Tag: media

  • Sokol Balla e bllokoi, Haris Vongli: Ja për këtë censurë e kishte fjalës Berisha

    Sokol Balla e bllokoi, Haris Vongli: Ja për këtë censurë e kishte fjalës Berisha

    Studiuesja e marrëdhënies media-politikë, Haris Vongli, ka reaguar ashpër ndaj një praktike që sipas saj përbën censurë nga ana e gazetarit Sokol Balla.

    Reagimi i Vonglit erdhi pasi Balla e bllokoi në rrjetet sociale, duke mos i dhënë as mundësinë që të redaktojë postimin e saj.

    ‘Ja për këtë lloj censure e kishte fjalën Berisha o Sokol Balla. Sepse menjëherë sapo komentova tek postimi juaj, nuk mundem më të komentoj, apo të rregulloj ndonjë gabim gramatikor, apo pse jo të replikoj me ju mbi faktet e parashtruara nga unë. Kjo është neveri,’ shkruan Vongli.

    Ajo shton se mediat dhe gazetarët në Shqipëri, edhe në vitin 2025, vazhdojnë të bllokojnë apo censurojnë zërat kritikë:

    ‘Këto media, këta gazetarë, në 2025, që bllokojnë apo censurojnë kundrejt meje, një studiuese e thjeshtë e marrëdhënies ‘media-politike’. Imagjino të kesh përgjegjësi më shumë se çfarë mund të të bëjnë këta milionerët që kanë pushtuar mediat. Mjerim ky vend. Mjerim.’

  • Sot në Print- 10 Shtator 2025

    Sot në Print- 10 Shtator 2025

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Media izraelite: Propozim amerikan për tërheqjen e IDF-së nga Gaza me garanci sigurie

    Media izraelite: Propozim amerikan për tërheqjen e IDF-së nga Gaza me garanci sigurie

    Propozimi i SHBA-ve për një marrëveshje që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve dhe përfundimin e luftës në Gaza përfshin edhe një klauzolë për tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi. Lajmi raportohet nga media izraelite Channel 12, duke cituar një burim të njohur me detajet.
    Sipas klauzolës, “tërheqja e plotë e Izraelit, pa përjashtime, përfshirë edhe nga perimetri i Gazës, do të ndodhë vetëm në bazë të aftësisë së qeverisë së re të Gazës për të garantuar sigurinë”. Në Izrael ky formulim është pritur me kënaqësi, pasi nuk imponon një tërheqje të pakushtëzuar nga territori.
    Ndërsa nga ana tjetër, Hamas e ka cilësuar këtë klauzolë si një “kurth”, duke argumentuar se i jep Izraelit të drejtën e vetos mbi kohën e tërheqjes dhe mbi mënyrën e formimit të qeverisjes së re në Gaza pas luftës.

  • “S’ka marrëveshje të fshehta për shpronësimin e Teatrit Skampa”/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit përgënjeshtron median e Xenit

    “S’ka marrëveshje të fshehta për shpronësimin e Teatrit Skampa”/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit përgënjeshtron median e Xenit

    Anëtarja e Këshillit Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar lidhur me një lajm të Syri Tv, duke i cilësuar pretendimet e kësaj media si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.
    Në një deklaratë publike, Madhi tha se çështja e shpronësimit të Teatrit Skampa është diskutuar dhe votuar që në mbledhjen e korrikut, me votat e mazhorancës dhe të një pjese të opozitës. Ajo hodhi poshtë versionin e dhënë nga Syri.net, duke theksuar se “opozita e vërtetë bëhet në këshill, me transparencë dhe dinjitet, jo me lajme të fabrikuara”.
    Madhi akuzoi një pjesë të këshilltarëve të opozitës për kontradikta, pasi fillimisht kishin votuar pro shpronësimit, ndërsa më pas pretendojnë se nuk janë njohur me pronarët ligjorë të godinës. “Fjalët se prona është falur nga Xhavit Biçakçiu janë qesharake për çdo elbasanlli,” u shpreh ajo.
    Duke theksuar se tashmë çdo votim është i shënuar dhe i shfaqur elektronikisht, Madhi tha se epoka e marrëveshjeve të fshehta ka përfunduar. “Opozita nuk bëhet me dy mendje: ose mblidhuni e bëjeni, ose kaloni hapur në mazhorancë,” – u shpreh ajo, duke iu referuar edhe krizës së brendshme në PD.
    Postimi i plotë:
    Ndjehemi sot të detyruara nën cilësinë e Këshilltareve Bashkiake dhe marrim shkas nga një lajm i publikuar nga media Syri.net të vemë në dijeni qytetarët e Elbasanit në lidhje me një çeshtje që i prek drejtpërdrejt:
    Shpronësimi i Teatrit Skampa.
    Në mbledhjen e datës 3 Shtator u diskutua dhe u votua mbi vlerën financiare të akorduar për Shpronësimin e hollit të Teatrit Skampa, i cili mori formë në mbledhjen e muajit Korrik me votat e Partisë Socialiste dhe një pjese të votave të opozitës.
    Nga lajmi i publikuar nga media e partisë Syri.net (fatkeqësisht tonës, që për arsye banale analfabetizmi funksional ka vendosur të na çensurojë) del në pah shfajësimi dhe paaftësia profesionale e këshilltarëve të opozitës gjoja duke kundërshtuar shpronësimin që një mbledhje të shkuar kanë votuar po vetë. Patetizmi i të ndjerit të mashtruar se gjoja nuk dinë se cilët janë pronarët legjitimë të Teatrit Skampa apo fjalët që Xhavit Biçakçiu e ka falur vetë pronën e tij tingellojnë qesharake në veshët e çdo elbasanlliu!
    Fjala ime dhe e Znj. Valbona Balliu në këshill siç keni mundësi të dëgjoni më poshtë bëri debatin dhe opozitën e vërtetë, siç bëjmë tashmë që ditën e parë që qytetarët na votëbesuan!
    Ndaj, nuk ka media partie, pazar a thashethem politik a personal që mund të na ndalojë të bëjmë opozitë pastër, me dinjitet e profesionalizëm duke artikuluar të vërteta!
    Mbaroi epoka e marrëveshjeve okulte, e ditëve kur dora ngrihej fshehtas apo përgjysmë….në fakt tani del në një tabelë elektronike në Këshill që zor se publiku do ta shohë…pa merak do ju azhornoj unë!
    Opozita nuk bëhet me dy mendje, o mblidheni e bëjeni, o kaloni në grupin e mazhorancës aty ky rrini me një këmbë që në kohërat e Lulit që ju polli e po ju rrit në kurriz të qytetarëve!
    P.S. Ndani mendjen: Berishën e njihni si kryetar të PD-së apo i njihni vetëm shijet e posteve që po ju shpërndahen nga halli?!/tema/

  • Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

    Kris Jenner drejt ndarjes nga partneri?

    Pas spekulimeve të shumta në media për një ndarje të mundshme mes Kris Jenner dhe partnerit të saj Corey Gamble, një burim i afërt me çiftin ka hedhur poshtë çdo zë, duke konfirmuar për TMZ se ata janë “të lumtur dhe më të fortë se kurrë”.
    Burimi thekson se çifti e ka konsideruar situatën si “qesharake” dhe se nuk kanë asnjë ide se si nisën thashethemet apo pse u përhapën nga disa media. “Spekulimet janë shumë qesharake për ta, sepse të dy janë të suksesshëm dhe nuk e kanë mbështetur kurrë njëri-tjetrin financiarisht,” shtoi ai, duke i quajtur pretendimet për ndarje “skandaloze”.
    Zërat për krisje në marrëdhënien e tyre nisën pas një raportimi të Radar Online, ku një tjetër burim pretendonte se Corey ishte lodhur nga mënyra si Kris e qorton publikisht. Po i njëjti burim pretendonte se Corey kërkonte një “rrogë të mirë” për rolin e tij si partner, bashkëpunëtor dhe mbështetës i vazhdueshëm i matriarkës së familjes Kardashian-Jenner.
    Megjithatë, as Kris Jenner as Corey Gamble nuk kanë reaguar drejtpërdrejt lidhur me këto zëra, por burimet e afërta konfirmojnë se çifti, i cili është bashkë që nga viti 2014, vazhdon të qëndrojë i bashkuar dhe i pandikuar nga thashethemet.

  • SPAK hiç, media hiç, Rama hiç/ Pa merak, nuk keni parë asgjë akoma, erdhi shtatori

    SPAK hiç, media hiç, Rama hiç/ Pa merak, nuk keni parë asgjë akoma, erdhi shtatori

    Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka ngritur dyshimet, në lidhje me ekspozitat e çelura nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Kinë, që sipas ligjvënësit demokrat  ‘ura lidhëse’ mes kompanisë kineze dhe kreut të qeverisë është McGonigal.
    Ajo që e bën më dyshuese sipas Këlliçit ekspozitën, është fakti se nga vetë kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë në deklaratën vjetore të pasurisë, ndërsa sinjalizon SPAK që të bëjë verifikime për këtë çështje.
    ‘Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush… SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!’, përmbyll reagimin e tij në rrjetin social deputeti demokrat, Belind Këlliçi.
    Rama zgjodhi të ekspozojë pikturat e tij në Kinë, përmes një organizate jo fitimprurëse, e quajtur ‘Maritime Silk Road Society’, e cila në faqen e saj zyrtare pati njoftuar ekspozitën e kryeministrit shqiptar në atë kohë (2015), ku pjesëmarrës në ceremoninë hapëse do të ishte vetë Rama.
    Statusi: Po këto ekspozitat e vizatimeve të Edi Ramës në 2015, të sponsorizuara nga CEFC Kineze që mbronte shoku i tij i ngushtë McGonigal, të padeklaruara nga vetë KM në deklaratën vjetore të pasurisë, do i shohë ndonjëherë SPAK, apo s’nuk?!!! Jo për gjë por u bënë vite që flasim për McGonigalin, shokun e tij Ramën dhe lidhjet e tyre financiare, por nuk ndjehet kush…
    SPAK hiç! Media hiç! Rama vetë, hiç! Pa merak, se s’keni parë asgjë akoma!

  • Flakët ‘përpijnë’ një apartament në Durrës (Detajet)

    Flakët ‘përpijnë’ një apartament në Durrës (Detajet)

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Aksident në autostradën Fier-Vlorë, makina përmbyset në rrugë

    Aksident në autostradën Fier-Vlorë, makina përmbyset në rrugë

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Moti i keq shkakton aksident në Elbasan-Tiranë, dy mjete përplasen në rrugë (Detaje)

    Moti i keq shkakton aksident në Elbasan-Tiranë, dy mjete përplasen në rrugë (Detaje)

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • U pa në zyret e Edi Ramës, reagon Behgjet Pacolli: Ja pse u takova me kryeministrin shqiptar

    U pa në zyret e Edi Ramës, reagon Behgjet Pacolli: Ja pse u takova me kryeministrin shqiptar

    Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar pas aludimeve mediatike që erdhën për shkak të një vizite të tij të papritur në Kryeministri ku takoi shefin e qeverisë, Edi Rama.
    Në media u pretendua se Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës, por biznesmeni i njohur i rrëzon këto pretendime. Pacolli thotë se artikulli është i pavërtetë dhe se “aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal”.
    Reagimi i Pacollit:
    Është e padrejtë të krijohen histori me insinuata. Artikulli i gazetës Kapitali është po aq i shtrembëruar sa edhe i padrejtë.
    Unë, së bashku me drejtorin e kompanisë Mabco, koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kemi qenë në Kryeministri thjesht për një vizitë kortezie, ku informuam për ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës.
    Nuk është aspak e vërtetë, as korrekte, të thuhet se ka pasur ndonjë presion apo kërkesë për t’u përfshirë qeveria, ashtu siç raportojnë disa media.
    Në fakt, duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal.
    Duke marrë shkas nga leximi me i thellë i një shkrimi në media, dua të konfirmoj që puna për përfundimin e aeroportit të Vlorës po ecën përpara me sukses dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare! Ne mezi presim që ta përfundojmë aeroportin në afat për ti dhënë Shqipërisë dhe bregdetit të saj të bukur dhe një destinacion tjetër.
    Vendimet e aksionerit te VIA nuk janë asgjë tjetër përveçse procedura rutinë që kanë të bëjnë me procese normale qe kane lidhje me garancine ndaj institucioneve financiare për mos transferimin e kuotave sa kohe qe kreditë e marra apo që do merren në lidhje me zhvillimin e aeroportit nuk janë shlyer.