Tag: mediu

  • PD kërkon një kandidat për Tiranën/ Takimi i negociatorëve të Berishës me aleatët, mbërrin i pari Mediu e më pas Duka

    PD kërkon një kandidat për Tiranën/ Takimi i negociatorëve të Berishës me aleatët, mbërrin i pari Mediu e më pas Duka

    Tashmë kanë mbërritur në ambientet ku do të zhvillohet takimi për të gjetur një kandidat nga opozita për zgjedhjet në Tiranë.

    Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka.
    Ka qenë Mediu ai i cili mbërriti i pari e më pas Duka.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

    Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke nisur me shkarkimin e Erion Veliaj nga bashkia e Tiranës dhe deri te zgjedhjet për këtë bashki. Mediu tha që kandidatura e opozitës duhet të përfshijë një kandidaturë gjithëpërfshirëse.
    “Për fatin e keq jemi në një moment ku vendos një njeri. Personalisht nuk kam vlerësim për Erion Veliajn nga pikëpamja njerëzore, por dhe nga ajo e politikës. Elementët që ia garanton kushtetuta dhe ligji duhet t’i gëzojë. Siguria juridike është me rëndësi. Nuk bëhen proceset as në media, as në këshillat e lagjeve, por se si e përcakton ligji dhe pushteti. Ky është një proces për interesa të konsolidimit të pushtetet të një njeri, siç është Rama. Mendoj se opozita, me gjithë kushtet e një farse elektorale, që u konstatua dhe nga OSBE/ODHIR, është e detyruar që të përballet me zgjedhjet. Duhet t’i përfshijë qytetarët kundër së keqes, ndaj duhet të gjejmë një kandidat gjithpërfshirës. Duhet të flasim për një kandidaturë gjithëpërfshirëse”, tha ai.

  • Zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, Mediu: Konsideratë për Tabakun dhe Alimehmetin, por…

    Zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, Mediu: Konsideratë për Tabakun dhe Alimehmetin, por…

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke nisur me shkarkimin e Erion Veliaj nga bashkia e Tiranës dhe deri te zgjedhjet për këtë bashki. Mediu tha që kandidatura e opozitës duhet të përfshijë një kandidaturë gjithëpërfshirëse.
    “Për fatin e keq jemi në një moment ku vendos një njeri. Personalisht nuk kam vlerësim për Erion Veliajn nga pikëpamja njerëzore, por dhe nga ajo e politikës. Elementët që ia garanton kushtetuta dhe ligji duhet t’i gëzojë. Siguria juridike është me rëndësi. Nuk bëhen proceset as në media, as në këshillat e lagjeve, por se si e përcakton ligji dhe pushteti. Ky është një proces për interesa të konsolidimit të pushtetet të një njeri, siç është Rama. Mendoj se opozita, me gjithë kushtet e një farse elektorale, që u konstatua dhe nga OSBE/ODHIR, është e detyruar që të përballet me zgjedhjet. Duhet t’i përfshijë qytetarët kundër së keqes, ndaj duhet të gjejmë një kandidat gjithpërfshirës. Duhet të flasim për një kandidaturë gjithëpërfshirëse.”, tha ai.
     
     
    Teksa u pyet nëse ka një sugjerim për një emër nga PR-ja, Mediu theksoi se ka mendime për emra, por nuk është diskutuar konkretisht. “Duhet të jenë njerëz që e tejkalojnë kostumin politik, të jenë pranë qytetarëve. S’do të isha për …Për Tabakun dhe Alimehmetin kam konsideratë, por do lokalizohej më shumë situata. Kam shumë konsideratë për ata, por me kohën e shkurtër që kemi, nëse ka produkte që dalin nga konsensusi, s’do të arrijmë atje ku duhet. Ideja për të konkurruar tregon një dëshirë për vazhduar betejën. Nëse PD ka hapur një fazë negocimi, është koha.”, pohoi ai.

  • Fatmir Mediu “hap letrat” dhe ia kalon përgjegjësinë për tragjedinë e “Gërdecit” ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë…

    Fatmir Mediu “hap letrat” dhe ia kalon përgjegjësinë për tragjedinë e “Gërdecit” ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë…

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u mbajt dje (këtë të mërkurë) seanca e radhës e Procesit “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paraqiti pretendimet e tij lidhur me akuzat për shpërdorim detyre në dy raste. Gjatë seancës, Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak. Ai shtoi se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu theksoi gjithashtu se procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ishte ngritur qëllimisht nga prokuroria e kohës ndaj ministrit të Mbrojtjes dhe se ministri nuk merrej drejtpërdrejt me çështje ushtarake, për të cilat përgjegjësia i takonte shefit të Shtabit të Përgjithshëm që asokohe ishte Luan Hoxha dhe stafit ushtarak. Ai nënvizoi se ministri i Mbrojtjes ishte civil dhe nuk kishte kompetenca për vendimin. “Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, deklaroi Mediu. Por ekzistojnë të dokumentuara të paktën katër dëshmi, të cilat konfirmojnë se korrupsioni dhe krimi shtetëror në Gërdec, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe i 400 pronave, ishte një biznes i familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin kujdesej në prapaskenë i biri, Shkëlzen Berisha, duke vënë në rresht ministra dhe drejtorë të pushtetit të babait.
    Dëshmia e Luan Hoxhës
    Konkretisht 14 muaj pas Gërdecit, në 17 qershor 2009, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, i sapo shkarkuar, kërkon një takim me urgjencë me ambasadorin amerikan në Tiranë, John Withers, për të rrëfyer të vërtetën e Gërdecit. Takimi dhe rrëfimit reflektohet në një kabllogram sekret që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, në 20 qershor 2009. Në kabllogram shkruhet se Luan Hoxha ishte ankuar se Shkëlzen Berisha i kishte bërë presion që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Më pas Berisha e shpalli armik ambasadorin amerikan, madje përmes Ilir Metës, tentoi ta dëbonte nga Shqipëria, por kërkesa e Metës si ministër i Jashtëm u refuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas kabllogramit “ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi. Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”. I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO”. Pas publikimit të kabllogramit, Luan Hoxha, në shtator të vitit 2011, konfirmoi se kishte raportuar tek ambasadori amerikan, por mohoi që të kishte folur për Shkëlzenin. Hoxha konfirmoi gjithçka, përveç pjesës së Shkëlzenit, çka krijon dyshime të forta se tërheqja e ish-kreut të ushtrisë ka ardhur nga presioni. Mohimi nga ana e Hoxhës u përdor më pas nga Berisha dhe Shkëlzeni. Edhe në mars të vitit 2019, Shkëlzen Berisha, ka deklaruar se “Përveç meje, këtij pretendimi i ka dhënë vetë përgjigje, me deklaratë publike, për median, vetë z. Hoxha, ku thotë se gjatë takimit me Withers, nuk është përmendur emri i Shkëlzen Berishës. Kësaj i ka dhënë përgjigje z. Hoxha”. Ndërkaq, në shkurt të vitit 2012, Luan Hoxha u larguar bashkë me familje në SHBA për të marrë azil, me sa duket nga frika për të mos e pësuar si Kosta Trebicka.
    Avokati: Luan Hoxha është kërcënuar nga Shkëlzen Berisha me jetë
    Ndwrkohw nga ana tjetër, në një intervistë në “ABC News”, avokati i njohur, Idajet Beqiri theksoi se Luan Hoxha për këtë ngjarje është kërcënuar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Gjithashtu ai shtoi se nëse kthehet në Shqipëri jeta e Luan Hoxhës është e rrezikuar. “Luan Hoxha është dëshmitar i akuzës dhe si dëshmitar e ka kërkuar SPAK. Ai i ka dhënë një adresë gjykatës ku ndodhet ky person që të pyetej si dëshmitar dhe nuk është bërë e mundur që të gjendet se ku është. SHBA i ka dhënë azilin politik dhe ja dhanë sepse i ishte rrezikuar jeta. Ai i ka bërë drejtpërdrejt letër Berishës, Shkëlzeni e ka marrë vesh dhe e ka kanosur gjithmonë Hoxhën. Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar me jetë. Luan Hoxha i ka denoncuar këto. Një person që u dënua këtu me gjashtë vite burg, pasi gjykata e Shqipërisë e dënoi dhe një person të tillë nuk do ta merrte në mbrojtje SHBA nëse nuk do të diheshin të gjithë këto gjëra. Pra fakti që i kanë dhënë azilin politik do të thotë se ai person ka qenë i kanosur, dhe i kanosur nuk ka qenë vetëm ai. Jeta e Hoxhës është e rrezikuar nëse vjen në Shqipëri. Sa i përket dëshmisë së tij, ai ka dëshmuar dhe nëpërmjet avokatit të vet ka bërë një memorie dhe prokurorët e kanë lexuar dhe më pas e kanë pyetur me hollësi. Thelbi i dëshmisë së Luan Hoxhës është ky: ‘Fabrika e Gërdecit fillimisht do të ndërtohej në Bërzhitë, pasi na kërkuan mendimin se ku duhet ndërtuar, përcaktuar bashkë me juristët se ku duhet ndërtuar. Kushtet që nuk ekzistonin në Bërzhitë nuk ekzistonin as në Gërdec. Fatmir Mediut iu ngarkua detyra që të nxirrte të gjithë urdhrat që bëhej çmontimi i armëve në Gërdec. Në urdhër thotë për zbatim. Fatmir Mediu, është përgjegjës, ka dhënë katër urdhra”, ka thënë avokat Idajet Beqiri disa muaj më parë.
    Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
    Kujtojmë se ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.
    Sot askush në qeli dhe asnjë i dënuar për vrasje
    Megjithatë 17 vite nga Gërdeci, askush nuk është sot në qeli dhe askush nuk është i dënuar për vrasje nga 28 të pandehurit që morën dënime pranverën e 2012-s, 4 vite pas masakrës. Dënimin më të rëndë me 18 vjet burg e mori Ylli Pinari, ish-drejtori i “Meico”-s, ndërmarrjes shtetërore të import-eksportit të armëve dhe drejtori i Fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxholli, ndërsa pronari i fabrikës, Mihal Delijorgji u dënua me 10 vjet. Për të tre këta ishte kërkuar burgim i përjetshëm. Për ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, i cili është larguar nga vendi, dënimi ishte 6 vjet burg, ndërsa disa ish-gjeneralë të tjerë u shpallën të pafajshëm. Po ashtu, 10 vjet u dhanë dhe për Sokol Ngjecin, zyrtar i “Meico”-s. Për ish-kupolën e ushtrisë shqiptare, dënimi më i madh u dha për ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, me 6 vjet nga 8 të kërkuar nga Prokuroria, dy ish-gjeneralë u shpallën të pafajshëm, ndërsa dy të tjerë u dënuan njëri, Dashnor Caushi me tre vjet, ndërsa tjetri Shpëtim Spahiu me katër vjet, por me kusht. Për të tjerët, funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes u dhanë dënime nga 1 deri tre vjet burgim. Në total, Gjykata dha 94 vite burgim, gjoba dhe 9 të pandehur morën pafajësinë. Një vendim, i cili që në sallën e gjyqit provokoi acarimin e familjarëve të viktimave, të cilët e quajtën të turpshëm atë. Një pjesë e mirë të dënuarve përfituan nga shkurtimi i dënimit në Apel, përllogaritja e ditëve të paraburgimit dhe ulja më vonë e dënimit për “sjellje të mirë”.
    VENDIMET PËR GERDECIN
    TË DËNUAR

    Ylli Pinari 18 vite burg, u kërkua i përjetshëm
    2. Dritan Minxholli 18 vite burg, u kërkua i përjetshëm
    Mihal Delijorgji 10 vite burg, u kërkua i përjetshëm
    Sokol Ngjeçi 10 vite, u kërkuan 23 vite
    Luan Hoxha 6 vjet burgim
    Shpëtim Spahiu 4 vjet burg
    Shkëlzen Madani 3 vite, 300 mijë lekë gjobë
    Dashnor Çaushi 3 vite burg
    Hilmi Laçaj 3 vjet burg
    Gëzim Oshafi 3 vjet burg
    Jorgo Mino 3 vjet burg
    Fari Toska 3 vjet burg
    Zenun Fero 3 vjet burg
    Hysni Çoçka 3 vjet burg
    Armand Tartari 1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
    Ndue Marku 1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
    Fatbardh kuçi 1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
    Denis Hajdari 1 vit burg, 300 mijë lekë gjobë
    ALBADEMIL SH.P.K. 25 MILIONË LEKË GJOBË

    TË PAFAJSHËM

    Ardian Mullahi I pafajshëm
    Agim Lala I pafajshëm
    Zija Bahja I pafajshëm
    Agim Babameto I pafajshëm
    Rezart Tërshana I pafajshëm
    Besnik Dauti I pafajshëm
    Adriatik Mema I pafajshëm
    Juliana Margariti E pafajshme
    Fiqiret Mato I pafajshëm

  • ‘Kundërshtime për akt-ekspertizën tekniko-ushtarake’/ Mediu: Procesi po shkon drejt absurdit, çështjet teknike nuk janë detyrë e ministrit

    ‘Kundërshtime për akt-ekspertizën tekniko-ushtarake’/ Mediu: Procesi po shkon drejt absurdit, çështjet teknike nuk janë detyrë e ministrit

    Në Gjykatën e Posaçme nisi sot procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu,ku në seancë, Mediu paraqiti kundërshtimet e tij në lidhje me akt-ekspertizat tekniko-ushtarake.

    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë,” deklaroi Mediu, duke shtuar se prokurori në sallë pranoi se nuk kishte njohuri për kalibrat pasi ishte jurist. Ai tha se procedimi penal ishte ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës dhe se ministri nuk merret me çështje ushtarake, për të cilat, sipas tij, përgjegjësia i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak.

    Në një deklaratë jashtë Gjykatës së Posaçme, Mediu theksoi rëndësinë e kontrollit civil dhe ushtarak për një vend anëtar të NATO-s dhe u shpreh se çështjet teknike nuk janë brenda kompetencave të ministrit. “Ministri i Mbrojtjes është civil,” tha ai, duke nënvizuar se kundërshtimet dhe pyetjet e tij janë paraqitur edhe në një përmbledhje zyrtare të dorëzuar në seancë.

    Sa i përket paraqitjes së provave, Mediu u shpreh i habitur dhe kritik ndaj procesit, duke theksuar mungesën e një shkrese të kundërligjshme nga kryeministri në dokumentacionin e paraqitur dhe duke e quajtur rrjedhën e procesit drejt absurdit. Ai argumentoi se pretendimet se uzinat ushtarake kryenin demontime nuk përputhen me dëshmitë se në vitin 2007 ato kanë punuar me kapacitet të plotë.

    Mediu përmendi gjithashtu se ministri kishte dërguar në qeveri relacione sipas të cilave municionet e kalibrave të mëdhenj demontoheshin në uzinat ushtarake. Ai shtoi se relacionet i përgatiten nga stafi teknik dhe se nuk ka thënë se ekzistonin vetëm municione të vogla apo të mëdha; sipas tij, nuk është detyrë e ministrit të dijë detaje teknike si përkatësia e municioneve sipas milimetrave.                                                             

    Mediu:

    Ka një normë shumë të rëndësishme për një vend anëtar të NATO-s, kontrolli civil dhe ushtarak i forcave të armatosura, me çështje teknike nuk merret ministri.
    Megjithatë ne kemi bërë kundërshtimin edhe pyetje pas pyetje, edhe në një përmbledhje të sotme të cilën e kemi paraqitur.

    Për sa i përket çështjes së dytë, paraqitjes së provave, të them të drejtën jam jashtëzakonisht i habitur, që tregon se ky proces po shkon drejt absurdit për faktin që në gjithë prezantimin që u bë nuk shikohet dhe nuk tregohet një shkresë e kundërligjshme e kryeministrit, përveçse aludimeve për sa i përket procedurës administrative.

    Ta bëjmë më të thjeshtë, thuhet se uzinat ushtarake bënin demontime, po ju them që në 2007, uzinat ushtarake, sipas edhe dëshmive të ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm, kanë punuar me kapacitet të plotë.
    Thuhet për shembull: ministri çoi një relacion në qeveri dhe tha që municionet e kalibrit të madh demontoheshin në uzinat ushtarake.

    Relacionet janë që i përgatit stafi teknik, as kam thënë ka municione të vogla, as kam thënë ka municione të mëdha, por nuk është detyrë e ministrit të dijë se kush është municion i vogël dhe kush i madh, aq më tepër të dijë milimetrat e municioneve.

     

  • “Gërdeci”, Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Ministri nuk merret me çështje ushtarake!

    “Gërdeci”, Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Ministri nuk merret me çështje ushtarake!

    Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit.
    Gjatë seancës Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak.
    Mediu tha se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.
    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha ai.

  • ‘Gërdeci’/ Fatmir Mediu në GJKKO: Akuza të qëllimshme nga Prokuroria e kohës

    ‘Gërdeci’/ Fatmir Mediu në GJKKO: Akuza të qëllimshme nga Prokuroria e kohës

    Fatmir Mediu

    TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Mediu në seancë ka paraqitur kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake. 
    Ish-ministri shprehet se procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Mediu është shprehur se do të vazhdoj ta kundërshtoj aktin në të gjithë aspektin e vetë sepse nuk ka të bëjë me detyrat ligjore të ministrit. Sipas tij në postin e ministrit, nuk ishte përgjegjësia e tij për këto çështje, por i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. 
    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë Prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, ka thënë Mediu në seancë.
    Në seancën e fundit mbajtur më 18 qershor, ish-ministri kërkoi që trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës. Mediu shtoi se 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që edhe të merren parasysh gjatë gjykimit.
    Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

  • “Ministri nuk merret me çështje ushtarake”/ Gërdeci, Mediu kundërshton në GJKKO, aktekspertizën tekniko-ushtarake

    “Ministri nuk merret me çështje ushtarake”/ Gërdeci, Mediu kundërshton në GJKKO, aktekspertizën tekniko-ushtarake

    Në Gjykatën e Posaçme vijoi procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Gjatë seancës Mediu pretendoi se ekspertët e thirrur nga prokuroria për akt-ekspertizat tekniko-ushtarake ishin në një nivel të ulët ushtarak.
    Mediu tha se disa ushtarakë të lartë kishin kundërshtuar këto ekspertiza, ndërsa prokurori kishte deklaruar se nuk kishte njohuri për kalibrat, pasi ishte jurist. Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.
    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, tha ai.

  • Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

    Gjyqi për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

    Nis në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit.
    Mediu paraqet kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.
    “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, ka thënë Mediu në seancë.

    Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.

  • ‘Do vizitonte Shqipërinë’/ Mediu rrëfen takimin me Charlie Kirk: U kthye në një problem për politikën amerikane

    ‘Do vizitonte Shqipërinë’/ Mediu rrëfen takimin me Charlie Kirk: U kthye në një problem për politikën amerikane

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka sjellë një analizë të thelluar mbi figurën dhe ndikimin e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk.

    I ftuar në emisionin Revieë, Mediu mbërriti në studio me librin më të fundit të Kirk, duke ndarë për herë të parë detaje nga takimi personal që ka pasur me të dhe nga njohja e tij me veprimtarinë e këtij aktivisti të së djathtës amerikane.

    “E kam takuar Charlie-n në një aktivitet në SHBA, dhe që nga ajo kohë më ka lënë përshtypje si një debatues i jashtëzakonshëm. Ai u jepte hapësirë të gjithëve për të bërë pyetje, madje edhe kur përballej me kundërshti apo ofendime. Charlie ndërtoi një armaturë të fuqishme rreth lëvizjes së tij, e cila kishte në thelb masivitetin dhe ndikimin real në proceset zgjedhore. Ai arriti të mobilizojë rininë universitare dhe ndryshoi qasjen e saj, duke e kthyer një pjesë të madhe të saj – që më parë mbështeste rreth 70% të majtën – drejt një alternative tjetër politike,” u shpreh Mediu.

    Mediu tregoi se Kirk ishte një figurë që u rrit politikisht jashtë sistemit tradicional ndërsa tha se ai u u kthye në një problem të madh për politikën amerikane.

    “Charlie Kirk u kthye në një problem të madh jashtëzakonisht për faktin se ai ndërtoi një nga lëvizjet më të jashtëzakonshme që nuk ishte parë ndonjëherë. Nuk ishte pjesë e strukturës zyrtare të Partisë Republikane, por ndërtoi një lëvizje me debat të hapur dhe me ndikim real në terrene ku ideologjia konservatore përballej me kundërshtimin më të madh. Ai nuk kërkonte gjë tjetër, përveçse një Amerikë me familje të shëndosha, me vlera dhe tradita”, – shtoi ai.

    Mediu tha se ishte parë dhe mundësia e një vizite të Charlie Kirk në Shqipëri.

    “Ishte diskutuar që Charlie mund të kishte një mundësi të vizitonte edhe Shqipërinë. Unë besoj se nevoja për një rini konservatore është reale edhe këtu. Vlerat, familja dhe tradita janë të domosdoshme për stabilitetin e shoqërisë shqiptare,” – përfundoi ai.