Tag: mediu

  • “Me Kosovën apo me Vuçiçin”, Mediu: S’të pyes ty Taulant, me kë të më dojë qejfi! Balla i përmend Gërdecin

    “Me Kosovën apo me Vuçiçin”, Mediu: S’të pyes ty Taulant, me kë të më dojë qejfi! Balla i përmend Gërdecin

    fatmir mediu dhe taulant balla

    TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme në Kuvend, për shkak se Partia Demokratike ka shprehur qëndrimin e saj që nuk do të marrë pjesë në protestën për UÇK-në që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi që në Kuvend përveç gjenocidit serb, të shtohet dhe një pikë, ku kërkohet lirimi i menjëhershëm u krerëve të UÇK-së, ndërsa është përfshirë në replika me kreun e grupit parlamentare të PS-së, Taulant Balla.

    “Kush harron historinë, është i detyruar që ta përsëris atë. Për fatin e keq, apo të mirë, një pjesë e juaja se ka njohur. Ky Kuvend jo vetëm që duhet të flasë për gjenocidin, por të shtojë dhe një pikë, lirimin e menjëhershëm të ish-krerëve të UÇK. Kam pasur nderin që i kam njohur personalisht, Thaçin, Veselin, Rexhep Selimin. Nuk duhet asnjë qëndrim politik me këtë çështje. S’mund të jemi në krah të udhëheqësve të UÇK dhe nga ana tjetër me Vuçiçin. Duhet të jemi të qartë. S’të pyes ty Taulant Balla, do të jem ku të më …dojë qejfi mua. S’të marr leje ty.”, tha ai. Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i Ballës, i cili i kujtoi Mediut Gërdecin.
    “E kam ruajtur por se mbaj dot më. Meqë ju bëra një kronologji të asaj që keni bërë për të dëmtuar Kosovën. Vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të dy bashkë hodhët në erë Gërdecin”, deklaroi Balla. /ZËRI 

  • Rezoluta për Kosovën/ “Do jem ku t’më….”, Mediu përplaset me Ballën, kreu i grupit të PS: Hodhët Gërdecin në erë vetëm 28 ditë pas…

    Rezoluta për Kosovën/ “Do jem ku t’më….”, Mediu përplaset me Ballën, kreu i grupit të PS: Hodhët Gërdecin në erë vetëm 28 ditë pas…

    Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita dhe mazhoranca kanë debatuar në lidhje me kërkesë e kësaj të fundit për rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

    Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, iu kthye kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke i thënë se nuk e pyet se dhe nuk i merr leje për të fol për Kosovën.
    “Duhet të flitet patjetër për gjenocidin serb
    në Kosovë. Do të jem ku t’më…. ku është Kosova, nuk të marr leje sesa flas Taulant Balla.  Duhet të flitet patjetër për gjenocidin serb në Kosovë. As e ke ditur as nuk e di se ku është Kosova”, tha Mediu.
    “Meqë u bëra një kronologji që keni bërë për ta dëmtuar Kosovën, vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, hodhët në erë Gërdecit, të dy”, iu përgjigj Balla.

    Top Channel

  • ‘Ballkani kërcënohet nga Rusia dhe Kina’, Mediu në Asamblenë Parlamentare në NATO: Bashkëpunim për të forcuar sigurinë

    ‘Ballkani kërcënohet nga Rusia dhe Kina’, Mediu në Asamblenë Parlamentare në NATO: Bashkëpunim për të forcuar sigurinë

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, Slloveni.
    Në një postim në rrjetet sociale, Mediu ka ndarë disa nga momentet më të rëndësishme lidhur me këtë takim të rëndësishëm ku në diskutime kanë zënë vend çështje që lidhen me sigurinë globale.
    Si pjesë e delegacionit shqiptar, Mediu theksoi nevojën për një strategji të përbashkët të vendeve të NATO-s dhe aspiranteve në Ballkan, për të përballuar kërcënimet që vijnë nga Rusia, Kina dhe aleatët e tyre në rajon.
    Ai gjithashtu ka shprehur mbështetje të qartë për Ukrainën dhe propozoi intensifikimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër të vendimeve të Samitit të NATO-s në Hagë.
     
    Postimi
    Lubjana SloveniaSi anëtar i delegacionit të parlamentit në Asamblenë parlamentare të NATO-s, së bashku me kolegë të parlamentit morëm pjesë në diskutime të rëndësishme për zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë, lindja e mesme agresioni Rus, roli i Kinës në konfliktet dhe përballja ndërmjet vëndeve demokratike dhe atyre autoritariste.
    Së bashku me kolegë nga parlamentet e tjera në Europë United4Ukraine, me të cilët ishim në Kiev 2 muaj më parë, zhvilluam një takim me delegacionin e RADA të Ukrainës duke u nagazhuar në mbështetje për ti dhënë fund agresionit Rus.
    Presidenti Zelenski online ju adresua Asamblesë duke shpjeguar situatën e luftës në Ukrainë dhe bisedën e fundit me Presidentin Trump.
    Ishte kënaqësi të takoja ish Presidentin e Ukrainës Poroshenko, me të cilin prej kohësh kemi bashkëpunuar në Forumet e IDU dhe Forumin e Sigurisë në Washington.
    Po ashtu kënaqësi që Asambleja do të bëjë vleresimin më të lartë “Women for Peace and Security”, për Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu.
    Gjatë diskutimeve në Komisjonin e sigurisë dhe mbrojtjes kërkova që vëndet e NATO-s dhe ato aspirante në Ballkan të bashkëpunojnë për ndërtimin e një deterrance të përbashkët politike, ushtarake, në vlerësim të investimeve 5%, në sektorim e mbrojtjes, mbas vendimit Samitit të NATOs në Hagë, duke vlerësuar se kërcënimet në ballkan vijnë nga Rusia, Kina dhe aleatët e tyre në Ballkan. Iniciativa e Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës duhet të zgjerohet me veëndet e tjera të Ballkanit. Ky qëndrim u përkrah nga Ministri i Mbrojtjes së Slovenisë Borut Sajovic.

  • Mediu: Mazhoranca e Ramës do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore dhe të drejtën për debat në Kuvend

    Mediu: Mazhoranca e Ramës do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore dhe të drejtën për debat në Kuvend

    Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ku foli për debatet në parlament dhe mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, po mohon çdo instrument demokratik të opozitës.

    ‘Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore, interpelancat apo edhe seancat me debat në parlamentin e Shqipërisë,’ tha Mediu.

    Ai theksoi se roli i deputetëve nuk është të jenë ‘të punësuar në Kuvend’, por përfaqësues të qytetarëve dhe të një krahu politik.

     ‘Ne nuk jemi të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi përfaqësues të qytetarëve, të një krahu politik dhe veprimin tonë e kemi veprim politik, më pas çështja e administrimit brenda Kuvendit, është një çështje më tepër politike,’ deklaroi ai.

    Mediu nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe qartësisë politike në raport me qytetarët, sidomos në betejat kundër krimit dhe korrupsionit.

    ‘Në raport me qytetarët qartësia e veprimeve tona është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimin e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet me luftën ndaj trafikut të drogës etj. Jo vetëm për të thënë se çfarë është, por dhe kush është zgjidhja. Jo vetëm me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët, dhe kjo është e domosdoshme,’ u shpreh kreu i PR-së.

    Sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Mediu theksoi se duhet të ketë një diskutim të qartë mbi qëllimin dhe rezultatet që priten prej tyre.

     ‘Në këtë pikëpamje unë mendoj që për ngritjen e Komisioneve Hetimore është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim paraprak që të paraprihet jo vetëm nga fakti, por edhe ajo çfarë duan të realizojmë ne, në elementë të fundit, pas ngritjes së këtyre komisioneve hetimore,’ tha ai.

    Sipas Mediut, mazhoranca synon të mbyllë çdo hapësirë kontrolli parlamentar dhe transparence.

     ‘Mazhoranca ka për t’i mohuar gjithmonë të drejtat e komisioneve hetimore, të drejtat e interpelancave, të drejtën për debat për disa çështje që kanë rëndësi,’ shtoi ai.

    Në përfundim, Mediu theksoi se çështje si lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit janë thelbësore për debatin parlamentar.

    ‘Nëse nuk është e rëndësishme lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit, atëherë çfarë më e rëndësishme për një debat në një kuvend të një republike parlamentare?’, u shpreh ndër të tjera Fatmir Mediu në SYRI TV.

  • “Nuk jemi të punësuar në Kuvend”, Mediu: Ja pse duhen ngritur Komisionet Hetimore

    “Nuk jemi të punësuar në Kuvend”, Mediu: Ja pse duhen ngritur Komisionet Hetimore

    Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli për debatet në parlament dhe mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, po mohon çdo instrument demokratik të opozitës.
    ‘Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore, interpelancat apo edhe seancat me debat në parlamentin e Shqipërisë,’ tha Mediu.
    Ai theksoi se roli i deputetëve nuk është të jenë ‘të punësuar në Kuvend’, por përfaqësues të qytetarëve dhe të një krahu politik.
    ‘Ne nuk jemi të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi përfaqësues të qytetarëve, të një krahu politik dhe veprimin tonë e kemi veprim politik, më pas çështja e administrimit brenda Kuvendit, është një çështje më tepër politike,’ deklaroi ai.
    Mediu nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe qartësisë politike në raport me qytetarët, sidomos në betejat kundër krimit dhe korrupsionit.
    ‘Në raport me qytetarët qartësia e veprimeve tona është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimin e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet me luftën ndaj trafikut të drogës etj. Jo vetëm për të thënë se çfarë është, por dhe kush është zgjidhja. Jo vetëm me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët, dhe kjo është e domosdoshme,’ u shpreh kreu i PR-së.
    Sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Mediu theksoi se duhet të ketë një diskutim të qartë mbi qëllimin dhe rezultatet që priten prej tyre.
    ‘Në këtë pikëpamje unë mendoj që për ngritjen e Komisioneve Hetimore është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim paraprak që të paraprihet jo vetëm nga fakti, por edhe ajo çfarë duan të realizojmë ne, në elementë të fundit, pas ngritjes së këtyre komisioneve hetimore,’ tha ai.
    Sipas Mediut, mazhoranca synon të mbyllë çdo hapësirë kontrolli parlamentar dhe transparence.
    ‘Mazhoranca ka për t’i mohuar gjithmonë të drejtat e komisioneve hetimore, të drejtat e interpelancave, të drejtën për debat për disa çështje që kanë rëndësi,’ shtoi ai.
    Në përfundim, Mediu theksoi se çështje si lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit janë thelbësore për debatin parlamentar.
    ‘Nëse nuk është e rëndësishme lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit, atëherë çfarë më e rëndësishme për një debat në një kuvend të një republike parlamentare?’, u shpreh ndër të tjera Fatmir Mediu

  • “Kandidati, jashtë partive politike”, Mediu: Duhet koalicion i gjerë opozitar për zgjedhjet në Tiranë

    “Kandidati, jashtë partive politike”, Mediu: Duhet koalicion i gjerë opozitar për zgjedhjet në Tiranë

    Teksa Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet mbi ankimimin e Erion Veliajt për vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës, opozita vijon me diskutimet për gjetjen e një kandidatit në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakoheshme.
    Në një lidhje me Skype në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri”, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se duhet të gjendet një koalicion sa më i gjerë, nga forcat politike parlamentare dhe jo parlamentare. Ai theksoi se nevojitet një figurë që do të pranohet gjerësisht nga të gjitha forcat politike.
    “Kemi vendosur disa kritere, i pari është që të gjendet një koalicion sa më i gjer. Për të arritur këtë marrëveshje, ne duhet të kalojmë interesin e ngushtë politikë të një partie politike, apo ambicien e një individi. Të kërkojmë të gjejmë një figurë të pranuar gjerësisht nga të gjitha forcat e politike. Kriteri  tretë është që të gjitha forcat politike që bëhen pjesë e këtij diskutimi do propozojnë të gjithë kandidaturat e tyre dhe më pas do të vendosim kriteret përkatëse të kandidaturave që marrin më shumë mbështetje. Besoj që duhet të jetë një kandidaturë gjithëpërfshirëse, qytetare”, tha Mediu.
    I pyetur nëse do të jetë apo një figure politike kandidati për Tiranën, Mediu ndau bindjen se do të ishte më mirë të shikohej jashtë partive politike. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që kandidati të vijë nga partitë politike, në rast se do të gëzojë mbështetjen e të gjitha palëve.
    “Jo brenda partive politike, por propozuar nga partitë politike. Mendoj se një kandidat i pranueshëm është kur ka më pak qasje apo njehsohet me një parti politike sepse paragjykimet në opozitë janë rreth partive politike dhe për të shmangur këtë kemi dalë jashtë idesë që duhet të jetë nga një parti politike. Megjithatë nuk përjashtohet që nëse një figurë e një partie politike është e pranueshme nga të gjitha palët, pse jo. Por unë kam bindjen që të shikojmë jashtë partive politike, ku secili subjekt të propozojë kandidaturat që ata mendojnë që janë përfaqësuese”, theksoi ai.
    Ndalur te debatet në Kuvend, Mediu akuzoi maxhorancën socialiste për shkelje të rregullores dhe veprime në kundërshtim me Kushtetutën.
    “Nuk respektohet rregullorja e Kuvendit, nuk respektohet Kushtetuta. Debati dje ishte për faktin se na u paraqit një program pune i cili, sipas rregullores, duhej të kishte komisionet përkatëse që e shqyrtonin dhe datat përkatëse, gjë që nuk ndodhi sipas rregullores dhe ndaj e kundërshtuam. Është në vijim të disa debateve më parë siç ishte ndryshimi i rregullores në mënyrë antikushtetuese dhe veprimet antiligjore të kryeministrit gjatë seancës së prezantimit të qeverisë ku për herë të parë qytetarëve iu mohua e drejta për të dëgjuar programin, për të njohur se kush janë ministrat dhe për të ndjekur debatin rreth programit qeverisës. Qeveria e këtij vendi nuk është e interesuar që të ketë parlamentarizëm, debat. Ka tendencën për të kontrolluar çdo institucion dhe ne nuk jemi më një republikë parlamentare, por republikë kryeministrore”, deklaroi Mediu.
    Ankimimi i Veliajt pezullon shkarkimin e tij dhe ngrin procesin e përcaktimit të një date për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.

  • Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta

    Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta

    Kreu i Parisë Republikane ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën për ndryshimet në Komisionet Parlamentare.
    Mediu tha se nuk janë përcaktuar detyrat dhe detyrimet e Komisioneve Parlamentare.
    “Mendoj se si Kryetar i Kuvendit, kur vini dhe paraqisni përballë Kuvendit, ndarjen mes pozitës dhe opozitës, duhet të bëni të qarta edhe arsyet. Sot Grupi Parlamentar i PD, iu kërkoi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit, të kishte edhe të pasqyruar edhe komisionet përkatëse edhe shqyrtimet. gjë e cila nuk na u dha, dhe mendoj që është në drejtën e secilit deputet se çfarë voton. Po ashtu duhet të rikthej në vëmendje funksionet në grupet parlamentare. E përsëris, ka dy procedura, njëra kryhet në seancë plenare, tjetra kryhet në grupet e përhershme parlamentare. Ju në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshuat komisionet, pa përcaktuar se kush janë detyrat dhe detyrimet e tyre. Dhe prandaj jemi në këtë situatë sot”, tha Mediu.

  • Lulzim Basha, mesi i artë si kandidat për Tiranën, Mediu le të hapur mundësinë

    Lulzim Basha, mesi i artë si kandidat për Tiranën, Mediu le të hapur mundësinë

    Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.
    Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane tha se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.
    “Megjithatë, unë e them me bindje, ajo që duhet është të tejkalojmë figurat politike. Figurat politike ndajnë opozitën, për shkak të gjykimeve dhe paragjykimeve që janë. Edhe Fatmir Mediu, nuk përjashtohet nga ky paragjykim”, tha ai.
    Por a mos është një garë shumë e fortë për t’ia besuar një të riu? Për Mediun, debati për nevojat e qytetarëve është më i fortë në përballje me qeverinë.
    “E fortë do të jetë debat mes asaj se çfarë kanë nevojë qytetarët dhe asaj se çfarë kemi ne si realitet, të një bashkie plotësisht të manipuluar, të kontrolluar, me procese tërësisht të korruptuara në bashkëpunim me qeverinë. Përballë kësaj, unë mendoj që debate që duhet të bëjë opozita, nuk është thjesht debati i mazhorancës,  por përfshirja e qytetarëve.
    Një kandidaturë e cila vjen si bashkëpunim i forcave politike, nëse është e mundur, padyshim do jetë rruga më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Unë mendoj se opozita ka nevojë për përfshirjen  e sa më shumë qytetarëve në proces, për përfshirjen e sa më shumë autoriteteve që ndoshta janë më afër opozitës apo janë opozitare me qeverinë dhe nuk bëjnë pjesë në nivelin e drejtimit politik të opozitës”, tha ai.
    Nëse ish-demokrati, Lulzim Basha do të ofrohej për të kandiduar për Tiranës, mos ndoshta kjo do të ishte një vijë e kuqe për opozitën? Mediu nuk dha një përgjigje të prerë për këtë gjë, por gjithashtu as nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së Bashës në këtë proces. Sipas tij, për aq kohë sa është rezultat me konsensusin e të gjithë anëtarëve të partisë, bëhet e vlefshme politikisht.
    “Unë mendoj se figurat politike pranohen atëhere kur pranohen nga të gjithë. Prandaj është më mirë të kemi një proces diskutimi të përbashkët të figurave, për sa i përket atyre që do kandidojnë dhe pas saj të bëhet përzgjedhja me konsensus. Çdo gjë me konsensus është e vlefshme politikisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë”, tha ai.
    Kujtojmë se  Partia Demokratike ka nisur negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, si dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

  • Zgjedhjet ne Tirane Mediu: Nuk na duhet një figurë politike

    Zgjedhjet ne Tirane Mediu: Nuk na duhet një figurë politike

    Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.
    Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ne Klan News u shpreh se opozita por dhe kryeqyteti, ka nevojën e ndërhyrjes së qytetarëve.
    “Ka shumë njerëz në shoqërinë shqiptarë që duhet t’i bashkohen jo thjesht opozitës, por qëllimit për të bërë një realitet ndryshe në qeverisjen e Tiranës, por edhe në procesin politik që ka Shqipëria”, tha ai.
    Keshtu Mediu u shpreh se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.
    “Megjithatë, unë e them me bindje, ajo që duhet është të tejkalojmë figurat politike. Figurat politike ndajnë opozitën, për shkak të gjykimeve dhe paragjykimeve që janë. Edhe Fatmir Mediu, nuk përjashtohet nga ky paragjykim”, tha ai.
    Por a mos është një garë shumë e fortë për t’ia besuar një të riu? Për Mediun, debati për nevojat e qytetarëve është më i fortë në përballje me qeverinë.
    “E fortë do të jetë debat mes asaj se çfarë kanë nevojë qytetarët dhe asaj se çfarë kemi ne si realitet, të një bashkie plotësisht të manipuluar, të kontrolluar, me procese tërësisht të korruptuara në bashkëpunim me qeverinë. Përballë kësaj, unë mendoj që debate që duhet të bëjë opozita, nuk është thjesht debati i mazhorancës,  por përfshirja e qytetarëve. Një kandidaturë e cila vjen si bashkëpunim i forcave politike, nëse është e mundur, padyshim do jetë rruga më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Unë mendoj se opozita ka nevojë për përfshirjen  e sa më shumë qytetarëve në proces, për përfshirjen e sa më shumë autoriteteve që ndoshta janë më afër opozitës apo janë opozitare me qeverinë dhe nuk bëjnë pjesë në nivelin e drejtimit politik të opozitës”, tha ai.
    Nëse ish-demokrati, Lulzim Basha do të ofrohej për të kandiduar për Tiranës, mos ndoshta kjo do të ishte një vijë e kuqe për opozitën? Mediu nuk dha një përgjigje të prerë për këtë gjë, por gjithashtu as nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së Bashës në këtë proces. Sipas tij, për aq kohë sa është rezultat me konsensusin e të gjithë anëtarëve të partisë, bëhet e vlefshme politikisht.
    “Unë mendoj se figurat politike pranohen atëhere kur pranohen nga të gjithë. Prandaj është më mirë të kemi një proces diskutimi të përbashkët të figurave, për sa i përket atyre që do kandidojnë dhe pas saj të bëhet përzgjedhja me konsensus. Çdo gjë me konsensus është e vlefshme politikisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë”, tha ai.
    Kujtojmë se ditën e sotme, Partia Demokratike ka nisur negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, si dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
    Ky është hapi i parë zyrtar që hedh PD për përzgjedhjen e kandidaturës që do të garojë së shpejti në Bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.
    për Mediun, bashkimi i qytetarëve me opozitën, do të sillte një proces zgjedhor më të drejtë e jo të manipuluar.
    “Sa më tepër angazhim të ketë, më mirë do jetë dhe aq më e mundshme për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe pse e dimë që është një farsë tashmë e ndërtuar prej kohësh, dhe tendeca që shfaqet paraprakisht kërkon që të ecim drejt një procesi të shpejtë dhe të manipuluar”, tha ai.

  • A do pranohej Basha si garues për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

    A do pranohej Basha si garues për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

    Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.
    Në rubrikën “Info Weekend” në Klan News, Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane tha se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.