Tag: media

  • ‘12 vite nën presion! Si e shndërroi qeveria median në armik…’/ Hoxhaj: Sot, ka pak gazetarë që çajnë llumin ‘e mbjellë’ nga Rama

    ‘12 vite nën presion! Si e shndërroi qeveria median në armik…’/ Hoxhaj: Sot, ka pak gazetarë që çajnë llumin ‘e mbjellë’ nga Rama

    Gazetari Julian Hoxhaj ngre shqetësimin për regresin e thellë të medias në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Hoxhaj tha se degradimi në komunikimin publik është ndikuar nga sjellja e kryeministrit aktual, që sipas tij ka krijuar një kulturë armiqësie ndaj gazetarëve.

    Hoxhaj flet edhe për një atmosferë të ngarkuar me vetëcensurë, presion dhe frikë, jo vetëm për gazetarët por edhe për pronarët e mediave. Ai theksoi rastet konkrete të goditjeve ndaj mediave, duke paralajmëruar për pasojat që kjo klimë ka në raportimin e lirë të ngjarjeve të rëndësishme, përfshirë krimin, korrupsionin dhe fushatat zgjedhore.

    Julian Hoxhaj: Ka një problem që ka nisur 12 vjet më parë mendoj unë, sa i përket regresit të medias dhe ka nisur pikërisht, nga kryeministri që është sot në pushtet. Dhe kultura që ai injektoi përgjithësisht në opinionin publik duke i shpallur gazetarët si armik me një gjuhë fyese gjatë gjithë kohës, bëri që një periudhë media përveç reprezialeve të ndryshme nga mbyllja e televizioneve, FNSH në zyrat e redaksive, bëri që sot media dhe gazetarët të kenë një lloj vetëcensurimi, një lloj vetëtrysnie. Jo vetëm gazetarët, por edhe pronarët e mediave.

    Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë vend me shumë media, duke filluar nga Agon Channel, me Ora News, me pronarin e News 24 dhe s’po flasim më për portale të tjera. Dhe sot kemi ardhur në ditën që gazetarët jo vetëm që kanë frikë, por mendohen disa herë kur duhet të raportojnë ngjarje të kronikës, kur duhet të raportojnë probleme që lidhen me fushatën elektorale sepse, për fat të keq në fushatë elektorale kemi mbi 2 mijë kandidatë për deputetë, të cilëve ne nuk ua dimë CV-në. Ne nuk dimë nga vijnë.

    Dhe ngjarja që ndodhi dje, është pikërisht një nga ato ngjarjet që deri më tani kemi vetëm tymnajë. Nuk e dimë se çfarë ndodhi. Kemi parë vetëm një personazh në foto që ka dalë në media me një armë në mes të qytetit, por nga ana tjetër kemi parë që ngjarja ka ndodhur në zyrat e një subjekti politik. Dhe sigurisht në një moment që Policia e Shtetit është në atë zonë, ne kemi gjithë të drejtën që të kemi një tërheqje apo një lloj stepje.

    Por nuk është ky mendoj problemi më i madh. Problemi më i madh është tek raportimi i krimit dhe korrupsionit të vazhdueshëm në Shqipëri. Për fat të keq, shumë pak media dhe gazetarë të çajnë në këtë lloj llumi apo kënete që ka mbjellë kjo mazhorancë.

  • Media italiane “La Stampa”: 15 emigrantë të rrezikshëm zhduken nga kampi i Gjadrit në Lezhë

    Media italiane “La Stampa”: 15 emigrantë të rrezikshëm zhduken nga kampi i Gjadrit në Lezhë

    Media italiane “La Stampa”, referuar Partisë Demokratike të Italisë denoncon zhdukjen e 15 emigrantëve të rrezikshëm. Sipas saj, nga 41 emigrantë të transferuar në Gjader, tani kanë mbetur vetëm 25.
    Eurodeputetja Cecilia Strada, pas një inspektimi, e përshkroi situatën si “një ferr krahasuar me qendrat italiane” dhe një “shpërdorim të turpshëm.”

    “Ndërsa gjithë vëmendja ishte përqendruar te vdekja e Papa Françeskut, qendra e Gjaderit në Shqipëri po boshatisej. Askush nuk do ta kishte marrë vesh nëse Cecilia Strada, eurodeputete e Partisë Demokratike, nuk do të kishte kryer një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar. Pamja që del nga inspektimi është një “përzierje dhimbjeje, dëshpërimi dhe shpërdorimi që është vërtet skandaloze dhe të bën të ndihesh i turpëruar”, shpjegon Cecilia Strada, shkruan La Stampa.

  • Media italiane: Misteri i “zhdukjes” së 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit

    Media italiane: Misteri i “zhdukjes” së 16 emigrantëve në kampin e Gjadrit

    Media italiane, “La Stampa” shkruan se nga 41 persona të transferuar nga Italia në qendrën e emigrantëve në Gjadër, aktualisht ndodhen vetëm 25. Këtë fakt e kanë bërë të ditur eurodeputetja Cecilia Strada dhe deputetja e Partisë Demokratike italiane, Rachele Scarpa, të cilat kryesuan një delegacion gjatë një vizite në Shqipëri.

    “Dhe ku janë 16 të tjerët?”, pyesin ato, duke theksuar se nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar, pavarësisht kërkesave dhe akseseve në dokumentacion, shkruan “La Stampa”.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga burime publike dhe avokatët, dyshohet se: një person u kthye në Itali menjëherë pa hyrë në qendër, gjashtë persona u rikthyen për mungesë të konfirmimit të ndalimit, pesë të tjerë për arsye shëndetësore dhe katër janë deportuar drejt vendeve të origjinës.

    Strada dhe Scarpa kritikuan këtë procedurë si një “vuajtje e panevojshme” për emigrantët dhe një “shpenzim i kotë” për autoritetet.

    Stylish GIF
  • “Kampi në Gjadër po zbrazet”, media italiane: Janë ‘zhdukur’ 16 emigrantë, ku janë?!

    “Kampi në Gjadër po zbrazet”, media italiane: Janë ‘zhdukur’ 16 emigrantë, ku janë?!

    Media italiane “La Stampa” raporton këtë të hënë se nga 41 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, kanë mbetur vetëm 25.

    “La Stampa” thekson se “nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që ata bënë brenda kampit pak javë më parë, duke thyer xhama e orendi, e ku dy prej tyre mbetën të plagosur lehtë me thikë.
    Sipas këtij artikulli të medias italiane, askush nuk do ta kishte ditur nëse Cecilia Strada, anëtare e Parlamentit Europian për Partinë Demokratike në Itali, nuk do të kishte vendosur të kryente një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar.
    Pamja që shfaqet, siç shpjegojnë Cecilia Strada dhe deputetja e PD-së Rachele Scarpa, është e “një strukture krejtësisht e papërshtatshme” dhe një heshtjeje shqetësuese institucionale.
    Avokatja Rosa Guerra, tha: Shkova për intervistë dhe klienti im nuk ishte. Nga 41 personat e transferuar në Shqipëri dy javë më parë, 25 janë aty. Ku janë 16 të tjerët? Pyetni parlamentarët. Nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar në përgjigje të pyetjeve tona, as për akseset e ndryshme në dokumente të kryera, kështu që duhet ta nxjerrim këtë përfundim duke krahasuar informacionin publik, regjistrin e ngjarjeve kritike, informacionin nga avokatët.
    Nga rindërtimi, Cecilia Strada dhe Rachele Scarpa shpjegojnë se para së gjithash ka një person që “u çua në Shqipëri pasditen e 11 prillit dhe u soll përsëri në Itali mëngjesin e datës 12, pa hyrë as në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor”.
    Po ashtu shtuan se “nga 15 personat e tjerë të zhdukur nga apeli, ne besojmë se ka të ngjarë që gjashtë të jenë kthyer në Itali.

    Top Channel

  • “Fokusohuni te programi”/ Kreu i PD, Berisha urdhër kandidatëve: Asnjë fjalë në media për kontratën e lobimit 6 mln…

    “Fokusohuni te programi”/ Kreu i PD, Berisha urdhër kandidatëve: Asnjë fjalë në media për kontratën e lobimit 6 mln…

    Lëvizja e Sali Berishës, vjen pasi mediat publikuan kontratën e lobimit dhe u zbulua se bëhej fjalë për një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë, të cilat do t’i paguhen kompanisë së njerëzve të afërt të Trump për një periudhë 2-vjeçare. Kreu i PD-së, u ka ndaluar të gjithë kandidatëve për deputetë dhe eksponentëve të PD që të flasin në media për kontratën e lobimit në SHBA. Mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve dhe eksponentëve të aleancës, mes rreshtave shkruan se “pas me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.”
    Sipas tij, PD e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë. Në fakt versioni zyrtar i PD-së, më shumë se sa sqaron opinionin, ngre pikëpyetje, mbi fondacionin që ka marrë përsipër financimin, mbi numrin e shqiptaro-amerikanëve bamirës, mbi rolin e garantorit Nuredin Seci, apo dhe faktin që ndërsa flitet për një lobim për PD-në, sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, firmos si përfaqësues i Aleancës për Shqipërinë madhështore, një subjekt elektoral dhe jo politik.
    Mesazhi dërguar kandidatëve dhe eksponentëve të Partisë Demokratike-ASHM
    Rama është i tmerruar nga humbja e afërt dhe dështimi i përpjekjeve të tij korruptive për të shkatërruar dhe izoluar Partinë Demokratike. Sot, ne jemi më të fortë se kurrë, sepse kemi për strateg të fushatës Chris Lacivita, konsulentin e Presidentit Trump. PD sot është më e fortë se kurrë sepse ka për avokat të kauzave të saj avokatin e Presidentit Trump. Në këto kushte:
    Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës. Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë.
    Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën. Fitorja është afër dhe ditët e Ramës janë të numëruara. Kryetari i PD-ASHM, Prof. Dr. Sali Berisha, fton te gjithe demokratet, brenda dhe jashte Shqiperise, te angazhohemi fuqimisht ne dy javet e mbetura te kesaj fushate per te arritur qellimin final: Shqiperine Masheshtore! Faleminderit, punë të mbarë dhe fitore!

  • Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

    Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

    Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, sipas disa burimeve mediatike gjermane të dielën.

    Portali Table Media raportoi se Wadephul, i cili është 62 vjeç dhe anëtar i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU), do të marrë drejtimin e politikës së jashtme të vendit, duke zëvendësuar Annalena Baerbock. Ky informacion u përcoll nga disa media ndërkombëtare.

    Qeveria e re që pritet të udhëhiqet nga kancelari Friedrich Merz do të nisë punën në fillim të muajit maj. Ajo do të përbëhet nga partia e Merzit, CDU, partia motër e saj në Bavari, Bashkimi Kristian Social (CSU), si dhe Partia Social Demokrate (SPD) e qendrës së majtë. Emrat për pozitat kryesore të kabinetit pritet të bëhen publikë të hënën.

    CDU planifikon të mbajë një mbledhje të vogël partiake në Berlin të hënën për të ratifikuar marrëveshjen e koalicionit, e cila duhet gjithashtu të miratohet nga anëtarët e SPD-së në një votim që përfundon të martën. Wadephul, një politikan me përvojë nga landi verior gjerman Schleswig-Holstein, do të jetë ministri i parë i Jashtëm nga radhët e CDU-së pas pothuajse gjashtë dekadash. Ai pritet të fitojë këtë post përpara Armin Laschet, ish-kandidatit të CDU-së për kancelar në zgjedhjet e vitit 2021.

    Sipas raportit të Table Media, Karin Prien do të marrë detyrën si ministre e Arsimit në qeverinë e re. Një zëdhënës i CDU-së refuzoi të konfirmojë zyrtarisht këto emërime për agjencinë gjermane të lajmeve dpa të dielën. Në total, CDU do të drejtojë shtatë nga 17 ministritë në qeverinë e re, ndërsa SPD do të mbajë gjithashtu shtatë, dhe tre të tjera do të kalojnë në duart e CSU-së.

    Të tre partitë arritën marrëveshjen për krijimin e koalicionit qeverisës në fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt.

  • Dy tërmete të fortë ‘godasin’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Dy tërmete të fortë ‘godasin’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Një makinë përfshihet nga flakët në Korçë, dyshohet se..

    Një makinë përfshihet nga flakët në Korçë, dyshohet se..

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Konflikt i dhunshëm në një nga rezidencat më të njohura të Tiranës (Detaje)

    Konflikt i dhunshëm në një nga rezidencat më të njohura të Tiranës (Detaje)

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, detajet e para

    Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, detajet e para

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.