Harïs Vongli, doktorante në Londër dhe studiuese e marrëdhënies media-politikë në një lidhje Skype për ‘Kafe Shqeto’ theksoi shqetësimin e saj mbi mënyrën se si mediat shqiptare transmetojnë lajmet e rëndësishme.
Ajo shprehu se shpesh deklaratat kyçe, të cilat mund të kenë ndikim të madh mbi opinionin publik dhe mbi perceptimin ndërkombëtar, injorohen ose përcillen në mënyrë të pjesshme, ndërsa lajmet më të lehta apo ato me interes politik marrin prioritet.
Vongli nënvizoi se kjo qasje ka krijuar një boshllëk informativ për qytetarët dhe ka lehtësuar ndikimin e grupeve të pushtetit mbi linjën editoriale të mediave.
Ajo përmendi gjithashtu se indiferenca e mediave ndaj paralajmërimeve të rëndësishme mund të ketë pasoja serioze, duke ulur transparencën dhe rritur konfuzionin publik, dhe e krahasoi situatën me praktikat në vendet perëndimore, ku roli i medias është më i mbikëqyrur dhe më i përgjegjshëm.
Deklarata e saj:
“Ajo që thashë dhe thashë shumë e rëndësishme për tu theksuar është se mediat nuk e transmetuan thelbin e kësaj deklarate, që në një farë mënyre tregon përfshirjen e grupeve kriminale në kartelët e drogës. Ky shqetësim nuk është vetëm në Europë apo Ballkan, ky shqetësim ka shkuar deri në Amerikë.
Gjërja që më ka shqetësuar më shumë në këtë çështje janç mediave, se çfarë kanë transmetuar lidhur me këtë deklaratë, ndërkohë që thelbi ishte përfshirja e grupeve kriminale shqiptare, që shkon deri në Amerikë dhe ka ndezur alarmin e administratës amerikane. Për këtë qëndrim e ka përcjellë tek ne e ngarkuara me punë.
Ndërkohë, mediat këtu tek ne janë marrë me zgjedhjet e prokurorit të ri të SPAK dhe me prokurorin e BKH.
Ky është dhe thelbi ku janë përqendruar mediat, ndërkohë që në raste të tilla në të kaluarën mbaj mend se gulonin mediat me fjalën e ambasadores gjermane, ku bënte thirrje, pra ndërhynte në çështjet e brendshme, dhe bënte thirrje se shqiptarët nuk do të donin të votonin për non-grata, dhe duket se ajo përfaqësonte administratën nga vinin.
Nuk na habit fare censurimi që media bën. Kjo është një gjë e përditshme, që e kam parë dhe studiuar vetë në 5 vitet e fundit, dhe jam bindur se nuk ka analistë, publicistë e zëra të tjerë që flasin për këto tema dhe janë të pakët fatkeqësisht dhe ka pak kohë që flasin.
Media tanimë nuk është më pushteti i 4-tërt, por kontrollohet nga individë të lidhur me pushtetin dhe kështu kontrollojnë edhe linjën editoriale”