Tag: media

  • Zbardhja e përgjimeve dhe kërcënimet e Veliajt, Kalaja: Reforma në drejtësi po manipulohet nga politika dhe media

    Zbardhja e përgjimeve dhe kërcënimet e Veliajt, Kalaja: Reforma në drejtësi po manipulohet nga politika dhe media

    Zbardhja e përgjimeve dhe kërcënimet e Veliajt, Kalaja: Reforma në drejtësi po manipulohet nga politika dhe media

    E ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, për të diskutuar mbi sfidat dhe problematikat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, avokatja Kalaja theksoi se reforma në drejtësi dhe ndikimi i medias kanë pasur një rol kyç në përshpejtimin e zhvillimeve dhe në ndryshimet që po ndodhin në këtë sistem.

    Ajo shprehu shqetësimin se ndërhyrjet e jashtme, si mediat dhe politikat e momentit, shpesh-herë janë bërë faktore që kanë deformuar dhe minuar besueshmërinë e qytetarëve në drejtësinë shqiptare.

    Në një analizë të hollësishme, Kalaja theksoi se, përveç sistemit të drejtësisë, një problem i madh është ndikimi i medias, e cila shpesh financohet nga buxheti shtetëror.

    Ajo e cilësoi këtë një formë tjetër të “regjisë” së drejtësisë, ku informacionet dhe hetimet, në vend që të ishin të drejta dhe objektive, shpesh shërbejnë për të krijuar opinione të paracaktuara për individë të caktuar, për të shpërndarë lajme që mund të ndikojnë në proceset gjyqësore dhe hetimore.

    Adriana Kalaja: “Më e rëndësishmja në të gjithë këtë histori është përmbajtja e përgjigjeve për të treguar se çfarë është bërë me opinionin publik, jo vetëm nga drejtësia, por edhe nga media, e cila në pjesën më të madhe paguhet nga taksat e qytetarëve. Të gjitha këto na çojnë aty ku ne e kemi ngritur shpeshherë shqetësimin: drejtësia me regji.

    Për të bërë një diskutim, pasi nuk e quaj replika, ka një procedurë që me ligjin e vjetër, që gjoja ne e kishim të keqen, prokurori apo gjyqtari mund të niste një procedim penal. Ligji e kishte detyrë, sepse, siç e ngrite si pyetje, detyra për ta hetuar këtë ishte e prokurorit apo gjyqtarit të Tiranës, i cili bënte pjesë në Durrës.

    Ndërkohë, çfarë ndodhi me reformën në drejtësi? Me ndryshimet ligjore të vitit 2016, kompetenca për të hetuar të gjitha këto vepra penale i kaloi SPAK-ut. Tani SPAK do të hetojë SPAK-un, dhe do të jemi në atë skandalin tjetër që ky institucion vuri në përgjim anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

    Pra, ka një problem shumë të rëndësishëm ligjor dhe i dyti, kush do ta hetojë SPAK-un? Tani, pa u marrë ende përfundimisht me interpretimin e asaj që ka ndodhur, unë mendoj se ajo që neve, për një periudhë aq të gjatë kohe, na vihet në dispozicion nga mediat të paguara dhe jo vetëm, unë nuk i shoh si hakerime, por i shikoj si një tentativë të vetë prokurorëve të pasak, dhe këtu mbaj edhe përgjegjësinë ligjore, për prishjen e dosjeve.

    Pse e them këtë? Nëse manit mend dosjen 184 që unë guxova dhe e dërgova sërish në SPAK dhe ata sërish nuk e morën në konsideratë, nëse ata e kanë realisht në fokus luftën ndaj krimit zgjedhor, ajo dosje u prish në momentin që u publikuan përgjimet, pra doli në publik.

    Ndërkohë, po bëhet e njëjta gjë me disa dosje të rëndësishme për të shmangur arrestimin e individëve të caktuar, që sa do ta shtyjnë, nuk e shmangin dot”.

  • Carlo Bollino: SPAK të distancohet nga mediat e investimit me para të krimit dhe rrogave në të zeza

    Carlo Bollino: SPAK të distancohet nga mediat e investimit me para të krimit dhe rrogave në të zeza

    Të përmendesh në një përgjim si gazetar dhe për këtë të paraqitesh publikisht si kriminel, është diçka që ndodh vetëm në një regjim diktatorial. Vetëm se, në këtë rast, regjimin nuk po e krijon qeveria, por një pjesë e opozitës. Që prej ditës së djeshme ka nisur një tjetër fushatë e turpshme, episod i radhës i atij që është quajtur “metoda Bollino”, që parashikon linçimin publik të kundërshtarëve. Këtë herë, përveç meje, në shënjestër janë edhe kolegu Mero Baze dhe televizioni Top Channel.
    ”Syri”, portali dhe televizioni i familjes Berisha, kane filluar publikimin e një dosjeje “ekskluzive”, për origjinën e së cilës nuk duket qe ka asnjë dyshim. Në fakt, kjo dosje është pjesë e dokumentacionit që Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Apelit si provë shtesë për të konfirmuar masën e arrestit me burg ndaj Erion Veliajt. Dosja është klasifikuar si “akt sekret” dhe, ndonëse avokatët e Veliajt e kanë lexuar, as ata nuk e kanë marrë në dorëzim. Kështu që, kopja e vetme ekzistuese ndodhet në duart e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut (të cilët ende nuk e kanë depozituar vendimin e arsyetuar ku mund të bashkohet pjesa e pergjimeve), por çuditërisht dokumenti ndodhet edhe në duart e disa mediave opozitare. Madje, dje, avokatët e Veliajt kanë reaguar zyrtarisht duke kërkuar nga SPAK ndalimin e botimit të materialit. Nëse bëhet fjalë për një rrjedhje të paligjshme informacioni, natyrisht që SPAK duhet të reagojë dhe të identifikojë fajtorin. Në të kundërt, mbetet si opsion se dosja ka dalë me leje nga ato zyra.
    Së bashku me Syri-n, materiali po botohet edhe nga një portal periferik hibrid, i lidhur me opozitën, por i financuar edhe nga ministra dhe ish-ministra socialistë, si dhe nga disa oligarkë të mbështetur nga pushteti. Asnjë gazetar tjetër nuk ka arritur ta sigurojë këtë dosje. Por kjo nuk është dëshmi e ndonjë aftësie profesionale të medias në fjalë, por thjesht shton edhe më shumë dyshimet mbi politizimin e disa përfaqësuesve të “drejtësisë së re”.
    Nga dosja, Syri ka publikuar disa përgjime telefonike të Erion Veliajt, i cili, nga kabina e burgut të Durrësit, fliste me bashkëshorten apo me vëllain. Gjatë këtyre bisedave, ndër të tjera, Veliaj u kërkonte familjarëve të kontaktonin me disa media me shpresën se do ta mbështesnin. Mediat e përmendura janë: Top Channel, Klan, Shqiptarja.com, Gazeta Tema, Gazeta Dita, Euronews dhe Report TV, një gjë krejt normale, duke qenë se bëhet fjalë për mediat më të rëndësishme të vendit.
    Gjatë përgjimeve përmendet dy herë edhe “Carlo”, pra unë, gazetar dhe botues i Report TV dhe Shqiptarja.com. Një herë përmendem në një bisedë ku thuhet se vëllai i Veliajt duhet të organizojë një “takim” me mua, me Meron dhe Mirën, “me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh”, takim që të paktën me mua nuk ka ndodhur kurrë, dhe as ajo kërkesë nuk është bërë ndonjëherë.
    Herën e dytë përmendem në lidhje me një intervistë të dhënë nga Veliaj, e cila u transmetua realisht në Report TV, madje duke përdorur për herë të parë inteligjencën artificiale për të strukturuar më mirë përgjigjet e tij të marra me shkrim nga qelia.Ja pjesët e “përgjimeve inkriminuese” që Syri i ka publikuar sikur jane nje skandal:
    ”Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës, ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon dhe ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos.” Pra, aq “të lidhur” jemi, sa gruaja e Erion Veliajt nuk ka as numrin tim të telefonit! Por përgjimet vazhdojnë:
    “Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.”
    Nga stresi i gjendjes ku ndodhej, Erjon Veliaj, brenda pesë minutave, duket se ka kërkuar si nga gruaja, ashtu edhe nga vëllai, të njëjtën gjë, pra që të verifikojnë nëse përgjigjet që ai kishte dhënë pas pyetjeve të redaksisë kishin mbërritur në televizion. Kaq është “skandali” që ka mjaftuar ta paraqesë dosjen si provë të ndonjë krimi të madh që paskam kryer unë.
    Zinxhiri i baltosjes sipas “metodës Bollino” tashmë është i kolauduar: shpifje e re, e botuar nga mediat e Berishës, po përdoret tani nga kamikazët e familjes, si Belind Këlliçi, sikur të ishte provë për shpifjet e tyre të vjetra ndaj meje, për të cilat pikërisht Këlliçi po gjykohet në Gjykatën Penale të Tiranës ku e kam kallezuar. Madje sot, me një deklaratë publike, Këlliçi në emër të Partisë Demokratike jo vetëm që më kërcënon, por ushtron edhe presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut, duke i akuzuar pse nuk më kanë inkriminuar ende, pasi Partia Demokratike ka dorëzuar edhe dy kallëzime të rreme ndaj meje. Pra, ata që ushtrojnë presion mbi drejtësinë, akuzojnë të tjerët për presion.
    I njëjti ton akuzues është përdorur edhe kundër kolegut Mero Baze dhe kundër Top Channel, ose kolegu Ilir Yzeiri të cilët, ashtu si unë, përmenden në bisedat mes Erion Veliajt dhe dy familjarëve të tij. Kuptimi i atyre përgjimeve është gjithmonë i njëjtë: Erion Veliaj, i izoluar në qeli, ka postuar në Facebook akuzat e tij ndaj prokurorit Ols Dado, i cili sipas tij e ka arrestuar padrejtësisht, dhe kërkon që familjarët të ndërhyjnë tek mediat më të rëndësishme të vendit për të ripublikuar deklaratat e tij, për të organizuar intervista apo për të rikthyer në vëmendje artikuj që e mbrojnë.
    Ku është shkelja etike, profesionale apo ligjore që justifikon etiketimet dhe fyerjet publike ndaj gazetarëve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë thjesht për intervista apo artikuj, pra lëndë e parë për çdo gazetar në botë?
    SPAK, në tekstin shoqërues të përgjimeve të përdorura si provë për të kërkuar në Apel konfirmimin e arrestit me burg ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, e përshkruan këtë situatë si “një fushatë shtypi” që ka zgjatur 8 ose 10 ditë. Ne nuk dimë nëse gjyqtari i Apelit, në arsyetimin që ende nuk është bërë publik, e ka përdorur vërtet atë përpjekje për propagandë mediatike nga ana e Veliajt si një arsye shtesë për ta mbajtur në burg. Nëse ka ndodhur, do të ishte surprizues, sepse detyra e gjyqtarit nuk është të gjykojë se çfarë thotë një i burgosur në një bisedë telefonike të autorizuar me familjarët (të cilën Veliaj me sa duket e kishte të drejtë ta kryente), por vetëm nëse ai ka kryer ose jo ndonjë vepër penale. Nuk ka ligj në botë që i imponon një të burgosuri se çfarë duhet të thotë në telefonatat e tij të lejuara. Aq më pak, të mund të mohohet e drejta për t’u vetëmbrojtur, pasi vetëm gjatë diktaturës enveriste mbrojtja e të pandehurit ishte e ndaluar. Natyrisht, ai nuk mund të urdhërojë kryerjen e krimeve per shembull, dhe nëse e bën, përgjigjet për to. Por të kërkosh ripublikimin e një statusi që tashmë është i botuar në Facebook, apo të kërkosh nepërmjet shkrimeve publike apo intervistat mbështetje për mbrojtjen tënde në media, nuk përbën vepër penale. Dhe në fakt, edhe vetë SPAK nuk i atribuon Veliajt ndonjë akuzë të re.
    Sigurisht që nuk kemi kryer asnjë vepër penale as ne gazetarët të përmendur në pergjime, të cilët, si në Shqipëri ashtu edhe kudo në botë, përdorim postimet në Facebook të politikanëve si materiale për botim apo i ripublikojmë shkrimet e mediave të tjera. As nuk përbën shkelje të ligjit nëse bëjmë intervistat apo shprehim mendime kundër vendimeve të drejtësisë, e aq më pak, ato mendime mund të konsiderohen “presione”. Kjo është pikërisht ajo që nënkuptohet me lirinë e shtypit dhe lirinë e mendimit, e cila në fakt mohohet vetëm në regjimet diktatoriale.
    Ajo që e bën komike gjithë këtë fushatë linçimi përmes përdorimit të qëllimshëm të përgjimeve të SPAK-ut, është se protagoniste është një media si Syri, e cila për më shumë se një vit (e jo për 10 ditë siç i faturohet Veliajt) ka sulmuar publikisht gjyqtarë dhe prokurorë, sepse kanë arrestuar Sali Berishën dhe dhëndrrin e tij për aferën e ish-klubit “Partizani”. Nëse Veliaj kërkonte nga mediat kryesore të vendit që të ripublikonin postimet e tij, apo dërgonte përgjigje me shkrim për intervista në distancë, Sali Berisha ka mbajtur mbi 300 mitingje publike nga ballkoni të transmetuara “live” nga thuajse të gjitha televizionet e vendit duke përdorur kamerat dhe pajisjet e Syri tv; ka dhënë intervistat të shumta me video (pa nevojë për inteligjencë artificiale) për Syri-n dhe çdo media tjetër që ia kërkonte, përfshirë edhe televizione të huaja; ka bërë presione dhe kërcënime të përditshme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; ka frikësuar dëshmitarët; ndërkohë që një ushtri “analistësh” të paguar nga familja Berisha çdo mbrëmje ka marrë pjesë në debate televizive (duke nisur nga ekranet e Syri-t) për të mbrojtur Sali Berishën dhe për të kriminalizuar SPAK-un. Dhe në fund të kësaj beteje, Berisha ka fituar edhe liria.
    Kjo po, ka qenë një fushatë e mirëfilltë për të intimiduar drejtësinë, që përfshinte edhe linçimin publik të atyre pak gazetarëve që kishin guximin të mos bëheshin pjesë e saj (pikërisht të njëjtët gazetarë që sot përfshihen në shpifjet e reja duke përdorur përgjime ndaj Erion Veliajt). Dhe megjithatë, SPAK nuk reagoi asnjëherë, as botoi ndonjë listë me media të përfshira në fushatën mbi njëvjeçare berishane, siç ka bërë tani me Erion Veliajn. Edhe pse në ato përgjime të bëra publike nga SPAK, është e qartë që gazetarët nuk kanë kryer asnjë shkelje, fakti që përmenden me emër (në vend që të mbulohen me “omissis”, siç ndodh zakonisht për persona që nuk janë subjekt i hetimeve) krijon një precedent të rrezikshëm, sepse përbën hapin e parë drejt ndërtimit të “listave të zeza” për median.
    Pjesa më e rëndë te kjo histori lidhet pikërisht me rolin që mund të kenë luajtur disa elementë brenda SPAK-ut, institucion që ka marrë një pushtet të jashtëzakonshëm nga Kushtetuta, jo për të vepruar politikisht, jo për të zbatuar standarde të dyfishta, jo për të favorizuar individë, media apo klane të caktuara, por për të vendosur njëherë e mirë Drejtësinë në vend. Por si mund të vendoset Drejtësia duke bashkëpunuar në forma preferenciale me disa media periferike dhe gjysmë-ilegale, që dihet botërisht që paguajnë rroga në zarfe me para të pista dhe mbijetojnë përmes gjobave dhe shpifjeve, është diçka krejtësisht e papranueshme dhe e pakuptueshme. Një institucion kaq i rëndësishëm siç është SPAK-u, për të qëndruar në nivelin e pritshmërive që ka krijuar, duhet të bëjë dallimin mes njerëzve të ndershëm dhe mashtruesve, duhet të tregojë realisht pavarësi nga çdo pushtet dhe, mbi të gjitha, të mbajë kontakte vetëm me shtresat më të larta dhe më të pastra të shoqërisë shqiptare, e jo të zhvillojë takime apo marrëdhënie selektive me përfaqësuesit më të kalbur e më të dyshimtë të botës mediatike. Ne kemi besim maksimal ndaj prokurorit Altin Dumani, por i takon atij të garantojë standardet më të larta dhe barabarta brenda strukturës që drejton.
    Rreziku nuk është vetëm të njollosen emrat e gjyqtarëve apo prokurorëve që ulen në atë nivel, por që të dëmtohet në mënyrë të parekuperueshme imazhi dhe besueshmëria e institucion që ata përfaqësojnë, që nuk është një ndërrmarje e tyre private por investimi kolektiv i të gjithëve ne.
    POST SCRIPTUM 1 – Por a përbën publikimi i materialeve sekrete hetimore një shkelje ligjore? A do të veprojë tani SPAK-u për të hetuar gazetarët që i kanë publikuar dhe për të sekuestruar celularin, kompjuterin dhe dosjet, siç ka vepruar në raste të tjera të ngjashme, për të identifikuar burimin e rrjedhjes së informacionit?
    POST SCRIPTUM 2 – Titulli i deklaratës së Belind Këlliçit, i botuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike, është vërtet surreal: “Këlliçi: SPAK kundër SPAK. Prokurorë të kësaj strukture inkurajojnë leçjanin Karlo Bollino, të godasë kolegët e tyre!” Pra, një presion dhe një përpjekje diversioniste qesharake, sikur tani PD duhet të mbrojë prokurorët e SPAK-ut nga Bollino! Por zoti Këlliçi, rri i qetë: kallëzimi i dytë penal ndaj teje është gati. Shihemi përsëri në gjykatë, vetëm këtë herë mos u fshih si herën e parë./Shqiptarja.com

  • USAGM ndërpret disa prej transmetimeve satelitore të REL-it në gjuhën ruse

    USAGM ndërpret disa prej transmetimeve satelitore të REL-it në gjuhën ruse

    FOTO ILUSTRUESE

    SHBA- Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) i ka ndërprerë kontratat me dy sisteme satelitore që transmetojnë përmbajtje në gjuhën ruse të prodhuar nga Current Time, rrjeti i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë (REL). USAGM është duke bërë përpjekje t’i mbyllë gradualisht veprimtaritë në një numër transmetuesish të financuar nga Shtetet e Bashkuara.
    Current Time tha më 4 prill se transmetimet në sistemet satelitore Astra dhe Eutelsat janë ndërprerë, pas vendimit të agjencisë qeveritare amerikane, e cila mbikëqyr veprimtaritë e REL-it dhe Zërit të Amerikës, megjithëse Current Time vazhdon të transmetohet në sistemin satelitor Hotbird. Current Time, i cili është shpallur “organizatë e padëshirueshme” nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë, tha se audienca e tij mund të përdorë mjete të tjera digjitale për të pasur qasje në programet e tij, të cilat vazhdojnë të prodhohen.
    Current Time e përqendron punën e saj në Rusi, Ukrainë, Azinë Qendrore, Evropën Lindore dhe rajone të tjera. REL-i arrin pothuajse 50 milionë njerëz në vende si Bjellorusia, Kina, Irani dhe Rusia, duke synuar të ofrojë lajme dhe informata të pavarura dhe të paanshme për 23 vendet ku transmeton në 27 gjuhë.
    Vendimi i USAGM për t’i ndërprerë kontratat satelitore vjen tri javë pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kërkon tkurrjen e shtatë agjencive – përfshirë USAGM – “në masën maksimale që lejon ligji në fuqi”. Disa orë pas nënshkrimit të këtij urdhri, USAGM njoftoi për ndërprerjen e fondeve REL-it të miratuara nga Kongresi për buxhetin e vitit 2025, që përfundon më 30 shtator.
    REL-i e ka cilësuar këtë veprim si të paligjshëm dhe tani është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër USAGM-it. Më 25 mars, një gjykatë amerikane pranoi kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), duke vendosur se USAGM-i kishte vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” duke ndërprerë grantin e REL-it. Një ditë më vonë, USAGM-i i shkroi REL-it, duke thënë se po e anulonte vendimin, por se ky veprim nuk ndikonte në të drejtën e USAGM-it për të ndërprerë grantin në të ardhmen. REL-i, i cili më 1 prill u detyrua t’i çonte shumë nga punonjësit e tij në pushim me pagë të shkurtuar, ka thënë se ende pret konfirmimin zyrtar nga USAGM për rifillimin e financimit.
    Avokatët e të drejtave të medias e kanë quajtur vendimin për të rrënuar USAGM-in si “të papranueshëm”, duke thënë se i jep një fitore regjimeve autoritare në mbarë botën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve paralajmëroi më 1 prill se ky veprim gjithashtu vë në rrezik shumë gazetarë që kanë punuar për transmetues si REL-i.
    “Gazetarët e lidhur me USAGM-in përballen me kërcënime serioze, burgosje dhe persekutim në vendet e tyre për shkak të raportimeve mbi çështje politike të ndjeshme”, thuhej në një letër të nënshkruar gjithashtu nga PEN America, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera, të cilat i bënin thirrje Kongresit Amerikan të ndërmarrë “veprime të menjëhershme” për t’i mbrojtur gazetarët që kanë punuar për media të financuara publikisht.
    USAGM është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informacionit në gati 50 gjuhë, duke arritur rreth 361 milionë njerëz çdo javë. Kërkesa totale për buxhetin e USAGM për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë, për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale. Kjo përfshin media si REL, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjetet e Transmetimit për Lindjen e Mesme (MBN) dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur./REL

  • Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani hedh akuza të rënda: I ka nxjerrë vetë SPAK-u!

    Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani hedh akuza të rënda: I ka nxjerrë vetë SPAK-u!

    Juristi Ylli Manjani ka folur këtë të enjte në Euronews Albania lidhur me njoftimin që SPAK bëri për një tentativë të paligjshme për të ndërhyrë në adresat e e-maileve të prokurorëve të kësaj strukture.
    Manjani tha se për këtë çështje nuk ka situatë hakërimi. Sipas tij, shqetësuese në këtë mes është nxjerrja e hetimeve në media.
    “Përdorimi i mjeteve elektronike nuk është i sigurtë. Nuk besoj që ka hakerim në SPAK, ka nxjerrje të dhënash siç është bërë gjithmonë gjithë këto vite. SPAK nuk ka dhënë ende shpjegim pse të dhënat e Sky Ecc janë në media, pse përgjimet e Ilir Beqjas janë në media.
    Sa i përket hakërimit që përflitet në një sistemi të brendshëm të kompjuterave, në momentin që janë nxjerrë, avokatët s’kanë pasur dijeni fare. Nuk është hakerim, i kanë nxjerrë vetë ata.
    Shqetësimi është nxjerrja hetimore në media dhe SPAK-u është përgjegjës për këtë. Së dyti, dje ka patur një seancë dëgjimi në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, pra media në raport me sekretin. Aty prokurorët e SPAK kanë deklaruar se gazetarët që kanë në dorë dokumente sekrete, të pyesin vetë prokurorët janë apo jo sekrete për t’iu dhënë lejen e botimit apo jo. Kjo është poshtërsi.
    Debati dje në Gjykatë ku pozicioni zyrtar i SPAK ishte censura paraprake, është skandaloz. Këtu nuk na i nxjerrin kompjuterat të dhënat, i nxjerrin njerëzit”, tha Manjani.

  • Përgjimet mbi Veliajn, Koka: Si u përdorën mediat për të mbështetur interesat e pushtetit

    Përgjimet mbi Veliajn, Koka: Si u përdorën mediat për të mbështetur interesat e pushtetit

    Gazetari Bledian Koka, i ftuar në edicionin informative të mesditës në Syri TV, u shpreh se situata aktuale e mediave në Shqipëri është gjithnjë e më shumë nën kontrollin e pushtetit dhe individëve me interesa të ngushta politike, duke përfshirë këtu kryebashkiakun Erion Veliaj.

    Koka theksoi se Veliaj, gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës, ka ndërtuar lidhje të ngushta me disa media, të cilat janë përdorur për të mbajtur kontrollin mbi informacionin dhe për të promovuar agjendën e tij.

    Ai theksoi se kjo situatë është një pasqyrë e mënyrës se si politika dhe pushteti ndikojnë në mediat shqiptare, duke i shndërruar ato në mjete për të shërbyer interesave të ngushta dhe jo për të informuar qytetarët në mënyrë objektive.

    Koka shtoi se ky lloj kontrolli mbi median është dëmtues për demokracinë dhe lirinë e shtypit, pasi media duhet të shërbejë si një forcë mbikëqyrëse dhe kritike ndaj pushtetit, e jo si një vegël që i shërben politikës.

    Ai u shpreh se, përmes lidhjeve të tij me disa gazetarë dhe media të caktuara, Veliaj ka mundur të ndikojë në mënyrën se si trajtohen çështjet e rëndësishme për qytetarët, duke manipuluar informacionin dhe duke shmangur transparencën.

    Bledian Koka:

    “Pa diskutim që panorama e parë është ajo e një mafiozi që ka qenë kryetar i bashkisë Tiranë. Theksoj “ka qenë”, por ai vazhdon akoma të jetojë, edhe pse duhet të jetë aty ku e ka vendin, në burg.

    Ky person ka shpërthyer të gjithë mekanizmin e tij mafioz të kontrollit, duke pasur lidhje me disa media të caktuara, të cilat ai i përdor për të thënë ato që i përshtaten interesave të tij. Kjo nuk është një habi e madhe, sepse tregon se si media në Shqipëri, në pjesën dërrmuese të saj, veprojnë kështu. Hiqni Syrin dhe MCN, të cilat pandehuri vetë i kishte përmendur.

    Sot, shpërfaqet edhe pala tjetër, po të themi palacërimi i këtyre mediave dhe të këtij njeriu që, duke përdorur miliona nga korrupsioni i tij në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm që ka zaptuar mediat, por ka bërë gjithçka për t’i kontrolluar ato.

    Ky njeri, që ka pasur tre mandate si kryebashkiak, nuk ka bërë kurrë një konferencë për media, nuk ka pranuar kurrë pyetje nga gazetarët dhe nuk u është përgjigjur interesave të mediave që kanë pasur të bëjnë me punën e tij të përditshme. Ai ka mbetur i braktisur nga këto media, sepse po na vijnë informacione të tilla.

    Realisht, raporti që ky ka ndërtuar me këto media nuk ka qenë një raport normal i një qytetari apo drejtuesi të një institucioni, por i një pronari faktik që i mbante dhe i shantazhonte me para. Sigurisht, aty janë emra të njohur: Mero Baze, Carlo Bollino, Mira Kazhani, të cilët janë njerëz të Erion Veliajt, që kanë shërbyer aty dhe tani po mundohen t’i bëjnë edhe shërbimin e fundit.

    Në këtë pikë, ajo që po mundemi të shohim është një raport okult. Ai është i shkatërruar dhe nuk di sa hyn në kuadrin e kundravajtjes penale.

    Këto përgjigje po i them edhe një herë, dhe ajo që u publikua në nisje të publikimit nga portali në fjalë, flet për frustracionet që ka një njeri, i cili e ka humbur kohën e tij dhe tani përballet me drejtësinë.

    Ky njeri tregon se si ka funksionuar dhe se si mund të funksionojë edhe brenda burgut. Derisa ky lloj raporti nuk provon korrupsionin e këtyre mediave, ajo që kam parë, unë e gjej të vështirë të gjej një ngarkesë penale”.

     

  • “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

    Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • “Rama është tallur me pensionistët”, Balliu prezanton programin e PD-së: Pensioni minimal do të jetë 200 euro

    “Rama është tallur me pensionistët”, Balliu prezanton programin e PD-së: Pensioni minimal do të jetë 200 euro

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Dosja “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Dosja “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.