Tag: mediu

  • Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut

    Shtyhet më 11 nëntor seanca ndaj Fatmir Mediut

    GJKKO ka shtyrë për datën 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”.
    Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit. Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”.
    Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim. Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor. Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin.

  • Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu shtyhet më 11 nëntor

    Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu shtyhet më 11 nëntor

    GJKKO shtyn për më 11 nëntor seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata refuzoi kërkesën për të mos pasur të dëmtuarit si palë në proces dhe për marrjen si provë të dëshmive të 9 ushtarakëve amerikanë. 
    Seanca e së enjtes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme u shoqërua me momente të forta tensioni mes palëve. Debati nisi pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm të 7 qershorit 2023, për legjitimimin si palë e dëmtuar në proces të të dëmtuarve nga shpërthimi në “Gërdec”. 
    Sipas avokatëve, klienti i tyre nuk akuzohej për shpërthimin, por për “shpërdorim detyre”. Pretendimi i tyre ngjalli reagim të një prej anëtarëve të familjes Durda në sallë, që tha një frazë fyese ndaj avokatit. 
    Teksa avokati Ardian Visha i kërkoi gjykatës të ndërhynte për situatën, familjari replikoi edhe me ish ministrin: “Fatmir, lëre mandatin dhe përballu me ligjin”. 
    Pas një ndërprerjeje pak minutëshe të seancës, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Gjoka, për shkak të njeanshmërisë në gjykim. 
    Më herët, avokatët i kërkuan gjykatës të informohej në lidhje me disa deklarime të dhëna nën betim në SHBA nga disa personalitete ushtarake, që sipas mbrojtësve, janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë e prej aty në Këshillim e Lartë Gjyqësor. 
    Nga ana e tij, i pandehuri Mediu pretendoi se gjithë ç’po ndodhte ishte politike dhe kishte për qëllim lidhjen e emrit të tij me shpërthimin. 
    “Meqënëse tragjedia gjithmonë krijon një opinion, nëse ju keni vendosur të vijoni këtë proces me opinion dhe jo procedurë, kjo nuk është drejtësi”, i tha Mediu gjykatës. 
     

  • “Gërdeci”! Mediu përplaset me familjarët: Kam 15 vite që ju dëgjoj! Durda: Djali kishte ditëlindjen sot

    “Gërdeci”! Mediu përplaset me familjarët: Kam 15 vite që ju dëgjoj! Durda: Djali kishte ditëlindjen sot

    Feruzan, Zamira Durda dhe Fatmir Mediu

    TIRANË-Sot është mbajtur seanca e radhës në GJKKO për masakrën e Gërdecit, ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu. Seanca u shoqërua me debate të forta mes palëve, ku Mediu u përball me familjarët e viktimave. Shkak për debatet është bërë kërkesa e Fatmir Mediut për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka që pranoi si palë familjen Durda. 
    Ish-ministri ka kërkuar largimin e tyre nga salla, duke i thënë familjes Durda se kanë 15 vite që i dëgjon, në një kohë kur ata po kërkojnë drejtësi për djalin 7-vjeçar që ia vranë. Nga ana tjetër familja Durda me pikëllim për humbjen e tyre u shpreh se kanë vite që presin dhe sot djali i tyre ka ditëlindjen dhe duhej të ishte 25 vjeç.
    Debati vijoi me Mediun i cili u shpreh se familjarët duan ta kthejnë gjyqin publik, pasi tragjedia krijon gjithmonë opinion dhe kanë vendosur që mos e ndjekin me procedurë e kod penal. Mediu u tërhoq duke deklaruar se nuk ka asgjë me familjarët.
    DEABTI:
    Avokati Dorian Matlia: Meqë kërkuan të dalë nga salla Geraldo Durda, atëherë jemi dakord të largohet në mënyrë që të mos kemi pengesa.
    Fatmir Mediu: Kemi 15 vite që ju dëgjojmë.
    Feruzan Durda ngrihet në këmbë:15 kam unë që pres. Nuk e financon Soros, se e ka marrë në 2008 çështjen. Mos të thotë kemi 15 vjet që ju dëgjojmë, se jemi ne ata që presim. Duhet ta kishim djalin 25 vjeç. Ka ditëlindjen sot.
    Fatmir Mediu: Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i hapur ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e NATO-s në Tiranë, nëse këta që na kanë menduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk thirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky s’është proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre.
    Avokati Henrik Ligori: Mediu akuzohet për shpërdorim detyre për shpenzimin e naftës së shtetit, këtu duhej të ishte si palë viktimë shteti për dëmin që SPAK pretendon se veprimi apo mosveprimi i Mediut i ka shkaktuar
    Fatmir Mediu: Si ka mundësi që Altin Dumani për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës tha se nuk ka përgjegjësi pasi kam nxjerr vetëm urdhrin, zbatimin e ka bërë polici, ndërsa unë qenkam përgjegjës për një vendim për demontimin që kam nxjerr totalisht të rregullt, e kanë marrë për zbatim dhe e kanë zbatuar forcat e armatosura.
    Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

  • Mediu: Në Komisionin Zgjedhor vota nuk ka vlerë! Të prodhohen ligje që të kemi rezultate, jo të përsërisim…

    Mediu: Në Komisionin Zgjedhor vota nuk ka vlerë! Të prodhohen ligje që të kemi rezultate, jo të përsërisim…

     
    Deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar që ngritja e Komisionit të ri Zgjedhor të prodhojë rezultate dhe të mos përsërisë historitë e mëparshme. Mediu kërkon që opozita të ketë të drejtën për të diskutuar se çfarë është e vlefshme apo jo në një kod zgjedhor dhe se ligjet e reja që duhet të prodhohen, duhet të çlirojnë zgjedhjet nga korrupsioni dhe krimi. 
    Ndër të tjera, deputeti tha se në këtë komision nuk ka të drejtë vote, por se mjafton dakordësimi mes dy bashkëkryetarëve. 
    “Nuk na bën nder që ky komision ecën sipas traditës parlamentare se kjo traditë nuk ka prodhuar asnjë kod elektoral që të ketë minimizuar problemet zgjedhore. Përfshira e të gjithë subjekteve politike, do të ishte e domosdoshme sidomos pa raportit të OSBE ODIHR. Ky është një komision që vota nuk ka vlerë, mjafton mirëkuptimi i dy bashkëkryetarëve. Çdo subjekt politik, nuk kanë të drejtë vote. Komision pa të drejtë vote, është një histori që ëhë përsëritur dhe ka prodhuar kode që asnjë palë nuk i kanë njohur përpara se të vijë në sallën e votimit. Prandaj mendoj që është nëse themi që ka të drejtë vetoje, atëherë le të bëjmë atë që është e domosdoshme, të ketë një konsensus paraprak, palët që janë në opozitë të kenë mundësi që të diskutoje çfarë e vlefshme dhe jo në një kod zgjedhor, përndryshe do të përsërisim të njëjtën histori, do të kemi po të njëjtin proces zgjedhor të kontrolluara nga korrupsioni dhe krimi”, tha Mediu. 

  • Pasi arritën pazarin për Reformën Zgjedhore, PS e PD “hapin vend” në komision edhe për partitë e vogla…

    Pasi arritën pazarin për Reformën Zgjedhore, PS e PD “hapin vend” në komision edhe për partitë e vogla…

    Komisioni i ri i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, do të përfshijë të gjitha partitë e mbledhura në Kuvendin e Shqipërisë. Pas dakordësimit të mazhorancës dhe opozitës për të pasur barazi votash në komision, vend i është bërë dhe dy partive, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Sipas dokumentit të fundit zyrtar të siguruar nga gazeta “SOT” dhe të dakordësuar mes palëve, bëhet me dije se këto dy parti, të cilat përfaqësohen në Kuvend vetëm me nga 1 deputet për palë, mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit, kanë të drejtën e propozimeve, por pa të drejtë vote. Shqipëria Bëhet përfaqësohet nga Ana Dajko, ndërsa “Lëvizja Bashkë” nga Redi Muçi. Këta dy deputetë, kanë të drejtë për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit, por nuk kanë të drejtën e votës.
    Detajet
    Komisioni do të ndërtohet në bazë të 16 anëtarëve, 7 nga Partia Demokratike (përfshirë këtu 1 PL dhe 1 PR), dhe 7 nga Partia Socialiste. Dy partitë e mëdha, i kanë bërë vend dhe partive të vogla. Rrjedhimisht për të ruajtur barazinë e votave, PD i ka dhënë 1 karrige deputetit Agron Shehaj ndërsa PS 1 vend ia ka dhënë deputeti të PSD-së së Tom Doshit. Komisioni i posaçëm parlamentar me 16 anëtarë, 8+8, mes tyre dy bashkëkryetarët me të drejtë vetoje, pritet të ngrihet në seancën plenare në Kuvend më 27 tetor dhe pritet të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, me një afat pune, 9 muaj. Po ashtu, socialistët kanë ofruar barazi edhe te Komisioni për Reformën Territoriale, ku 8 anëtarë do të jenë të PS-së, 6 të PD-së, 1 i Partisë së Lirisë dhe 1 i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim i Fatmir Mediut. Kryetari i Komisionit do të jetë Arbjan Mazniku ndërsa nënkryetari do të jetë nga demokratët. Ndërkohë, PD ka vendosur në mbledhjen e grupit që votojë pro ngritjes së komisioneve në seancën e 27 tetorit.  Sa i takon reformës Zgjedhore, PS kërkon të plotësojë rekomandimet e ODIHR dhe BE, ku hyjnë depolitizimi i administratës zgjedhore, apo ligj më i fortë për financimin e partive dhe rregullat e fushatës elektorale. Demokratët kërkojnë të preket Kushtetuta, duke ndryshuar sistemin. Pikë kjo, në të cilën ju ngec sharra në gozhdë me socialistët. Theksojmë se në raportin final të OSBE/ODHIR, pas analizës së bërë për procesin zgjedhor nga fushata elektorale e deri te procesi i certifikimit të rezultatit, ka rekomanduar bërjen e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse.
    Reagon Mediu
    Ndërkohë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se dje pati një bisedë me zotin Berisha se duhet të kenë një diskutim në grup për çështjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Mediu tha se opozita duhet të jetë e unifikuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se modeli që ai mbështet është kthimi i koalicioneve. “Këto dinamika na kanë çuar ku na kanë çuar. Se dija këtë. Duhej të ishim në dijeni. Këtu nuk është çështja se sa numra çon PD, por se sa logjikë çedon opozita në këtë tryezë. Unë marr pjesë në diskutimet aktive opozitare për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këtë pikëpamje s’më thotë dot njeri nëse; je apo jo me PD. Opozita duhet ta çojë këtë çështje në anën formale. Ne ramë dakord me zotin Berisha, sot fola me të, që do të kemi një takim në grup për Reformën Zgjedhore. Opozita duhet të jetë e unifikuar me qëndrimin e vetë. Ajo që duhet të luftojmë është që të kthehemi te ideja e koalicioneve”, tha ai. Mediu kujtoi dhe idenë e tij dhe të zotit Duka, për krijimin e një Konfederate me parti opozitare. “Bashkë me zotin Duka ne hodhëm idenë e krijimit të Konfederatës. Ideja ishte që nëse do t’i biesh bashkë autoriteteve, e ke të vështirë. Ne atë kohë i bëmë thirrje zotit Basha dhe zotit Lapaj. I thash hajde krijojmë një konfederatë që mos të krijojmë se kush është lideri, por ideja”, nënvizoi Mediu dje në një media.
     

  • Thyen vendimin e Berishës, Mediu, Duka dhe Artan Luku shfaqen së bashku në protestën për ish-krerët e UÇK në Tiranë

    Thyen vendimin e Berishës, Mediu, Duka dhe Artan Luku shfaqen së bashku në protestën për ish-krerët e UÇK në Tiranë

    Pasi vendimi i Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë në ‘Sheshin Skënderbej’ u thye nga Bujar Leskaj dhe Aulon Kalaja, kjo u pasua edhe nga aleatët e PD. 
    Në protestën për ish-kererët e UCK në Tiranë mori pjesë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe deputeti i kësaj partie Artan Luku duke injoruar vendimin e Berishës për mospjesmarrje në protestë. 

  • Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Mesazhi i Mediut: Politika të heshtë, sot s’ka e majtë dhe e djathtë, jemi një

    Protesta për ish-krerët e UÇK-së/ Mesazhi i Mediut: Politika të heshtë, sot s’ka e majtë dhe e djathtë, jemi një

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është një nga deputetët që ka marrë pjesë në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë.
    “Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar.
    Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu.

  • Del nga ‘rreshti’ Berishës, Mediu: Do jem në protestën për UÇK-në

    Del nga ‘rreshti’ Berishës, Mediu: Do jem në protestën për UÇK-në

    Partia Demokratike njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të zhvillohet nesër në Tiranë, në orën 17:00, në mbështetje të krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë. 
    Ndryshe nga vendimi i Sali Berishës, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka lajmëruar se do t’i bashkohet protestës. 
    “Nuk të pyes ty Taulant, dhe s’pres ftesë nga ty. Unë do të jem aty ku është Kosova. Do të jem në protestë si qytetar”,- tha Media sot, pas thirrjes së socialistit Taulant Balla në Kuvend. 
    Në reagimin e djeshëm, PD tha se nuk do të marrë pjesë në protestën për krerët e UÇK-së, pasi u tha se pjesëmarrës do të jetë dhe kryeministri Edi Rama. Por, ditën e sotme kreu i qeverisë lajmëroi publikisht se nuk do të jetë i pranishëm, që të shmangen të gjitha interpretimet e mundshme politizuese. 
    Më herët, kreu i organizatës së Veterantëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati tha në Report Tv se para shqiptarëve do të flasë ish-presidenti Alfred Moisiu, Ali Ahmeti, vetë Gucati, si edhe familjarët e një dëshmori nga Shqipëria që ka rënë në tokën e Kosovës. 
    Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara. Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. 

  • “Do jem ku të jetë Kosova”, Mediu replikon me Ballën, kreu i PR: Duhet të flisni më shumë për genocidin serb

    “Do jem ku të jetë Kosova”, Mediu replikon me Ballën, kreu i PR: Duhet të flisni më shumë për genocidin serb

    Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita dhe mazhoranca kanë debatuar në lidhje me kërkesë e kësaj të fundit për rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

    Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, iu kthye kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke i thënë se nuk e pyet se dhe nuk i merr leje për të fol për Kosovën.
    “Duhet të flitet patjetër për gjenocidin serb në Kosovë. Do të jem ku është Kosova, nuk të marr leje sesa flas Taulant Balla.  Duhet të flitet patjetër për gjenocidin serb në Kosovë. As e ke ditur as nuk e di se ku është Kosova”, tha Mediu.
    “Meqë u bëra një kronologji që keni bërë për ta dëmtuar Kosovën, vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, hodhët në erë Gërdecit, të dy”, iu përgjigj Balla.

    Top Channel

  • “Nuk mund të jesh në krah të UÇK-së dhe partner me Vuçiç”, Mediu-Ballës: Ti s’e di ku bie Kosova

    “Nuk mund të jesh në krah të UÇK-së dhe partner me Vuçiç”, Mediu-Ballës: Ti s’e di ku bie Kosova

    Deputeti i opozitës Fatmir Mediu i ka kthyer përgjigje kolegut socialist Taulant Balla në lidhje me ftesën e këtij të fundit për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-s. Mediu në fjalën e tij në Kuvend, Mediu ka deklaruar se ata janë dhe do të jenë në krah të udhëheqësve të UÇK-s. Ndërkohë që në fund, i është kthyer Ballës, duke i thënë se as nuk e di se ku bie Kosova.
    “Ky Kuvend nuk duhet të flasë vetëm për gjenocidin por duhet të shtojë në rezolutë edhe lirimin e liderëve të UÇK. Kam pasur nderin që i kam njohur personalisht. Ne duhet ta marrin këtë qëndrim, nuk duhet të na ndajë asnjë qëndrim politik. Ne nuk mund të jemi krah udhëheqësve të UÇK në një anë, dhe me Vuçiçin nga ana tjetër. Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë dy kundërshtarë, Vuçiç e Putin.
    Sa i përket pyetjes se ku do të jemi ne, jo si deputetë e politikanë, por si qytetar do të jem kudo, si tribunë për të marrë kredo por kudo ku flitet për lirinë e liderëve të Kosovës, Nuk të pyes ty Taulant Balla. Do të jem ku është Kosova. Nuk të marr leje ty dhe s’pres të më ftosh ti, as se ke ditur dhe as nuk e di ku është Kosova,” tha Mediu.