Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano ka marrë vëmendje edhe në mediat greke. E përditshmja “Kathimerini” shkruan se ai themeloi Partinë Socialiste në vitin 1992 dhe ishte udhëheqësi i saj deri në vitin 2005, kur u tërhoq nga politika.
Sipas gazetës greke ditët e fundit, ai ishte i shtruar në një spital privat në Tiranë pasi vuante nga probleme me mushkëritë prej njëfarë kohe, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Më pas shkrimi bën një renditje të historisë politike të Nanos.
Edhe gazeta tjetër “Protothema” i ka kushtuar hapësirë lajmit.
“Dy vjet më parë, ai i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në atë kohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kishte dhënë një medalje për kontributin e tij “në ndërtimin e shtetit kushtetues dhe demokratik në Shqipëri” – shkruan gazeta greke që më pas bën edhe një jetëshkrim të aktivitetit të tij politik.
Tag: mediat
-

Mediat greke i bëjnë jehonë vdekjes së Fatos Nanos
-

FOTO/ Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me McGonigal tek karrigia e tij bosh, para fjalës pasditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
Berisha duke ironizuar, tha se këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë.“I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, dëgjohet të thotë Berisha para nisjes së fjalimit në Kuvend.
-

VIDEO/ Trump e nis turin e aziatik me kërcim, kreu i Shtëpisë i bashkohet valltarëve malajzianë sapo zbret nga avioni presidencial
Pas një fluturimi 23-orësh nga Uashingtoni, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbërriti plot gjallëri në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lampur.
Në një video që është bërë virale në mediat sociale, Trump shihet duke kërcyer nën ritmin e daulleve së bashku me kërcimtarët tradicionalë të Malajzisë në pistën e aeroportit pranë, teksa lëvizjet e tij sjellin buzëqeshje në fytyrat e atyre që e rrethojnë.
Kryeministri malajzian, Anwar Ibrahim iu bashkua gjithashtu presidentit, duke u nën ritmet e muzikës tradicionale.TRUMP DANCE — MALAYSIA EDITION! 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/HLyCVaCndh
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) October 26, 2025Mediat sociale po gumëzhin nga reagimet pas videos së presidentit Trump duke kërcyer në Malajzi. Përdoruesit lavdëruan lëvizjet e tij, teksa shumë që komentojnë për energjinë, stilin dhe ritmin e tij, duke e quajtur viral si të paharrueshëm.
Një përdorues komentoi: “Trump po e bën vallëzimin përsëri madhështor.”
“Nuk mund ta mohosh që presidenti ka stil dhe ritëm. Unë e vlerësoj këtë me 9 pikë nga 10. Çfarë mendoni ju?”, komenton dikush tjetër.
Vizita e Trump është pjesë e një misioni pesëditor për të zgjeruar praninë e Amerikës në Azi dhe për të forcuar lidhjet tregtare. Planet e tij përfshijnë takimin me udhëheqësin e sapozgjedhur japonez Sanao Takaichi në Tokio dhe Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut. Një takim i minutës së fundit me Kim Jong Un të Koresë së Veriut pranë Zonës së Demilitarizuar është gjithashtu i mundur.
Top Channel
-

U vra pas konfliktit për një kafe në Manëz, mediat italiane: 33-vjeçari ishte në kërkim për plagosje të dyfishtë në Perugia
Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në Manëz të Durrësit, pasi një sherri për një kafe ishte në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia.
Mediat italiane bëjnë me dije se Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri.
Sipas hetimeve nga autoritetet fqinje ngjarja ishte e lidhur me përplasje për çështje droge. Pas atentatit, 33-vjeçari, i cili ishte i njohur më parë për policinë, ishte arratisur menjëherë, duke u bërë i paidentifikueshëm për muaj të tërë.
Fundi i arratisjes së Paluçit erdhi në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manëz të Durrësit ndodhi një tjetër përplasje me armë përpara një karburanti. Teksa i referohen raportimeve nga Shqipëria, mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi për një kafe.
Një 23-vjeçar, që ndodhej ulur në një lokal me një mik, kishte kërkuar një ekspres, por kamarieri nuk e kishte shërbyer pasi ekspresi ishte fikur. Kjo shkaktoi një debate të ashpër, në të cilën ndërhyri edhe Flori Paluçi.
Sipas hetimeve paraprake, Paluçi dyshohet se qëlloi me armë ndaj 23-vjeçarit, duke e vrarë në vend. Në ato momente, miku i viktimës reagoi, nxori armën dhe hapi zjarr drejt Paluçit, duke e vrarë gjithashtu.
Autori i dyshuar për vrasjen e Flori Paluçit është në kërkim nga policia ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat e konfliktit fatal. -

Raporti i OSBE “damkos” mediat si të kapura/ Zogaj: U shërbejnë pushtetit dhe opozitës! Bushati: I shërbejnë partisë që i jep lekë o Preç…
Preç Zogaj dhe Andi Bushati kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me konstatimet e raportit të OSBE/ODIHR për mediat, të cilat cilësohen si të paguara nga pushteti.
Zogaj deklaroi se mediat favorizojnë mazhorancën dhe opozitën në kurriz të partive të vogla, ndërkohë që Bushati e vuri theksin te kapja e mediave nga mazhoranca, e cila i paguan me para publike.
Debati:
Preç Zogaj: Mendoj se ky është paragraf i rëndë, që ngre shqetësim për pozicionin që ka media kundrejt qeverisë. Është një akuzë që u bëhet mediave kryesore, që janë vënë prej kohësh, në rolin e menteshave të qeverisë, por edhe më shumë se kaq, të kastës politike plurale, në pushtet dhe opozitë. Në fushatën elektorale, pozicioni i mediave, matet me atë që quhet respektimi i parimit të par-condition, kushteve të barabarta. Ne shohim që partitë e mëdha marrin pjesën e luanit. Pra media në tërësi nuk është se janë pozicionuar vetëm në favor të njerës. Pra janë media që vihen në shërbim të establishmentit.
Andi Bushati: Të partisë në pushtet, jo të establishmentit Preç…
Preç Zogaj: Aty thotë partia në pushtet paguan, por kur ndahet koha, se jemi në fushatë, perceptimi del që janë të barabartë.
Andi Bushati: Nuk është çështje sasiore, ajo nuk duhet diskutuar fare.
Preç Zogaj: Ka patur edhe media që mbështesin vetëm një parti politike. Ka ndodhur në botë dhe nuk quhet shkelje. Ne që jemi demokraci e re përpiqemi… Te kondicionet paraprake, që ka lindur si produkt i një beteje të madhe, ne ta pohojmë këtë gjë, për minutazhin?
Andi Bushati: Jo. Po të shohësh Agron Shehaj, ka marrë më shumë kohë se partitë e tjera të vogla. Ka intervista për jetën, ka dalë me gruan, me fëmijët e me rradhë. Në kohë, ai del i favorizuar, por Agron Shehajt, asnjë nga mediat që paguhen me paratë publike, kur denonconte ministren e shëndetësisë, nuk ia jepte njeri. Me minuta është në rregull, por me kontent nuk është në rregull. Prandaj ky thotë janë media të mëdha, i shërbejnë PS-së se i paguan dhe nuk fshihemi dot pas kohës së barabartë, sepse edhe kohën varet si e trajton. Edhe kjo ka qenë pjesë e debatit. Thonë ka Rama media, por edhe PD ka Syrin. Por raporti i OSBE thotë se Syri ka vetëm 1.7% të fondeve. Pra ta dime ku jetojmë.
Mentor Nazarko: Ai thotë për paratë e deklaruar. Pse vërtet beson se Syri përdor 1.7%?
Andi Bushati: Më pak. Po të fusësh tunelin e Llogarësë, hotelet dhe rrugët e Sandrit, del shumë më pak.
-

Studim/ Mediat gjermane fryjnë ndjeshëm raportimin për krimet e të huajve
Bota E Shtunë, 18 Tetor 2025 21:50
Një studim i ri ka zbuluar se mediat gjermane paraqesin në mënyrë të shtrembëruar nivelin e krimit të kryer nga të huajt, duke krijuar një perceptim të rremë në publik. Hulumtimi me titull “Krimi dhe Migrimi: Perceptimi në Median Gjermane” tregon se të dyshuarit e huaj përmenden rreth tre herë më shpesh në media sesa përfaqësimi i tyre real në statistikat zyrtare të policisë.
Autor i studimit është profesori i gazetarisë Thomas Hestermann nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Macromedia në Hamburg, i cili e përshkroi këtë fenomen si një “shtrembërim drastik” në raportimin mediatik, i cili ka filluar të theksohet veçanërisht pas vitit 2015, kur Gjermania pranoi një numër të madh emigrantësh.Sipas Hestermann, ky mbulim i tepruar ndikon drejtpërdrejt në opinionin publik, duke krijuar frikë dhe mosbesim. “Ky lloj raportimi i bën njerëzit të pyesin: Kush përbën një kërcënim?”, theksoi ai.
Për të ilustruar këtë prirje, profesori përmendi dy sulme të ngjashme me makina në Mynih dhe Mannheim në vitin 2025. Sulmi në Mynih, ku i dyshuari ishte një i ri afgan, mori dyfishin e raportimit në krahasim me rastin në Mannheim, ku autori ishte një gjerman.
Sipas Hestermann, vendimet editoriale shpesh janë “intuitive”, por përfundimisht krijojnë një model raportimi që ndjek një agjendë populiste të krahut të djathtë.
Në të njëjtin studim, kriminologia dhe sociologia Gina Wollinger e quajti këtë fenomen një “emigrim të krimit”, duke theksuar se origjina e autorëve vihet në pah vetëm kur ata nuk janë gjermanë. Ajo shtoi se faktorët kryesorë që lidhen me kriminalitetin janë socialë – si varfëria, mungesa e perspektivës dhe përvojat personale të dhunës – dhe jo origjina apo pasaporta.
Si zgjidhje për të korrigjuar këtë çekuilibër, Hestermann rekomandoi që redaksitë mediatike të bëhen më të larmishme, duke përfshirë gazetarë të rinj nga kultura të ndryshme, në mënyrë që raportimi të jetë më i drejtë dhe më përfaqësues. -

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë: Mijëra njerëz u ngritën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK
Zëri i mijërave qytetarëve që u mblodhën pasditen e së premtes në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë bëri jehonë ndërkombëtare. Mediat e huaja si Associated Press, The Telegraph, New York Post apo Washington Post kanë shkruar për thirrjet që u bënë për drejtësi ndaj gjyqit të padrejtë që po iu bëhet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Associated Press shkruan se qytetarët u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të protestuar kundër Gjykatës Speciale të Hagës të mbështetur nga BE, duke e cilësuar si të njëanshme, dhe që ndjek penalisht ish-luftëtarët e tyre që zhvilluan luftën e viteve 1998-1999 për pavarësi nga Serbia.
“Demonstrues nga Kosova dhe vende të tjera evropiane mbushën sheshin kryesor Skënderbej në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të arrestuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose UÇK-së — një ish-grup guerilas i shqiptarëve të Kosovës që udhëhoqi luftën për pavarësi. Shumë prej tyre mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë dhe të UÇK-së, ndërsa një grup ish-luftëtarësh dhe disa të rinj ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. Disa këndonin këngë për UÇK-në dhe lirinë.”, thuhet në artikull.
Mediat theksojnë gjithashtu se protesta nuk ishte politike dhe se “u organizua nga shoqata e veteranëve e njohur si OVL-UCK dhe u mbështet nga qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë, nën moton: “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët.”
Vihet theksi edhe te prezenca e ish-presidentit Aleksandër Moisiu.
“Alfred Moisiu, 95 vjeç, ish-presidenti i Shqipërisë, ishte gjithashtu i pranishëm dhe bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se të pandehurit “janë ndaluar pa prova, me akuza të sajuara”.
Përmendin gjithashtu edhe numrin e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës dhe tensionet që vijojnë ende me Serbinë. “Gjykata dhe një zyrë prokurorie e lidhur me të u krijuan pas një raporti të vitit 2011 nga Këshilli i Evropës, një organ i të drejtave të njeriut, që përfshinte akuza se luftëtarët e UÇK-së trafikuan organe njerëzore të marra nga të burgosurit dhe vranë serbë dhe bashkëqytetarë shqiptarë etnikë. Akuzat për marrjen e organeve nuk janë përfshirë në aktakuzat e lëshuara nga gjykata.
Dy ish-anëtarë të tjerë të UÇK-së janë dënuar tashmë nga gjykata. Gucati dhe një zyrtar tjetër i UÇK-së u dënuan gjithashtu nga gjykata për kërcënim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.
Rreth 11,400 njerëz, kryesisht shqiptarë etnikë, vdiqën gjatë luftës , përpara se një fushatë bombardimi e NATO-s ta detyronte Serbinë të tërhiqte trupat e saj nga Kosova dhe t’ia dorëzonte kontrollin e ish-provincës së saj Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.
Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, e cila u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Perëndimit, por jo nga Serbia apo aleatët e saj Rusia dhe Kina. Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta”, thuhet në artikullin e Associated Press.
Dy protesta të tjera u organizuan këtë vit nga veteranët e UÇK-së, njëra në Prishtinë më 7 gusht dhe tjetra në Hagë më 14 shtator, një ditë para se të fillonte seanca dëgjimore e dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, James Rubin. -

Jehonë në mediat ndërkombëtare, për protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë
Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u mblodhën paqësisht këtë të premte në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta e zhvilluar e 17 tetorit në zemër të kryeqytetit shqiptar mori vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan për thirrjet e protestuesve për drejtësi dhe kundërshtimin ndaj, sipas tyre, “gjykimeve të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mediat ndërkombëtare si Associated Press, Washington Post, The Telegraph. Përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike, protestuesit shprehën mbështetjen e palëkundur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke e konsideruar procesin si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.



