Kreu i Partisë Republike, Fatmir Mediu, u shpreh gjatë një interviste në Klan News, se edhe kryeministri Edi Rama tentoi që të merrte në skuadrën e fushatës së tij, Chris LaCivita-n dhe ekipin e tij.
“Do ju them edhe këtë sekret. Nuk është se nuk ka tentuar zoti Rama t’i marrë para se t’i merrnim ne. Kanë vajtur edhe në emër të zotit Rama kanë komunikuar për t’i pasur”, tha Mediu për gazetarin Besard Jacaj.
Chris LaCivita është bërë shpesh temë debati, teksa akuzat nga mazhoranca vijnë kryesisht për paratë që janë harxhuar nga opozita për ta sjellë në Shqipëri. Sipas Mediut, kontrata e bërë në zgjedhjet e këtij viti është pothuajse e njëjtë me të njëjtën kontratë që Partia Demokratike ka bërë që në vitin 2025.
Teksa komentohej për drejtuesin e fushatës së PD-së në Shqipëri, Mediu i quajti të pështira dhe qesharake disa lajme të bëra për pagesat e hotelit që ka qëndruar Chris LaCivita në Shqipëri.
“Sot ka pasur një histori domethenë sa të pështirë dhe qesharake. Merrej një faturë dhe pagesa që i ishte bërë të hotelit zotit Chris LaCivita, Paul Manafort dhe lordit Stewart Jackson që erdhën në fushatën elektorale dhe thuhej që Fatmir Mediu u ka paguar masazh edhe dhomën 1 mijë Euro. Këto janë ekzagjerime të atyre që nuk rrinë dot pa u lëpirë pas pushtetit dhe përpiqen të deformojnë lajmin”, tha ai.
Sipas tij, Partia Republikane ka pasur detyrimet e veta në koalicionin opozitar dhe gjithçka bëhet për të krijuar një imazh se janë shpenzuar shumë para.
“Partia Republikane është pjesë e koalicionit dhe ka pasur detyrimet e veta. Partia Republikane ka mbuluar kostot e hotelit në një hotel në Shqipëri, në Tiranë. Kostoja e dhomës ka qenë 27 mijë e 300 lekë të reja. Dhe në atë faturë ka edhe një masazh që ishte 5 mijë e 900 lekë të reja dhe tani thuhet është paguar 1 mijë e 100 euro Chris LaCivita se ka bërë masazh. Unë po ju them gjë, është kaq fëminore dhe kaq e pavlefshme nga pikëpamja financiare sa është e turpshme për ta diskutuar. Pse bëhet kjo? Për të krijuar një imazh që këtu është shpenzuar. Po ta shikosh kontratën, kontributin etj, mendoj se duhet të jemi krenarë që morëm ekipin më të fuqishëm të presidentit Trump për fushatën”, tha Mediu.
Amerikani Chris LaCivita ishte strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
LaCivita ka qenë pjesë edhe e fushatës së Donald Trump, që u zgjodh President i SHBA-ve.
Tag: mediu
-

Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime
-

“Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës
Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. -

“Gërdeci” nuk mbyllet/ Mediu kërkon të rrëzojë gjyqtaren që po e gjykon
Gjykata e Posaçme ka regjistruar kërkesën e ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka.
Ditët në vijim kërkesa do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjykuese, për të vendosur nëse gjykimi i ish-ministrit për “shpërdorim të detyrës” në dosjen “Gërdeci” do të vijojë ose jo nën drejtimin e Gjokës.
Kërkesa për përjashtim u artikulua në seancën e së enjtes, kur avokati i ish-ministrit pretendoi qëndrime të njëanshme nga gjyqtarja.
Sipas avokatit, gjyqtarja Gjoka nuk reagoi ndaj një prej palëve të dëmtuara, që fyeu mbrojtësin në sallën e gjyqit, si edhe refuzoi disa kërkesa të tyre. -

Nga Duka te Mediu e Arjan Ndoja, opozita nderon Fatos Nanon
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

FOTOT/ Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha
Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët.
Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste.
“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.
“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane“-tha Blushi.
Top Channel
-

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha
Të pranishëm për nderimin e ish kryeministrit Fatos Nanos janë edhe opozitarët.
Fatmir Mediu, Agron Duka, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Tedi Blushi, po nderojnë liderin historik të Partisë Socialiste.
“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu.
“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane“-tha Blushi. -

Homazhet për Fatos Nanon/ Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, duke shprehur vlerësimin e tij për figurën politike të ndjerë.
Në fjalën e tij, Mediu e përshkroi Nanon si një politikan të mendimit të thellë dhe të tolerancës, një kundërshtar të denjë me të cilin debatet kërkonin reflektim serioz.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi,” tha Mediu.
Ai shtoi se, ndonëse askush nuk është perfekt, Fatos Nano kishte një cilësi të rrallë në politikën shqiptare: tolerancën. “Jo shumë politikanë shqiptarë e kanë këtë,” tha Mediu -

Përfaqësuesit e opozitës nderojnë Fatos Nanon: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe ai i Partisë Republikane Fatmir Mediu kanë bërë nderimet e tyre në ceremoninë mortore për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano.
Për mediat, Duka tha se Fatos Nano, vdiq në atë moment që dhe truri i tij ndaloi së funksionuari, ndërsa dhe njëherë tregoi miqësinë e ngushtë që ka pasur me Nanon.Lexo edhe :Related Posts
“Kam pasur një miqësi shumë të ngushtë me Nanon. Jemi njohur që nga viti 2000 bashkë, ruajmë kujtime të mrekullueshme. Më vjen ndërmend shprehja e doktor Solisit, Nano vdiq kur i vdiq ajo që kishte me të mirën në trupin e tij, truri. Çdo njeri ka anët e forta të tij të vetat, Nano kishte trurin. Kur i vdiq truri, vdiq Nano”, tha Duka.Opozitari, Fatmir Mediu tha se Nanon do ta kujtojë gjithmonë si një politikan të tolerancës, një kundërshtar të denjë dhe një njeri me kontribute të mëdha në jetën politike të Shqipërisë.
“Unë do ta kujtoj Nanon si njeri i mendimit dhe i tolerancës. Një kundërshtar që me të cilin kur debatoje duhet të mendoje thellë dhe padyshim me kontribute në të gjithë jetën politike të këtij vendi. Askush nuk është perfekt, por Fatos Nano kishte tolerancën, që jo shumë politikanë shqiptarë e kanë”, tha Mediu./vizionplus.tv -

Opozita i bashkohet homazheve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, të pranishëm Gjekmarkaj, Duka dhe Mediu
Fatmir Mediu
TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve vijojnë homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Përveç përfaqësuesve të mazhorancës, të pranishëm në ceremoni janë edhe figura të njohura të opozitës.
Agron Gjekmarkaj, Agron Duka dhe Fatmir Mediu u përulën me respekt përpara arkëmortit të Nanos, duke shprehur nderimin e tyre për rolin dhe kontributin që ai pati në politikën shqiptare. Pas homazheve, përfaqësuesit e opozitës lanë edhe mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve, duke vlerësuar Fatos Nanon si një figurë me ndikim të madh në jetën politike të vendit dhe në konsolidimin e demokracisë shqiptare./ZËRI -

Homazhet për Fatos Nanon, Mediu, Duka dhe Ndoja mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve
Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Mediu dhe Duka janë dy opozitarët e parë në homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja. Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka kryer gjithshtu homazhe. Ai është i pari nga Partia Socialiste që ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve.