Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar publikisht në mbrojtje të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, pas një vale akuzash që qarkulluan në media, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë u kritikuan se kishin shpërfillur informacione që e lidhin Vokshin me agjenci inteligjente. Në deklaratën zyrtare, Shoqata i cilëson këto publikime si “sulme personale” dhe “denigrime” që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe reputacionin e magjistratit. “Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Këto publikime kanë marrë formën e sulmeve personale, të cilat kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit. Shoqata vlerëson rolin themelor që ushtron media në një shoqëri demokratike, si garantuese e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike.
Liria e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit, të parashikuara në nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenet 22 e 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përbëjnë baza të pandashme të shtetit të së drejtës. Megjithatë, ushtrimi i këtyre lirive duhet të bëhet në mënyrë të përgjegjshme, etike dhe në respekt të së vërtetës, në mënyrë që media të mos shndërrohet në mjet presioni apo në instrument për cenimin dhe denigrimin e figurës së magjistratëve. Shoqata thekson se liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në publik. Denigrimet personale dhe përpjekjet mediatike për delegjitimim të proceseve të kandidimit të magjistratëve bien ndesh me standardet profesionale të gazetarisë, parimet e etikës publike dhe detyrimin për respektimin e dinjitetit njerëzor që burojnë nga Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kalimi i këtyre kufijve përbën abuzim me të drejtat e garantuara dhe cënon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, për të cilin magjistratët me punën e tyre të përditshme luftojnë ta fitojnë.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të medias televizive, të shkruar dhe elektronike që, në ushtrimin e profesionit të tyre, të udhëhiqen nga parimet e mirëbesimit, etika profesionale dhe deontologjia gazetareske. Ritheksojme se respektimi i dinjitetit të magjistratëve është kusht themelor për ushtrimin e pavarur të pushtetit gjyqësor dhe për ruajtjen dhe forcimin e besimit të publikut në drejtësi. Ky qëndrim publik nuk duhet interpretuar si tentativë për krijimin e mureve komunikimi apo kufizim të bashkëpunimit me median. Përkundrazi, Shoqata rithekson gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në funksion të një komunikimi të ndershëm dhe profesional që reflekton rolin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të parimeve të demokracisë”, thuhet në deklaratë.
Vetë Asim Vokshi ka mohuar çdo akuzë përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka deklaruar se përpara se të vlerësonte kandidaturën e tij për Gjykatën Kushtetuese, janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe informacioni është shpërndarë tek të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sulmet ndaj Vokshit po bëhen nga Top Channel, media kombëtare e cila mbështet Nureda Llagamin, e cila nuk u emërua dot nga Gjykata e Lartë si anëtare e Kushtetueses. Por duket se lufta e saja ka shkuar në një tjetër nivel, duke përdorur një televizion kombëtar për të shkuar te denigrime personale.
Tag: media
-

Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah Asim Vokshit: Po denigrohet figura e magjistratit
-

Media spanjolle “As”: Ja qëndrimi i Real Madridit për Xabi Alonson!
Pavarësisht humbjeve të fundit dhe formës, te Real Madrid nuk ka alarm për trajnerin spanjoll – por tensioni po rritet. Real Madrid nuk ka ndërmend ta shkarkojë Xabi Alonson, të paktën jo tani për tani.
Kështu raporton gazeta prestigjioze spanjolle “AS”, duke i dhënë fund zërave që qarkulluan në media, sidomos pas një “sulmi të maskuar” nga mediat katalanase që mbështesin Barcelonën, të cilat kujtuan se Jurgen Klopp ishte zgjedhja e parë e presidentit Florentino Pérez për stolin madrilen.
Pas disfatës ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar dhe barazimit pa gola ndaj Rayo Vallecanos në LaLiga, dyshimet për performancën e skuadrës u rikthyen – sidomos pas humbjes 5-2 nga Atletico Madrid në shtator.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Real Madrid vazhdon të kryesojë La Ligën me tre pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi, Barcelonës, dhe renditet i shtati në Ligën e Kampionëve, ende brenda zonës së kualifikimit.
Gazeta shton se ekipi duket i çorientuar në disa momente, edhe pse ka kaluar trauma të mëdha nga sezoni i kaluar. “Është befasuese që skuadra papritmas humb lidhjen, pas gjithë atyre përpjekjeve për t’u stabilizuar”, thuhet në raport. -

Kuvendi miraton në parim projektligjin për barazinë gjinore
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Tronditje në kupolën e pushtetit/ Media holandeze: Policitë evropiane kanë përgjimet e Ballës me trafikantët e drogës
Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Follow the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë. Ndër të tjera, në shkrim thuhet se në përgjimet e policive evropiane gjendet emri i Taulant Ballës për lidhje me bandat e drogës.
“Në fillim të vitit 2025, Taulant Balla, gjithashtu ish-ministër i Brendshëm dhe atëherë ministër i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, u përfshi në telashe për shkak të korrupsionit të dyshuar.
Gjatë kohës si ministër, ai ishte gjithashtu udhëheqësi politik i Partisë Socialiste për diasporën dhe përgjegjës për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve jashtë vendit. Me 2.5 milion shqiptarë që jetojnë jashtë, vendi ka thuajse po aq njerëz jashtë kufijve sa brenda.
Punonjësit e Ballës u kapën duke ofruar rreth 60 euro për votat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në shërbimet policore evropiane, Balla njihet: emri i tij u shfaq gjatë një hetimi global për rrjetin e komunikimit SKY ECC. Kjo operacion, i udhëhequr nga disa shërbime policore evropiane, synonte të ndërpriste telefonat satelitorë të koduar që përdornin kriminelët për të komunikuar në mbarë botën.
Kur autoritetet fituan qasje në biseda, panë që Balla ishte në kontakt me trafikantë droge,” shkruan media investigative.
Ndër të tjera, në investigim thuhet se SPAK ka dështuar.
“Nën presidentin amerikan, Barack Obama, agjencia për zhvillim USAID shpenzoi rreth 27 milion dollarë për të financuar një reformë që synonte ndarjen e politikës nga drejtësia.
Për këtë qëllim, në 2016 u krijua një entitet i ri për të trajtuar krimet më të rënda, i quajtur Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në teori, ky duhej të ishte një entitet i veçantë që funksionon i pavarur nga qeveria.
Por kjo dështoi.
Megjithëse organi u krijua për të luftuar korrupsionin, duket se i ka mundësuar kryeministrit ta përdorë sistemin e drejtësisë si armë. Prokurorët shqyrtohen nga një panel, anëtarët e të cilit zgjidhen nga parlamenti dhe shpesh janë pro-Rama dhe Partisë Socialiste,” raporton media e njohur. -

Media investigative holandeze: SPAK ka dështuar plotësisht! Policitë evropiane kanë përgjimet e Ballës me trafikantët e drogës
Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Folloë the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë.
Në këtë investigim thuhet se narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, por BE ka mbyllur sytë.
Ndër të tjera, në shkrim thuhet se në përgjimet e policive evropiane gjendet emri i Taulant Ballës për lidhje me bandat e drogës.
“Në fillim të vitit 2025, Taulant Balla, gjithashtu ish-ministër i Brendshëm dhe atëherë ministër i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, u përfshi në telashe për shkak të korrupsionit të dyshuar.
Gjatë kohës si ministër, ai ishte gjithashtu udhëheqësi politik i Partisë Socialiste për diasporën dhe përgjegjës për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve jashtë vendit. Me 2.5 milion shqiptarë që jetojnë jashtë, vendi ka thuajse po aq njerëz jashtë kufijve sa brenda.
Punonjësit e Ballës u kapën duke ofruar rreth 60 euro për votat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në shërbimet policore evropiane, Balla njihet: emri i tij u shfaq gjatë një hetimi global për rrjetin e komunikimit SKY EÇ. Kjo operacion, i udhëhequr nga disa shërbime policore evropiane, synonte të ndërpriste telefonat satelitorë të koduar që përdornin kriminelët për të komunikuar në mbarë botën.
Kur autoritetet fituan qasje në biseda, panë që Balla ishte në kontakt me trafikantë droge,” shkruan media investigative.
Ndër të tjera, në investigim thuhet se SPAK ka dështuar plotësisht.
“Nën presidentin amerikan, Barack Obama, agjencia për zhvillim USAID shpenzoi rreth 27 milion dollarë për të financuar një reformë që synonte ndarjen e politikës nga drejtësia.
Për këtë qëllim, në 2016 u krijua një entitet i ri për të trajtuar krimet më të rënda, i quajtur Struktura Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në teori, ky duhej të ishte një entitet i veçantë që funksionon i pavarur nga qeveria.
Por kjo dështoi.
Megjithëse organi u krijua për të luftuar korrupsionin, duket se i ka mundësuar kryeministrit ta përdorë sistemin e drejtësisë si armë. Prokurorët shqyrtohen nga një panel, anëtarët e të cilit zgjidhen nga parlamenti dhe shpesh janë pro-Rama dhe Partisë Socialiste,” raporton media e njohur.
-

Sekretet hetimore/ Dumani: Ja nga rrjedhin informacionet
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga rrjedhin informacionet për sekretet hetimore. Sipas verifikimeve kur sekretet hetimore publikohen nga media është në momentin ku komunikohen personat në hetim, të pandehurit apo mbrojtësit e tyre.
“Ne bëjmë verifikimet tona në rastet ku ato që quhen sekrete hetimore publikohen në media. Nga verifikimet shpesh na rezulton kur një media merr dijeni për përmbajtjen e hetimeve është momenti kur u komunikojmë personave në hetim të pandehurve ose mbrojtësve. Nuk e përjashtoj se ka patur rrjedhje në SPAK por janë të minimizuara”, tha Dumani. -

Alarm në selinë e PS-së/ Pas dosjeve të SPAK-ut, Rama mbledh me urgjencë deputetët e Tiranës
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti: Nuk arritëm të fitojmë garën për kryetar komunash
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Homazhet/ 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.
-

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Lulzim Basha merr pjesë në homazhet për liderin historik të PS