Është shtyrë seanca gjyqësore, për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 23 dhjetor, ora 13:00.
Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.
Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit. Vetë ish-ministri i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Tag: mediu
-

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Fatmir Mediu
-

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit
Deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe deputeti, njëkohësisht kryetari i PR-së, Fatmir Mediu gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Unionit Ndërkombëtar Demokrat (IDU) mbajtur në Uashington, kanë denoncuar situatën e rëndë politike dhe të lirive në Shqipëri.
Në fjalën e saj, deputetja Vokshi, e përshkroi situatën e rëndë dhe krizën e thellë të demokracisë në të cilën ndodhet Shqipëria. Ajo ka përshkruar me fakte mënyrën se si vendi është zhytur në një autokraci elektorale, ku zgjedhjet manipulohen sistematikisht, institucionet kapen nga një qeveri e kontrolluar nga një njeri i vetëm, ndërsa media dhe opozita shtypen përmes presionit politik dhe veprimit selektiv të drejtësisë.
Vokshi ka paralajmëruar se Shqipëria është shndërruar nga qeveria e Edi Ramës si një vend i favorshëm për kartelet e drogës shqiptare dhe ndërkombëtare dhe një vend i sigurt për pastrimin parave të aktiviteteve kriminale.
Ky realitet, sipas deputetes demokrate, nuk është vetëm problem shqiptar, por është një rrezik për stabilitetin ekonomik dhe politik edhe të vetë vendeve europiane.
Ndërsa deputeti dhe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka denoncuar gjendjen e rëndë të drejtësisë në vend, ku reforma e drejtësisë e miratuar me kontributin e madh të partnerëve ndërkombëtar. Shqipëria tha Mediu, “ndodhet sot në pikën më kritike të historisë së saj pluraliste. Ajo që dikur ishte një demokraci aspirante europiane, sot lëviz drejt autoritarizmit me një shpejtësi të frikshme. Nuk bëhet më fjalë për debat politik, për konkurrencë idesh apo për rotacion normal pushteti. Bëhet fjalë për mbijetesën e vetë demokracisë. Në këtë realitet mbytës autoritar, opozita jo thjesht sfidohet: ajo përndiqet. E drejta e votës jo vetëm shkelet: ajo vidhet. Sistemi i drejtësisë jo vetëm manipulohet: ai përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve. Prandaj, fjala jonë sot nuk është apel diplomatik. Është një thirrje alarmi. Është një denoncim i qartë dhe i drejtpërdrejtë se Shqipëria po rrëshqet drejt modelit të Gjeorgjisë, duke humbur themelet e rendit perëndimor të të drejtave dhe lirive. Dhe pikërisht mbi këtë realitet, ka deklaruar kreu i PR-së, Fatmir Mediu kjo rezolutë nuk është thjesht e nevojshme, por urgjente”. -

Ja dhe na burgosët…/ Mediu: Nuk bëni drejtësi duke dënuar disa politikanë, po shkelni ligjin
Fatmir Mediu, është shprehur se Reforma në Drejtësi ka nevojë për një vlerësim dhe rishikim. Ai tha se përmes disa vendimeve, drejtësia e re ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.Mediu shtoi gjithashtu se nuk mund të fitohet kredo në publik vetëm se po procedohen disa politikanë.Ai tha gjithashtu se drejtësia është përdorur për të goditur autoritetin e opozitës, siç sipas Mediut, ndodhi para zgjedhjeve të 11 majit.“Mendoj që është një vlerësim, përpara se të shkojmë te rishikimi. Për ta vlerësuar faktikisht a kemi një drejtësi të pavarur dhe funksionale apo jo.Drejtësia e pavarur dhe funksionale garantohet nga integriteti i njerëzve që janë në këtë sistem. Dhe duhet parë edhe organizimi dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë, për t’i dhënë drejtësi qytetarëve.Edhe fakti që drejtësia përdoret në kundërshtim me kushtetutën në kodin e procedurës penale si një gjueti kundër autoritetit të opozitës siç ndodhi para zgjedhjeve, për të krijuar një ide që problemi është opozita dhe jo qeveria që ka 14 vite në pushtet pothuajse, është diçka që patjetër duhet rishikuar. Nuk mundet të fitohet kredo se po procedohen politikanë dhe nga ana tjetër të shkelet kushtetuta dhe ligji”, tha mes të tjerash Mediu
-

“Të rishikohet Reforma në Drejtësi”/ Propozimi i Mediut: S’mund të fitohet kredo se procedohen disa politikanë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se Reforma në Drejtësi ka nevojë për një vlerësim dhe rishikim.
Komentet Mediu i bëri në një lidhje live për ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se përmes disa vendimeve, drejtësia e re ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën.
Mediu shtoi gjithashtu se nuk mund të fitohet kredo në publik vetëm se po procedohen disa politikanë.
Ai tha gjithashtu se drejtësia është përdorur për të goditur autoritetin e opozitës, siç sipas Mediut, ndodhi para zgjedhjeve të 11 majit.
“Mendoj që është një vlerësim, përpara se të shkojmë te rishikimi. Për ta vlerësuar faktikisht a kemi një drejtësi të pavarur dhe funksionale apo jo. Drejtësia e pavarur dhe funksionale garantohet nga integriteti i njerëzve që janë në këtë sistem. Dhe duhet parë edhe organizimi dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë, për t’i dhënë drejtësi qytetarëve.
Edhe fakti që drejtësia përdoret në kundërshtim me kushtetutën në kodin e procedurës penale si një gjueti kundër autoritetit të opozitës siç ndodhi para zgjedhjeve, për të krijuar një ide që problemi është opozita dhe jo qeveria që ka 14 vite në pushtet pothuajse, është diçka që patjetër duhet rishikuar. Nuk mundet të fitohet kredo se po procedohen politikanë dhe nga ana tjetër të shkelet kushtetuta dhe ligji”, tha mes të tjerash Mediu. -

“Opozita të organizohet në çdo skaj të vendit”/ Takimet e Salianjit dhe skandali “Balluku”, reagon Mediu
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të zhvillojë një aksion të përditshëm për të folur me qytetarët. Në një intervistë televizive, Mediu komentoi edhe takimet e Ervin Salianjit, duke thënë se është mirë që takimet të mos fokusohen vetëm në Tiranë.
“Unë nuk mendoj që opozita ke njerëz tepër. Por ka nevojë të rikthejë marrëdhëniet e saj. Nuk mendoj që opozita duhet bërë vetëm në Tiranë. Duhet bërë në çdo skaj të Shqipërisë, duke respektuar edhe mendimet ndryshe. Cdo gjë duhet të vijë në funksionim sa më të mirë. Është mirë të ngrihen vlera të reja politike”, tha Mediu.
Gjithashtu Mediu theksoi se opozita duhet të ndërtojë një raport më të fortë me qytetarët, duke shtuar se me gjithë skandalet që kanë ndodhur, përpjekja e opozitës nuk mund të mjaftohet vetëm me reagimet në Kuvend
“Në këtë situatë që është opozita duhet të bëjë çdo përpjekje. Pasi nuk mundet të ngrihen qytetarë bullgarë dhe të mos ngrihen qytetarë shqiptarë. Po ashtu edhe në Serbi. Pra duhen para elementët që duhet të sensibilizojë opozita. Por ajo që kam shqetësim është se opozita duket sikur ngelet vetëm në Tiranë. Duhet të ndërtohet një raport i fortë me qytetarët”, tha ndër të tjera ai. -

Gjykimi për ‘Gërdecin’/ Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Mediut, GJKKO nuk pranon
Fatmir Mediu dhe Irena Gjoka
TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seancën e kaluar, 11 nëntor, Gjoka kërkoi largimin nga gjykimi me argumentin se ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe se çështjen e mori pasi i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar.
Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.
Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor, ndërkohë seanca u shty në datën 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.
Gjyqi për masakrën e Gërdecit ka nisur në prill 2023. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Vetë Mediu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura dhe gjetjet e ekspertëve.
Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

Irena Gjoka “heq dorë” nga “Gërdeci”, pritet vendimi i kreut të GJKKO, nëse pranohet
fatmir mediu-irena gjoka
TIRANË- Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ka kërkuar të largohet nga procesi i gjykimit të dosjes së tragjedisë së Gërdecit. Kërkesa e saj ka ardhur pasi të martën Gjykata e Posacme, i rrëzoi kërkesën ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi. Po në të njëjtën seancë, Gjoka deklaroi se do t’i paraqesë kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i çështjes, kryetarit të GJKKO-së Erion Bani.
Gjoka pretendon se nuk mundet të vijojë shqyrtimin e dosjes penale, pasi ka qenë gjyqtare e seancës paraprake. Sipas ligjit, dejtuesi i Gjykatës së Posaçme do të shqyrtojë kërkesën dhe nëse pranohet, atëherë gjyqi pritet të rinsi nga e para me një tjetër trupë gjykuese.
Ish-ministri i Mborjtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI -

Procesi në GJKKO, Mediu: Nuk po gjykohem për shpërthimin e Gërdecit, por për…
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.
I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.
“Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.
Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.
Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.
“Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu.
-

‘Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por…’/Mediu për çështjen Gjoka
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.
I ftuar në një studio televizive, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.
“Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.
Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.
Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.
“Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu. -
Fatmir Mediu: Rama tentoi ta merrte LaCivita-n para nesh. Historia e pagesave të hotelit, ekzagjerime
Fatmir Mediu, u shpreh gjatë një interviste se edhe kryeministri Edi Rama tentoi që të merrte në skuadrën e fushatës së tij, Chris LaCivita-n dhe ekipin e tij.
“Do ju them edhe këtë sekret. Nuk është se nuk ka tentuar zoti Rama t’i marrë para se t’i merrnim ne. Kanë vajtur edhe në emër të zotit Rama kanë komunikuar për t’i pasur”, tha Mediu për gazetarin Besard Jacaj.
Chris LaCivita është bërë shpesh temë debati, teksa akuzat nga mazhoranca vijnë kryesisht për paratë që janë harxhuar nga opozita për ta sjellë në Shqipëri. Sipas Mediut, kontrata e bërë në zgjedhjet e këtij viti është pothuajse e njëjtë me të njëjtën kontratë që Partia Demokratike ka bërë që në vitin 2025.
Teksa komentohej për drejtuesin e fushatës së PD-së në Shqipëri, Mediu i quajti të pështira dhe qesharake disa lajme të bëra për pagesat e hotelit që ka qëndruar Chris LaCivita në Shqipëri.
“Sot ka pasur një histori domethenë sa të pështirë dhe qesharake. Merrej një faturë dhe pagesa që i ishte bërë të hotelit zotit Chris LaCivita, Paul Manafort dhe lordit Stewart Jackson që erdhën në fushatën elektorale dhe thuhej që Fatmir Mediu u ka paguar masazh edhe dhomën 1 mijë Euro. Këto janë ekzagjerime të atyre që nuk rrinë dot pa u lëpirë pas pushtetit dhe përpiqen të deformojnë lajmin”, tha ai.
Sipas tij, Partia Republikane ka pasur detyrimet e veta në koalicionin opozitar dhe gjithçka bëhet për të krijuar një imazh se janë shpenzuar shumë para.
“Partia Republikane është pjesë e koalicionit dhe ka pasur detyrimet e veta. Partia Republikane ka mbuluar kostot e hotelit në një hotel në Shqipëri, në Tiranë. Kostoja e dhomës ka qenë 27 mijë e 300 lekë të reja. Dhe në atë faturë ka edhe një masazh që ishte 5 mijë e 900 lekë të reja dhe tani thuhet është paguar 1 mijë e 100 euro Chris LaCivita se ka bërë masazh.
Unë po ju them gjë, është kaq fëminore dhe kaq e pavlefshme nga pikëpamja financiare sa është e turpshme për ta diskutuar. Pse bëhet kjo? Për të krijuar një imazh që këtu është shpenzuar. Po ta shikosh kontratën, kontributin etj, mendoj se duhet të jemi krenarë që morëm ekipin më të fuqishëm të presidentit Trump për fushatën”, tha Mediu.
Amerikani Chris LaCivita ishte strategu i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
LaCivita ka qenë pjesë edhe e fushatës së Donald Trump, që u zgjodh President i SHBA-ve.