Tag: mediu

  • Mediu takohet me senatorin amerikan Mike Lee: Administrata Amerikane do të jetë në krah të Shqipërisë

    Mediu takohet me senatorin amerikan Mike Lee: Administrata Amerikane do të jetë në krah të Shqipërisë

    Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu vijon takimet me personalitetet amerikane në politikë. Këtë herë është takuar me Senatorin Mike Lee, për të cilin shkruan se e njohu me problemet që ka Shqipëria, por edhe që mori garanci që administrata Amerikane do jetë në krah vendit tonë.
    ”Në takim me Senatori Mike Lee. Ai theksoj se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për cdo demokraci dhe për Shqipërinë.

    Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.
    Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsini të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit”,-shkruan Mediu.

  • ‘Drejtësia si armë kundër opozitës’/ Mediu me senatorin Mike Lee: ShBA në krah të Shqipërisë për zgjedhje të lira në 11 maj

    ‘Drejtësia si armë kundër opozitës’/ Mediu me senatorin Mike Lee: ShBA në krah të Shqipërisë për zgjedhje të lira në 11 maj

    Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu është takuar në ShBA me senatorin amerikan republikan, Mike Lee.

    Në postimin e tij në Facebook, Mediu thekson se biseda me senatorin Lee është ndalur te krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.

    Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte respektimi i Kushtetutës së Shqipërisë dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.

    ‘Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vënd anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 maj, duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit’, shkruan Mediu.

    Postimi i plotë:

    🇺🇸🇦🇱Në takim me Senatori Mike Lee

    🔹Ai theksoj se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për cdo demokraci dhe për Shqipërinë.

    🔹Respektimi i Kushtetutës është detyrim për cdo politikan dhe qytetar dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike.

    🔹Adninistrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vënd anëtar i NATOs dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsiini të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit

  • ‘Zgjedhje të lira në 11 maj’, Mediu vijon takimet me kongresmenë në SHBA: Miq të Shqipërisë

    ‘Zgjedhje të lira në 11 maj’, Mediu vijon takimet me kongresmenë në SHBA: Miq të Shqipërisë

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vazhduar takimet në Shtetet e Bashkuara me kongresmenë dhe ish-Prokurorë të Përgjithshëm amerikanë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.
    Në një postim në Facebook, Mediu thekson se miqtë e Shqipërisë, të cilët kanë mbështetur anëtarësimin e vendit në NATO, kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur opozitën në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
    Mediu shkruan: “Kënaqësi të ritakoja një mik të vjetër, Ish Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA dhe Jeff Session, një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Rumsfeld, dhe mbështetës i antarësimit të Shqipërisë në NATO. Kongresmeni Aderholt ka qenë dhe mbetet një nga urat më të forta të komunikimit me kongresin Amerikan, duke shtuar miq për Shqipërinë dhe opozitën, të cilët bashkohen me domosdoshmërinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kongresistja Terri Sewell shprehu gatishmërinë e saj për t’u bashkuar me anëtarë të tjerë të kongresit në thirrjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 maj në Shqipëri.”

  • Takimet me kongremenë në ShBA/ Mediu: Të gatshmë për tu bashkuar në thirrjen për zgjedhje të lira në 11 maj

    Takimet me kongremenë në ShBA/ Mediu: Të gatshmë për tu bashkuar në thirrjen për zgjedhje të lira në 11 maj

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka vijuar takimet në ShBA me kongresmenë dhe ish-Prokurorë të Përgjithshëm amerikanë, duke vënë theksin te zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

    Në postimin e tij në Facebook, Mediu thekson se miqtë e Shqipërisë që e kanë mbështetur edhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO, i janë bashkuar opozitës me gadishmërinë e tyre për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 maj.

    Postimi i plotë:

    🇺🇸🇦🇱Kënaqësi të ritakoja një mik të vjetër, Ish Prokurori i Përgjithshëm i SHBA dhe Jeff Session, nga njerëzit më afërt të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Rumsfeld dhe mbështetës i antarësimit të Shqipërisë në NATO.

    🔹Kongresmeni Aderholt ka qënë dhe mbetet një nga urat më të forta të komunikimit me kongresin Amerikan, duke shtuar miq për Shqipërinë dhe opozitën të cilët i bashkohen domosdoshmërisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kongresëoman Terri Seëell shprehu gadishmërinë e saj për tu bashkuar me anëtarë të tjerë të kongresit në thirrjen për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11Maj në Shqipëri.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër

    Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër

    Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
    Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj.
    “Kënaqësi që të takohem edhe me mikun tim, Prof. Edward P. Joseph, një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC”, ka shtuar ai në postimin e tij.

    Postimi i plotë:
    Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.
    Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC.

  • Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit!

    Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit!

    Nga Mero Baze
    Lajmin e parë të gëzuar na e dha Fatmir Mediu. Ai postoi një selfie me LaCivitën, i cili paguhet për marketingun e fushatës elektorale të Berishës, duke lajmëruar gjithë popullin shqiptar se ai po rikthehet. Vizitën e parë e kishte bërë pak më shumë se një muaj më parë, për një ditë. Kjo është e dyta dhe pritet të jetë më e rëndësishme.
    Ai ka në kontratë tre klientë të rëndësishëm: Sali Berishën, në gjykim për vepra penale, korrupsion madhor dhe kapje shteti; Ilir Metën, ende i lirë, por nën akuzë për korrupsion; dhe Fatmir Mediun, nën akuzë për korrupsion, me proces gjyqësor në zhvillim.
    Nuk dihet nëse për këta tre të pandehur do të ishte më mirë të merrnin një avokat të mirë amerikan, se sa një specialist marketingu elektoral. Por ata shpresojnë që, meqë ai ka bërë fushatën e Trumpit, do t’i nxjerrë edhe ata fitues — dhe pastaj, me drejtësinë merren vetë.
    Lajmi i dytë i gëzuar është që dy specialistët e OPDAT-it, programit të ndihmës juridike të SHBA, do të rikthehen në punën e tyre si këshilltarë në SPAK. Siç po thuhet, SHBA hoqi bllokimin e vendosur nga urdhri ekzekutiv i Trump për ndërprerjen e ndihmës së jashtme amerikane.
    Në fakt, ndihma financiare e SHBA për SPAK konsiston kryesisht në rrogën e dy ekspertëve dhe ndonjë pagesë biletash për vizita në SHBA. Nuk është aq jetike për ekzistencën e SPAK, por identifikimi i SPAK me SHBA ka qenë vendimtar për autoritetin e tij.
    Tani kemi një konkurrencë të re: nga njëra anë SPAK-u, që vazhdon të identifikohet me SHBA-në zyrtare; nga ana tjetër LaCivita, që ka klient viktimat e SPAK-ut dhe po ashtu identifikohet me Trumpin.
    Kjo është një betejë e vërtetë në Shqipëri dhe shumë domethënëse. Është beteja e atyre që flasin në emër të SHBA-së… dhe në emër të Trumpit.
    LaCivita nuk vlen për fushatë elektorale, sepse, po të jetë e vërtetë ajo që tha Flamuri — që u ka rekomanduar koalicionin me Gjuzin dhe Jenisherin — atëherë më mirë të rrijë larg fushatës.
    Por ai vlen për të trembur SPAK-un, siç po e përdorin Mediu e Berisha, si “i dërguar i Trumpit” në krah të tyre.
    Kështu, Mediu poston foto me LaCivitën dhe nuk paraqitet në gjyq në Tiranë. Ndërkohë që Veliaj është futur në burg dhe nuk e lejojnë të takohet as me zyrtarët e Bashkisë që ende drejton. Berisha, po ashtu, u thotë demokratëve se shpëtimi do të vijë nga magjia e LaCivitës, i cili do t’i çojë në pushtet — dhe pastaj ata do ta shkrijnë SPAK-un.
    Tani rikthimi i dy ekspertëve të OPDAT-it në SPAK është shenjë se shteti amerikan do të vazhdojë mbështetjen për SPAK, dhe ky i fundit, siç edhe duket, mund të vazhdojë të flasë në emër të SHBA-së kur vepron.
    Ndërsa rikthimi i LaCivitës është punë ditësh, sa të kalojë seanca gjyqësore e Mediut. Dhe ai vjen në emër të Trumpit, për të shpëtuar tre viktimat e SPAK-ut nga burgu, duke u dhënë “fitoren” opozitarëve.
    Domethënë, me logjikën e tyre: nëse marrin pushtetin, e shkrijnë SPAK-un dhe bëjnë si të duan me të. Dhe për këtë, paskëshin edhe “mbështetje amerikane”.
    Por po qe se SHBA është për shkrirjen e SPAK-ut, ekspertët e OPDAT-it i ka kthyer vetë në SPAK — dhe do ta bënte lehtësisht, pa pritur Berishën të kthehet në pushtet. Nuk besoj se Rama do të kundërshtonte, nëse e bënin ata.
    Pra, nga njëra anë kemi ekspertët zyrtarë të SHBA-së që vazhdojnë mbështetjen për SPAK-un, dhe nga ana tjetër një punonjës marketingu elektoral që vjen në emër të Trumpit, kundër ekspertëve të shtetit amerikan.
    Ky i dyti është me afat skadence deri më 12 maj.
    Pastaj:ose SPAK bëhet viktimë e të dërguarit të Trumpit (siç pretendon Berisha po fitoi), ose klientët e LaCivitës — Berisha, Meta, Mediu — bëhen viktima të SPAK-ut,(po humbi strategjia e LaCivitës) i cili, sipas tyre, është po ashtu i mbështetur nga qeveria e Trumpit.
    Sido që të ndodh, të paktën ikin pa merak, se kanë Trumpin në SHBA!

  • Fatmir Mediu në Kongresin Amerikan

    Fatmir Mediu në Kongresin Amerikan

    Nga takimi i  Fatmir Mediut në Washington DC në Kongresin Amerikan.
    Fatmir Mediu thotë: “Takimin me kryetarin e Komitetit për Europën Kongresmenin Keith Self, folëm mbi situatën e sigurisë në ballkan. Zhvillimet në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.

    Zgjedhjet parlamentare në 11 Maj në Shqipëri dhe detyrimin e Shqipërisë si vend i NATOs per të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme jashte influences te krimit dhe korrupsionit, blerjes se votave dhe intimidimit te votuesve, përdorimit të administratës shtetërore për qellime elektorale të qeverisë socialiste.
    Komiteti për Europën do diskutojë per sigurine në Ballkan dhe rolin e NATOs, por dhe standartet demokratike”.

  • Mediu takon kreun e Komitetit për Europën në kongresin amerikan: Folëm edhe për zgjedhjet e 11 Majit

    Mediu takon kreun e Komitetit për Europën në kongresin amerikan: Folëm edhe për zgjedhjet e 11 Majit

    Në një vizitë zyrtare në Washington DC, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është takuar me kryetarin e Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan, Keith Self. Në fokus të bisedës ishte situata e sigurisë në Ballkan, me zhvillimet e fundit në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.
    Gjithashtu, Mediu theksoi rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, duke nënvizuar detyrimin e vendit si anëtar i NATO-s për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të mbrojtura nga ndikimi i krimit dhe korrupsionit, blerja e votave dhe intimidimi i votuesve. Ai kritikoi përdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale nga qeveria në pushtet.
    Komiteti për Europën pritet të diskutojë sigurinë në Ballkan, rolin e NATO-s dhe standardet demokratike në rajon.
    Postimi:
    Postimi:
    Washington DC: Kongresi Amerikan
    Takimin me kryetarin e Komitetit për Europën Kongresmenin Keith Self, folëm mbi situatën e sigurisë në ballkan. Zhvillimet në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.
    Zgjedhjet parlamentare në 11 Maj në Shqipëri dhe detyrimin e Shqipërisë si vend i NATO-s për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme jashtë influencës të krimit dhe korrupsionit, blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës shtetërore për qëllime elektorale të qeverisë socialiste.
    Komiteti për Europën do diskutojë për sigurinë në Ballkan dhe rolin e NATOs, por dhe standartet demokratike.

  • “Po vjen sherifi”/ Fatmir Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan

    “Po vjen sherifi”/ Fatmir Mediu sfidon drejtësinë nga Amerika me LaCivitan

    Ndërsa mungoi në sallën e gjyqit, ai postoi një video nga Amerika me Chris LaCivita.
    “Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish”, shprehet LaCivita në videon e postuar nga Mediu.
    Video është postuar edhe nga Berisha, që shkruan: “Po vjen sherifi”.