Gjykata e Posaçme (GJKKO) zhvilloi dje seancën e radhës për masakrën e Gërdecit, ku shpërthimi katastrofik i fabrikës së demontimit vrau 26 njerëz të pafajshëm dhe plagosi qindra të tjerë. I pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Berisha” në atë kohë, deputeti Fatmir Mediu. Disa prej seancave të fundit janë shtyrë për shkak se ai ka qenë jashtë vendit dhe nëpërmjet avokatëve ishte shprehur se do i paraqiste vetë konkluzionet mbrojtëse. Edhe seanca e fundit e parashikuar e 7 prillit u shty dhe gjyqtarja Irena Gjoka paralajmëroi avokatët e deputetit që akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me atë ngjarje, se nuk do tolerojë më. Edhe SPAK ka kërkuar që të mos shtyheshin seancat pa fund.
Mediu u paraqit dje para gjyqtarëve dhe kundërshtoi ekspertizën tekniko-ushtarake. “Mihal Deliorgji ka punuar në Gërdec për tanket, në kohën e Majkos. Shefi i shtabit i Forcave të Armatosura Luan Hoxha kishte 300 telefonata me Delijorgjin, ministri zero të tilla. Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër, transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, është shprehur Mediu mes të tjerash.
Reagimi i Mediut para mediave
Mediu dha një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme dhe përfundimit të seancës që u shty për në datën 22 prill, kur do lexohen edhe pjesa tjetër e kundërshtimeve të tij, 70 faqet e mbetura nga 150 në total. “Jemi në vlerësimin e ekspertimit ushtarak, me pretendimin e Prokurorisë se ka të bëjë me rritjen e kalibrave, nga të vegjël në të mëdhenj. Ndërkohë që vetë ekspertët ushtarakë e kanë theksuar se nuk ka dokument ligjor që përcakton apo klasifikon kalimin nga kalibrat e vegjël te të mëdhenjtë.
Nga ana tjetër solla disa dokumente që duheshin vlerësuar, janë 7 urdhra të shefave të Shtabit të Përgjithshëm para se unë të bëhesha Ministër i Mbrojtjes dhe 3 urdhra të ministrit të Mbrojtjes, të cilët kanë përcaktuar kalibrat bashkë me NATO-n dhe Departamentin Amerikan të Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë, edhe me Anglinë e Irlandën, ku këto cilësohen kalibra të vegjël, pra marrëveshje ligjore që ka bazë logjike, si dhe nga ana juridike, me ekspertizë ushtarake, janë zbatuar dhe nuk ka pasur asnjëherë një gjykim ndryshe. Kjo tregon se sa e pabazë është pretendimi i prokurorisë, që ka thënë edhe vetë se nuk e di se çfarë janë kalibrat, por bazohet në një analizë në dëshirën e shtuar të ekspertëve, që këta thonë librat rusë.
Unë nuk kam qenë ministër në Traktatin e Varshavës, por jam përpjekur për Shqipërinë për t’u bërë vend anëtar i NATO-s. Në 1956 as nuk kisha lindur, as e kisha lexuar atë librin rus që kanë lexuar ekspertët, sepse unë nuk di rusisht siç e kanë lexuar ekspertët, unë di anglisht dhe gjuha e NATO-s është ajo angleze. Në Shqipëri nuk ka rastësi, do ishim naiv po ta thoshim. Kjo është një situatë pak absurde, e kam në pikëpamjen e akuzës, apo ngarkesave që janë vendosur, të gjitha nuk kanë të bëjnë as me respektim ligji apo kushtetute, apo që kanë të bëjnë me atë çështje të zotit Berisha, por me rastin tim dhe detyrave që ka ministri i Mbrojtjes. Shpërdorim detyre ka të bëjë me rastin tim për mosrespektimin e ligjeve dhe akteve ligjore të barazvlefshme me ligjin. Dhe aktet ligjore janë Kushtetuta, marrëveshjet ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave, ligjet apo VKM-të. Pra nëse thuhet se aktet ligjore janë rregulloret ushtarake apo të FA-ve, nuk jemi në një demokraci kushtetuese apo funksionimit të drejtësisë sipas konceptit të ligjit dhe Kodit të Procedurës, por sipas dëshirave për të çmuar për mirë apo për keq, dhe qasjeve të momentit, interesave të momentit, qofshin edhe ato politike”, tha ai.
Tag: mediu
-

Çfarë po ndodh me dosjen “Gërdeci”, Fatmir Mediu deklaron në GJKKO se transporti i municioneve dhe kalibrat nuk…
-

Chris LaCivita mbërrin në Shqipëri, Fatmir Mediu ndan pamjet nga pritja në Rinas
Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chriss LaCivita ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Partisë Republikane dhe aleati i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Fatmir Mediu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu se është kënaqësi rikthimi i tij në Shqipëri, ndërsa thekson se me “Bashkë me Berishën dhe opozitën, do të vijë ndryshimi i madh”.
Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore. -

PD drejt nisjes së fushatës elektorale, Mediu pret Chris LaCivita: Me opozitën për një shans të madh
Vetëm pak orë para se Partia Demokratike të çelë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi i saj amerikan, Chris LaCivita, është pritur në një takim nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Në një postim në Facebook, Mediu ka shpërndarë një video të takimit, duke shprehur mbështetjen për bashkëpunimin:
“Është mirë që Chris LaCivita të kthehet në Shqipëri. Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh.”
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, që sonte në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të mbajë mitingun e parë elektoral, duke zyrtarizuar fillimin e garës për pushtet.
Chris LaCivita, një strateg i njohur politik amerikan dhe pjesë e ekipit të ngushtë të Donald Trump, po luan një rol kyç në menaxhimin e fushatës së PD-së, duke sjellë në Shqipëri një stil të ri të organizimit elektoral me frymë amerikane. -

Dosja ‘Gërdeci’/ Mediu: Kalibrat e armëve s’i përcakton ministri, po akuzohem për rregulloret ushtarake dhe librat rusë
Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dha një deklaratë për mediat, ku hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pabazuara dhe absurde. Seanca u shty për në datën 22 prill, kur pritet të lexohen edhe 70 faqet e mbetura të kundërshtimeve të tij, nga 150 gjithsej.
Mediu deklaroi se po akuzohet për një çështje që lidhet me një rregullore ushtarake të Forcave të Armatosura, e vendosur para se ai të bëhej ministër, dhe jo me kompetencat e tij zyrtare.
“Prokuroria pretendon se çështja ka të bëjë me kalimin e municioneve nga kalibra të vegjël në të mëdhenj, por ekspertët ushtarakë kanë pohuar se nuk ekziston një dokument ligjor që e përcakton këtë ndryshim. Kam paraqitur 7 urdhra të shefave të Shtabit të Përgjithshëm para mandatit tim dhe 3 të ministrit të Mbrojtjes, të gjitha të harmonizuara me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Mediu.
Ai ironizoi pretendimet e ngritura mbi “librat rusë” që, sipas tij, janë përdorur si burim ekspertize nga prokuroria:
“Unë nuk kam qenë ministër në Traktatin e Varshavës. Në vitin 1956 as nuk kisha lindur. Nuk di rusisht, di anglisht, dhe gjuha e NATO-s është anglishtja.”
Mediu theksoi se rasti i tij nuk ka të bëjë me shkelje të Kushtetutës apo ligjeve, por me interpretim të gabuar të rregulloreve ushtarake, të cilat nuk kanë fuqi sa një ligj apo një vendim qeverie.
“Nëse konsiderohen rregulloret ushtarake si akte ligjore, atëherë nuk jetojmë më në një demokraci kushtetuese. Kjo s’është drejtësi, por gjykim sipas dëshirave apo interesave të momentit, edhe politike.”
Ish-ministri përfundoi se e konsideron këtë proces si një përpjekje për ta përfshirë në një lojë politike, duke nënvizuar se është i përkushtuar për të treguar pafajësinë e tij përmes argumenteve ligjore dhe dokumentacionit ndërkombëtar. -

Fatmir Mediu: “Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri”
Strategu që do të udhëheqë fushatën elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, ka mbërritur në Rinas pak caste më parë, ndërsa është pritur nga kreu u Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
‘Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri. Bashkë me Berishën dhe opostën për një ndryshim të madh’, shkruan Mediu në postimin e bërë në FB, teksa pret strategun LaCivita. -

LaCivita mbërrin në Shqipëri/ Mediu: Bashkë me Berishën dhe opozitën për një ndryshim të madh
Strategu që do të udhëheqë fushatën elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, ka mbërritur në Rinas pak caste më parë, ndërsa është pritur nga kreu u Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
‘Mrekulli të kesh Chris LaCivitta përsëri në Shqipëri. Bashkë me Berishën dhe opostën për një ndryshim të madh’, shkruan Mediu në postimin e bërë në FB, teksa pret strategun LaCivita.
Kujtojmë që këtë të premte, në orën 18:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, PD bën hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 11 Maj në vend.
-

Seanca e radhës për Gërdecin më 22 Prill, Mediu: Pretendimi i prokurorisë, i pabazë
Seanca e radhës për dosjen “Gërdeci” do të zhvillohet në datën 22 Prill në orën 11:00. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur këtë dosje, paraqiti para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes”, mësohet të jetë shprehur ai.
Mediu ka cituar ligjin për buxhetin, që i konsideron fondet e donatorëve për demontim si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes.
“Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, tha ai.
Ndërkohë në dalje nga gjykata, për mediat ai u shpreh se pretendimi i prokurorisë është i pabazë.
“Kjo tregon se sa i pabazë është gjithë pretendimi i prokurorisë që ka thënë dhe vetë që nuk dimë çfarë janë kalibrat, por bazohet pastaj në një analizë në dëshirën e shtuar të ekspertëve për të shtuar çfarë thonë librat rusë. Nuk kam qenë ministër i Traktatit të Varshavës, jam përpjekur për Shqipërinë që të bëhet vend anëtar i NATO-s”, tha Mediu. -

Dosja “Gërdeci”/ “Shpenzimet për transportin e municioneve, s’ishin pjesë e kompetencave të Ministrit”, flet ish…
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu që është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen Gërdeci, po kundërshton përballë gjykatës ekspertizën tekniko ushtarake.
Mediu në fjalën e tij tha se shpenzimet për transportn e municioneve nuk kanë qenë kompetencë e ministrisë së tij, por transporti në cdo rast është bërë nga Forcat e Armatosura.
“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshem, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi”, kundërpërgjigjet pas akuzave ish-ministri Mediu. -

“Gërdeci”, Mediu paraqet në GJKKO kundërshtitë për akt-ekspertimin tekniko ushtarak
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci” po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes.
Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu. -

“Gërdeci”/ Akt-ekspertimi tekniko ushtarak, Mediu paraqet në GJKKO kundërshtitë e tij
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pandehur në dosjen “Gërdeci” po paraqet para Gjykatës së Posaçme kundërshtitë e tij mbi përgjigjet e ekspertëve për akt-ekspertimin tekniko ushtarak.
“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorëve për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, deklaroi Mediu.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.
Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.