Tag: mediu

  • “Gërdeci”, Mediu paraqet kundërshtitë e tij në GJKKO: Transporti i municioneve, jo kompetencë e Ministrisë së Mbrojtjes

    “Gërdeci”, Mediu paraqet kundërshtitë e tij në GJKKO: Transporti i municioneve, jo kompetencë e Ministrisë së Mbrojtjes

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili përballet me drejtësinë si i pandehur në çështjen e shpërthimit të Gërdecit, ka kundërshtuar sot përpara Gjykatës së Posaçme përfundimet e akt-ekspertimit tekniko-ushtarak të paraqitura nga grupi i ekspertëve.

    Në seancën gjyqësore, Mediu theksoi se urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë janë të qarta dhe tregojnë se transporti i municioneve nuk ishte përgjegjësi e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, në raste të mëparshme, këto operacione janë kryer nga Forcat e Armatosura, pa përfshirë vendimmarrje politike në aspektin teknik. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Sipas ligjit për buxhetin, fondet e dhëna nga donatorët për procesin e demontimit konsiderohen pjesë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, pavarësisht nëse janë grante apo kredi,” – u shpreh Mediu, duke theksuar se ai nuk ka pasur ndikim në çështjet operacionale si transporti apo logjistika ushtarake.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Gërdeci”/ Mediu paraqitet në GJKKO: Shpenzimet për transportin e municioneve s’kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes!

    “Gërdeci”/ Mediu paraqitet në GJKKO: Shpenzimet për transportin e municioneve s’kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes!

    Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e GJKKO, për gjykimin e dosjes ‘Gërdeci’.
    Mediu po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
    Për mediat, ai ka thënë se shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.
    “Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.
    Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu.

  • “Gërdeci”/ Pas mungesës në seancën e mëparshme dhe ‘debateve’, Fatmir Mediu mbërrin sot në ambientet e GJKKO

    “Gërdeci”/ Pas mungesës në seancën e mëparshme dhe ‘debateve’, Fatmir Mediu mbërrin sot në ambientet e GJKKO

    Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e GJKKO, për gjykimin e dosjes ‘Gërdeci’.

    Në seancën e mëparshme Mediu nuk ishte prezent, dhe sipas avokatëve nuk u paraqit, sepse ndodhej në SHBA për vizita mjekësore.
    Mungesa e Mediut shkaktoi debat në seancë, ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij.
    Ish ministri, përmes mbrojtjes së tij ligjore, paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej se duhej të kryente ekzaminime mjekësore.
     

    Top Channel

  • “Dosja Gërdeci”/Ish-ministri Fatmir Mediu, paraqitet në GJKKO, mbahet sot seanca e rradhës

    “Dosja Gërdeci”/Ish-ministri Fatmir Mediu, paraqitet në GJKKO, mbahet sot seanca e rradhës

    Sot pritet nëse Mediu do jetë prezent siç ka deklaruar, pasi kërkon t’i japë vetë konkluzionet mbrojtëse për ekspertizën tekniko-ushtarake. Pas shpërthimit vdiqën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Gjykata e Posaçme pritet të zhvillojë sot seancën e radhës për masakrën e Gërdecit, ku shpërthimi katastrofik i fabrikës së demontimit vrau 26 njerëz të pafajshëm dhe plagosi qindra të tjerë.
    I pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha” në atë kohë, deputeti republikan Fatmir Mediu, i cili prej kohësh ndodhet në SHBA dhe bën herë pas here postime për pastrim imazhi, duke e përdorur edhe si justifikim për zvarritje proceduriale. Disa prej seancave të fundit janë shtyrë për shkak se ai ka qenë jashtë vendit dhe nëpërmjet avokatëve është shprehur se do i paraqesë vetë konkluzionet mbrojtëse. Edhe seanca e fundit e parashikuar e 7 prillit u shty dhe gjyqtarja Irena Gjoka paralajmëroi avokatët e deputetit që akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me atë ngjarje, se nuk do tolerojë më.
    Edhe SPAK ka kërkuar që të mos shtyheshin seancat pa fund, por sot (11 prill) do të pritet nëse ky gjyq do zhvillohet, i parashikuar për në mesditë. Edhe në këtë proces po ndiqet e njëjta praktikë si me dosjen e aferës “Partizani”, ku të pandehur janë kreu i PD-së Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, bashkë me 3 të tjerë. Ky proces në seancë paraprake u shty sërish sot për të martën e ardhshme nga GJKKO, pasi mungoi avokati i Xhimi Begejas, që kishte dorëzuar raport mjekësor si i sëmurë. Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt ekspertimin tekniko ushtarak. Ndërkohë, avokati i familjarëve Dorian Matlia kërkoi që pretendimet të paraqiten njëherë me shkrim për ekonomi gjyqësore.
    Prokurori Klodian Braho e quajti të pajustifikuar mungesën e Fatmir Mediut dhe kërkoi seancën e kaluar që të vazhdonte seanca në prani të mbrojtësit të tij ligjor, gjë që u kundërshtua nga ky i fundit. Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme.

  • “Gërdeci”/ Akt-ekspertimi tekniko ushtarak, Mediu paraqet në GJKKO

    “Gërdeci”/ Akt-ekspertimi tekniko ushtarak, Mediu paraqet në GJKKO

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci” po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
    “Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu.
    Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.
    Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.
    Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.

  • Mediu për 11 majin: Vota blihet, kështu nuk shkojmë në BE

    Mediu për 11 majin: Vota blihet, kështu nuk shkojmë në BE

    Kreu i PR-së, Fatmir Mediu flet për takimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Për të qëllimi ishte që të tregoheshin shqetësimet për situatën në Shqipëri.
    ”Prej kohësh, opozita shqiptare ka zhvilluar kontaktet e veta, ndoshta pak të vonuara me PE-në CDI e Kongresin Amerikan e tashmë edhe me Asamblenë e Këshillit të Europës. Qëllimi ka qenë të njohin situatën në Shqipëri, një situatë që ishte pikturuar shumë rozë pa ndonjë vëmendje të veçantë për problemet që ka Shqipëria, në mënyrë të veçantë krimin e korrupsionin.

    Ajo që është më e rëndësishmja, garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Raporti i OSBE-ODIHR ka treguar qartësisht se votat në Shqipëri blihen, votuesit intimidohen, krimi e korrupsioni janë të përfshirë në blerjen e votës. Po ashtu, edhe mënyra sesi është përdorur drejtësia kundër opozitës, duke e vendosur atë përballë një procesi që nuk kanë një bazë të fortë ligjore.
    I gjithë qëllimi ishte që ne të bëjmë prezent shqetësimet që kemi për situatën në Shqipëri. Në këtë rrugë Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend anëtar i BE-së”.

  • Opozita bën thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare/ Mediu denoncon krimin në zgjedhje dhe blerjen e votës: Kështu nuk…

    Opozita bën thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare/ Mediu denoncon krimin në zgjedhje dhe blerjen e votës: Kështu nuk…

    Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republika, ishte i ftuar këtë të martë në një emision televizive nga ku foli për takimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit.
    Ai u shpreh se qëllimi ishte që të tregoheshin shqetësimet për situatën në Shqipëri. “Prej kohësh, opozita shqiptare ka zhvilluar kontaktet e veta, ndoshta pak të vonuara me PE-në CDI e Kongresin Amerikan e tashmë edhe me Asamblenë e Këshillit të Europës. Qëllimi ka qenë të njohin situatën në Shqipëri, një situatë që ishte pikturuar shumë rozë pa ndonjë vëmendje të veçantë për problemet që ka Shqipëria, në mënyrë të veçantë krimin e korrupsionin.
    Ajo që është më e rëndësishmja, garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Raporti i OSBE-ODIHR ka treguar qartësisht se votat në Shqipëri blihen, votuesit intimidohen, krimi e korrupsioni janë të përfshirë në blerjen e votës. Po ashtu, edhe mënyra sesi është përdorur drejtësia kundër opozitës, duke e vendosur atë përballë një procesi që nuk kanë një bazë të fortë ligjore.
    I gjithë qëllimi ishte që ne të bëjmë prezent shqetësimet që kemi për situatën në Shqipëri. Në këtë rrugë Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend anëtar i BE-së”, tha Mediu

  • “Ekonomia e kontrolluar nga qeveria”/ Mediu: Kallas i kërkoi Ramës të kuptojë që integrimi është standard

    “Ekonomia e kontrolluar nga qeveria”/ Mediu: Kallas i kërkoi Ramës të kuptojë që integrimi është standard

    Deputeti Fatmir Mediu komentoi në edicionin e lajmeve deklaratat e kryediplomates së BE-së Kallas në Tiranë. Mediu thekson që Kallas i kërkoi sot Ramës dhe qeverisë që të kuptojnë që procesi i integrimit europian është standard europian dhe jo llafe boshe, apo diskutime elektorale pa sens. Sipas tij në Shqipëri ka një ekonomi të kontrolluar nga qeveria me një grusht klientësh, dhe nuk ka siguri juridike. Mediu vuri në dukje se Kallas e bëri qartë se këto elementë dhe siguria juridike garantojnë ekonominë dhe begatinë e një vendi.
    “Është evidente. Korrupsioni në Shqipëri është i dukshëm, është evident. Jo vetëm për faktet që tashmë janë publike, por nga një analizë që bën KLSH për mënyrën se si shpenzohen paratë publike, dhe mënyrën se si funksionon ekonomia shqiptare, një ekonomi tërësisht e kontrolluar nga qeveria, që mban rreth vetes një grusht njerëzish dhe klientësh të qeverisë pa përfilluar, pa respektuar rregullat e ekonomisë së tregut, sigurinë juridike dhe të drejtën e pronësisë.
    Ajo bëri të qartë se këto elementë dhe siguria juridike garantojnë ekonominë dhe begatinë e një vendi. E gjithë demagogjia e Ramës, që vetëm ai qenka shpëtimtari i Shqipërisë dhe shqiptarëve, është kaq boshe dhe kaq pa sens pas 33 vjetësh pluralizëm, saqë ndonjëherë të bën të mendosh që Rama i sheh shqiptarët si vegla në duart e tij, me të cilat mund të lozi pa pasur përgjegjësinë për pozicionin që ka.
    Besoj që qëndrimi i zonjës Kallas sot i kërkon Ramës, qeverisë, dhe politikës shqiptare, që të kuptojnë që procesi i integrimit europian është standard europian dhe jo llafe boshe, apo diskutime elektorale pa sens.BE e ka mbështetur reformën në drejtësi, por ka kërkuar drejtësi të pavarur. Një pjesë e informacionit mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar vijnë nga raportet e këtyre institucioneve, dhe ka njohuri të plotë se çfarë po ndodh në Shqipëri.
    Por ajo që duhet parë është mënyra si po avancon drejtësia shqiptare. Ka ardhur koha për të bërë një kontroll mbi mënyrën se si funksionon drejtësia shqiptare. Kemi raste të dukshme të përdorimit politik të drejtësisë shqiptare, dhe ka dosje pa fund të stivuara”.

  • Nga Mediu te Noka, Rama tallet me kandidatët e PD-së, i krahason me insektet e kënetës (Video)

    Nga Mediu te Noka, Rama tallet me kandidatët e PD-së, i krahason me insektet e kënetës (Video)

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrejtet e tij sociale ditën e sotme një video tallëse për disa nga figurat kryesore të Partisë Demokratike. Rama ka shpërndarë fjalët e kandidatëve në listën e sigurt të opozitës të cilat i ka shoqëruar me disa insekte animatore, ku në formë simbolike bën sarkazëm në sfond duke shfaqur një audio përqeshëse. Në video janë fjalët e Flamur Nokës, Balliut, Palokës, Mediut, Garos dhe Vokshit.
    Noka: Unë do ta gjej dhe në këtë errësirë të madhe sinjalin dritës në të cilin do të eci.
    Paloka: Gazi mi tregoi dhe mua, se ishin bashkë, këto mesazhet duke qeshur. I thashë kjo nuk është për të qeshur, sigurisht ai e kishte marrë mesazhin si shantazh, por po qeshte. Ne nuk do ta lëm te e qeshura.
    Vokshi: Protesta e nesërme hap siparin e protestave të tjera, do jetë një seri protestash. Kështu që rrëzohet Edi Rama me protestat. Jo Edi Rama rrëzohet me votë, edhe pritshmëria jonë është 80 mijë 100 mijë, minimalisht që dalin po mund të jenë edhe më shumë.
    Balliu: E keni parë Edi Ramën që thotë do futemi në Europë. Është thjesht mashtrues
    Garo: Një artikull i sapo publikuar nga Ëashington Exeamer ka nxjerrë në pah në të gjithë botën përdorimin e parave publike, për të paguar lobist në SHBA me qëllim sulmin ndaj Sali Berishës dhe opozitësh shqiptare.
    Mediu: Unë nuk mendoj që bëhet opozitë me gallatë, unë e kam njohur Unikatilin që në 2013.

  • ‘Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira’, Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Korrupsioni dhe krimi…

    ‘Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira’, Mediu zbardh takimet me senatorët amerikanë: Korrupsioni dhe krimi…

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me dy senatorë amerikanë, Mike Lee dhe John Cornyn, ku u diskutua për situatën politike në Shqipëri dhe sfidat që vendi po përballet përpara zgjedhjeve të 11 majit.
    Në një postim në rrjetet sociale, Mediu bëri të ditur se senatori Mike Lee ka theksuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira janë kërcënimet më të mëdha për demokracinë në çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë.
    “Respektimi i Kushtetutës është detyrim për çdo politikan dhe qytetar, dhe drejtësia nuk mund të përdoret si armë kundër opozitës për qëllime politike,” tha Mediu duke cituar senatorin Lee. Ai shtoi se administrata amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë si një vend anëtar i NATO-s, por gjithashtu kërkon që vendi të plotësojë detyrimet e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme më 11 maj, duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të ndikojnë tek votuesit.
    Nga ana tjetër, gjatë takimit me senatorin John Cornyn, Mediu tha se diskutimi u përqendrua jo vetëm tek zgjedhjet e 11 majit, por edhe tek çështjet e sigurisë në rajon.
    “Asambleja do të ketë grupin e saj të vëzhguesve për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, për të monitoruar çdo problem në bashkëpunim me misionin vëzhgues të ODHIR,” shkroi Mediu.
    Më tej, ai theksoi se gjatë bisedës me senatorin Cornyn u diskutua për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe largimin masiv të shqiptarëve për shkak të mungesës së shpresës dhe pasigurisë juridike.
    Sipas Mediut, një shqetësim madhor i ngritur në takim ishte kapja e institucioneve nga qeveria dhe shkelja e Kushtetutës, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.