Ish-futbollisti i Shqipërisë, Sokol Kushta, ka folur për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se do të jetë e mbushur me emocione. “Përjetimet nuk janë të njëjta për tifozët dhe lojtarët. As perceptimi i ndeshjes nuk është njësoj për të gjithë. Edhe brenda ekipit, disa do të jenë më të ngarkuar emocionalisht, disa jo. Për disa kjo ndeshje ka edhe domethënie politike, por shumë të tjerë e shohin thjesht si sfidë sportive”, – shkruan media serbe “Blic”.
Ai shtoi se kjo është një përballje që kërkon vëmendje maksimale dhe se “mendimet patriotike e politike duhet të lihen mënjanë, sepse ekipet duhet të fokusohen vetëm te futbolli”. Kushta, i njohur për tifozët serbë si “xhelati i Partizanit të Beogradit”, pasi në vitin 1987 eliminoi klubin serb nga Kupa UEFA me Flamurtarin e tij, theksoi më tej: “Jam i bindur që Serbia do të hyjë në fushë për të fituar, por ndeshja nuk do të jetë e zakonshme për askënd”.
Sokol Kushta theksoi se Serbia është më e tensionuar, sepse nuk i mjafton barazimi, ndërsa për Shqipërinë ky mund të jetë avantazh i madh psikologjik. “Serbia nuk mund të kënaqet me barazim, gjë që ia shton presionin. Kjo është një armë plus për neve, sepse na mjafton një pikë në fund. Nga ana tjetër, shoh një Serbi me shumë probleme. Për mendimin tim, kjo është Serbia më e dobët në historinë e saj ndërkombëtare. Dikur kishte ekipe të shkëlqyera, që nga koha e Jugosllavisë, por sot ka vetëm një kombëtare normale”, – nënvizoi Kushta.
Në fund, ish-futbollisti i Flamurtarit bëri parashikimin e tij për ndeshjen e sotme: “Një barazim do të na mbante në garë për ‘play-off’. Nuk jam skeptik, por optimist, besoj se Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv. Serbia ka probleme dhe kjo është përparësia jonë. Edhe një barazim ka vlerë, ndërsa fitorja, sado e vështirë të duket, do të ishte diçka madhështore”.
Tag: media
-

KQZ tërhiqet nga vendimi për mosakreditimi e disa mediave vendore dhe serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe të akreditojë 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që mbahen më 12 tetor.
Vendimi u mor në një mbledhje online të mbajtur vetëm një ditë pasi shumica e anëtarëve të KQZ-së vendosën që të mos i akreditonin këto media, duke u thirrur në shqetësime se shumica nga to ishin nga Serbia ose financoheshin nga ky shtet. Disa nga anëtarët ngritën shqetësime se mediat serbe mund të bënin propagandë gjatë ditës së zgjedhjeve.
Por, në mesin e tyre kishte edhe media që raportojnë në gjuhën shqipe.“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, u tha në njoftimin e KQZ-së.
KQZ akrediton mediat vendore dhe ndërkombëtare
Në një mbledhje online, KQZ-ja vendosi që të akreditojë media vendore dhe ndërkombëtare, pasi një ditë më parë kishte marrë vendim që ato të mos mund të vëzhgonin zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Mediat vendore që u akredituan më 10 tetor janë:
RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues; Radio KM, 5 vëzhgues; TV Most DOO, 13 vëzhgues; Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues; TV Gracanica, 9 vëzhgues; Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues; Raporto24.com, 1 vëzhgues; Radio Kim, 6 vëzhgues; GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues; Alternativna, 1 vëzhgues; TV Herc, 9 vëzhgues; Vendi Sot, 1 vëzhgues; Expose Media, 7 vëzhgues; Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues; E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues; Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues dhe R Media L.L.C., 2 vëzhgues.
Ndërkaq, mediat ndërkombëtare që u akredituan janë: PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues; Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues; Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues; Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues; VideoPlus doo, 2 vëzhgues; Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues; Danas, 1 vëzhgues; Insajder televizija, 2 vëzhgues; Nina Media Kliping, 1 vëzhgues; Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.
Disa nga këto media, që dje nuk u akredituan, kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes së 9 tetorit, KQZ-ja akreditoi 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare me gjithsej 573 vëzhgues.
Vendimi i 9 tetorit për mosakreditimin e disa mediave nxiti reagime të ashpra nga organizatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve, por edhe nga faktori ndërkombëtar.
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është i zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për të mosakredituar mediat në gjuhën serbe. Ndërkaq, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë mbështeti deklaratën e lëshuar nga OSBE-ja për këtë çështje, duke thënë se i bashkohet në thirrjet “ndaj të gjitha institucioneve relevante që të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjitha mediat dhe të respektojnë parimet e lirisë së mediave dhe mosdiskriminimit”. -

Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, del fotoja e autorit Elvis Shkambi
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën
Kandidatura e aktorit dhe aktivistit Florian Binaj për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare
“Protothema” i ka kushtuar një artikull të veçantë Binajt, duke e krahasuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për faktin se është një figurë e njohur nga arti që kërkon të hyjë në politikë për të sfiduar pushtetin aktual.
Sipas “Protothema”, Binaj po kandidon “nën simbolikën e Partisë Demokratike”, me mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’u përballur direkt me kryeministrin Edi Rama në garën për Tiranën. Media greke thekson se Binaj është i njohur për imitimet e tij të kryeministrit Rama dhe për emisionet satirike dhe investigative ku ka denoncuar korrupsionin.
“Unë besoj se kontributi im do të ofrojë, edhe nëse është për gjysmë mandati, shpresë dhe unitet, duke përmirësuar jetën e të gjithë banorëve të kryeqytetit,” shkroi Binaj në njoftimin e kandidaturës së tij.
Në artikull përmendet gjithashtu se Florian Binaj ka qenë një nga figurat kryesore të protestave të vitit 2022 kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, si edhe pjesë e lëvizjes për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Sipas “Protothema”, mbështetja e opozitës për një figurë jopolitike si Binaj shihet si një strategji për të sjellë në skenë një profil të ri, të pastër dhe të afërt me qytetarët. Megjithatë, media greke ngre pyetjen nëse një komedian, sado i njohur, mund të menaxhojë një qytet si Tirana me buxhet 250 milionë euro.
Në përfundim, artikulli thekson se gara për Tiranën shihet si një test i rëndësishëm për opozitën, por edhe si një sinjal i ndryshimit të mundshëm në politikën shqiptare, ku figura të reja nga arti dhe shoqëria civile po kërkojnë hapësirë për të ndikuar në drejtimin e vendit.
-

Zgjedhjet në bashkinë e Vlorës/ Zbulohet emri i kandidates së PS-së
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Zgjedhjet e pjesshme/ PS zgjedh kandidatin për bashkinë e Cerrikut, ja emri
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

“Nuk del i gjallë nga salla kush dënon nipin”/ Pas deklaratave kërcënuese, policia reagon për arrestimin e xhaxhait të Elvis Shkambit
Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari.
Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.
Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”Top Channel
-

VIDEO – Pas shoqërimit, arrestohet me 2 akuza të rënda Gjovalin Shkambi, kërcënoi gjyqtarët në media
Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.
Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -
Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.
Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale
Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
“Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
Sipas saj, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi.
