore. Prandaj për Mediun, bojkoti i parlamentit nuk duhet diskutuar pasi është provuar se është gabim edhe në të shkuarën. Sipas tij, opozita duhet t’i përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë, që nga lufta në parlament, e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare.“Nëse e le siç e la në vitet e shkuara opozitare për t’ia dhënë gratis Edi Ramës ccdo gjë për të kontrolluar dhe për të shkatërruar demokracinë, funksionalitetin kushtetues, por edhe opozitën , unë mendoj që do ishte gabim jo i vogël opozitar. Opozita duhet të jetë e mençur. E mençur në kuptimin që duhet të ndërtojë një raport të drejtë me qytetarët shqiptarë, e cila jo gjithmonë varet nga sasia, por edhe nga kualiteti i mendimit dhe qasja, pastaj edhe në raport me ndërkombëtarët. Ne e kemi paguar shtrenjtë braktisjen e parlamentit dhe politikat tona edhe në raport me ndërkombëtarët duke krijuar një thyerje dhe duke parë si alternativë atë që nuk është alternativë, qeverisjen e sotme për integrimin europian”, tha Mediu.Kujtojmë se opozita nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.