Tag: mediat

  • DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha: Transferuan miliona euro në Shqipëri

    DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha: Transferuan miliona euro në Shqipëri

    Nga konferenca për mediat, Sali Berisha deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli organizatë terroriste vëllezërit Hysa, për të cilët tha se janë të lidhur me qeverinë.

    Sipas Berishës dje “u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros”.
    “Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës. Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros“-u shpreh Berisha.
    Sipas kreut të PD “mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës. Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë. Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale“.
    Berisha thotë se bizneset e tyre shtrihen në shumë vende, nga Kanadaja, Italia dhe në Vlorë e Tiranë.
    “Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik. Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube. Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës. Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë. Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën“-u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • ‘Miq të Ramaduros’, Berisha: Dje DASH shpalli organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa

    ‘Miq të Ramaduros’, Berisha: Dje DASH shpalli organizatë terroriste me sanksione të thella vëllezërit Hysa

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku komentoi zhvillimet ndërkombëtare dhe lidhjet e dyshuara kriminale që lidhen me Shqipërinë.
    Sipas Berishës, vëllezërit Hysa, të shpallur së fundmi organizatë terroriste me sanksione të thella nga autoritetet ndërkombëtare, janë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e etiketoi si “Noriega i Shqipërisë” ose “Ramaduro i Europës”.
    Berisha theksoi se sipas raportimeve botërore, “perandoria ekonomike” e këtyre individëve shtrihet në shumë vende, duke përfshirë Kanada, Itali dhe Shqipëri, me qindra biznese, kryesisht kazino dhe lojëra fati, që sipas tij përdoren për pastrimin e parave të kartelit. Ai përmendi si shembull restorantin “Mirela”, që mban emrin e bashkëshortes së njërit prej të dyshuarve, dhe që thuhet se ka transferuar dhjetëra milionë euro në Shqipëri.
    Berisha krahasoi reagimin e Meksikës dhe autoriteteve ndërkombëtare me Shqipërinë, duke thënë se ndërkohë që 13 kazino janë mbyllur në Meksikë, në vendin tonë nuk është marrë asnjë masë ndaj lojërave të fatit që dyshohet të jenë të lidhura me këtë grup kriminal.
     
    Berisha: Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës.Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros.Mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës.Sinaloa e Meksikës është ndoshta karteli më i fuqishëm i drogës në botë.Dhe jo vetëm i drogës, por i shumë aktiviteteve të tjera kriminale.Perandoria e miqve të Edi Ramës, njoftojnë mediat botërore, perandoria ekonomike e tyre, shtrihet në shumë e shumë vende.Në Kanada, në zonat e indianëve të Kanadasë që kanë një lloj autonomie me Pallatin Magjik.Me dhjetëra e dhjetëra restorante, hotele dhe klube.Por ato, nga Kebeku dhe zonat e indianëve të Kanadasë, gjer në Palermo të Italisë numërojnë në Vlorë, në Tiranë, në Shqipëri, me qindra biznese, por në tërësi kazino, lojëra fati, me të cilat me një marrëveshje lajnë miliardat e Sinaloas së Meksikës.Famoz vetëm restoranti Mirela që mban emrin e bashkëshortes, ka transferuar në Shqipëri dhjetëra e dhjetëra milionë euro nga zonat e indianëve të Kanadasë.Tani, këtu kemi disa sekuenca, pra janë mediat e huaja, është Reuters, agjencia kryesore e lajmeve në botë që njofton sanksionet kundër familjes të perandorisë së kazinove meksikane dhe që lan fondet e kartelit dhe që është i lidhur direkt me Edi Ramën.Meksika i mbyll 13 kazino. Shqipëria asnjë.Asnjë kazino nuk i mbyll.Tjetër. Qeveria e Meksikës dhe Thesari godasin grupin kriminal të sektorit të bixhozit, lojërave të fatit. Lajm tjetër është. Lajm botëror.
     

  • SYRI TV/ Si i justifikonte Rama ‘Hysët’ 3 vite më parë! Lidhjet e vëllezërve Hysa me Sinaloat

    SYRI TV/ Si i justifikonte Rama ‘Hysët’ 3 vite më parë! Lidhjet e vëllezërve Hysa me Sinaloat

    Tre vite më parë, kryeministri Rama i cilësonte shpifje, artikujt e mediave meksikane për lidhjet e vëllezërve Hysa me kartelin e drogës Sinaloa. Në një konferencë me gazetarët Rama justifikonte edhe takimin e tij me Luftar Hysën, ndërsa akuzonte mediat meksikane se hedhin baltë mbi njerzit e pafajshëm.

    Ndiqni materialin e përgatitur nga Syri TV, 3 vite më parë.

    Gjatë konferencës së sotme për media Kryeministri Rama është munduar të justifikojë edhe takimin e tij me vëllezërit Hysa për të cilët mediat meksikane shkruajnë se kanë lidhje me kartelin e drogës Sinaloa. Sipas mediave të huaja paratë e Sinaloas pastrohen në Shqipëri duke investuar në bregdet.  Ndërkohë që kryeministri shqiptar i cilëson si shpifje artikujt e mediave të huaja.

    Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me artikullin e madias meksikane cila shkruan se kartili famëkeq Sinalo paston paratë e drogës në shqipëri perms vellezerve Hysa. Nderkohe ne mediat shqiptare jane publikuar edhe foto  ku personat e akuzuar sit e lidhur me kartelin Sinaloa janë pritur në kryeministri dhe kanë zhvilluar takime edhe me vetë kryeministri Edi Rama. Por kryeministri shqiptar deklaroi para gazetarëve se mediat meksikane hedhin baltë mbi njerëz të pafajshëm.

    Por duket se për të përgënjeshtruar faktet e dhëna nga media meksikane se karteli i Sanloas pastron para në Shqiperi, fal bashkëpunimit me vëllezërit Hysa, një prej të cilëve është fotografuar teksa hynë në kryeministri, kryeministri Edi Rama ka përdorur një mashtrim duke përllogaritur GJDP e Gjermanisë me pasurinë e kartelit të drogës.

    GDP e Gjermanisë është një per dhënë publike dhe përllogaritet në 3.806 trilion dollarë, ndërsa sipas Blomberg pasuria e kartelit El Mayos, shefi i kartelit të Sinaloas mendohet te jetë 3 miliardë dollarë, pra shumë herë më e vogël nga sa përpiqet Rama te tregojë.

    Megjithatë justifikimet e kryeministrit tashmë janë standarde, pasi  Edi Rama ka justifikuar edhe persona të tjerë të cilët sot janë të dënuar dhe vuajn dënimet në burgje.

  • Rama në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi 650 milion euro për kampet e refugjatëve!

    Rama në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi 650 milion euro për kampet e refugjatëve!

    Rama në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi 650 milion euro për kampet e refugjatëve!
    Edi Rama merr me vete qeverinë për një udhëtim në Romë, ku do mbahet një mbledhje mes dy kabineteve qeveritare. Mediat italiane raportojnë se në qendër të diskutimeve do jetë dështimi i projektit 650 milionë euro për kampet e refugjatëve
    Nga Giorgio Pirani, QUI FINANZA
    Kanë kaluar dy vite nga protokolli Itali–Shqipëri, marrëveshja kryesore e qeverisë Meloni për “eksternalizimin” e kufijve dhe menaxhimin e emigrantëve të parregullt. Një përvjetor i hidhur, ai i projektit që duhej të revolucionarizonte menaxhimin e flukseve emigratore, por që deri tani është shënuar nga kosto të larta, pengesa gjyqësore dhe rezultate operative shumë më të ulëta nga sa pritej.
    Të enjten, më 13 nëntor, Giorgia Meloni do ta presë Edi Ramën në Romë për samitin e parë ndërqeveritar Itali–Shqipëri, ku sigurisht do të diskutohet edhe për protokollin mbi emigrantët. Siç shpjegon një njoftim nga Pallati Chigi, ky takim do të shërbejë “për të bërë një bilanc të bashkëpunimit dypalësh dhe për të rënë dakord mbi nisma të tjera që synojnë forcimin e partneritetit strategjik mes Romës dhe Tiranës”.
    Numrat (e ulët) dhe kostot (e larta)
    Objektivi ishte ambicioz: ndërtimi i strukturave në Shqipëri me kapacitet teorik deri në 3.000 persona njëkohësisht, me pritshmërinë për të përpunuar deri në 36.000 kërkesa azili në vit falë procedurave të përshpejtuara.
    Realiteti, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane, është krejt ndryshe: nga qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit kanë kaluar gjithsej rreth një mijë persona. Aktualisht ndodhen aty vetëm rreth 40.
    Në raport me këta numra, shpenzimet janë kolosale. Ligji i ratifikimit parashikon rreth 650 milionë euro për pesë vjet. Ndër zërat kryesorë përfshihen mbi 250 milionë euro për udhëtimet e stafit italian dhe 133 milionë euro për kontratën e menaxhimit për 24 muaj. Por kostoja reale mbetet një mister, pasi qeveria nuk jep të dhëna të detajuara. Organizata ActionAid, në një kallëzim në Gjykatën e Llogarive, ka llogaritur se vetëm qendra e Gjadrit, që ka qenë funksionale për disa ditë në vitin 2024 për 20 persona, do të ketë kushtuar 570.400 euro (rreth 114.000 euro në ditë).
    Pengesa e gjyqtarëve dhe misteri i “vendeve të sigurta”
    Projekti është përballur që në fillim me një sërë refuzimesh nga gjyqtarët për të konfirmuar ndalimet. Çështja kyçe është lista e “vendeve të sigurta”, e domosdoshme për procedurat e përshpejtuara. Një vendim i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së në tetor 2024 ka përcaktuar se siguria e një vendi nuk mund të merret e mirëqenë në mënyrë absolute, por duhet të vlerësohet rast pas rasti, përfshirë kategori të veçanta si personat homoseksualë.
    Ky parim e ka bërë të pavlefshëm në praktikë qasjen italiane, e cila mbështetej në një listë të përgatitur nga ministria, duke shkaktuar një përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit.
    Qeveria reagoi me dy dekrete ligjore për të forcuar listën e “vendeve të sigurta” dhe për të zhvendosur kompetencën e konfirmimit të ndalimeve nga Seksionet e Emigracionit të Gjykatave drejt Gjykatave të Apelit.
    Por vendimet e Gjykatës së BE-së të 1 gushtit 2025 kanë riafirmuar të drejtën e gjyqtarëve për të verifikuar sigurinë e kthimit në çdo rast individual, duke e cilësuar reagimin e Pallatit Chigi si një “ndërhyrje të papërshtatshme”.
    Modeli i reduktuar dhe perspektivat e ardhshme
    Përballë bllokimeve gjyqësore, e vetmja strukturë që vijon të funksionojë në Shqipëri është CPR-ja (Qendra e Qëndrimit për Ri-atdhesim) në Gjadër, me numër të kufizuar personash.
    Një problem tjetër i ngritur nga Gjykata Kushtetuese është mungesa e një kuadri ligjor që të përcaktojë qartë mënyrën e ndalimit dhe garancitë ligjore për emigrantët.
    Kryeministrja Meloni, e cila kishte premtuar se do t’i bënte qendrat “të funksionojnë edhe po të më duhej të flija aty çdo natë”, nuk tërhiqet. Ajo synon që në samitin e ri Itali–Shqipëri më 13 nëntor në Romë, qeveria të shohë drejt vitit 2026, kur hyrja në fuqi e Paktit të ri të BE-së për Migracionin dhe Azilin mund t’i kthejë “qendrat e kthimit” në një model evropian.
    Ndërkohë, së bashku me tetë vende të tjera, Italia po shtyn për rishikimin e Konventave Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, për të shmangur “lidhjet” ligjore që deri tani kanë penguar projektin shqiptar — një projekt që, dy vjet pas nisjes, karakterizohet më shumë nga kostot dhe kontestet sesa nga rezultatet konkrete.

  • La vita e Bela” për mediat e Tiranës

    La vita e Bela” për mediat e Tiranës

    “La vita e Bela” për mediat e TiranësNga Andi Bushati
    Përpjekja e zv/kryeministres për të blerë heshtjen e mediave shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihetNëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të lehtë të bazohej vetëm në dy raste: mënyrën si ato janë sjellë, fillimisht me problemet që ka pasur Erion Veliaj e tani së fundi, Belinda Balluku, në raport me drejtësinë.
    Edhe i pari edhe kjo e fundit kanë si karakteristikë të përbashkët një heshtje përkëdhelëse të pjesës më të madhe të televizioneve dhe faqeve online ndaj tyre.
    Fillimisht, kur u zbulua skandali i drejtorëve të 5D, askush nuk bëri emision mbrëmjeje, madje as nuk e raportoi lajmin. E njëjta situatë u përsërit edhe kur u mor vesh se Belinda Balluku do kapërcente derën e SPAK-ut. Ndonëse të gjithë e dinin vendimin e pakthyeshëm, pjesa më e madhe fshiheshin pas gishtit deri sa doli komunikata e marrjes si e pandehur të zv/kryeministres.Po ashtu edhe faza e ndërmjetme, ajo nga parakalimi i parë i Veliajt tek dera e prokurorisë së posaçme e deri tek prangosja e tij, ngjan si dy pika uji me atë që po ndodh tani me Ballukun. Në vend që të flasin për dosjen, akuzat, dyshimet për abuzim apo qoftë edhe për kundërshtimet që ka rreth tyre, një pjesë e madhe e ekraneve i paraqisnin ata në takime zyrtare me Ramën, në aktivitete ndërkombëtare, për të krijuar iluzionin e rremë të normalitetit. Sot të njëjtat media që tentojnë ta varrosin dosjen e Belës propogandojnë me tituj të mëdhej një udhëtim të saj me tren në Zvicër, një takim ndërkombatar në Athinë, një aktivitet të përbashkët me kryeminisitrin.
    Në një mjedis normal do të duhej të ndodhte krejt e kundërta. Të gjitha faktet e dala duhej të kalonin në sitën e pushtetit të katërt. Do duhej të analizohej se si është e mundur që numri dy i qeverisë, ka qenë prezente në çdo hap të manipulimit të një tenderi, se si ajo kontrollon anullimin, rritjen marramendëse të shumës me 50 milionë euro, përzgjedhjen e fituesve, hilen e futjes së një konkurenti sa për letra fallco e më pas tërheqjen “de facto” të tij.
    Së fundi, BIRN (lexo linkun poshte) ka publikuar një investigim ku vihet në pikpyetje siguria e punimeve në tunelin e Llogorasë, që nëse rezulton i vërtetë, mund të prodhojë një skenar të ngjashëm me atë të shembjes së strehës së statcionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, i cili gjithashtu duhet të prodhonte një debat mes atyre që kanë fakte alarmuese dhe të tjerëve që japin garanci se gjithshka është OK.
    Pra, thënë këtë, askush nuk pretendon se Belinda Ballukut do duhej ti mungonte mbrojtja dhe angazhimi i atyre që rreshtohen në favor të saj. Për sa kohë ajo ende prezumohet e pafajshme do të qe normale që të kishte gazetarë dhe media që do të paraqesinin versionin e saj.
    Por këtu nuk po ndodh kjo, në vend të një diskutimi demokratik, me pro dhe kundër, Belinda ka vendosur të blejë heshtjen. Pikërisht pranimi i këtij kushti përbën njollën më të errët të një pjese të madhe të mediave tona. Duke zgjedhur me vullnet të lirë, që të transmetojë pamje të Veliajt duke inaguruar një shkollë, ndërkohë që atij i ishin vënë prangat, apo Ballukun në një tren shpejtësie, ndërkohë që asaj i kishte mbërritur thirrja për në SPAK, ato vetëm sa ulërasin në sy të ndjekësve se nuk janë shtëpi informimi, po kioska shitblerjeje. Ato dëshmojnë se deri në ç’pikë ka degraduar besueshmeria e pushtetit të katërt në vend.
    Por sa do e zymtë apo e trishtë të duket kjo situatë, ashtu siç ndodh me thellimin e ç’do të keqeje, ajo prodhon vetvetiu edhe efektin e kundërt. Ky fenomen absurd shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihetNga mënyra se si mediat po sillen me Belinda Ballukun mund të nxirren dy konkuzione të thjeshta. E para, se ajo ndihet e fajshme prandaj po tenton të blejë shtrenjtë heshtjen. Dhe tjetra për të zbuluar më lehtë ato TV dhe gazeta online që e kanë shndërruar në pazar misionin e tyre.
    ©Lapsi.al

  • “Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    “Më arrestoni, ose do të vras gruan”, 48-vjeçari dorëzohet në polici

    Një 48-vjeçar italian ka alarmuar policinë ndërsa ju ka kërkuar ta arrestojnë, në të kundërt do të vriste gruan.
    Mediat italiane raportojnë se një 48-vjeçar u shfaq mbrëmjen e kaluar në stacionin e Karabinierëve në lagjen Capodimonte të Napolit, duke kërkuar të arrestohej nga autoritetet para se të kryente një akt ekstrem.
    Oficeri në detyrë e lejoi të hynte dhe menjëherë njoftoi gruan, e cila për fat të mirë iu përgjigj telefonit. Gruaja e 48-vjeçarit kërcënohej vazhdimisht nga abshkëshorti, madje kishte bërë disa herë denoncime, deris a në mars të këtij viti edhe ishin divorcuar.

    Mediat italaine raportojnë se gruaja duhej të ndryshonte zakonet dhe orarin e punës për t’i shpëtuar përndjekjes së ish-it të saj.
    Ajo gjithashtu ishte detyruar të shkëpuste telefonin dhe të kërkonte një linjë të re fikse. Gjatë dy viteve të fundit, burri kishte vizituar vazhdimisht shtëpinë dhe dyqanin e viktimës, duke e detyruar atë të ndryshonte rutinën e saj të përditshme.
    Ai gjithashtu kishte krijuar disa llogari dhe adresa email-i, duke përdorur të cilat vazhdonte ta kërcënonte atë dhe familjen e saj.

  • Një yll i rrjeteve sociale dhe ish-roje në muze, i dyshuari i grabitjes në Luvër! Ja çfarë thonë raportet

    Një yll i rrjeteve sociale dhe ish-roje në muze, i dyshuari i grabitjes në Luvër! Ja çfarë thonë raportet

    Një nga të arrestuarit për vjedhjen e xhevahireve të kurorës nga muzeu i Luvrit, me vlerë 88 milionë euro, është një figurë e njohur në mediat sociale dhe pasionant i motoçikletave. 
    I identifikuar si Abdoulaye N., 39-vjeç, ai ka punuar më parë si roje sigurie në Qendrën Pompidou dhe është arrestuar në Aubervilliers, periferi në veri të Parisit, gjashtë ditë pas grabitjes më 19 tetor. Ai përballet me akuza për vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal. 
    Një gjykatë në Bobigny shtyu seancën e tij për akuza të tjera të vogla, duke argumentuar se vëmendja e medias e bënte të pamundur një seancë të qetë. Avokati i tij, Maxime Cavaillé, deklaroi se mbrojtja do të ruajë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe privatësinë e klientit, pavarësisht natyrës së jashtëzakonshme të rastit. 
    Sipas hetimeve, katër persona janë në paraburgim, përfshirë tre anëtarë të bandës që përdorën një kamion të vjedhur me ashensor mallrash për të hyrë në galerinë Apollo. Dy prej tyre thyen dritare të pasigurta dhe vitrina xhami për të marrë gjerdanin e Napolonit I dhe diademën e Napolonit III, ndërsa dy të tjerët ikën me motoçikleta. Grabitja, e kryer gjatë ditës, zgjati më pak se shtatë minuta. 
    Abdoulaye N., i njohur në mediat sociale si Doudou Cross Bitume, ka publikuar video duke kryer truke me motoçikleta dhe këshilla për ndërtimin e muskujve në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube. Hetuesit gjetën ADN-në e tij në disa sende të braktisura në vendngjarje, përfshirë doreza, jelek dhe prerës disku. Ai dyshohet të ketë qenë një nga dy personat që hynë me forcë në galeri. 
    Fqinjët e tij përshkruajnë Abdoulaye N. si të dobishëm dhe të hapur, ndërsa mediat raportojnë se ai ka një dosje penale të pasur, me 15 vepra, përfshirë posedim droge, drejtim pa leje dhe vjedhje të mëparshme bizhuterish. 
    Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi se i dyshuari nuk ka dhënë shumë informacione, por ka pranuar pjesërisht përfshirjen e tij në grabitjen e Luvrit. Profili i të dyshuarve nuk korrespondon me krimin e organizuar profesional, duke lënë të hapur mundësinë që ata të jenë punësuar nga një tjetër i panjohur deri tani. 

  • I dyshuari i grabitjes në Luvër një yll i rrjeteve sociale dhe ish-roje e muzeut, ja çfarë thonë raportet

    I dyshuari i grabitjes në Luvër një yll i rrjeteve sociale dhe ish-roje e muzeut, ja çfarë thonë raportet

    Një nga të arrestuarit për vjedhjen e xhevahireve të kurorës nga muzeu i Luvrit, me vlerë 88 milionë euro, është një figurë e njohur në mediat sociale dhe pasionant i motoçikletave.

    I identifikuar si Abdoulaye N., 39-vjeç, ai ka punuar më parë si roje sigurie në Qendrën Pompidou dhe është arrestuar në Aubervilliers, periferi në veri të Parisit, gjashtë ditë pas grabitjes më 19 tetor. Ai përballet me akuza për vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal.
    Një gjykatë në Bobigny shtyu seancën e tij për akuza të tjera të vogla, duke argumentuar se vëmendja e medias e bënte të pamundur një seancë të qetë. Avokati i tij, Maxime Cavaillé, deklaroi se mbrojtja do të ruajë respektimin e prezumimit të pafajësisë dhe privatësinë e klientit, pavarësisht natyrës së jashtëzakonshme të rastit.
    Sipas hetimeve, katër persona janë në paraburgim, përfshirë tre anëtarë të bandës që përdorën një kamion të vjedhur me ashensor mallrash për të hyrë në galerinë Apollo. Dy prej tyre thyen dritare të pasigurta dhe vitrina xhami për të marrë gjerdanin e Napolonit I dhe diademën e Napolonit III, ndërsa dy të tjerët ikën me motoçikleta. Grabitja, e kryer gjatë ditës, zgjati më pak se shtatë minuta.
    Abdoulaye N., i njohur në mediat sociale si Doudou Cross Bitume, ka publikuar video duke kryer truke me motoçikleta dhe këshilla për ndërtimin e muskujve në platforma si TikTok, Instagram dhe YouTube. Hetuesit gjetën ADN-në e tij në disa sende të braktisura në vendngjarje, përfshirë doreza, jelek dhe prerës disku. Ai dyshohet të ketë qenë një nga dy personat që hynë me forcë në galeri.
    Fqinjët e tij përshkruajnë Abdoulaye N. si të dobishëm dhe të hapur, ndërsa mediat raportojnë se ai ka një dosje penale të pasur, me 15 vepra, përfshirë posedim droge, drejtim pa leje dhe vjedhje të mëparshme bizhuterish.
    Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, deklaroi se i dyshuari nuk ka dhënë shumë informacione, por ka pranuar pjesërisht përfshirjen e tij në grabitjen e Luvrit. Profili i të dyshuarve nuk korrespondon me krimin e organizuar profesional, duke lënë të hapur mundësinë që ata të jenë punësuar nga një tjetër i panjohur deri tani.

    Top Channel

  • Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

    Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

    Mediat italiane kanë ngritur alarmin për ndotjen e lumenjve në Shqipëri, të cilët përfundojnë në detin Adriatik. Sipas raporteve, sasi të mëdha plastike dhe mbetje të ngurta transportohen nga lumenjtë shqiptarë drejt Italisë, duke rritur shqetësimet për mjedisin, shëndetin dhe turizmin.

    Në një kronikë të mediave italiane, të shoqëruara me pamje të lumenjve të mbushur me mbetje, theksohet se kjo plastikë mund të riciklohej dhe të gjeneronte fitime të mëdha. Megjithatë, mungesa e menaxhimit të duhur, korrupsioni dhe dështimi i institucioneve pengojnë përdorimin e qëndrueshëm të saj.
    Gjithashtu në video theksohet se në zonat rurale, mbetjet nuk mblidhen si duhet, ndërsa ndihmat dhe incentivat nga Europa shpesh nuk arrijnë tek qytetarët.
    “Kjo pamje na dëmton të gjithëve, jo vetëm vendin nga ku vjen, por edhe vetë Italinë. Vjen nga një vend që konsiderohet në rrugën e zhvillimit, por, fatkeqësisht, ka një qeveri të majtë që vetëm flet.
    E gjithë kjo plastikë mund të riciklohej, duke sjellë përfitime të mëdha, pasi materiali i parë është falas, në vend që të përfundojë në det. Është një qeveri që premton zhvillim dhe inovacion, por që në fakt është më e korruptuara në territorin evropian.
     
    Vetëm përmes ndihmës së Europës vendi mund të shohë dritën. Shqipëria mbetet e varfër. Në fshatra nuk ka koshë plehrash. Ata thonë se Tirana po zhvillohet, por Shqipëria nuk është vetëm Tirana.,” theksojnë mediat italiane.